Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 20
  1. #1

    Paditen mjekët. Djali: Ma lanë nënën 3 orë pa shërbim

    Paditen mjekët.

    Djali: Ma lanë nënën 3 orë pa shërbim


    Policia e kryeqytetit sekuestron regjistrat dhe merr në pyetje të dyshuarit

    Skandal në qendrën spitalore universitare “Nënë Tereza”. Një grua 58-vjeçare ka humbur jetën mëngjesin e djeshëm në urgjencën e QSUT-së, pasi kishte mbërritur dy net më parë me dhimbje barku. Menjëherë, policia ka hapur një hetim për vdekjen e Drita Gixharit, ndërsa i biri akuzon mjekët për pakujdesi dhe neglizhencë. Bashkim Gixhari, djali i viktimës ka deklaruar publikisht në media, por edhe në polici se nëna e tij vdiq vetëm nga neglizhenca e mjekëve të turnit të tretë. Ai ka treguar se vetëm 12 orë dhimbje, teksa mjekët i thoshin se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, e kanë futur në reanimacion, por pesë minuta më vonë, i kanë treguar se ajo u nda nga jeta.
    Hetimet për mjekët

    Sapo ka ndodhur vdekja e nënës së tij, Bashkim Gixhari ka njoftuar mediat, duke treguar se çfarë kishte ndodhur dhe më pas i është drejtuar edhe policisë. Pikërisht shërbimet e Komisariatit Nr. 4, janë paraqitur në qendrën spitalore “Nënë Tereza”, të cilët kanë marrë kontakt me mjekët, si dhe kanë sekuestruar librat e shërbimit. Burimet policore të kryeqytetit shpjeguan se mjekët nuk kanë nxjerrë një diagnozë të saktë për viktimën, por dyshohej për ngatërrim zorrësh. Oficerë të policisë gjyqësore kanë marrë në pyetje stafin mjekësor, sidomos mjekët-roje të urgjencës, të cilët janë fajësuar pikërisht nga djali i 58-vjeçares. Nga të dhënat e mbledhura ditën e djeshme rezulton se gruaja është paraqitur nga familjarët e saj rreth orës 23:00 të së premtes, ndërkohë që ka ndërruar jetë rreth orës 11:00 të paradites së djeshme. Gjatë gjithë kësaj kohe, asaj i janë bërë vetëm tre qetësues dhe gjatë gjithë kohës mjekët janë shprehur se nuk kishte asgjë për t’u shqetësuar. Megjithatë, priten edhe rezultatet e ekspertizës së Mjekësisë Ligjore për të dalë në një konkluzion mbi neglizhencën e mjekëve.
    Dëshmia e djalit

    Në rrëfimin e tij, Bashkim Gixhari, djali i viktimës ka treguar se rreth orës 22:00-22:30, nëna e tij kishte pak shqetësime me dhimbje barku dhe me dhimbje mesi. “Rreth orës 23:00, e kemi sjellë në spital tek urgjenca. Aty kemi rastisur me mjekun roje dhe na ka thënë që për momentin ta shohim çfarë ka. Pas çerekore i ka bërë dy qetësues. Ndërkohë, dhimbjet vazhduan duke iu shtuar pas qetësuesve. Në atë moment kërkova që të vinte ndonjë mjek më specialist dhe i thashë mjekut rojë që të thërrasë ndonjë tjetër. Ai shkoi për ta thirrur, pasi ishin dy specialistë të tjerë, një prej të cilëve e kishte emrin Gjergji, por asnjë prej tyre nuk erdhi”, ka deklaruar Gixhari. Më tej, ai shpjegon se nga dhimbjet e nënës, është revoltuar dhe ka shkuar te zyra e këtyre specialistëve. “Hapa derën dhe menjëherë mjeku më tha; Ku hap derën ti ashtu, pse nuk trokite? Dola jashtë, trokita, pastaj më kërcënoi, duke më thënë; E di ç’të bëj? Do të thërras policin te dera. Në këtë kohë, ai i dha urdhër një tjetri, duke iu drejtuar të vinte të shihte nënën time se çfarë ka. Erdhi ai mjeku tjetër, e shikoi dhe tha se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, por do i bëjmë edhe një qetësues tjetër, pas dy të parëve që kishte bërë mjeku i parë roje”, tregon me dhimbje Bashkim Gixhari.
    Mjekët në gjumë

    “Nga ai moment, ne kemi ndenjur gati një orë pa asnjë lloj shërbimi e përkujdesje, pasi doktori donte të flinte gjumë. Pas kësaj, kemi shkuar lart në kat të dytë të urgjencës dhe kemi kontaktuar me një mjek tjetër roje, që ishte aty, i cili na shpjegoi se duhet t’i bëjmë eko patjetër, pasi pa kryer këtë, nuk mund të thoshte çfarë problemi shqetësues kishte”, vazhdon rrëfimin e tij djali i të ndierës. Ai shpjegon se deri në ato momente, mjekëve të katit të parë nuk u kishte rënë në mend për eko. “Por, pasi na tha ky që rrinte në kat të dytë, shkuam e bëmë eko dhe na rezultoi se kishte vetëm një gur të vogël në veshka dhe nuk kishte asnjë problem. Por, mjeku na tha se do na jepte një recetë për të marrë ilaçe dhe të iknim në shtëpi se nuk ka asnjë lloj problemi. Madje, gjatë gjithë kohës na kanë thënë që duhet të iknim në shtëpi se nuk kishte asnjë problem për t’u shqetësuar, ndërsa dhimbjet vinin duke u shtuar”, shpjegon Bashkimi. Kurse mjekët jepnin arsye se dhimbje do ketë, pasi është diçka normale dhe do i kalojnë me qetësuesit që i kishin bërë. Megjithatë, 58-vjeçarja nuk ngrihej dot nga krevati, pasi kishte shumë dhimbje dhe thoshte se donte të qëndronte aty.
    Tri orë pa shërbim

    I riu tregon se kanë qëndruar deri në orën 04:00 të mëngjesit, pa asnjë lloj shërbimi, ndërkohë që mjeku roje kishte te dhoma e vet, duke fjetur gjumë, ndërsa mjeku tjetër, flinte gjumë te krevati, ku ishte edhe e nëna e tij. “Gjumë flinte edhe polici i derës. Në orën 04:00 të mëngjesit, u detyruam që ta çojmë në shtëpi, por pas 20 minutash që arritëm në shtëpi, i filluan dhimbjet akoma dhe më të mëdha. U detyruam që u kthyem prapë te spitali dhe e sollëm te 6-katëshi (Spitali i Sëmundjeve të Brendshme). Mjekët aty, e vizituan, i matën tensionin, i bënë edhe kontroll për zemrën dhe i thanë se ne mund të bëjmë vetëm një qetësues për të pakësuar dhimbjet për momentin, por nuk mund të bënin gjë tjetër. Në atë kohë, mamit filloi t’i fryhej barku shumë dhe mjekët thanë se vetëm atje ku ishim (tek urgjenca), mund të kontrollohet dhe t’i jepet zgjidhje problemit. Më tej, na thanë se atje duhet t’i bënin ekon për zorrët dhe për barkun. Kur na pa ai mjeku rojë i fillimit, na pyeti pse shkuam prapë se sipas tij na e kishte shpjeguar se nuk kishte asgjë. Kur ia shpjeguam se ishim te 6-katëshi, na pranoi, por vazhdonte të thoshte se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Për mua ishte absurde, neglizhenca e tyre. Nëna ime po vuante nga dhimbjet dhe ai thoshte se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar”, detajon i riu.
    Diagnoza, jo e qartë

    “Në ato momente, shkuam dhe i bëmë ekon për zorrët, ndërkohë që barku po fryhej akoma edhe më shumë. Aty e panë që kishte një problem me zorrët, por akoma nuk e cilësonin qartë nëse kishte bllokim, apo shtrembërim zorrësh. Nga ora 7:30 e mëngjesit deri në orën 10:30 nuk e ka parë njeri fare nënën time. Nuk e ka kapur njeri me dorë. Ne na thoshin se kishin shkuar lart për mbledhje. Ngjiteshim lart për të kontaktuar me ndonjë, nuk na linin të hynim. Kishim mbetur pa njeri, isha vetëm me nënën dhe babanë. Rreth orës 10:30 vjen njëri nga ata, që ishte turn i tretë dhe na thotë që kemi marrë vendim që t’i bëjmë një kartelë dhe ta shtrojmë se nuk ka ndonjë gjë për operacion. Kur po plotësonim kartelën, sapo kemi përfunduar dhe po bëheshim gati për ta çuar për në dhomë tjetër, erdhën mjekët dhe thanë shpejt në dhomë të reanimacionit. Nga aty, kemi shkuar në sallën e reanimacionit. Nuk kanë kaluar më shumë se 3-5 minuta. Kur dolën jashtë, mjekët thanë se nëna ka mbaruar”.

    gazeta shqip

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    ca mjekesh pa karakter
    JO SEKS PARA MARTESE

  3. #3
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anëtarësuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120
    Citim Postuar më parë nga goldian Lexo Postimin
    ca mjekesh pa karakter
    nuk besoj se jane pa karakter....................karakter kane edhe keta por e kane per se prapthi.
    uroj qe vendimi i ministrit per pezullim te perkohshem te shkoj edhe me tej.......

  4. #4
    back to origin Maska e ☆Angie☆
    Anëtarësuar
    02-11-2007
    Vendndodhja
    Skyline
    Postime
    2,559
    Një profesori im është nën hetim. Para një viti, tek qëndra e tij mjekësore, në një fshat u paraqitën dy prindër me vajzën e tyre 10 vjeçare. Vajza ankohej që prej një dite për dhimbje të forta, therje, barku. Mjeku është pediatër. Pasi e vizitoi dhe i dha qëtësues, ai i këshilloi prindërve ta dërgonin në spitalin e qytetit tek një internist për një diagnozë më të saktë. Gjatë rrugës për në spital, vajza vdes. Kur arritën, ishte tepër vonë. U përcaktua, se vogëlushja kishte Meningitis( Infeksion i cipës së trurit) dhe kjo ishte e lehtë për t'u parë në njollat lejla që iu shfaqën asaj në duar pas mbërritjes në spital.
    Ndonjëherë mjekët nuk mund të përcaktojnë menjëherë një diagnozë të qartë. Nga ana tjetër anamneza që bëhet me pacientin duhet të jetë e saktë, se hedh dritë mbi atë që e mundon. Disa shqetësime mund të pëcaktohen vetëm pas disa ditësh mbikqyrje.

    E di që mjekët tanë janë kasapë të pashoqë, por në këtë rast më duket sikur s'janë fajtorë. Ata i kanë dhënë qetësues. Gjithsesi ekspertiza do e tregojë.
    Elegance is an attitude.

  5. #5

    Ministri Petrit Vasili ka urdhëruar pezullimin e menjëhershëm të mjekëve

    Vdes 58 vjeçarja në QSUT, Vasili urdhëron pezullimin e mjekëve

    Skandal në qendrën spitalore universitare Nënë Tereza. Një grua, 58 vjeçare ka humbur jetën në urgjencën e QSUT-së pasi kishte mbërritur mbrëmjen e së premtes me dhimbje barku. Drita Gixhari është viktima, ndërsa i biri akuzon mjekët për pakujdesi dhe neglizhencë. Bashkim Gixhari, djali i viktimës denoncon në dhe akuzon mjekët për pakujdesi dhe neglizhencë. “Është plotësisht neglizhencë e mjekëve roje që kanë qenë mbrëmë”, shprehet djali i viktimës.

    Nga rrëfimi, Bashkim Gixhari ka treguar orët e fundit të jetës së nënës së tij. Ai kishte shoqëruar të ëmën në urgjencën e QSUT nga mesnata e së premtes pasi kishte pasur dhimbje barku. Djali tregon se që në momentin kur e ëma është shtruar në spital dhe deri rreth orës 11: 00 të paradites së djeshme, kur kishin vendosur ta operonin, asaj i janë bërë vetëm dy qetësues dhe asnjë mjekim i specializuar. Gixhari tregon se gjatë natës mjekët e urgjencës në QSUT asnjëherë nuk kishin vajtur për të kontrolluar gjendjen shëndetësore të gruas, por kishin fjetur gjumë. Skandali vazhdon më tej kur mjekët roje i kanë garantuar djalit se e ëma nuk kishte asgjë se do i kalonin dhimbjet dhe se gruaja mund të kthehej më pas në shtëpi. Por nuk ka ndodhur ashtu, zemra e Drita Gixharit ka pushuar së rrahuri.
    I revoltuar nga sjellja neglizhente e mjekëve Bashkim Gixhari i është drejtuar komisariatit numër 4 për të ngritur padi për neglizhencë ndaj mjekëve të urgjencës. Do të jetë autopsia e cila do të përcaktojë saktë shkakun e vdekjes së 58 vjeçares. Kjo ngjarje e rëndë ka sjellë edhe reagimin e Ministrisë së Shëndetësisë. Mësohet se vetë ministri Petrit Vasili ka urdhëruar pezullimin e menjëhershëm të mjekëve që kanë vizituar pacienten. Ministri Vasili ka kërkuar hetimin e plotë të kësaj ngjarjeje, zbardhjen e çdo detaji deri në fund. Ndërkohë që më herët djali i viktimës ka denoncuar në polici dhe se përgjegjësit kryesorë për vdekjen e nënës së tij janë mjekët roje në urgjencën e QSUT.


    sot

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e stern
    Anëtarësuar
    09-10-2008
    Postime
    5,034
    Po si eshte e mundur te flesh ne orarin e punes,dhe aq me keq te jesh mjek ne urgjenc?
    Kaq poshte paska aritur Mjeksia Shqiptare,po cben ministira e Shendetesis?
    Ku mbetet humaniteti,gadishmeria e mjekut?
    Keta jo ti pezullosh per nje kohe nga puna por duhet tja heqesh lincensen si mjek qe asnjehere mos te ushtrojne me ne profesionin e tyre.
    "Man sieht nur mit dem Herzen gut. Das Wesentliche ist für das Auge unsichtbar."


  7. #7
    back to origin Maska e ☆Angie☆
    Anëtarësuar
    02-11-2007
    Vendndodhja
    Skyline
    Postime
    2,559
    Oh stern bitte, mos do të thuash që edhe këtu te ne nuk flenë mjekët? Flenë sigurisht, por e luajnë menderen herë pas herë nga karrikja ku dremisin.

    Duhet parë sjellja e tyre në këtë rast dhe jo fakti pse fjetën.Ata e kanë "trajtuar" duke i dhënë qetësues. Gabimi është se pas disa orësh duhet të kishin shkuar në dhomë për të parë gjëndjen shëndetësore, nqs dhimbjet i kishin pushuar dhe jo mos ta çajnë kaptinën fare si thuhet në artikull.
    Bufa aman!
    Elegance is an attitude.

  8. #8
    back to origin Maska e ☆Angie☆
    Anëtarësuar
    02-11-2007
    Vendndodhja
    Skyline
    Postime
    2,559
    Nuk po bie në nivelin tënd duke e përmbajtur veten shumë për të të shkruar atë që meriton të të kthejnë pas një shkrimi të tillë të ndyrë. S'ke asnjë të drejtë të fyesh figurën time, more vesh palaço...

    Bëji sytë katër herë tjetër, e mëso të respektosh.
    Gabimi është se pas disa orësh duhet të kishin shkuar në dhomë për të parë gjëndjen shëndetësore, nqs dhimbjet i kishin pushuar dhe jo mos ta çajnë kaptinën fare si thuhet në artikull.
    Bufa aman
    Elegance is an attitude.

  9. #9
    back to origin Maska e ☆Angie☆
    Anëtarësuar
    02-11-2007
    Vendndodhja
    Skyline
    Postime
    2,559
    Citim Postuar më parë nga altin55 Lexo Postimin

    Doktoret/shat ne rradhe te pare duhet te zgjidhen te jene njerez me karakter dhe me ndjenja njerzore.

    Por fatkeqsisht nuk eshte keshtu, ne ate zanat mund te shkoj cdo njeri pa karakter, apo cdo femer qe pasi ka bere te 99-tat ne rinin e saj, shkon e mere kete detyre kaq humane.

    Zot i Madh, mos rencim ne duart e ketyre njerezve, vertet do te jete nje farkeqsi per mua sikur te bije ne duart e nje doktoreshe si angelina. me mire vdekjen se sa nje sherim nga nje njeri i till
    Edhe një gjë:
    Më kë kujton se ke të bësh ti, që i jep gojës kaq shumë?
    Sa për djeni, diplomën s'ta jep njeri lehtë në Gjermani, vendi ku studioj unë. Duhet të hapësh mirë b.thësh me 8 orë studim në ditë, minimumi.Jam mëse krenare që m'u dha e drejta e studimit këtu dhe që edukohem nga një staf pedagogësh të përsosur. Kaq, më shumë s'po e zgjas, s'ia vlen, por jam e lumtur për atë që kam arritur dhe për atë që jam!!!
    Elegance is an attitude.

  10. #10
    yep Maska e Izadora
    Anëtarësuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793
    Nuk mund te them se mjekeve ne shqipri ju mungon dija apo jane te paafte,

    Ju mungon dicka elementare , dicka e rendesishme si mjek HUMANIZMI.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Izadora : 31-01-2010 më 13:02
    Jeto sot se neser nuk i dihet

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •