E hapa kete teme me teper meqe eshte sezoni i pushimeve , dhe shume nga ne vizitojne Shqiperine .
Habia qe shume emigrante provojne sot kur kthehen ne Shqiperi, lidhur me shume aspekte te realitetit te vendit tone, nuk duhet pare gjithmone si shenje snobizmi. Ne pjesen dermuese te rasteve kemi te bejme me shprehje te sinqerta, qe tregojne moskuptimin, por edhe refuzimin, e disa praktikave sociale qe jane rrenjosur ne perditshmerine shqiptare.
Eshte afermendsh qe nje emigrant, i ikur ne vitin 1991, te revoltohet kur i duhet te fuse doren ne xhep vetem per te nxjerre nje certifikate nga zyra e gjendjes civile; certifikate qe ne vendin ku ka rezidencen ta japin ne nje sekonde, pa kurrfare pagese dhe me miresjellje. Mikrorituale dhe zakone te tjera te vogla e fusin "ne krize" emigrantin e kthyer ne vendlindje, sepse e detyron ate ta perceptoje me fort largesine e perftuar gjate mungeses nga atdheu. Kjo ndihet me shume kur ai "perplaset" me praktika sociale te dyshimta (p.sh. ryshfeti ose korrupsioni), ose thjesht jo qytetare (p.sh. mosrespektimi i radhes, i semaforeve), por edhe kur ndeshet me zakone qe ai i ka harruar ose nuk i ka njohur me pare.
Ju ftoj te diskutojme per revolten dhe habine qe keni perjetuar nga vizita juaj ne Shqiperi .
Cfare ju ka ndodhur ? Ne qofte se ju ka ndodhur dicka e padrejte , a jeni revoltuar apo jeni habitur , si keni reaguar ?
Alba
Krijoni Kontakt