Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 12 prej 12
  1. #11
    LarG Maska e Flava
    Anėtarėsuar
    22-01-2003
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    547
    Zonja Mėmė

    Jam lodhur duke pritur
    Zonja Mėmė
    T’i nisėsh shėrbėtorėt e Tu
    (Dhe unė shėrbėtor Yti jam)
    Tė m’i kėputin hekurat

    Jam bėrė njė ashtlėkurėnajė
    E ka rėndė
    Dhe toka tė mė mbajė
    Ku ta kėput kokėn
    Mbėshtetur pėr muri

    Ti Zonja Mėmė
    Mos resht tė m’i ledhatosh shpresat
    Po mbahem pėr njė fije floku
    I bindur se ėshtė floku Yt i thinjur

    Zonja Mėmė
    Mendimet pėr Ty
    M’i vrasin nė rrugė
    Po malcimet e plagėve
    Ti m’i ndien
    Dhe ballin rrėzon nė shuplakė

    Ti duhet ta dish
    Zonja Mėmė
    Kur mė hipėn zjarrmia
    Ai kroi i cemtė
    Qė rrjedh dikund aty pranė
    Je Ti

    Kur mė ngushtohen rrugėt
    Dhe e kam pisk

    E di se Ti
    Zonja Mėmė
    Do tė mė hapėsh njė shteg
    Se me Ty ėshtė liria
    Dhe dashuria ime pėr Ty
    Te dua se s'te urrej dot......

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Pėr: Abdullah Konushveci

    Kur s’mundemi me shtrydhė Njė pikė dashni…


    Abdullah Konushevci



    MarcChagallMuseeNationalMarTė pabotuara/ Nė homazh tė ndarjes nga jeta tė poetit nga Kosova, Abdullah Konushevci; duke luftuar me jetėn, krijon himnet shpirtėrore, si pėrjetesė dhe zbulim tė qenies, deri ku mbėrrijnė, tashmė jo thellėsitė e imagjinatės, por fjala dhe dija pėr jetėn; balada, lirika, elegji, qė zhveshin misteret e dhimbjes, tė dashurisė, aty ku fillojnė dhe mbarojnė ndjesitė si lėndė ekzistenciale pėr poezinė













    Njė top nė hapėsi



    Ajo ėshtė njė top loti

    Njė top loti



    Bjeshkė duhet me lėvizė

    Mos me lanė m’u rrokullisė



    Ajo ėshtė njė top bore

    Njė top bore

    Qė rrotullohet papra rreth meje



    Ajo s’i ka dy fije mend

    Krejt do m’u shkri pėr mua

    Pėr mua qė po shkrihem

    Mė shpejt se bora



    Ajo ėshtė njė top nė hapėsi

    Njė top nė hapėsi

    Disa e shohin si njė kometė

    Disa si njė meteorit



    Ajo ėshtė njė ėndėrr

    Qė rri nalt nė ajri

    Mos me pėrgjakė vrasėsit



    Ajo ėshtė njė top loti

    Njė top loti

    Lum si ai qė e ka parė

    Si ndrin nė errėsinė

    Prishtinė, mė 26 prill 2013





    Diell i qeshur



    Me nisė ditėn

    Me njė diell tė qeshur

    Si nė vizatime fėmijėsh

    Shenjat janė se ke m’e sosė

    Si njė djalė diell



    Me nisė ditėn

    Me njė kėngė gėzimi

    Me njė Haleluja tė gjatė

    Shenjat janė se ka me ardhė

    Qengji dhe bisha ka m’u shtrue



    Me nisė ditėn

    Me njė puthje tė thellė

    Gjithė ditėn ke me qenė

    Dy nė njė



    Me nisė ditėn

    Me lėng portokalli

    Nuk ėshtė gjė

    Dita ka m’u zgjatė pa lidhje

    Dhe muzgu kurrė s’ka me ra

    Prishtinė, Dita e Pranverės 2013





    Loja me vdekjen (1)



    Kujtoi se shkoi

    Me atė bisht magjik palloi



    Nuk e pa se la erėn la ngjyrėn

    Se nė shpirt e zemėr i ruaj fytyrėn



    I them mos druaj

    Kur vdekja tė afrohet

    Kam me veshė kėmishėn e gjarprit

    Dhe kam me mashtrue



    Kur tė mė lidhė pėr brezi

    Si shokė kam me pėshtjellė ylberin

    Dhe kam me ēmeritė



    Kujtoi se u kthye

    Pa u larguar kurrė

    Se ngjyrėn erėn

    Bashkė me sytė e mėdhenj fytyrėn

    Ashtu tė freskėt tė njomė

    I kish lėnė tek unė



    Natyrisht

    Diku tjetėr qetėsi nuk gjenin

    Nėntor 2012-shkurt 2013





    Dritė e saj ėshtė nė mua



    Ajo mė lėshon dorėn

    Mė lė vetėm nė rrugė

    Pa tė jam unė

    Ende njė i verbėr

    Njė hap mė tutje s’mund tė bėj



    Vjen dhe mė nxjerr nė shteg

    E shoh njė dritė tė vogėl

    Njė dritė qė vjen e bėhet e madhe

    Njė dritė qė jam unė

    I shumėzuar shumėfish me tė



    Besoj do mė kthehet

    Kur tė pjesėtohet me tė gjithė

    Dhe terri t’i vrasė sytė

    Kur ta shohė dhe vetė

    Se dritė e saj ėshtė nė mua

    Prishtinė, 23 nėntor 2011



    E sigurt ėshtė vetėm vdekja



    Nuk ėshtė e sigurt

    Nė mė deshi mė shumė se veten



    Nuk ėshtė e sigurt

    Nė e desha me shumė se veten



    Nuk ėshtė e sigurt

    E ndoqėn sigurinė nga unė

    Apo e humba rrugės



    Nuk ėshtė e sigurt

    Ka sigurimi fytyrė burri

    A bishe tė trembur



    Nuk ėshtė e sigurt

    Jam njė shuk drite

    Apo njeri prej mishi e gjaku



    Nuk ėshtė e sigurt

    Po e shkruaj unė kėtė vjershė

    Po i shtyp unė shkronjat nė tastierė

    Kėtė as sigurimi s’mund ta dijė



    Nuk ėshtė e sigurt

    Do tė vdes nė shtrat

    Apo do tė mė vrasin



    E sigurt ėshtė se dua

    Tė kem kėmishė tė bardhė

    Tė bjerė mė shumė nė sy gjaku



    Nuk ėshtė e sigurt

    Ē’do tė bėhet me sigurinė e brendshme

    Do tė ma kthejnė njė ditė

    Apo do ta nxjerrin nė treg



    Nuk ėshtė e sigurt

    Mė pėrgjojnė telefonin

    Apo ai jehon vetiu



    Nuk ėshtė e sigurt

    Cilėn ditė do tė mė nxjerrin

    Prapė nė gjyq

    Apo mė parė do tė mė marrin nė hetime



    Nuk ėshtė e sigurt

    Cilin rrugaē cilėn kurvė

    Do ta ndėrsejnė nesėr kundėr



    Nuk ėshtė e sigurt

    Se nuk do tė djersij

    Se nuk do tė pėlcas



    E sigurt ėshtė vetėm vdekja

    Dhe ringjallja po ashtu

    Prishtinė, mė 28 prill 2011







    Loja me vdekjen (3)



    Mos ki frikė, ti mikja ime

    As vdes unė pa ty

    As vdes ti pa mua



    Nuk kemi me lanė

    Pa u harrnuar me ėndrra

    Me ba vdekjen me na kėrkue

    Te njerėzit e tjerė



    Kur mė s’mundemi me shtrydhė

    Njė pikė dashni

    Ki frikė, mikja ime

    Zoti po ēon dorė prej nesh

    Shumė mė mirė

    E kemi me vdekė



    Kemi m’u kujtue

    Siē kujtohet dritė e Zotit

    Matanė

    Njė shuk i fortė purpuri

    Kemi me qenė



    Mos ki frikė, ti mikja ime

    Dashnia rritet nuk vdes

    Prishtinė, 2012 – shkurt 2013





    FJALA

    Ajo pret nė errėsirė

    Pret tė mė lodhė gjumi

    Tė mė zėrė rakia

    Tė humbem nė dashuri



    Unė e shoh si rri

    E gatshme si macja



    Ajo ėshtė vrasėse

    S’ngopet sė piri

    Gjak blu

    Ia shoh dhėmbėt kthetrat

    Gjithė gjak



    E ndiej si merr frymė

    Llahtarshėm

    Lavirja e ndezur nė epsh

    Kur nė dhomė bie nata

    Dhe unė strukem nė qoshe

    Dhe rri dhe pres

    Tė zbardhė agimi

    Prishtinė 4 gusht 1995





    TROJA ISHTE NDRYSHE?!



    Dhe rridhni ende gjak

    Ti Paramithi ti Filat



    Dhe digjeni ende nė flakė

    Ti Artė edashur ti Pargė



    Zerva shėnon me shpatė

    Kokat e foshnjave tė prera



    Troja ishte tjetėr thonė disa

    Po grekėt

    Grekėt ishin po ata



    Nga Dodona ikėn pleqtė

    Dhe pėllumbat ikėn diku

    Tash dhe lisat mė nuk fėshfėrijnė

    Eh, po t’i dinim

    Sikur tash i dimė



    Kudo tokė e djegur

    Kudo tym e flakė

    Njė gjėmė qė ngjitet

    Lart e mė lart


    Prishtinė, mė 20 maj 2010-30 maj 2013

    http://www.standard.al/kur-smundemi-...pike-dashni-2/
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Lexoji keto Letra (Tregime) do tė Shplodhesh Menderisht
    Nga fisniku-student nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 259
    Postimi i Fundit: 11-02-2021, 15:59
  2. Agjerimi Dhe Urtesia E Tij
    Nga xhenisi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 72
    Postimi i Fundit: 12-08-2009, 09:27
  3. Hafiz Abdullah Zemblaku (1891-1960)
    Nga Mexhid Yvejsi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-06-2009, 04:13
  4. Ibn Tejmijeh - Pergjigje Te Paditurve dhe Genjeshtareve
    Nga Studentt nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2007, 14:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •