Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 36
  1. #21
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anėtarėsuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    17. Prej sprovave tė tij: tė kapė njė njeri dhe ta vretė.
    .
    Paragrafi 17: Pėr kėtė paragraf ka disa hadithe:

    Njė: Nga Ebu Seid el-Hudriju, i cili ka thėnė: Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, na foli pėr dexhallin, nė mes tjerash tha:
    "Do tė paraqitet dexhalli, ai do ta ketė tė ndaluar tė hyjė nė Medinė. Atėbotė, njė njeri [i ri e i fortė] [nga besimtarėt], i cili do tė jetė njeriu mė i mirė ose prej mė tė mirėve, do t'i delė dexhallit pėrpara dhe do t'i thotė: Ti je dexhalli, pėr tė cilin Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, na ka treguar pėr tė. Dexhalli thotė: Po ta kisha vrarė kėtė njeri dhe ngjalli, a do tė kishit dyshuar se unė jam zot? Thonė: Jo. Ashtuqė, e vretė atė njeri dhe e ngjallė. Kur tė ngjallet, ky njeri do tė thotė: Pasha Allahun, sikurse sot, asnjėherė nuk e kam pasur mė tė qartė ēėshtjen se ti je dexhalli. Do tė synojė ta vretė pėrsėri, por nuk do tė mundet".

    Nėpėrmjet Abdurrezakit e transmeton edhe Ibėn Hibbani (6763).
    Nga Abdurrezaku e ka transmetuar edhe Ahmedi (3/36) por pa shtesėn e Ma'merit qė e pėrmendėm.
    Gjithashtu e ka transmetuar edhe Buhariu (13/86-88), Muslimi (8/199), Ibėn Mendeh (95/1) me rrugė tjetėr nga Zuhriu. Por Muslimi shtoi: "Ebu Is'haku ka thėnė: Thuhet se ai njeri do tė jetė Hidri, alejhi selam".

    Them: Emri i Ebu Is'hakut ėshtė Ibrahim ibėn Muhammed ibėn Sufjan, asket i njohur. Ėshtė njėri nga transmetuesit e librit "Sahihul Muslim", siē ka qenė Ijadi, Neveviu etj. Kėtė e thotė me vendosmėri edhe Hafidh Ibėn Haxheri (13/88-89)

    Them: Kėtij teksti i ka paraprirė edhe dėgjimi i Ma'merit (qė kaloi), por ajo nuk ėshtė argument ngase nuk dihet se prej kujt e ka dėgjuar atė. Por, edhe tė dihej se kush e ka thėnė atė fjalė, sėrish nuk ka argument ngase zinxhiri do tė ishte i kėputur (mektuė). Si dhe, Hidri ka vdekur para Resulullahut, salallahu alejhi ue selem, sipas mendimit mė tė vėrtetė tė dijetarėve. Pėr kėtė shkak, Ibnul Arabi ka thėnė: "Kam dėgjuar se dikush thotė: dexhallin do ta vretė Hidri. Por, pėr kėtė pretendim nuk ekziston argument".
    Dy: Nga njė njeri prej shokėve tė Resulullahut, salallahu alejhi ue selem, kaloi nė faqen 71, aty thuhej:
    "Do tė merr njė njeri dhe do ta vretė, pastaj do ta ngjallė, e mė pas nuk do tė mund ta vret askėnd".
    Tre: Nga Nevvas ibėn Sem'ani, kaloi nė faqen 56-58, nė tė thuhej: "Pastaj do tė thėrret njė djalosh tė ri, do t’i bjerė me shpatė dhe do ta ndajė dukshėm nė dy pjesė. Pastaj, do ta thirrė sėrish, e ai do tė ngritet i buzėqeshur".
    Pesė: Nga Abdullah ibėn Amri, vijon nė paragrafin vijues.
    "Shoku Mjekesise"

  2. #22
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anėtarėsuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    18. Pastaj e pretė me sharrė pėrgjysėm derisa ta bėjė nė dy. Pastaj thotė: Shikoni kėtė rob timin, unė tani do ta ringjalli e ai sėrish mendon se ka zot tjetėr. Pastaj, do ta ringjallė ky i keqi dhe do t’i thotė: Kush ėshtė Zoti yt? Thotė: Zoti im ėshtė All-llahu, ti je armik i All-llahut, ti je dexhall. Vallahi, ēėshtjen tėnde, mė tė qartė se sot asnjėherė nuk e kam pasur.

    Paragrafi 18: Ka dy hadithe:
    Njė: Nga Ebu Seid el-Hudriju, i cili ka thėnė: Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, ka thėnė: "Kur tė paraqitet dexhalli, njėri nga besimtarėt do tė niset drejt tij, por ushtarėt e dexhallit do ta takojnė dhe do t'i thonė: Ku je nisur? Thotė: Jam nisur te ky qė paska dalur. Do tė thonė: A nuk e beson zotin tonė? Thotė: Ēėshtja e Zotit ėshtė e qartė. Thonė: Mbyteni! Por, njė grup prej tyre do tė thotė: A keni harruar se zoti (dexhalli) u ka ndaluar qė vrasjen tė mos e kryen askush pos tij? Pas kėsaj, e marrin njeriun dhe shkojnė te dexhalli. Nė momentin kur e sheh ky besimtari, do tė thotė: O njerėz, ky ėshtė dexhalli tė cilin e ka pėrmendur Resulullahu, salallahu alejhi ue selem. Dexhalli do tė urdhėrojė: Merreni dhe shtrijeni me fytyrė pėrtokė dhe rriheni. Nga kjo rrahje do t'i zgjėrohet shpina e barku. Dexhalli do tė vazhdojė: Tani a beson nė mua? Besimtari do t'ia kthejė: Ti je mesihu gėnjeshtar. Atėherė, dexhalli do tė urdhėrojė qė tė sharrohet nė dy pjesė. Pastaj, dexhalli do tė kalojė mes atyre dy pjesėve dhe do tė thotė: Ēohu! E ai do tė ngritet, i gjallė. Pastaj do t'i thotė: Tani a beson nė mua? Besimtari ia kthen: Tani edhe mė bindshėm e di se ti je dexhalli, ndėrsa o ju njerėz, tanimė askėnd nuk mundet ta dėmtojė dexhalli. Dexhalli, pėrsėri do ta kapė pėr ta therrur, por pjesa mes qafės dhe klavikulit tė besimtarit do tė shndėrrohet nė bakėr, ashtuqė nuk do tė mundet ta therrė. Atėherė, dexhalli do ta kapė dhe do ta hedhė. Njerėzit do tė mendojnė se e ka hedhur nė zjarr, a nė realitet ai ėshtė futur nė xhenet". Poashtu Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, tha: "Ky ėshtė njeriu me dėshmi mė madhėshtore tek Allahu".
    E transmeton Muslimi (8/200), Ibėn Mende (95/1) me zinxhir nga Kajs ibėn Vehbi nga Ebul Vedak nga Ebu Seidi.

    Poashtu e ka transmetuar edhe Hakimi dhe tė tjerė qė i pėrmendėm (nė faqen 63) me zinxhir nga Atije nga Ebu Seidi me tekst tė ngjashėm.

    Dy: Nga Abdullah ibėn Amri nga Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, se pėr dexhallin ka thėnė: "Nėse diē keni tė paqartė rreth tij, dijeni se Allahu nuk ėshtė i verbėr. Ai do tė paraqitet dhe do tė qėndrojė nė tokė katėrdhjetė mėngjese, do tė shkelė ēdo vend pėrveē Qabesė, Bejtul Makdisit(Akses) dhe Medinės. Njė muj do tė jetė sa njė javė, njė javė sa njė ditė. Do tė ketė nė pronėsi xhenet dhe xhehenem, por, dijeni se xheneti i tij ėshtė xhehenem, e xhehenemi i tij ėshtė xhenet. Do tė ketė njė kodėr nga buka dhe njė lum me ujė tė pishėm. Do tė kapė njė njeri, e tjetėr njeri s'do tė mund ta mbisundojė, dhe do t'i thotė: Ēka thua pėr mua? Thotė: Ti je armik i Allahut, ti je dexhalli, gėnjeshtari. Atėherė, dexhalli do tė merr njė sharr, do t'ia afrojė te koka dhe do ta sharrojė derisa tė bie nė tokė. Pastaj do ta ringjallė, dhe do t'i thotė: Ēka thua tani? Thotė: Vallahi, mė shumė se sot asnjėherė nuk e kam pasur ēėshtjen aq tė qartė, ti je armik i Allahut, dexhalli pėr tė cilin na ka treguar Resulullahu, salallahu alejhi ue selem. Atėherė dexhalli do t'i vėrsulet me shpatė por nuk do tė mund tė bėjė gjė. Ashtuqė do tė thotė: Largojeni nga unė".
    Hejthemiu (7/350) ka thėnė: "e transmeton Taberaniu, por nė atė zinxhir ka njerėz qė nuk i njoh".
    Mu pėr kėtė Dhehebiu e ka konsideruar tė ēuditshėm kėtė hadith, siē e tregon kėtė Hafidh Ibėn Kethiri nga Dhehebiu nė librin en-Nihaje (1/134).
    Vėrejtje: Nė kėto dy hadithe shohim se dexhalli do ta therrė besimtarin me sharrė, a nė hadithin e Nevvasit, qė e kemi pėrmendur thuhet "do t’i bjerė me shpatė dhe do ta ndajė dukshėm nė dy pjesė".
    Ibėn Haxheri (13/87) ka thėnė: Ibnul Arabi ka thėnė: Pajtimi mes kėtyre dy haditheve bėhet duke thėnė se bėhet fjalė pėr dy njerėz tė ndryshėm, qė tė dytė do t'i vretė ndryshe".
    Vazhdon Ibėn Haxheri: "Kėshtu ka thėnė, por ajo qė dihet ėshtė se nuk bėhet fjalė pėr dy persona, por transmetimi qė pėrmendė sharrėn e sqaron transmetimin qė e pėrmendė shpatėn. Me siguri shpata e tij do tė jetė me dhėmbė, ashtuqė do tė jetė si sharrė, me qėllim qė t'ia shton dhimbjet gjatė vrasjes. Pra, fjala: "do t'i bjerė me shpatė" e komenton fjalėn: "sharrojė". Ndėrsa fjala: "do ta ndajė dukshėm nė dy pjesė" aludon se ku do tė pėrfundojė sharrimi".
    "Shoku Mjekesise"

  3. #23
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anėtarėsuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    19. poashtu prej sprovave tė tij ėshtė ta urdhėrojė qiellin tė lėshojė shi, e tė bjerė shiu dhe ta urdhėrojė tokėn tė mbijė.
    20. Poashtu prej sprovave tė tij ėshtė qė kur tė kalojė nė ndonjė vend e banorėt e tij e pėrgėnjeshtrojnė, ēdo kullosė do tė shkatėrrohet.
    21. Poashtu prej sprovave tė tij ėshtė qė kur tė kalojė nė ndonjė vend e banorėt e tij e besojnė, ai e urdhėron qiellin tė lėshojė shi, dhe do tė bie shi, do ta urdhėron tokėn tė mbijė, dhe do tė mbijė. Ashtuqė, atė ditė kafshėt shtėpiake do t’u trashen dhe rriten, do t’u fryhen anėt dhe do t’u mbushen gjinjtė sikurse asnjėherė.

    Paragrafi 19: Pėr kėtė dėshmojnė dy hadithe:
    Njė: Hadithi i Nevvas ibėn Sem'anit, qė kaloi nė faqet 56-58.
    Dy: Hadithi i Esma bint Jezid el-Ensarijje qė gjithashtu kaloi nė faqet 75-76.

    Paragrafi 20: Pėr kėtė paragraf gjithashtu dėshmojnė dy hadithet qė i pėrmendėm mė lartė.

    Paragrafi 21: Edhe pėr kėtė paragraf dėshmojnė dy hadithet qė i pėrmendėm mė lartė.
    "Shoku Mjekesise"

  4. #24
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anėtarėsuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    22. Nuk do tė mbetė gjė nė tokė pa e shkelur dhe sunduar, pėrveē Mekes dhe Medinės.



    Paragrafi 22: Ky paragraf ėshtė evidentuar nė disa hadithe nga disa as'habė:

    Njė: Nga Enes ibėn Maliku, hadithi i tij vijon nė pjesėn ku do tė flasim rreth paragrafit 24.

    Dy: Nga Fatime bint Kajsi, nė tregimin e Xhessase-sė dhe dexhallit nga transmetimi i Temim ed-Dari. Aty qėndron se dexhalli ka thėnė: "Unė do t'ju informoj pėr mua: Unė jam dexhalli, edhe pak kohė, dhe do tė me lejohet tė dalė. Pasi tė dalė, do tė ecė nė tokė dhe brenda katėrdhjet netėve nuk do tė lė fshat pa e shkelur, pėrveē Mekes dhe Tajbes. Unė jam i privuar nga ato dyja, kur tė dua tė hy nė njėrėn nga ato, do tė mė takojė njė melek, me shpatė tė shkėlqyer nė dorė dhe nuk do tė mė lejojė tė hyjė. Poashtu nė ēdo hyrje tė qytetit do tė ketė melekė rojtarė". Kur e dėgjoi Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, kėtė tregim, me shkopin e tij i ra minberit dhe tha: Kjo ėshtė Tajbe, kjo ėshtė Tajbe, kjo ėshtė Tajbe (d.m.th. Medineja), a nuk ju tregoja edhe unė kėshtu? Njerėzit thanė: Po. Po ashtu tha: "Mė pėlqeu tregimi i Temim ed-Dariut, sepse ai tregim ishte nė pajtim tė plotė me atė qė unė ju kam treguar, poashtu edhe pėr Mekėn e Medinėn".

    E transmeton Muslimi (8/205), Ahmedi (6/413 dhe 418), Tajalisiu, shkurtimisht (2/218-219), Ebu Davudi (2/214-215), Hanbeli (44/2-45/1), Ibėn Mende (98/1-2) me disa zinxhirė nga Amir esh-Sha'bi nga Fatime bint Kajsi.

    Poashtu e ka transmetuar Tirmidhiu (2254), Ibėn Maxhe (2/506-508), el-Axhurri (fq. 376-379) shkurtimisht; por nuk e kanė pėrmendur Mekėn. Kėshtu ėshtė transmetimi i Imam Ahmedit (6/373-374) dhe Ibėn Mendes (97/2).

    Tre: Nga Ajsheja, radijallahu anha. Sha'biju pėr transmetimin e fundit tė Imam Ahmedit qė e pėrmendėm, ka thėnė: E kam takuar Muharer ibėn Ebi Hurejren, dhe ia tregova hadithin e Fatime bin Kajsit, e ai mė tha: Dėshmoj se babai im mė ka treguar kėshtu njėjtė si tė ka treguar Fatimeja; porse ai ka thėnė: Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, ka thėnė: "Ai ėshtė kah Lindja".

    Vazhdoi, pastaj kam takuar Kasim ibėn Muhammedin, dhe ia tregova hadithin e Fatimes, dhe ai mė tha: Dėshmoj se Ajsheja mė ka treguar njėjtė si tė ka treguar Fatimeja, vetėmse ajo ka thėnė: "Dy haremet pėr tė do tė jenė tė ndaluara: Mekeja dhe Medineja".
    E transmeton Ahmedi (6/373-374 dhe 417-418) me zinxhir nga Muxhalidi nga Amiri.

    Muxhalidi – ibėn Seid – nuk ėshtė i fortė dhe nuk e ka memorizuar pėrmendjen e Mekės nė hadithin e Fatimes. Mu pėr kėtė, ka bėrė dallim mes hadithit tė saj dhe hadithit tė Ajshes, radijallahu anha. Ndėrsa, nė realitet ato hadithe janė nė pajtim. Sepse pėrmendja e Mekės nė hadithin e Fatimes ėshtė e vėrtetuar te Muslimi dhe tė tjerė, siē u pa nė hadithet nga Amiri nga Fatimeja.

    Poashtu nė njė transmetim tė Ahmedit (6/241) me zinxhir nga Davudi – ibėn Ebi Hind – nga Amiri nga Ajsheja deri te Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, shkurtimisht qėndron: "Dexhalli nuk do tė hyjė nė Meke e as nė Medinė".
    Them: Senedi i tij ėshtė i vėrtetė sipas kushteve tė Muslimit.
    Edhe Ibėn Mende e ka transmetuar kėshtu pėrafėrsisht.
    Katėr: Nga Ebu Hurejre, radijallahu anhu, i cili ka thėnė: Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, ka thėnė: "Nė hyrjet e Medinės ka melekė, aty nuk mund tė hyn epidemia e as dexhalli".
    E transmeton Buhariu (4/76), Muslimi (4/120), Ahmedi (2/237 dhe 331), dhe ed-Dani (128/2) me disa zinxhirė nga Ebu Hurejre, radijallahu anhu.
    Poashtu nė zinxhir tjetėr tė Ahmedit (2/483) me kėtė teskt: "Medineja dhe Mekeja janė pėrplot me melekė, nė ēdo hyrje tė tyre...".

    Ndėrsa nė transmetim tjetėr tė Muslimit dhe Ebu Ja'lasė gjithashtu (292/2 – kopje nga libraria) qėndron: "Dexhalli do tė vijė nga Lindja, ambicja e tij ėshtė tė hyjė nė Medinė saqė arrinė te kodra e Uhudit, por melekėt do ta detyrojnė tė kthehet kah Shami, dhe atje do tė shkatėrrohet".

    Pesė: Nga Ebu Bekrete eth-Thekafij, i cili ka thėnė: Shumė bisedė u bė rreth Musejlemetul kedhdhabit, para se tė sqaronte Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, ēėshtjen e tij.
    Pėr atė person, Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, ka thėnė: "Sa i pėrket ēėshtjes sė kėtij personi pėr tė cilin keni bėrė shumė bisedė, ai nuk ėshtė mė tepėr se njė nga tridhjetė gėnjeshtarėt e mėdhenj qė do tė paraqiten para kijametit. Poashtu dijeni se, nuk do tė ketė asnjė vend qė nuk do ta kaplojė trishtimi i dexhallit, pėrveē Medinės, nė ēdo hyrje tė saj do tė ketė dy melekė qė do t'i rezistojnė trishtimit tė dexhallit".
    E transmeton Abdurrezaki (20823), Ahmedi (5/41 dhe 47) nga Ebu Bekrete dhe nga tjetėr, gjegjėsisht nga Ma'meri nga Zuhriu nga Talha ibėn Abdullah ibėn Auf nga Ebu Bekrete.
    Them: Ky sened nė shikim tė parė duket i vėrtetė, sepse transmetuesit i ka tė plotėbesueshėm, gjegjėsisht tė Buhariut; por, ky Ma'meri i ka kundėrshtuar dy transmetuesė tjerė tė plotėbesueshėm. Ata janė: Ukajli – ibėn Halid el-Ejli – dhe Ibėn Ehi ibėn Shihab – emri i plotė: Muhammed ibėn Abdullah ibėn Muslim - , qė tė dy kanė thėnė: nga Ibėn Shihabi nga Talha se Ijad ibėn Musafiė e ka lajmėruar nga Ebu Bekrete.
    Transmetoi Ahmedi (5/46).
    Them: Senedi i dytė ėshtė mė i vėrtetė , ndėrsa, ky Ijadi ėshtė i panjohur (mexhhul). Por, ekziston hadith-ndihmės pėr pjesėn e dytė tė hadithit tė tij. Ai ka thėnė: Ibrahim ibėn Sa'di nga babai i tij nga gjyshi i tij nga Ebu Bekrete, radijallahu anhu, se Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, ka thėnė:
    "Trishtimi i dexhallit nuk mund tė hyjė nė Medinė, atėbotė ajo do t'i ketė shtatė dyer, nė ēdo derė nga dy melekė".
    Transmetoi Buhariu (4/76), Ahmedi (5/43 dhe 47), si dhe Hakimi e ka shėnuar nė Mustedrekun e tij, por kjo ėshtė gabim!
    Gjithashtu pėr kėtė hadith ekziston hadith-dėshmi nga Ebu Hurejre qė gjendet te Buhariu poashtu me numėr 5731, me zinxhir nga Maliku. Kjo gjendet nė librin "el-Muvattaė" (3/88).

    Gjashtė: Nga njė njeri prej shokėve tė Resulullahut, salallahu alejhi ue selem, ky hadith kaloi. (nė faqen 71).

    Shtatė: Nga Xhabir ibėn Abdullahu, edhe hadithi i tij kaloi (nė faqet 71-73), por sė shpejti vijon me zinxhir tjetėr.

    Tetė: Nga Ebu Seid el-Hudriju, kaloi. (nė faqet 77-78).
    Nėntė: Nga Abdullah ibėn Amri, poashtu kaloi. (nė faqen 81)
    Dhjetė: Nga Enesi, hadithi i tij ėshtė i njėjtė sikur hadithi i Ebu Hurejres nė dy Sahihėt.
    E transmeton Buhariu (7134), Tirmidhiu (2243), Ibėn Hibbani (6766) dhe Ahmedi (3/202, 206 dhe 277).
    "Shoku Mjekesise"

  5. #25
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anėtarėsuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    23. Nė ēdo hyrje qė do tė mundohet ta kalojė pėr tė hyrė nė ato dy qytete, do ta takojnė melekė me shpata tė nxjerrura nga kėllėfi.
    Paragrafi 23: Ka disa hadithe:
    Njė: Nga Fatime bint Kajsi, pak para e pėrmendėm tekstin. (fq. 82-83).

    Dy: Nga Xhabiri poashtu, ai ka thėnė:
    Njė ditė, Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, hypi nė minber dhe tha: "O njerėz! Nuk kam dalur pėr t'u treguar ndonjė lajm qė mė ka ardhur nga qielli (dhe e pėrmendi hadithin e Xhessase-sė shkurtimisht, aty thuhet Ai ėshtė dexhalli, toka do t'i nėnshtrohet pėr katėrdhjetė ditė, pėrveē tokės sė Tajbe-sė".
    Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, ka thėnė: "Tajbeja ėshtė Medina, nė ēdo derė tė saj do tė ketė melek, qė me shpatė tė hequr nga kėllėfi e pengon, njėashtu edhe nė Mekė".
    E transmeton Ebu Ja'la nė Musnedin e tij (fq. 112/2 dhe 113/2) me dy zinxhirė nga Muhammed ibėn Fudajli, i cili thotė: na ka treguar Velid ibėn Xhemiė nga Ebu Selemete ibėn Abdurrahman nga Xhabiri, radijallahu anhu.
    Them: Ky sened ėshtė hasen, dhe atė sipas kushteve tė Muslimit.
    Hejthemiu (7/346) ka thėnė: "E transmeton Ebu Ja'la me dy senede. Transmetuesit e njėrit sened janė transmetues tė Sahihėve".
    Tre: Nga Mihxhen ibėn el-Edraė, i cili ka thėnė: Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, mė dėrgoi nė njė punė, e pastaj mė takoi nė njė prej rrugėve tė Medinės. Hypi nė kodrėn e Uhudit, por edhe unė hypa me tė. U kthye kah Medina dhe i tha: "E mjera ti – apo: e mjera ajo - ! Vend, qė do ta braktisin banorėt e saj kur frutet do t'i ketė mė tė pjekura se kurrė, ato frute do t'i hanė shpezėt dhe kafshėt e egra. Poashtu, nė dashtė Allahu, nė tė nuk do tė mund tė hyjė dexhalli. Saherė qė do tė tentojė tė hyjė, nė ēdo hyrje tė Medinės do ta pengojė melek me shpatė tė hequr nga kėllėfi".
    E transmeton Hakimi (4/427) dhe ka thėnė: Senedin e ka sahih! Nė kėtė e ka pėlqyer Dhehebiu!
    Them: Ky sened ka zinxhir tė kėputur (munkatiė), siē do tė vijon sqarimi.
    "Shoku Mjekesise"

  6. #26
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anėtarėsuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    24. Dhe ashtu, derisa tė arrijė te kodrina e vogėl, te vendi i shėllirtė.



    Paragrafi 24: Ka disa hadithe:
    Njė: Nga Ibėn Omeri, radijallahu anhuma, i cili ka thėnė: Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, ka thėnė:
    "Dexhalli do tė zbretė nė kėtė kėnetė, afėr njė hendeku. Gratė janė ato qė mė sė shumti do tė shkojnė pas tij. Do tė vijė ēėshtja deri aty qė mashkulli tė kthehet te e dashura e tij, te nėna e tij, te bija e tij, te motra e tij dhe te halla e tij pėr t'i lidhur, nga frika se do t'i bashkangjiten dexhallit. Pas kėsaj, muslimanėt do tė triumfojnė mbi tė dhe do ta vrasin atė dhe grupin e tij. Saqė, jehuditė do tė fshehen pas drunjve e gurėve, por guri e druri do t'i thotė muslimanit: Pas meje kam njė jehudi, vrite!"
    E transmeton Ahmedi (2/67) dhe Hanbeli nė el-Fiten (51/2-52/1).
    Them: Senedi i kėtij hadithi do tė ishte hasen, po tė mos transmetonte Muhamed ibėn Is'haku me "nga-nga" .

    Dy: Nga Ebu Seid el-Hudriju, radijallahu anhu, me zinxhir tė plotė:
    "Do tė vijė dexhalli, por do ta ketė tė ndaluar tė hyjė nė Medinė. Atėbotė, njė njeri do t'i dalė pėrpara...".
    E kanė transmetuar Dy dijetarėt dhe tė tjerė, e pėrmendėm mė parė me tekstin e Abdurrezakut. (fq.77-78).
    Tre: Nga Mihxhen ibėn el-Edraė, se Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, njerėzve u tha:
    "Dita e triumfit, ē'ėshtė dita e triumfit? Dita e triumfit, ē'ėshtė dita e triumfit? Dita e triumfit, ē'ėshtė dita e triumfit? I thanė: E ē'ėshtė ajo ditė e triumfit? Tha: Do tė vijė dexhalli, dhe do tė hypė nė kodrėn e Uhudit, do ta shikojė Medinėn dhe do t'u thotė shokėve tė tij: a e shihni atė pallatin e bardhė? Ajo ėshtė xhamija e Ahmedit. Pastaj do tė afrohet mė tepėr, por nė ēdo hyrje tė qytetit do tė takojė melek me shpatė tė hequr nga kėllėfi. Atėherė, do tė ndalet te kėneta e Xhuruf-it , aty do t'i pėrplasė kėmbėt njėherė dhe nė Medinė do tė ketė tri dridhje, prej sė cilės ēdo dyftyrėsh e dyftyrėshe, ēdo mėkatar e mėkatare do tė dalin nga Medina, pėr t'iu bashkangjitur atij. Kjo ėshtė dita e triumfit".
    E transmeton Ahmedi (4/338), Hanbeli (46/2-47/1) dhe Hakimi (4/427 dhe 543) dhe ka thėnė: "Sahih sipas kushteve tė Muslimit", dhe nė kėtė e ka pėlqyer Dhehebiu.
    Vlerėsimi do tė ishte ashtu si kanė thėnė ata dy, po tė mos kishte kėputje tė zinxhirit midis Abdullah ibėn Shekikut dhe Mihxhenit. Midis tyre ėshtė futur Rexhaė ibėn Ebi Rexhaė el-Bahilij nė njė trasnmetim tė Ahmedit dhe Hanbelit (46/1). Ky sened ėshtė mė i vėrtetė sesa senedi i parė. Nė pėrgjithėsi, sėbashku me hadithet-dėshmi, themi se senedi ska ndonjė problem.
    Katėr: Nga Xhabir ibėn Abdullah, radijallahu anhu, i cili ka thėnė:

    Shikoi Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, nga njė lartėsi, ku ishim sėbashku dhe tha: "Sa tokė e mirė qė ėshtė Medina. Dexhalli kur tė paraqitet, nė ēdo hyrje do tė ketė melek qė do ta pengojnė hyrjen e tij. Pas kėsaj, Medina do t'i ketė tri dridhje, ashtuqė nuk do tė mbetet dyftyrėsh e as dyftyrshe pa nxituar kah ai, por gratė do tė jenė mė sė shumti qė shkojnė pas tij. Ajo ėshtė dita e triumfit. Ėshtė dita, kur Medina do tė pastrohet nga tė ligat, ashtu sikurse gjyryku e pastron dryshkun nga hekuri. Me tė do tė jenė 70 mijė jehudi, qė tė gjithė me mentelė dhe shpata, por nė vendin ku mblidhen vėrshimet e shiut, (melekėt) do t'i bijnė nė qafė (pėr ta penguar hyrjen e tij).
    Pastaj, Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, shtoi: "Nuk ka pasur dhe nuk do tė ketė deri nė ditėn e Kijametit, sprovė mė tė madhe sesa sprova e dexhallit. Ēdo pejgamber ia ka tėrhequr vėrejtjen popullit tė vet nga ai. Unė do t'ju tregoj lidhur me tė diēka qė asnjė pejgamber nuk i ka treguar popullit tė vet", e vendosi dorėn te syri dhe tha: "dėshmoj se Allahu nuk ėshtė i verbėr".

    E transmeton Ahmedi (3/292) dhe djali i tij nė "es-Sunne" (138).
    Them: Transmetuesit i ka tė plotėbesueshėm, gjegjėsisht transmetues qė i kanė pranuar edhe Dy dijetarėt; pėrveē Zuhejrit – ibėn Muhammed el-Hurasani –tek i cili ka dobėsi.
    Ibėn Kethiri ka thėnė: "Ky sened ėshtė i mirė, dhe Hakimi e ka vlerėsuar pėr sahih".
    Ky hadith, ka edhe zinxhir tjetėr, nė "el-Ihsan" (6616), por shkurtimisht.
    Pesė: Nga Enes ibėn Maliku, i cili ka thėnė: Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, ka thėnė: "Kur tė dalė dexhalli, do tė ecė gjithė tokėn, pos Mekės e Medinės. Kur t'i afrohet Medinės, nė ēdo hyrje tė saj do tė takojė melekė tė rreshtuar. Atėherė, do tė ndalet tė kėneta e Xhuruf-it, aty, do t'i pėrplasė kėmbėt njėherė, e Medina do tė dridhet tri herė, ashtuqė do tė delė pas tij ēdo dyftyrės dhe dyftyrėshe".
    E transmeton Buhariu (1/466 – Europė), Muslimi (8/206-207), Ahmedi (3/191, 206, 238 dhe 292), Hanbeli (47/1 – 48/2) dhe ed-Dani nė el-Fiten (127/2- 128/1).
    "Shoku Mjekesise"

  7. #27
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anėtarėsuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    25. Pastaj, do tė ndodhin nė Medinė tri dridhje tė forta, ashtuqė nuk do tė mbetet asnjė dyftyrėsh apo dyftyrėshe pa dalur tek ai (dexhalli).

    Paragrafi 25: Pėr kėtė ka katėr hadithe:
    Njė: Nga Enesi.
    Dy: Nga Xhabiri.
    Tre: Nga Mihxheni.
    Qė tė tre hadithet i kemi pėrmendur.
    Katėr: Nga njė njeri prej Ensarėve nga disa prej shokėve tė Muhammedit, salallahu alejhi ue selem, kanė thėnė: Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, foli pėr dexhallin dhe tha:
    "Do tė afrohet te kėnetat e Medinės, por do ta ketė tė ndaluar tė hyjė brenda. Pas kėsaj, nė Medinė do tė ketė njė apo dy dridhje, prej tė cilės ēdo dyftyrėsh e dyftyrėshe do tė delė nga Medina pėr tė shkuar pas dexhallit. Pastaj niset kah Shami derisa tė arrijė te disa kodra tė Shamit, dhe do t'i rrethojė banorėt e saj. Ndėrsa muslimanėt tjerė atėbotė, do tė jenė tė strehuar nė njė nga majet e maleve tė Shamit. Aty, dexhalli do t'i rrethojė prej poshtė. Pasiqė muslimanėt do tė kalojnė njė kohė tė gjatė nė kėtė bela, njėri nga muslimanėt do tė thotė: O muslimanė, deri kur do tė qėndroni kėshtu, ndėrsa armiku i Allahut mbisundon me tokėn tuaj?! Nuk keni ēka tė humbni, mund tė fitoni njė nga dy tė mirat, tė bėheni shehidė apo tė triumfoni? Aty, do tė japin besėn pėr vdekje, njė besė qė vetėm Allahu e di se ėshtė e sinqertė. Pastaj, do t'i kaplojė njė terr, saqė njeriu nuk mund tė sheh dorėn e tij. Atėherė, do tė zbret Isai, biri i Merjemes dhe sėrish iu kthehet shikimi, e aty do tė shohin njė njeri me parzmore. Njerėzit do t'i thonė: Kush je ti o rob i Allahut? Thotė: Unė jam rob dhe i dėrguar i Allahut, shpirt nga Ai, fjalė e Tij, Isai i biri Merjemes, zgjidhni njėrėn nga tre gjėrat: tė dėrgojė Allahu dėnim pėr dexhallin dhe ushtrinė e tij nga qielli, t'i pėrmpijė toka apo t'i bėjė armėt e juaja fitimtarė e armėt e tyre tė mposhten. Thonė: Kėtė tė fundit o i dėrguar i Allahut! Dėshirojmė t'i shėrojmė dhimbjet e gjokseve tona. Atėbotė, do tė mund tė shohish jehudiun e madh, tė gjatė, qė ha dhe pi shumė, por nuk do tė ketė forcė pėr tė mbajtur njė shpatė pėr shkak tė trishtimit. Atėherė, ngriten pėr nė luftė dhe triumfojnė menjėherė. Kur dexhalli do ta sheh Isain do tė shkrihet ashtu si shkrihet plumbi, e Isau do t'i afrohet dhe do ta mbysė".
    E transmeton Abdurrezaku (20834) nga Amėr ibėn Ebi Sufjan eth-Thekafij, nga njeriu prej ensarėve.
    Them: Ky sened transmetuesit i ka tė plotėbesueshėm, gjegjėsisht transmetues qė i kanė pranuar edhe Dy dijetarėt; pėrveē njeriut nga ensarėt, sepse nuk i dihet emri. Por, ka mundėsi qė tė jetė sahabij, sepse Thekafijun qė e pėrmendėm ėshtė tabiin dhe transmeton nga Ebu Musa el-Esh'arij dhe tė tjerė. Nėse ėshtė sahabij, atėherė senedi ėshtė sahih, sepse emri i sahabiut edhe nėse nuk dihet nuk prishė gjė, tek ehli suneti.
    "Shoku Mjekesise"

  8. #28
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anėtarėsuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    26. Dhe kėshtu, (kėto dridhje) do ta pastrojnė Medinėn, ashtu si e pastron gjyryku dryshkun e hekurit.
    27. Kjo ditė do tė quhet dita e pastrimit.

    Paragrafi 26: Ekzistojnė dy hadithe-dėshmi:
    Njė: Hadithi i Xhabirit, qė kaloi (89-90). Aty thuhet: "Ajo ėshtė dita e triumfit. Ėshtė dita, kur Medina do tė pastrohet nga tė ligat, ashtu sikurse gjyryku e pastron ndryshkun nga hekuri".
    Dy: Hadithi i Ebu Hurejres, radijallahu anhu, se Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, ka thėnė: "A e dini se Medina ėshtė sikurse gjyryku qė e pastron ndryshkun. Nuk do tė ndodhė kijameti pėrderisa Medina nuk pastrohet nga tė kėqinjtė, ashtu sikurse gjyryku qė e pastron ndryshkun e hekurit".
    E transmeton Muslimi (4/120).

    Paragrafi 27: Ka dy hadithe:
    Njė: Nga Mihxhen ibėn el-Edraė, kaloi (fq. 89)
    Dy: Nga Xhabir ibėn Abdullahu, kaloi poashtu (fq. 89-90)
    "Shoku Mjekesise"

  9. #29
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anėtarėsuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    28. Ummu Shurejki bija e Ebul Akrit tha: O i dėrguar, po ku do tė jenė arabėt atėbotė? Tha: Atėbotė ata do tė jenė pak.


    Paragrafi 28: Ka dy hadithe, poashtu:
    Njė: Nga Ummu Shurejk, e cila ka thėnė: Kam dėgjuar Resulullahun, salallahu alejhi ue selem, duke thėnė: "Njerėzit do tė ikin nga dexhalli nėpėr male", Ummu Shurejk tha: O i dėrguar i Allahut, ku do tė jenė arabėt atėbotė? Tha: "Ata do tė jenė pak".
    Transmeton Muslimi (8/207), Tirmidhiu (3926) dhe Ahmedi (6/462).
    Dy: Nga Ajsheja, radijallahu anha, se Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, ka treguar rreth mundimeve tė shumta qė do tė jenė nė kohėn e dexhallit. Thash: O i dėrguar i Allahut! Ku do tė jenė arabėt atėbotė? Tha: "Oj Ajshe, arabėt, atėbotė do tė jenė pak". Thash: Atėbotė, besimtarėt ēka do tė mund tė hanė? Tha: "Atė qė munden melekėt: tesbihu, tekbiri, tahmidi dhe tehlili ". Thash: Cila pasuri, atėbotė, do tė jetė mė e mira? Tha: "Djali i fortė, qė do t'i jep familjes ujė pėr tė pirė, ndėrsa ushqim nuk do tė ketė".
    E transmeton Ahmedi (6/125), Hanbeli (47/2), Ebu Ja'la (3/1133) nga Hammad ibėn Seleme nga Alij ibėn Zejd nga Hasani nga Ajsheja, radijallahu anha.
    Them: Ky sened ėshtė i dobėt. Hasan el-Basriju ėshtė mudelis; ndėrsa Alij ibėn Zejdi - ėshtė ibėn Xhed'ani – ėshtė i dobėt.
    Ka gabuar Hejthemiu, kur ka thėnė (7/335): "e transmeton Ahmedi dhe Ebu Ja'la me transmetues tė librave tė vėrteta"!

    29. Shumica e tyre do tė jenė nė Bejtul Makdis.(Kuds-Palestine)
    Paragrafi 29: Nuk kam gjetur asnjė hadith-dėshmi thote sheik Albani.

    30. Udhėheqės (imam) i tyre do tė jetė njė njeri i mirė.
    Paragrafi 30: Pėr kėtė dėshmon hadithi i Alijut, radijallahu anhu, i cili ka thėnė: Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, ka thėnė: "Mehdiu do tė jetė nga ne, oj familja ime. Allahu do ta pėrmirėsojė pėr njė natė".
    Ky hadith ėshtė i vertetė, ėshtė i shėnuar nė librin "silsiletus sahiha" (2371).
    "Shoku Mjekesise"

  10. #30
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anėtarėsuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    Zbritja e Isait(Jezusit) Birit te Merjemes.


    31. Gjatė kohės kur ky imam do tė dalė pėr t’ua falė njerėzve sabahun, befasi do tė zbresė Isai(Jezusi) biri i Merjemes. Imami fillon tė ecė mbrapa me qėllim qė Isai tė dalė imam. Isai i mėshon mes dy shpatullave, dhe i thotė: Ecė para dhe falu, sepse ikameti u thirrė pėr ty. Ashtuqė delė imam.

    Paragrafi 31: Pėr kėtė dėshmojnė disa hadithe:

    Njė: Nga Othman ibėn Ebil As, i cili ka thėnė: Kam dėgjuar Resulullahun, salallahu alejhi ue selem, duke thėnė: "Do t'i posedojnė muslimanėt tre rajone: njė rajon aty ku takohen dy detet, njė rajon nė Hajre (الحيرة ) dhe njė rajon nė Sham. Njerėzit do t'i pėrjetojnė tre trishtime, dhe dexhalli delė pėr t'i penguar njerėzit por do tė pėsojė humbje nga ana e Lindjes. Rajoni i parė tė cilin do ta shkelė ėshtė rajoni ku takohen dy detet, banorėt e tė cilit do tė ndahen nė tre grupe. Njė grup do tė thonė: Tė afrohemi dhe tė shohim se ēka ėshtė? Grupi tjetėr do t'iu bashkangjitet beduinėve, ndėrsa grupi tjetėr do tė bashkangjitet me njerėzit e rajonit mė tė afėrt qė kanė. Dexhalli me vete do tė ketė 70 mijė njerėz, qė tė gjithė tė veshur me mantele. Mė sė shumti do ta pasojnė jehuditė dhe gratė.
    Pastaj, shkon te rajoni tjetėr, edhe aty njerėzit ndahen nė tre grupe. Njė grup do tė thonė: Tė afrohemi dhe tė shohim se ēka ėshtė? Grupi tjetėr do t'iu bashkangjitet beduinėve, ndėrsa grupi tjetėr do tė bashkangjitet me njerėzit e rajonit mė tė afėrt qė kanė, nė perėndim tė Sham-it.
    Muslimanėt do tė tėrheqen nė vendin Akabetu Efik, por do tė dėrgojnė njė grup tė tyre, tė cilėt do tė plagosen, dhe kjo do t'u vie shumė rėndė. Pas kėsaj do t'i godet njė uri dhe lodhje shumė e rėndė, saqė njeriu do tė pjekė litarin e fortė pėr ta ngrėnė.
    Nė kėtė gjendje, nė njė kohė tė syfyrit, dikush do tė thėrret: O njerėz, ju erdhi ndihma (tre herė). Njerėzit do t'i thonė njėri-tjetrit: Ky zė ėshtė i ndonjė njeriu tė ngopur!
    Ashtuqė, nė kohėn e namazit tė sabahut, Isai, alejhi selam, do tė zbresė, ndėrsa udhėheqėsi i myslimanėve, do t'i thotė: O shpirt nga Zoti, dil imam. Isai, alejhi selam, do t'ia kthejė: Ky ummet ka udhėheqėsin e tij. Atėherė, del udhėheqėsi imam, e pas namazit, Isai, alejhi selam, do tė kapė mburojėn e tij dhe do tė niset drejt dexhallit. Kur dexhalli do ta sheh, do tė fillojė tė shkrihet ashtu si shkrihet plumbi. Isai, me mburojė nė gjoks, atė do ta vrasė ndėrsa pasuesit e tij do tė pėsojnė humbje. Atėbotė, ata nuk do tė gjejnė mbrojtje askund. Saqė, druri do tė flasė: O besimtar! Ja, njė kafir. Edhe guri do tė flet: O besimtar! Ja, njė kafir".

    E transmeton Ahmedi (4/216-217) dhe Hakimi (4/478-479).
    Them: Ky sened transmetuesit i ka tė plotėbesueshėm, gjegjėsisht transmetues tė Muslimit; pėrveē Alij ibėn Zejdit – ai ėshtė Ibėn Xhed'an- i cili ėshtė i dobėt.

    Dy: Nga Xhabir ibėn Abdullahu. Hadithi i tij kaloi. (fq. 71-73).
    Por, Muslimi e ka transmetuar (1/95) pjesėn qė dėshirojmė ta verifikojmė nė kėtė paragraf nga Ebu Zubejri, se ai e ka dėgjuar Xhabir ibėn Abdullahun me zinxhir tė plotė, me kėtė tekst:
    "Do tė vazhdon njė grup nga ummeti im tė luftojnė nė tė vėrtetė, do tė jenė fitimtarė deri nė ditėn e Kijametit. Kur tė zbret Isau, alejhi selam, udhėheqėsi i tyre do t'i thojė: Eja dhe dil imam. Ai do t'ia kthejė: Jo, udhėheqėsi ėshtė nga ju dhe kjo ėshtė dhuratė prej Allahut pėr ju".
    Ky hadith ėshtė i bėrė tahrixh nė "Silsiletus Sahiha" (1960). Poashtu e ka transmetuar ed-Dani (142/2).

    Tre: Nga Ebu Hurejre, radijallahu anhu. Ky hadith kaloi (fq.54) me kėtė tekst:
    "Pastaj, do tė zbret Isau, biri i Merjemes, alejhi selam, nga qielli dhe do tė delė imam. Kur do ta ngritė kokėn nga rukuja e tė thotė: Semiallahu limen hamideh, Allahu do ta shkatėrrojė dexhallin dhe muslimanėt do tė triumfojnė".

    Katėr: Nga Nevas ibėn Sem'ani, hadithi i tė cilit kaloi. (fq.56-58)
    Pesė: Nga Ajsheja, edhe hadithi i saj kaloi. (fq.59-60)

    Gjashtė: Nga disa shokė tė Resulullahut, salallahu alejhi ue selem, poashtu folėm pėr tė. ((fq.91-92)

    Shtatė: Nga Semure, radijallahu anhu, se Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, thonte:
    "Dexhalli do tė dalė patjetėr, syrin e majtė do ta ketė tė verbėr, dhe mbi tė njė gungė tė vrazhdė. Ai do tė ketė mundėsi tė shėrojė verbėrinė e lebrozėn, do t'i ngjallė tė vdekurit dhe do t'u thotė njerėzve: Unė jam zoti juaj. Ai qė e pranon duke thėnė: Po, ti je zoti im, ai veēse ka rėnė nė sprovė, ndėrsa kush thotė: Zoti im ėshtė Allahu, dhe tė qėndrojė me kėtė bindje deri ne vdekje, ai veēse ka shpėtuar nga ajo sprovė. Pas kėsaj nuk do tė ketė mė sprova as mundime.
    Dexhalli do tė qėndrojė njė kohė derisa tė zbret Isai, alejhi selam prej nga perėndimi. Do tė vijė si vėrtetues i Muhammedit, salallahu alejhi ue selem, dhe nė fe tė tij. Do ta vrasė dexhallin, e mė pas do tė ndodhė kijameti".

    E transmeton Ahmedi (5/13).
    Them: Senedi i kėtij hadith do tė ishte sahih, sikur Hasan el-Basriu tė mos transmetonte me "nga-nga". Por, Ibėn Haxheri nė el-Fet'h (6/478) bindshėm thotė se ky sened ėshtė hasen.

    Tetė: Nga Ebu Hurejre, radijallahu anhu, se Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, ka thėnė:
    "Si do tė jetė gjendja juaj, kur Isai, alejhi selam, do tė zbret [nga qielli], dhe do tė jetė udhėheqėsi juaj ( nė njė transmetim: do tė ju udhėheq) nga ju?". Ibėn Ebi Dhi'bi – njėri nga transmetuesit – ka thėnė: A e dini ē'do tė thotė: "do tė ju udhėheq nga ju"? d.m.th. Do tė ju udhėheqė me Librin e Zotit tuaj dhe sunetin e tė dėrguarit tuaj, salallahu alejhi ue selem.
    E transmeton Buhariu (6/384), Muslimi (1/94), Abdurrezaku (20841), Ahmedi (2/272 dhe 336), Ibėn Mende (41/2) dhe Bejhekiu nė el-Esmaė (fq. 424) dhe shtesa ėshtė e tij.

    -Me zinxhir tjetėr dhe tė plotė nga Ebu Hurejre, me tekstin:
    "Pasha atė, nė dorė tė Tė Cilit ėshtė shpirti im, pritet qė Isai, biri i Merjemes tė zbresė dhe tė jetė njė udhėheqės i drejtė. Do ta thyejė kryqin, do ta vrasė derrin dhe do t'i ndalė luftėrat. Pasuria do tė shtohet saqė nuk do ta pranojė askush. Njė sexhde, njeriut do t'i duket mė e mirė se gjithė dynjaja dhe ē'ka nė tė". Pastaj Ebu Hurejre tha: Nėse dėshironi lexoni ajetin:
    وَإِنْ مِنْ أَهْلِ الْكِتَابِ إِلاَّ لَيُؤْمِنَنَّ بِهِ قَبْلَ مَوْتِهِ وَيَوْمَ الْقِيَامَةِ يَكُونُ عَلَيْهِمْ شَهِيداً
    "Nuk ka asnjė nga ithtarėt e librit vetėm se ka pėr t'i besuar atij (Isait) para vdekjes sė vet, e nė ditėn e gjykimit ai dėshmon kundėr tyre". (Nisa 159).

    E transmeton Buhariu (6/382-383), Muslimi (93-94), Tirmidhiu (2234) dhe e ka vlerėsuar si sahih, et-Tajalisi (2/219/2782), Ahmedi (2/240, 272 dhe 538). Te tre tė fundit nuk gjendet leximi i ajetit, ai gjendet te transmetimi i Dy dijetarėve. Poashtu e transmeton Ibėn Maxhe (2/516), el-Axhurri (fq.381), Abdurrezaku (20840), ed-Dani (142/1-2) dhe Ibėn Mende nė el-Iman (41/1).

    -Me zinxhir tė tretė dhe tė plotė nga Ebu Hurejre, me tekstin:
    "Vallahi, do tė zbresė biri i Merjemes si njė udhėheqės i drejtė. Do ta thyej kryqin, do ta vrasė derrin dhe nuk do ta pranojė xhizjen. Do tė braktisen devetė e reja, askush nuk do tė nxitojė pas tyre. Do tė mėnjanohet koprracia, urrejtja dhe xhelozia, si dhe do tė shpėrndahet pasuria por, askush nuk do ta pranojė".
    E transmeton Muslimi (1/94), Ahmedi (2/494), el-Axhurri (fq.380) dhe Ibėn Mende (41/2).

    -Me zinxhir tė katėrt – nga Muhammed ibėn Sirini, – nga Ebu Hurejre e deri te Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, me tekst:
    "Dikush nga ju, i cili do tė jetojė do tė ketė mundėsinė ta takojė Isain, birin e Merjemes si njė udhėheqės tė udhėzuar dhe gjykues i drejtė. Do ta thyejė kryqin, do ta vretė derrin dhe do t'i ndalė mundimet e luftės".
    E transmeton Ahmedi (2/411).
    Them: Senedi i kėtij hadithi ėshtė sahih dhe sipas kushteve tė Dy dijetarėve.
    Ndėrsa nė njė transmetim tjetėr tė Ibėn Sirinit, thuhet:
    "Do tė zbret biri i Merjemes, i veshur me parzmore dhe rroba pėrafėrsisht tė verdha, mes ezanit dhe ikametit. Njerėzit do t'i thonė: Urdhėro! Thotė: Jo, imam do tė jetė imami qė keni, udhėheqėsat janė nga vetė ju".
    E transmeton Abdurrezaku (20838).
    Senedi ėshtė i vėrtetė, por deri te Muhammed ibėn Sirini (mektuė). Por, nėse e gjykojmė zinxhirin e plotė (deri te Resulullahu, salallahu alejhi ue selem), atėherė themi se ėshtė mursel.
    Ndėrsa, nė transmetim tjetėr nga Ma'meri, thuhet: "Ibėn Sirini kishte mendimin se njeriu pas tė cilit do tė falet Isai, ėshtė Mehdiju".
    E transmeton Abdurrezaku (20839).



    Me zinxhir tė pestė dhe tė plotė nga Ebu Hurejre, me tekstin:
    "Kur do tė zbret biri i Merjemes do ta vrasė derrin, do ta zhdukė kryqin, do tė unifikohet namazi pas tij, do tė ndahet pasuria, saqė nuk do ta pranojė askush, do ta anulojė tatimin (xhizjen). Do tė zbresė nė Revhaė, prej aty do tė fillojė haxhin apo umrenė apo tė dyjat". Pas kėsaj Ebu Hurejre, lexoi ajetin:
    وَإِنْ مِنْ أَهْلِ الْكِتَابِ إِلاَّ لَيُؤْمِنَنَّ بِهِ قَبْلَ مَوْتِهِ وَيَوْمَ الْقِيَامَةِ يَكُونُ عَلَيْهِمْ شَهِيداً
    "Nuk ka asnjė nga ithtarėt e librit vetėm se ka pėr t'i besuar atij (Isait) para vdekjes sė vet, e nė ditėn e gjykimit ai dėshmon kundėr tyre". (Nisa 159)
    . Handhale mendon se Ebu Hurejre lidhur me ajetin: "ka pėr t'i besuar atij (Isait) para vdekjes sė vet" ka thėnė: Ėshtė pėr qėllim vdekja e Isaut; andaj nuk e di se gjithė kjo, a ėshtė hadith nga Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, apo ėshtė fjalė e Ebu Hurejres, radijallahu anhu?!
    E transmeton Ahmedi (2/290-291).
    Them: Senedi i kėtij hadithi ėshtė sahih, sipas kushteve tė Muslimit. Pjesėn ku thuhet se ai do tė zbret nė Revhaė, e transmeton poashtu el-Ihlal (4/60), Abdurrezaku (20842), ed-Dani (144/1) dhe Ibėn Mende (41/2).

    -Me zinxhir tė gjashtė dhe tė plotė nga Ebu Hurejre, me tekstin:
    "Mes meje dhe tij (d.m.th. Isait) nuk ka pasur pejgamber, por ai do tė kthehet. Kur ta shihni, njiheni: Ėshtė njeri me ngjyrė tė pėrzier mes tė kuqes dhe tė bardhės. Do tė ketė tė veshur rroba, pėrafėrsisht tė verdha. Koka do t'i duket sikurse e lagur. Do t'i luftojė njerėzit nė emėr tė Islamit, do ta thejė kryqin, do ta vretė derrin dhe nuk do ta pranojė mė xhizjen. Nė kohėn e tij Allahu do t'i shkatėrrojė tė gjitha fetė pėrveē Islamit. Poashtu [nė kohėn e tij, Allahu] do ta shkatėrrojė mesihun [gėnjeshtar], dexhallin. [Atėherė do tė pėrhapet siguria nė tokė, saqė luanėt do tė kullosin sėbashku me devetė, panterėt sėbashku me lopėt dhe ujqit sėbashku me dhentė. Ndėrsa, fėmijėt do tė lozin me gjarpėrinjė pa u dėmtuar aspak]. Do tė qėndrojė nė tokė katėrdhjetė vjetė, e pastaj do tė vdesė dhe muslimanėt do t'ia falin xhenazen [dhe do ta varrosin].
    E transmeton Ebu Davudi (2/214) dhe ky ishte konteksti i tij, Ibėn Hibbani (1902 dhe 1903), Ahmedi (2/406 dhe 437), Ibėn Xherir nė tefsirin e tij (nr. 7145), el-Axhurri (fq. 380) dhe Abdurrezaku (20845) me shtesė: "Dhe lutja do tė jetė vetėm, pėr Zotin e botėrave". Pėr kėtė shtesė ka hadith-dėshmi nė zinxhirin vijues.
    Them: Senedin e ka tė vėrtetė, ashtu e ka vlerėsuar edhe Hafidh Ibėn Haxheri, poashtu ėshtė i bėrė tahrixh nė "Silsiletul ehadithis sahiha" (2182).

    -Me zinxhir tė shtatė dhe tė plotė nga Ebu Hurejre, me tekstin:
    "Pritet qė, Isai biri i Merjemes tė zbresė si gjykatės dhe udhėheqės i drejtė dhe do ta vrasė derrin, do ta thejė kryqin dhe lutja do tė jetė vetėm njė".
    E transmeton Ahmedi (2/394).
    Them: Senedi i tij ėshtė hasen.

    -Me zinxhir tė tetė dhe tė plotė nga Ebu Hurejre, por pa fjalinė e fundit, dhe me kėtė shtesė:
    "Do tė kthehet paqa, shpatat do tė pėrdoren nė vend tė drapėrave, tė sėmurit do tė shėrohen, qielli do tė lėshojė riskun dhe toka do tė nxjerr bereqetin, saqė fėmijėt do tė lozin me gjarpėrinj pa frikė se do tė sulmohen. Ujku do tė qėndrojė me dhentė, luani me lopėt dhe nuk do t'i sulmojnė".
    E transmeton Ahmedi (2/482-483) nga Fulejhu, nga el-Harith ibėn Fudajl el-Ensari, nga Zijad ibėn Sa'di, nga Ebu Hurejre, radijallahu anhu.
    Them: Pėr fjalėn e Ibėn Kethirit lidhur me kėtė sened (1/169): "I mirė, i fortė, i shėndoshė", unė kam rezervė nga dy aspekte:

    Njė: Kėtė Zijad ibėn Sa'din – el-Medenij el-Ensarij – e ka pėrmendur Ibėn Ebi Hatimi nė librin e tij (1/2/533) si transmetim tė djalit tė tij, Sa'd ibėn Zijadit, i cili poashtu transmeton nga Ebu Hurejre. Dhe, pėr tė njėjtin, nuk ka pėrmendur fjalė tė mira apo tė kėqija. Ndėrsa, Ibėn Hibbani e ka numruar nė librin e tij eth-Thikat (1/73).

    Dy: Ky Fulejhi – ibėn Sulejman el-Huzai – edhepse ėshtė nga transmetuesit e Dy dijetarėve, ai gabon shumė. Ashtu ka thėnė Ibėn Haxheri nė et-Tekrib.
    Them: Mė mirė ėshtė te themi se ky sened ėshtė i fortė, por sėbashku me senedet e mėparshme.

    -Me zinxhir tė nėntė dhe tė plotė nga Ebu Hurejre, me kėtė tekst:
    "Nuk do tė ndodhė kijameti, pėrderisa romakėt tė mos vijnė nė A'mak apo Dabik . Drejt tyre do tė niset njė ushtri nga Medina, atėbotė ata do tė jenė njerėzit mė tė mirė. Pasi do tė rreshtohen, romakėt do tė thonė: "Na lironi rrugėn qė t'i luftojmė kėta qė na patėn robėruar". Muslimanėt do tė thonė: Jo vallahi, nuk lejojmė t'i dėmtoni vėllezėrit tanė. Atėherė, fillon lufta dhe njė e treta e ushtrisė do tė humbė, njė e treta do tė vritet – ata janė shehidat mė tė mirė tek Allahu – ndėrsa e treta tjetėr do tė triumfojė dhe nuk do tė bijnė nė sprova asnjėherė. Kėta do ta ēlirojnė Kostantinopojėn (nė njė transmetim: do tė arrijnė nė Konstantinopojė dhe do tė fitojnė plaēkėn)
    (e nė transmetim tjetėr: A keni dėgjuar pėr njė qytet, gjysma e tė cilit ėshtė nė tokė e gjysma tjetėr nė detė? Thanė: Po, o i dėrguar i Allahut! Tha: Nuk do tė ndodhė kijameti, pėrderisa tė mos e sulmojnė shtatėdhjetė mijė myslimanė (benu Is'hak). Kur tė arrijnė aty, nuk do tė luftojnė me armė e as qė do tė gjuajnė me shigjeta. Ata do tė thonė: La ilahe il-lall-llah, Allahu Ekber dhe menjėherė do tė dorėzohet pjesa qė ėshtė nė detė. Kur tė thonė pėr sė dyti: La ilahe il-lall-llah, Allahu Ekber, do tė dorėzohet pjesa e qytetit qė ėshtė nė tokė. E kur tė thonė pėr sė treti: La ilahe il-lall-llah, Allahu Ekber, u hapen dyert e qytetit, hyjnė aty dhe e fitojnė plaēkėn)
    Kėshtu, duke e ndarė plaēkėn dhe shpatat t'i kenė lėnė anash, shejtani do t'u thėrret: Mesihu [dexhalli] veēse ka arritur te familjet e juaja. Ata menjėherė do tė dalin edhepse kjo ėshtė gėnjeshtėr, [do tė lėnė ēdo gjė dhe do tė nisen pėr tu kthyer]. Kur tė arrijnė nė Sham, dexhalli do tė delė.
    Pastaj, duke u rreshtuar dhe pregatitur pėr luftė, do tė thirrė ikameti i namazit [namazit tė sabahut] dhe Isau, biri i Merjemes do tė zbretė dhe do tė delė imam. Kur ta shohė armiku i Allahut, do tė fillohet tė shkrihet sikurse kripa nė ujė. Po ta linte, do tė shkrihej derisa tė shkatėrrohej, por, Isau do ta vretė me dorė dhe gjaku i tij do tė duket nė shtizėn e Isaut".

    E transmeton Muslimi (8/175-176) me kontekstin qė e pėrmendėm, poashtu edhe transmetimin tjetėr me tė gjitha shtesat (8/187-188), ed-Dani (113/1-2 dhe 121/2) qė tė dy transmetimet; dhe Hakimi (4/482) me transmetimin e dytė dhe shtesat, dhe thotė: "Sahih, sipas kushteve tė Muslimit, por nuk e kanė transmetuar ata Dy"!

    Me kėtė fjalė, ka gabuar kur thotė se Muslimi nuk e ka transmetuar.
    Them: Pėr njė pjesė tė kėtij hadithi ekziston hadith-dėshmi nga Abdullah ibėn Mes'udi, tė cilin e transmeton Jesir ibėn Xhabir, i cili thotė:
    Ishte njė fortunė e kuqe nė Kufe, dhe erdhi njė njeri me sjellje tė ulėt dhe tha: O Abdullah ibėn Mes'ud, erdhi kijameti. Abdullahu ishte i mbėshtetur, pastaj, u ulė dhe tha: "Nuk do tė ndodhė kijameti, pėrderisa trashėgimia tė mos dėshirohet e as nga plaēka e luftės dikush tė gėzohet". Pastaj, bėri me dorė kah Shami dhe tha: "Armiq, qė do tė tubohen kundėr muslimanėve dhe muslimanėt do tė tubohen kundėr tyre", thash: Ke pėr qėllim romakėt? Tha: "Po. Nė atė luftė do tė ketė dezertim tė madh. Atėherė, muslimanėt do tė formojnė njė grup nga ushtria pėr tė vdekur e pėr tė mos u kthyer pėrveē si fitimtarė. Do tė luftojnė aq, derisa t'i ndajė nata nga armiku. Secili grup do tė mbrapset, por asnjėri fitimtar. Ashtuqė, ai grup do tė anulohet. Muslimanėt, sėrish do tė formojnė njė grup nga ushtria pėr tė vdekur e pėr tė mos u kthyer pėrveē si fitimtarė. Do tė luftojnė aq, derisa t'i ndajė nata nga armiku. Secili grup do tė mbrapset, por asnjėri fitimtar. Ashtuqė, ai grup do tė anulohet. Pastaj, pėrsėri, muslimanėt do tė formojnė njė grup nga ushtria pėr tė vdekur e pėr tė mos u kthyer pėrveē si fitimtarė. Do tė luftojnė deri nė ngrysje dhe tė dy grupet do tė mbrapsen, por asnjėri fitimtar. Ashtuqė edhe ky grup do tė anulohet. Por, nė ditėn e katėrt, kundėr tyre do tė ngriten edhe muslimanėt tjerė, ashtuqė armiku do tė pėsojė disfatė. Aty do tė bėjnė njė luftė – ose tha: qė nuk do tė ketė si ajo, apo tha: qė nuk ka ndodhur sikur ajo – saqė edhe zogu qė do tė fluturojė pranė tyre, do tė bjerė i coftė. Nė kėtė luftė, prej ēdo njėqind ushtarėve, i gjallė do tė mbetet vetėm njė, ashtuqė, nuk ka pėr ēfarė plaēke tė luftės tė gėzohet dikush apo ēfarė trashėgimie duhet ndarė?! Nė kėto momente, do tė dėgjojnė diē edhe mė tė keqe, do tė arrijė lajmi se dexhalli ka arritur nė familjet e tyre. Dhe, menjėherė do tė heqin dorė nga pasuria dhe nisen pėr tu kthyer nė familjet e tyre, duke i caktuar dhjetė kalorės si pararojė". Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, tha: "Unė vėrtetė i di emrat e tyre, emrat e baballarėve tė tyre dhe ngjyrėn e kuajve tė tyre. Atėbotė, ata janė kalorėsit mė tė mirė nė sipėrfaqen e tokės".

    E transmeton Ahmedi (1/435) dhe Muslimi (8/177-178).

    -Me zinxhir tė dhjetė dhe tė plotė nga Ebu Hurejre, me kėtė teskt:
    "Do tė zbretė Isau, biri i Merjemes dhe do ta thejė kryqin, do ta vretė derrin dhe nuk do ta pranojė xhizjen, si dhe, nė kohėn e tij, Allahu do ta shkatėrron dexhallin. Ashtuqė, e ngritur do tė jetė vetėm fjala e Allahut, Zotit tė botėrave".
    E transmeton ed-Dani (143/2) dhe Ibėn Mende (41/2) me sened tė mirė.
    Kėto pra, janė dhjetė zinxhirė tė ndryshėm vetėm pėr hadithin e Ebu Hurejres. Dhe me kėtė, arrinė gradėn e hadithit mutevatir globalisht, por jo edhe detajisht.

    Hadithi i nėntė: Nga Hudhejfe ibėn el-Jeman, me tekst sikur hadithi i Ebu Hurejres, tė cilin e pėrmenda mė parė, por mė i plotė. Aty pėrmendet vendi: Akabetu Efik; poashtu thuhet: "Kur tė ngriten pėr t'u falur, do tė zbretė Isau, biri i Merjemes, imam pėr ata . Pas namazit do tė thotė: Mė lironi rrugėn, ta arrij armikun e Allahut. (Ebu Hazimi tha: Ebu Hurejre ka thėnė: Do tė fillojė tė shkrihet, ashtu si shkrihet gjalpa nė diell. Ndėrsa Abdullah ibėn Amėr ka thėnė: ashtu si shkrihet kripa nė ujė), Allahu do t'i bėjė muslimanėt fitimtarė, pastaj do ta thyejnė kryqin, do ta vrasin derrin dhe do ta anulojnė xhizjen".
    E transmeton Ibėn Mende (95/2) dhe Hakimi (4/490-491), i cili ka thėnė: "Sahih, sipas kushteve tė Muslimit", dhe nė kėtė e pėlqeu Dhehebiu.

    Unė them: Nė atė sened gjendet Halef ibėn Halifeh el-Eshxhei, i cili edhepse ėshtė saduk (i drejtė) nga transmetuesit e Muslimit, atij nė fund tė jetės i janė pėrzier informatat, por hadithi i tij sėbashku hadithet-dėshmi, konsiderohet i mirė.
    Ndėrsa, fjala "senedi i tij ėshtė sahih", tė cilėn e tha Ibėn Haxheri (6/478) pasiqė tregoi se kėtė hadith e transmeton Ibėn Mende, ėshtė fjalė e thėnur me harresė apo lehtėsim.

    Dhjetė: Nga Hudhejfe ibėn Esidi, i cili ka thėnė:
    "...por, dexhalli do tė paraqitet kur tė pėrhapet urrejtja mes njerėzve, kur tė dobėsohet feja dhe kur tė degjenerohen njerėzit nė brendinė e tyre. Atėherė, ai do tė shkelė ēdo luginė, e gjithė toka do t'i palohet sikurse gėzofi i dashit. Do t'i afrohet Medinės, atė qė delė nga Medina do ta mbisundojė dhe askujt nuk do t'i lejojė tė hyjė nė Medinė. Pastaj, do tė shkojė te kodra Ilija, ku do tė rrethojė njė grup nga muslimanėt. Ata qė e pėrmbajnė kėtė grup, do tė thonė: Ē'pritni, pse nuk e luftoni kėtė zullumqar derisa ta takoni Allahun apo tė triumfoni? Atėherė, fillojnė tė organizohen qė nė mėngjes tė luftojnė. Por, kur do tė gdhijnė, Isau biri i Merjemes, veēse do tė jetė aty, i cili do ta vretė dexhallin dhe do ta fitojė ushtrinė e tij. Bile druri, guri e dherishtja do tė thonė: O besimtar, tek unė ėshtė njė jehudi, vrite".
    E transmeton Hakimi (4/529-530), dhe Abdurrezaku (20827) shkurtimisht. Ndėrsa, Hakimi ka thėnė: "Senedi ėshtė sahih", dhe nė kėtė e ka pėlqyer Dhehebiu, dhe ashtu ėshtė.

    Njėmbėdhjetė: Nga disa shokė tė Resulullahut, salallahu alejhi ue selem, ky hadith kaloi. (91-92)
    "Shoku Mjekesise"

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •