Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 24
  1. #1
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534

    Lajme nga Kisha Katolike në Botë

    Kryetari i ipeshkvijve pakistanezë shpreh shqetësimin e tij të thellë për dhunën kundër të krishterëve në Indi.


    “Ushtrimi i përsëritur i dhunës kundër popullsisë së krishterë të Indisë lindore, krijon shqetësim të madh për situatën në gjithë zonën e Azisë së jugut’. Këtë pohon imzot Lorenc Saldanha, kryeipeshkëv katolik i Lahores e kryetar i Konferencës ipeshkvnore pakistaneze, në një letër ngushëllimi për humbjen e jetëve njerëzore, drejtuar kryeministrit indian, Manmohan Singh dhe liderit të shtetit të Orisës, Neven Patnaik. “Sulmet kundër të krishterëve janë bërë të zakonshme – shkruan prelati - prandaj është e nevojshme të mbahet një qëndrim i prerë politik për ta përmirësuar situatën dhe për t’i mbrojtur pakicat e krishtera nga përsëritja e këtyre krimeve të shëmtuara”.

    Përfaqësuesi i ipeshkvijve pakistanezë nuk e fsheh shqetësimin e tij për gjithë zonën e Azisë jugore, sepse edhe në vende si Pakistani e Sri-Lanka, të krishterët jetojnë gjithnjë me frikën e sulmeve të reja nga grupe të ndryshme, të cilat e përdorin fenë për qëllime politike.
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  2. #2
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Ndjeti i përgjithshëm e misionar i lutjes për muajin shtator 2008.


    Ndjeti i përgjithshëm u kushtohet refugjatëve. I fton të krishterët jo vetëm të luten për njerëzit që, për shkak të luftërave ose të regjimeve shtypëse detyrohen të largohen nga vatrat e nga atdheu, por edhe t’i mbështesin në përpjekjet për të mbrojtur të drejtat e tyre.

    Ndjeti misionar ka në qendër të vëmendjes, familjen, si bashkësi ungjillëzuese. Na, fton, prandaj, të lutemi për të gjitha familjet e krishtera që, besnike ndaj sakramentit të martesës, të kultivojnë vlerat e dashurisë e të bashkimit, duke u bërë kështu bashkësi të vogla ungjillëzuese, të ndjeshme ndaj nevojave shpirtërore e materiale të vëllezërve.
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  3. #3
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Irak: katolikët e myslimanët luten së bashku për paqen.


    Lutja e përbashkët për paqen dhe bashkëjetesën vëllazërore mblodhi në katedralen e Kirkukut, në veri të Irakut, prijës fetarë të krishterë, myslimanë: synitë e shiitë, arabë, kurdë e turkomanë. Njëzëri i drejtuan Zotit himne, psalme, lutje e lexime nga Shkrimi Shenjt. Lutjet u ndoqën nga kryetarë fisesh, përfaqësues të botës politike e ushtarake. Edhe dy gra myslimane lexuan lutje për paqen.

    “Me lutje – theksoi kryeipeshkvi Lyi Sako – mund të realizojmë pajtimin e të rivendosim paqen; lutja i shndërron zemrat e mendjet. Lutja të ndihmon t’i pranosh të tjerët, pavarësisht nga ndryshimet. Lutja është zë që i drejtohet Zotit për ndihmë në situata të vështira, zë që arrin te froni i Hyjit!".

    Ky takim, në fillim të Ramazanit, tingëlloi edhe si thirrje drejtuar besimtarëve myslimanë për të agjëruar, për t’u lutur e për të punuar për paqen e pajtimin. Në bashkëpunim të ngushtë me njëri-tjetrin, besimtarët e të gjitha feve në Irak mund ta fitojnë betejën kundër dhunës e t’i thellojnë më tej harmoninë e vëllazërinë.
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  4. #4
    “U bëftë vullneti yt” Maska e zef malsia
    Anëtarësuar
    09-09-2008
    Postime
    83
    Në Sallën e Shtypit të Vatikanit u paraqit udhëzuesi për institutet e larta të shkencave fetare.

    Rruga e formimit dhe e përgatitjes së laikëve të caktuar për mësimdhënie apo me detyra baritorie u pasurua me elemente të reja të rëndësishme. Institutet e larta të shkencave fetare do të lidhen me një fakultet teologjie dhe programi shkollor do të ndjekë formulën tri plus dy. Diploma trivjeçare, do të quhet sikurse në fakultetet teologjike, bakeleriat dhe pastaj me përfundimin e studimeve, pra të dy viteve të tjera, do të merret edhe liçenca. Këto janë disa nga risitë që janë futur në “Udhëzuesin për institutet e larta të shkencave fetare, paraqitur sot paradite në Sallën e Shtypit të Vatikanit.
    Në dokumentin e ri thuhet, ndërmjet të tjerash se docentët e Instituteve të larta të shkencave fetare “duhet të dallohen gjithmonë për aftësi shkencoro-pedagogjike, për jetë të ndershme, integritet doktrine, përkushtim ndaj punës, në mënyrë që të kontribuojnë në arritjen e objektivave të institutit.
    Dokumenti ecë në vazhdën e udhëzimeve të Koncilit Vatikanas të Dytë, për vlerësimin e laikatit. “Le të urojmë, tha Kardinal Zenon Groholevski, prefekt i Kongregatës për edukimin katolik, se këto institute do të mund të kontribuojnë në rritjen e kulturës fetare të besimtarëve.”

  5. #5
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Thirrje e ipeshkvijve evropianë: t’i jepet fund dhunës kundër të krishterëve të Indisë e të Irakut.


    Sot kryetarët e Konferencave Episkopale të Evropës, mbledhur në Estergom të Hungarisë, bënë thirrje t’i jepet fund persekutimit kundër të krishterëve të Indisë e të Irakut. Në një takim me gazetarët, primati i Hungarisë e kryetar i organizmit kontinental, kardinali Peter Erdë, përmes një deklarate, të cilën kryetarët e Konferencave ipeshkvnore do t’ua paraqesin qeverive përkatëse, shprehu shqetësimin për persekutimin e të krishterëve e njëkohësisht edhe solidaritetin për njerëzit që vuajnë. “U shprehim solidaritetin tonë të krishterëve të Indisë e barinjve të tyre dhe u kërkojmë qeverive e institucioneve të Evropës të ndërhyjnë me të gjitha rrugët e mundshme për t’i dhënë fund dhunës e cila, sipas njoftimeve që kemi, ka shkaktuar, nga 23 gushti deri më sot, vdekjen e 60 vetëve, plagosjen e mijëra të tjerëve e ikjen nga vatrat të dhjetra mijëra njerëzve.Shqetësim i thellë u shpreh edhe për perskutimin në Irak e në vende të tjera të Planetit. Prandaj ipeshkvijtë evropianë kërkuan të bëhet gjithçka është e mundur, që të mos kërcënohet më dinjiteti i njeriut, liria e shprehjes dhe ajo e fesë.
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  6. #6
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Sot Kisha kremtoi Zojën Rruzare


    Sot shenjti dhe kujtesa historike e ditës bashkohen në një duke na kujtuar të kremten e Zojës Rruzare dhe betejën e Lepantos.

    Më 7 tetor 1571 në Lepanto, në ngushticën që ndan Gjirin e Patrasit dhe Korinthit, koalicioni i formuar nga Venediku, Spanja dhe Shteti papnor arriti një fitore të paparë deri në atë kohë kundër flotës turke, të përbërë nga 274 anije e të komanduar nga Ali Pasha. Anijet turke u mbytën të gjitha, ndërsa komandanti mbeti i vrarë gjatë betejës. Ishte një ngjarje që pati jehonë të jashtëzakonshme në gjithë botën e krishterë, gjë që e shtyu papën Piu V të caktonte një festë falënderimi, e cila u quajt "Shën Maria e Fitores".

    Kjo festë më 1716 u shtri në mbarë Kishën universale dhe u fiksua përfundimisht më datën 7 tetor nga Shën Piu X, në vitin 1913. Festa e Zojës Rruzare, siç u quajt më pas - do të përmblidhte të gjitha festat e Zojës dhe misteret e Krishtit, që pati gjithnjë pranë Nënën e tij të Virgjër.

    Nga Shenjtëroret e shumta që i kanë lartuar popujt në të katër anët e botës, Zoja Rruzare u drejton të gjithë besimtarëve ftesën ta kumtojnë Krishtin, në një shoqëri që po largohet nga vlerat e krishtera.
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  7. #7
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Sot Kisha katolike festoi Shën Danielin dhe shokët e tij, martirët e parë françeskanë.


    10.10.2008

    Në vitin 1227 shtatë fretër të vegjël françeskanë: Danieli, Engjëlli, Samueli, Donoli, Leoni, Nikolla e Ugolini, u nisën nga Toskana në drejtim të Spanjës, prej nga do të shkonin në Marok për t’i kthyer banorët e vendit në fenë e Krishtit. Ishin vitet kur Urdhëri françeskan, i drejtuar nga vëllau Elia, jetonte stinën e entuziazmit të zjarrtë misionar. Për ditët e fundit të jetës së këtyre misionarëve françeskanë flasin dy relacione, të cilat mendohej se ishin shkruar menjëherë pas vdekjes së tyre heroike. Por më pas disa studiues arritën në përfundimin se letra e një farë Mariani nga Gjenova, i cili i shkroi vëlla Elisë për ta njoftuar lidhur me vdekjen e lumnueshme të misionarëve, nuk duhet të jetë e njëkohshme me martirizimin, siç dëshmon ai që e shkroi, por e shekullit XVI-XVII.

    Sidoqoftë, nga këto dokumente mësojmë se në krye të grupit ishte Danieli, me origjinë nga Belvedere e Kalabrisë dhe provinçial i françeskanëve të këtij vendi. Si ndejën pak kohë në Spanjë, u nisën për në Keuta të Marokut për t’u predikuar Ungjillin muhamedanëve. Ishte një veprim vërtetë i guximshëm, sepse autoritetet e vendit kishin ndaluar çdo lloj propagande të krishterë. Po ata, pa frikë, nisën menjëherë të përhapnin fjalën e Krishtit, së pari ndërmjet tregtarëve të shumtë të Pizës, Gjenovës, Marsejës, që banonin në këtë qytet, pastaj, në ditët e para të tetorit 1227, vendosën të fillonin predikimin në mjediset myslimane, ndër rrugët e qytetit. Nisën kështu të predikonin, duke folur në gjuhën latine e italiane sepse, për fat të keq, nuk e njihnin gjuhën e vendit. U mbyllen menjëherë në burg ku, duke kaluar nga premtimet në kërcënime, autoritetet e vendit bënë çmos t’i detyronin të hiqnin dorë publikisht nga feja e tyre e të ktheheshin në fenë islame.

    Por ata e mbrojtën burrërisht fenë në Krishtin. Atëherë i dënuan me prerjen e kokës. Si u krye ekzekutimi, trupat e tyre u bënë copa-copa. Ashtu të kthyer në grumbuj mishi të përgjakur, martirët françeskanë u mbartën nga tregtarët e krishterë perëndimorë dhe u varrosen në lagjet e jashtme të Keutës. Më pas eshtrat u mbartën në Spanjë, ndërsa sot nuk dihet me saktësi ku ndodhen, sepse qytete të shumta të Spanjës, Portugalisë e të Italisë lavdërohen se kanë ndonjë nga reliket e tyre. Leoni X, me dekretin e 22 janarit 1516 caktoi datën 13 tetor si ditë të kultit të tyre, ndërsa më vonë nisën të festohen më 10 tetor.

    Emri Daniel vjen nga hebraishtja dhe do të thotë “Zoti është gjykatësi im”. Simboli që i shoqëron martirët ndër figure, është palma.
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  8. #8
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Kisha katolike përkujtoi Shën Lukën Ungjilltar.

    Luka Ungjilltar, që është edhe autor i “Veprave të Apostujve”, i vetmi nga të katër ungjilltarët që nuk ishte hebre, njihet si shkrimtar i butësisë së Krishtit. Vinte nga Antiokia e Sirisë, ku kishte marrë kulturë klasike dhe kishte studiuar për mjekësi. Ish-pagan, u kthye në fenë e krishterë nën udhëheqjen e Shën Palit, i cili e quan “Mjek i dashur, shok i shtegtimeve misionare, ngushëllues i burgimeve, kur të gjithë e kishin braktisur”.

    Ungjilltari pos bashkpunimit me Shën Palin, ka shumë mundësi të ketë bashkpunuar edhe me atë që iu përgjigj e para lajmit të mirë, Maria, Nëna e Krishtit. Luka ndjek me vëmendje fjalët, gjestet, heshtjen e saj.

    Ungjillin e shkroi për paganët e kthyer në kristianizëm, duke theksuar universalitetin e shëlbimit dhe dashurinë e posaçme të Jezusit për të varfërit e duke dhënë edhe dëshmi origjinale për fëmijërinë e Krishtit. Në Ungjillin e Shën Lukës spikasin shembëlltyrat që tregojnë ndjeshmërinë e Zotit për të sëmurët e njerëzit që vuajnë, ndërsa në “Veprat e Apostujve” përshkruan figurën ideale të Kishës, që nuk heq kurrë dorë nga mësimet e apostujve. Apostulli-mjek e quan Krishtin ‘mjek universal’, që shëron të gjitha vuajtjet e njerëzimit, Zot të gjithëpushtetshëm, plot butësi e mëshirë.

    Sipas gojëdhënave, Luka duhet të ketë qenë edhe piktor e posaçërisht, autor i shumë portreteve të Zojës së Bekuar. Gjithnjë sipas gojëdhënave, thuhet se pas vdekjes së Palit, predikoi në vende ndryshme, jashtë Romës. Se çka ndodhë me të nuk dihet edhe aq, pos fjalëve ‘Vetëm Luka është me mua’ që Shën Pali ia shkroi Timoteut nga burgu. Por Ungjilli i tij vijon të kumtohet, së bashku me atë të Mateut, të Markut e të Gjonit në mbarë botën. E me të edhe ‘Veprat e Apostujve’.

    Në liturgjinë e Fjalës, gjatë Meshës shenjte që kremtohet thuajse në të gjitha gjuhët e botës, Luka vijon të predikojë edhe në ditët tona.....
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  9. #9
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Raporti për lirinë fetare:
    shkelje të rënda në më se 60 vende të ndryshme të botës


    Janë më se 60 vendet, në të cilat regjistrohen shkelje të rënda të lirisë fetare. Këtë e mësojmë nga Raporti 2008 i Lëvizjes kishtare “Ndihmë për Kishën që vuan” , i cili u paraqit sot paradite në Romë. I përkthyer në gjashtë gjuhë të ndryshme, libri doli në të njëjtën kohë në Itali, Francë, Spanjë e Gjermani. Vendin e parë për shkeljen e së drejtës themelore të lirisë fetare e zë Azia, kontinent në të cilin në 12 vende kufizohet në kulm liria fetare.

    Por “pa liri fetare në botë nuk mund të ketë demokraci”. Kështu u shpreh drejtuesi i Lëvizjes‘Ndihmë për Kishën që vuan’, Atë Joakin Aliende. Lëvizja - nënvizoi rregulltari – merret me të gjitha shkeljet e të drejatve të njeriut, pavarësisht nga feja e viktimave. Prandaj në Raport gjejmë një panoramë globale të botës e të feve, që praktikohen në botë. Në plan të parë theksohet situata në Irak ku, sipas saktësimit të gazetarit Kamil Eid, që nga fundi i shtatorit të kaluar më se dymijë familje të krishtera janë detyruar të braktisin Mosulin e të strehohen në Ninive, për shkak të persekutimeve.

    Ndërkaq, me ligjin kundër blasfemisë, situata keqësohet edhe në Paksitan. Nën dritën e reflektorëve të mediave, kohët e fundit është edhe India, ku në shumë shtete vijon persekutimi i të krishterëve nga fondamentalistët hinduistë. Ky persekutim – sipas Atë Çervelerës – shfrytëzohet e subvencionohet nga njerëz që dëshirojnë t’i mbajnë popullsitë e këtyre viseve në gjendje skllavërie.
    Vijon diskriminimi i disa feve në Kinë. Mjafton të mendohet për situatën në Tibet. Në raport nënvizohet se krishterimi është në rritje të vazhdueshme, me një shtesë prej 40 milion besimtarësh. Kujtojmë se në botën e sotme numërohen përafërsisht 1 miliard e 999 milionë e 838 mijë të krishterë, nga të cilët 1 milirad e 057milionë e 328 mijë e 093 katolikë e 1 miliard e 88 milionë e 789 mijë myslimanë, në mes të një popullsie botërore prej 6 miliard e 55 milionë banorësh.
    Nuk ka ndryshime në Korenë e Veriut, ku shkelen rëndë të drejtat e budistëve e të të krishterëve. E vetmja rreze drite është një farë hapjeje për veprimtarinë e Kishës katolike si dhe për misionarët protestantë, që mund të hyjnë më lehtë në vend, përmes organizatave humanitare.

    Për t’u shqetësuar edhe situata në Indonezi, ku kërcënimi më i madh është ai i terrorizmit - e në Nigeri, posaçërisht në shtetet ku është në fuqi ligji i Sharisë.
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  10. #10
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Seminar katoliko-mysliman në Romë me temë
    “Dashuria e Zotit, dashuri për të afërmin”.


    Gjashtëdhjetë delegatë, rreth tridhjetë për secilën palë, do të takohen në Vatikan, ku nesër do të fillojnë punimet e Forumit katoliko-musliman me temë “Dashuria e Zotit, dashuri për të afërmin”, që pason Letrën e 138 liderëve myslimanë drejtuar liderëve të krishterë. Lista e pjesëmarrësve nuk është bërë ende e njohur. Punimet, që do t’i kryesojë kardinali Zhan Lui Toran, kryetar i Këshillit Papnor për dialogun ndërfetar, do të fillojnë në orën 9. 00, në Sallën e madhe të Këshillit Papnor për nxitjen e bashkimit të të krishterëve.

    Seancat e takimit do të përfundojnë më 6 nëntor, me audiencën tek Benedikti XVI e do të zhvillohen me porta të mbyllura. Ndërsa në përfundim të bisedimeve, pas takimit me Papën, në Universitein Papnor Gregorian do të mbahet një seancë publike, gjatë së cilës do të bëhet e njohur edhe Deklarata përfundimtare.
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Gonxhe Bojaxhiu - Nënë Tereza
    Nga Brari në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 30-12-2006, 15:05
  2. Historia e Kishes Katolike shqiptare ne Kosove
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-06-2006, 16:43
  3. Rrymat politike katolike shqiptare
    Nga ~Geri~ në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 30-04-2006, 04:33
  4. Kishat dhe Misionet e Veprimit Katolik ne Shqiperi
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-04-2006, 16:50
  5. Islamizimi te shqiptaret!
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-03-2006, 17:38

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •