Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anėtarėsuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791

    A na nevojitet martesa?

    A na nevojitet martesa?

    Ekziston njė prirje nė rritje pėr ta vėshtruar martesėn si tė dalė nga moda. «A ka me tė vėrtetė rėndėsi nėse ne vendosim tė jetojmė bashkė, qoftė edhe si masė e pėrkohshme, pėr tė parė nėse shkojmė aq mirė, sa tė martohemi?» - thonė disa. Ky lloj bashkimi ėshtė aq i lirshėm, saqė nuk shėrben si siguri pėr asnjėrin prej partnerėve: ėshtė aq i lehtė, saqė secilit mund t'i velet partneri e tė bashkohet me dikė tjetėr, dhe kjo mund tė pėrsėritet pa mbarim. Krahas kėsaj, fėmijėt e njė «bashkimi» tė tillė janė nė pozitė tė pavolitshme, qoftė edhe nė kėto tė ashtuquajtura ditė «tė ndriēuara». Nė qoftė se prindėrit janė tė lidhur kaq lirshėm me njėri-tjetrin, ē'rėndėsi do tė ketė fėmija pėr tė bėrė njė jetė tė lumtur e tė sigurt? Vėrejmė herė pas here nė Bibėl se si fėmijėve tė lindur jashtė martese u mohohen tė drejtat e qytetarisė (Ligji i Pėrtėrirė 23:2) dhe tė trashėgimisė (Zanafilla 25:6). Vėllezėrit e Jefteut i shprehėn hapur ndjenjat e tyre pėr kėtė ēėshtje, ndonėse mė vonė nuk ishin kundėr pranimit tė aftėsisė sė tij si udhėheqės ushtarak.

    Nė historinė e Ruthit na jepet njė tablo e mrekullueshme e njė martese tė lumtur. Ruthi kishte ardhur nga njė vend i largėt dhe nuk kishte tė drejta, por e vjehrra e lidhi atė me tė afėrmin e pasur qė ishte nė gjendje t'i rikthente pasuritė e familjes. Ai e kishe vėrejtur sjelljen e qetė tė Ruthit, si dhe pėrkujdesjen e saj besnike ndaj tė vjehrrės Naomit, prandaj, kur erdhi puna ta merrte atė pėr grua, ai nuk pati dyshim se kjo ishte zgjedhja hyjnore. Nė kapitullin e fundit tė librit tė shkurtėr tė Ruthit lexojmė se si Boazi u kujdes qė i gjithė qyteti tė mėsonte se ai e kishte blerė trashėgiminė dhe se e kishte marrė Ruthin pėr grua. U bė ēmos qė ky veprim tė dėshmohej sipas ligjit hebre, dhe madje tė pranishmit qė e dėshmuan veprimin, thanė njė urim pėr ēiftin e lumtur: «Zoti e bėftė gruan qė hyn nė shtėpinė tėnde, si Rakelėn dhe si Lean, dy gratė qė ngritėn shtėpinė e Izraelit». Pastaj lexojmė se «Boazi e mori Ruthin, e cila u bė bashkėshortja e tij. Ai hyri tek ajo dhe Zoti i dha mundėsinė tė lindė, dhe ajo lindi njė djalė». Ky djalė do tė ishte paraardhės i Davidit, si dhe i Zotit tonė tė bekuar qė erdhi nė mish.

    Kėshtu, gjėja mė vogėl qė duhet tė bėjmė, ėshtė tė veprojmė nė pėrputhje me ligjet e vendit ku jetojmė, dhe tė kujdesemi qė tė regjistrohemi ligjėrisht si burrė e grua. Disa mund tė mendojnė se kjo mjafton, por pėr njė besimtar ėshtė shumė mė mirė nėse u japim mundėsi vėllezėrve dhe motrave tona nė besim qė tė luten me ne dhe t'ia besojmė Zotit rastin tonė. Sa gėzim mund tė sjellė kjo! Zoti ynė e kreu mrekullinė e Tij tė parė nė njė martesė nė Kanė. Nuk e dimė se kush u martua atė ditė, ndonėse disa kanė qenė tė mendimit se mund tė ketė qenė Nathanaeli, pėr tė cilin lexojmė nė kapitullin paraardhės, dhe qė ishte me siguri nga Kana e qė e ftoi Zotin nė dasmėn e tij.

    Cilido qė tė ketė qenė, mund tė jemi tė sigurt se ai u kėnaq kur i pari i festės i tha se e kishte ruajtur verėn e mirė deri nė fund. Lexojmė se ishte ftuar Jezusi bashkė me dishepujt e Tij. Ėshtė ditė e lumtur kur i premtojmė njėri-tjetrit dashuri dhe besnikėri, tė ndėrgjegjshėm se e bėjmė kėtė nė praninė e Zotit tonė dhe tė atyre qė janė tė Vetėt. Kjo ėshtė dita e parė e njė jete tė re sė bashku, e cila do tė ndiqet, me lejen e Zotit, nga shumė ditė tė tjera tė njė jete tė lumtur familjare, nė tė cilėn njė ndėr gėzimet mė tė mėdha ėshtė tė tregojmė mikpritje. Njė shtėpi ku Zoti nderohet, do tė jetė njė vend ku veēanėrisht besimtarėt janė tė mirėpritur, qoftė vetėm pėr njė filxhan kafe a pėr njė vizitė mė tė gjatė.

    Tek Hebrenjve 13 na sillet ndėr mend se, duke treguar mikpritje, shumė vetė kanė argėtuar engjėj pa e ditur. Edhe kur jemi vetėm, ēdo vakt mund tė jetė njė kohė pėrbashkėsie, siē lexojmė te 1 Timoteut 4:4-5: «Ēdo krijesė e Perėndisė ėshtė e mirė dhe asgjė nuk ėshtė pėr t'u hedhur, nėse merret me falėnderim, sepse ėshtė shenjtėruar nga Fjala e Perėndisė dhe nga lutja». Kur fėmijėt lindin nė njė shtėpi tė tillė, ku secilin vakt e shoqėrojnė lutja dhe leximi i Fjalės, hidhet themeli pėr njė jetė tė krishterė tė qėndrueshme. Sigurisht, ēdo fėmijė duhet tė ketė besim vetjak nė Zotin Jezus. Prindėrit nuk mund tė besojnė pėr fėmijėt e tyre. Sidoqoftė, shprehia e mirė ėshtė mbjellė qysh nė vogėlinė e tyre, dhe, tė rritur nga lutjet e prindėrve tė tyre qysh pėrpara se tė lindnin, mund tė kemi besim se Perėndia plot hir do t'i sjellė ata te Vetja nė kohėn e Tij tė mirė.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Martesa na nevojtet sepse te dy, burri dhe gruaja se bashku, duhet ta kene per ekzxistencen e tyre ate kuptim te ekzistences qe e kishte Jezusi, e sepse ne momentet e veshtire te ndihmohen njeri-tjetri per te rikuperuar kete kuptim.
    Per nje person te vetem kjo eshte me e veshtire: te dy, te ndihmuar nga hiri i Zotit dhe nga forca e Spirtit Shenjt, mund te arrijne qellimin. Por kjo vlen per ata qe besojne ne Krishtin,e qe me sakramentin e kurores marrin nje hir te vecante, qe i perforcon dhe i ben te afte te durojne, me nje vullnet te lire, pa shtrengim, te gjitha sakrifica pe te shpetuar vlerat e marteses. E kjo vlen per gruen e per burrin, sepse te dy, per hirin sakramentar te kurores, jane nje mish i vetem, ne Kishen, per Krishtin, per Hyjin, pra edhe per shoqerine.

    Torrkerry

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-09-2009
    Postime
    143
    per at gje je linde

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Marya
    Anėtarėsuar
    10-05-2009
    Postime
    4,665
    eshte e vetmja gje qe e kemi ne dore
    se lindjen dhe vdekjen nuk e komandojme dot
    Gutta cavat lapidem non vi, sed saepe cadendo

  5. #5
    Pasioni pėr shkencėn Maska e Erlebnisse
    Anėtarėsuar
    06-12-2007
    Postime
    3,438
    Nevojitet, sepse vjen nje moshe qe njeriut i duket se me martesen plotesohet!
    La vita č bella...

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anėtarėsuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    e keni lexu artikullin juve apo thjesht i keni fut i postim ?


    Erlebnisse

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •