Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    161

    SHBA vs Kina, lufta e parë botërore në Web

    Gjeopolitika e WEB-it. Është momenti i armëve të Komunikimit Masiv. E vetmja armë që Uashingtoni mund të përdorë kundër Pekinit. Klinton ka formalizuar hyrjen e internetit, të lirisë në rrjet dhe sulmeve informatike në sferën e diplomacisë, të raporteve ndërkombëtare dhe të luftës.
    Në një fazë krize ekonomike dhe ushtarake amerikane, Uashingtoni fut Armët e Komunikimit Masiv. Klinton me ndërhyrjen e saj mbi lirinë e Internetit ka trasformuar garën në Web në një element në raportet e Shteteve të Bashkuara.
    Kriza SHBA-Kinë, doktrina Klinton
    Kompania amerikane për herë të parë ka kryer një shpagim kundër një qeverie, në vazhdim të sulmeve informatike. Shoqëria simbol e rrjetit nuk është kufizuar në denoncimin e sulmeve, dhe ka akuzuar drejpërdrejtë Kinën, dhe për raprezalje ka eleminuar të gjitha filtrat që në versionin kinez të motorit të saj të kërkimit çensurojnë lajmet e padëshiruara nga Pekini. Në fund fare ka kërcënuar se do të heqë dorë nga prania në këtë treg.
    Tani doktrina Klinton formalizon këtë gjë të re. Deri tani sulmet informatike kishin mbetur në sferën e të apasionuarve të informatikës, të sigurisë personale dhe të privatësisë, të konkurrencës së ndershme dhe të pandershme midis shoqërive, të aktiviteteve të spiunazhit të shërbimeve sekrete. Tani hyjnë në sferën e diplomacisë, të raporteve ndërkombëtare, të sigurisë shtetërore dhe për pasojë të luftës. Në fund fare bie vetëm veloja e hipokrizisë, duke parë se për shumë vende Interneti është tashmë një mjet pushteti amerikan dhe në rrjet janë luftuar shumë beteja.

    Shembulli i Twitter
    Si shembull mund të merret sulmi i pësuar nga Twitter disa muaj më parë, pas manifestimeve në Iran kundër regjimit që kishin trashëguar instrumentin e ti informatik, saqë arriti deri aty sa të flitej për një revolucion të Twitter. Ose nëse kujtohen polemikat gjatë revolucioneve të ndryshme në Evropën Lindore dhe në ish-hapësirat gjeopolitike sovjetike dhe përdorimit të Web nga ana e shumë organizatave për të drejtat e njeriut të akuzuar se janë në shërbim të Shteteve të Bashkuara. Siç thotë Hillari Klinton se liria e Internetit është një vlerë universale, si ajo e të drejtave të njeriut të shpallura nga çifti Rusvelt, në fillim të luftës së dytë botërore dhe pastaj e përdorur gjatë Luftës së Ftohtë kundër regjimit sovjetik. Klinton bëri të ditur emrat e shumë vendeve që censurojnë rrjetin. Madje mund të flitet për një aksin e mini-cyber të së keqes (Kina, Tunizia, Uzbekistan, Vietnam, Egjipt, Arabia Saudite) por është e mundur që lista është bërë për të mos shfaqur Kinën, vendi i vetëm objekt i deklaratës amerikane.
    Lufta e Web-it
    Megjithatë në fjalimin e Klintonit, nuk përmenden sanksionet që këto Shtetet mund të pësojnë, nga SHBA, në mënyrë të veçantë nga komuniteti ndërkombëtar. Është një element vendimtar, në fakt që tani po pyetet se çfarë mund të shpëtojë nga konflikt i ardhshëm cibernetiko, si përshembull bombat bërthamore gjatë Luftës së Ftohtë. Aty ekuilibri qëndronte në këmbë mbi shkatërrimin reciprok të mundshëm në rast sulmi. Në Internet është shumë ndryshe, dhe shumë e vështirë vetëm të kuptosh, kush realisht ka kryer një sulm, harrojeni pastaj të parashikosh një shpagim efikas. Pra është gati për të shpërthyer apo ka shpërthyer lufta e parë botërore mbi Internetin, shumë varet nga reagimi kinez. Deri më tani Pekini ka qënë shumë konfuz në drejtim të Google, edhe pse përsërit nevojën që të aplikohen ligjet kineze dhe kështu pra censura. Më i fortë reagimi ndaj fjalimit të Klintonit, saqë flitet që tani për fundin e muajit të mjaltit midis Kinës dhe SHBA-së për shkak të Google. Fjalimi i Klintonit mundet që edhe të jetë një boomerang. Shumë burime kineze (zyrtare apo jo) po nënvizojnë si fuqia kryesore në Internet është Amerika dhe janë vendet e tjera që duhet të mbrohen nga Uashingtoni dhe jo anasjelltas. Liria e internetit fsheh vullnetin e Shteteve të Bashkuara për të mos imponuar limite ndaj fuqisë së saj në Rrjet. Një lloj lirie, ndërhyrja në punët e të tjerëve. Pra si liria në tregtinë ndërkombëtare ka qënë përdorur edhe për të shpërndarë dhe ekonominë amerikane pas luftës së dytë botërore, kështu që tani liria e Internetit është një mënyrë për të shpërndarë fuqinë amerikane.
    Fuqia amerikane
    Në efekt rrjeti është akoma shumë amerikan qoftë si strukturë informatike qoftë për subjektet kryesore që veprojnë në të. Rrjeti jo vetëm që ja lindur në Shtetet e Bashkuara-si mjet i komunikimit ushtarak-por pasqyron edhe rregullat kryesore të shoqërisë dhe të mentalitetit amerikan. Është një instrument amerikan i shkëlqyer. Sot për Shtetet e Bashkuara komunikimi në Web dhe çështja e të drejtave të njeriut në përgjithësi janë një nga ato pak armë masive të përdorura kundër Kinës. Arma ushtarake u përdor në terrenin iraken dhe afgan, si ai ekonomik pas rënies së Wall Street dhe krediti i madh që Pekini i dha Uashingtonit. Liria, të drejtat e njeriut dhe demokracia – janë një armë shumë e respektueshme. Dinë diçka në Moskë nostalgjikët e URSS. Në atë kohë nuk ekzistonin akoma mjetet moderne të informacionit! Se pastaj Bashkimi Sovjetik ra për kontradikta të brendshme, gara ushtarake apo komunikimi, kjo është një histori tjetër.

    Cka mendoni per kete lajm a te jep doreheqje Google nga Kina apo jo, a eshte sulmuar google apo jo cka po ndodh jepni mendimet tuaja...

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    161
    wwoww asnje pergjigje ne kete teme ku jeni informaticjen nuk eshte me pagese te jepni pergjigje eshte free....

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •