Paragrafi 32: Pėr kėtė dėshmon hadithi i Hudhejfe ibėn el-Jemanit, i cili kaloi pak para, ku thuhej: " Pas namazit do tė thotė (d.m.th. Isau): Mė lironi rrugėn, ta arrij armikun e Allahut."32. Pas namazit, thotė Isai: Hapeni derėn, e hapin dhe ja aty dexhalli.
33. Me tė janė 70 000 jehudij, qė tė gjithė me shpata dhe mantele tė gjelbėrt.
Paragrafi 33: Pėr kėtė ka disa hadithe-dėshmi:
Njė: Nga Enesi, i cili ka thėnė:
"Shtatėdhjetė mijė jehudi nga Esbahani, tė veshur mė mantelė do tė shkojnė me dexhallin".
E transmeton Muslimi (8/207), Ibėn Hibbani (6760) dhe Ahmedi (3/224). Shih nė Silsiletus Sahiha (3080).
Dy: Nga Xhabiri, kaloi (fq. 89-90) me kėtė tekst:
"Me tė do tė jenė shtatėdhjetė mijė jehudi, qė tė gjithė me mentelė dhe shpata tė mprehura".
Tre: Nga Othman ibėn Ebil As, njėjtė sikur hadithi i kaluar, por pa e pėrmendur shpatėn. Gjithashtu e pėrmendėm (fq.94-95)
Katėr: Nga Ebu Seidi me zinxhir deri te Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, me tekstin e njėjtė por, pa e pėrmendur shpatėn.
E transmeton Abdurrezaku (20825) nga Ebu Haruni nga Ebu Seidi.
Por Ebu Haruni konsiderohet metruk (i braktisur).
Pesė: Nga Ebu Hurejre, me zinxhir tė plotė, me kėtė tekst:
"Dexhalli do tė paraqitet nė vendet Hozė dhe Kereman, me tė do tė jenė shtatėdhjetė mijė njerėz, me fytyra sikurse mburoja e rrahur".
E transmeton Ahmedi (2/337), transmetuesit i ka tė plotėbesueshėm; sikur tė mos transmetonte Ibėn Is'haku me "nga-nga".
Paragrafi 34: Hadithet-dėshmi pėr kėtė paragraf parakaluan nė transmetimet e disa sahabėve:34. Dexhalli posa ta sheh Isain, do tė fillojė tė shkrihet ashtu si shkrihet kripa nė ujė.
Njė: Xhabiri (fq. 71-73)
Dy: Disa shokė tė Resulullahut, salallahu alejhi ue selem (fq. 91-92)
Tre: Othman ibėn Ebil As (fq. 94-95)
Katėr: Ebu Hurejre (fq. 102-103)
Pesė: Hudhejfe ibėn el-Jeman (fq. 105)
Paragrafi 35: Pėr kėtė nuk kam gjetur asnjė hadith-dėshmi THOTE SHEIK ALBANI35. Do tė mundohet tė ikė. Por, Isai, alejhi selam do t’i thotė: Kam pėr tė goditur me njė goditje qė nuk mund t’i ikish assesi.
Krijoni Kontakt