Paragrafi 17: Pėr kėtė paragraf ka disa hadithe:17. Prej sprovave tė tij: tė kapė njė njeri dhe ta vretė.
.
Njė: Nga Ebu Seid el-Hudriju, i cili ka thėnė: Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, na foli pėr dexhallin, nė mes tjerash tha:
"Do tė paraqitet dexhalli, ai do ta ketė tė ndaluar tė hyjė nė Medinė. Atėbotė, njė njeri [i ri e i fortė] [nga besimtarėt], i cili do tė jetė njeriu mė i mirė ose prej mė tė mirėve, do t'i delė dexhallit pėrpara dhe do t'i thotė: Ti je dexhalli, pėr tė cilin Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, na ka treguar pėr tė. Dexhalli thotė: Po ta kisha vrarė kėtė njeri dhe ngjalli, a do tė kishit dyshuar se unė jam zot? Thonė: Jo. Ashtuqė, e vretė atė njeri dhe e ngjallė. Kur tė ngjallet, ky njeri do tė thotė: Pasha Allahun, sikurse sot, asnjėherė nuk e kam pasur mė tė qartė ēėshtjen se ti je dexhalli. Do tė synojė ta vretė pėrsėri, por nuk do tė mundet".
Nėpėrmjet Abdurrezakit e transmeton edhe Ibėn Hibbani (6763).
Nga Abdurrezaku e ka transmetuar edhe Ahmedi (3/36) por pa shtesėn e Ma'merit qė e pėrmendėm.
Gjithashtu e ka transmetuar edhe Buhariu (13/86-88), Muslimi (8/199), Ibėn Mendeh (95/1) me rrugė tjetėr nga Zuhriu. Por Muslimi shtoi: "Ebu Is'haku ka thėnė: Thuhet se ai njeri do tė jetė Hidri, alejhi selam".
Them: Emri i Ebu Is'hakut ėshtė Ibrahim ibėn Muhammed ibėn Sufjan, asket i njohur. Ėshtė njėri nga transmetuesit e librit "Sahihul Muslim", siē ka qenė Ijadi, Neveviu etj. Kėtė e thotė me vendosmėri edhe Hafidh Ibėn Haxheri (13/88-89)
Them: Kėtij teksti i ka paraprirė edhe dėgjimi i Ma'merit (qė kaloi), por ajo nuk ėshtė argument ngase nuk dihet se prej kujt e ka dėgjuar atė. Por, edhe tė dihej se kush e ka thėnė atė fjalė, sėrish nuk ka argument ngase zinxhiri do tė ishte i kėputur (mektuė). Si dhe, Hidri ka vdekur para Resulullahut, salallahu alejhi ue selem, sipas mendimit mė tė vėrtetė tė dijetarėve. Pėr kėtė shkak, Ibnul Arabi ka thėnė: "Kam dėgjuar se dikush thotė: dexhallin do ta vretė Hidri. Por, pėr kėtė pretendim nuk ekziston argument".
Dy: Nga njė njeri prej shokėve tė Resulullahut, salallahu alejhi ue selem, kaloi nė faqen 71, aty thuhej:
"Do tė merr njė njeri dhe do ta vretė, pastaj do ta ngjallė, e mė pas nuk do tė mund ta vret askėnd".
Tre: Nga Nevvas ibėn Sem'ani, kaloi nė faqen 56-58, nė tė thuhej: "Pastaj do tė thėrret njė djalosh tė ri, do t’i bjerė me shpatė dhe do ta ndajė dukshėm nė dy pjesė. Pastaj, do ta thirrė sėrish, e ai do tė ngritet i buzėqeshur".
Pesė: Nga Abdullah ibėn Amri, vijon nė paragrafin vijues.
Krijoni Kontakt