Ben Blushi dhe nje panel analistesh debatojne mbi bojkotin e opozites dhe strategjine e Edi Rames per tu perballur me rezultatin e zgjedhjeve te 28 qershorit 2009, si dhe qendrimeve brenda Partise Socialiste mbi bojkotin pas Asamblese Kombetare te PS-se dhe ne prag te skadimit te mandateve te deputeteve te saj sipas Kushtetutes.
Te ftuar ne studio: Prec Zogaj, Artur Zheji, Blendi Kajsiu, Mark Marku, Clirim Peka dhe Andrea Stefani (Opinion nga Blendi Fevziu, TV Klan, 18 janar 2010).
Ben Blushi deklaroi se Edi Rama po tregon nivele mediokriteti ne drejtimin e opozites dhe Partise Socialiste. "Edi Rama me politiken e tij te bojkotit dhe te mitingjeve nuk ka arritur as te detyroje Sali Berishen te hape kutite as te coje vendin drejt zgjedhjeve te parakoheshme," tha Blushi, sipas te cilit Rama e tregoi qe nuk eshte i after te largoje Berishen nga pushteti. Sipas Blushit, pushteti nuk mund te merret me truke televizive, duke hipur ne nje varke (ne zonat e permbytura ne Shkoder) apo duke mbajtur ne kurriz nje thes me miell.
Per Blushin tashme eshte e qarte qe strategjia e bojkotit ka deshtuar politikisht dhe nuk i ka sjelle asnje fitore Partise Socialiste. Ai tha se Edi Rama po e perdor bojkotin thjesht per te qendruar ne krye te opozites dhe Partise Socialiste dhe jo per ta kthyer ate ne pushtet.
Ne cilesine e njerit prej pese deputeteve te “Levizjes per Mendimin Ndryshe” brenda Partise Socialiste, Blushi konfirmoi se do te futet ne parlament javen e pare te marsit. Ai kembenguli se Edi Rama ka humbur ne strategjine e tij te bojkotit te Kuvendit, dhe tha gjithashtu se nje nga premistat e bojkotit ne infit te Edi Rames eshte dhe mosmarrja pjese ne zgjedhjet lokale ne vitin 2011 nga frika e humbjes.
Ben Blushi vuri ne dukje faktin qe Edi Rama nuk rrezikoi pushtetin e tij bashkiak ne zgjedhjet e pergjithshme te vitit te kaluar, dhe duke vazhduar te jete ne krye te Bashkise dhe njeheresh te Partise Socialiste, ai i ka nenshtruar sips Blushit deputetet e PS dhe i ka detyruar ata te qendrojne jashte Parlamentit.
Ne replike me analistet Blushi tha se vendimi per te bojkotuar parlamentin u morr nga Rama vetem pasi Blushi dhe disa te tjere ne forumet drejtuese te PS-se i kerkuan Rames te pranoje pergjegjesine e humbjes se zgjedhjeve te 2008-es, cka sipas precedentit dhe statutit te kesaj partie nenkuptonte qe Rama duhet te largohej nga kreu i PS-se. "Te nesermen Rama shpalli strategjine e bojkotit" tha Blushi.
Duke demaskuar mungesen e demokracise brenda Partise Socialite, Blushi deklaroi gjithashtu se kur i erdhi radha te fliste ne Asamblene e Partise Sociliste kamerat u nxorren jashte, dhe se kutite e votimeve te Partise Socialiste ne rizgjedhjen e Rames ne krye te PS pas humbjes se zgjedhjeve te pergjithshme ishin manipuluar me keq se kutite e 28 qershorit 2009.
Blushi gjithashtu kritikoi qendrimin sipas tij absurd te Edi Rames ndaj reagimit te nderkombetareve dhe presionit te vazhdueshem te tyre per thyerjen e bojkotit dhe futjen ne Parlament te opozites, duke vene ne dukje se politika shqiptare nuk mund te injoroje Evropen nderkohe qe kerkon te behet pjese e saj.
Krijoni Kontakt