Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 26
  1. #1
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-05-2009
    Postime
    1,130

    Një gjeni nga mesi ynë!

    Një gjeni nga mesi ynë

    ”Është rast i vetëm në botë që në këtë moshë të depërtoi aq shumë në probleme mjaft serioze siç është rasti me Valmirin. Ai e ka një mendjembrehtësi të rrallë dhe aftësi të jashtëzakonshme për të gjurmuar në shkencën e Matematikës” shprehet me krenari mr Armend Shabani, asistent i FSHMN-Matematikë në Prrishtinë.


    Të shkruash në këso rastesh për ta informuar opinionin e gjerë për njeriun që po rritet në mesin tonë, dhe për punën që ai po bënë në fushën e Matematikës, është nder dhe krenari për mua e për çdo njeri që ia donë të mirën popullit dhe atdheut të vet. Është fjala për Valmir Krasniqin, gjeniun nga fusha e Matematikës, i cili për moshën që ka, ka bërë diçka që askush deri me tani nuk ka arritur ta bëjë jo vetëm në trojet tona por edhe më larg. Ai me punën që ka bërë deri me tani, u ka hapur shtigje të reja matematicientëve që të qojnë përpara me një vrull të madh lëmi të caktuara shkencore.

    Valmiri vjen nga fshati Begaj (ish Novosella e Begut), komuna e Vushtrrisë, ku edhe ka lindur më 9.12.1989. Shkollën fillore dhe të mesme i ka mbaruar në Vushtrri. Ka regjistruar fakultetin e Matematikës në vitin shkollor 2008/2009, dhe tani është student i vitit të dytë në këtë fakultet.

    Ky djalosh ka disa punime shkencore me recension ndërkombëtar në fushën e Analizës matematike dhe atë në lëminë e teorisë së funksioneve të Eulerit (funksionet gama), ku ka arritur të bëjë aplikimin e disa funksioneve të tilla në zgjidhjen e inekauacioneve, punë kjo që nuk ka arritur ta bëjë askush nga matematicientët më të shquar që i njeh historia e njerëzimit. Punimi i parë i Valmirit nga kjo fushë është “Disa veti të p-gama funksioneve”, i cili në thelb ka përgjithësimin e këtyre funksioneve. Ky punim do të botohet në një revistë profesionale të nivelit të lartë shkencor në Tajvan, në fillim të vitit. Prezantimi i këtij punimi është bërë nga autori në seminarin javor të Matematikës (nën udhëheqjen e prof.dr.Naim Braha), në Qershorin e kaluar.


    Është realitet mahnitës se Valmiri ka arritur që vetëm brenda vitit 2009 t’i bëjë disa punime nga teoria e funksioneve gama, prej të cilave njëmbëdhjetë janë të pranuara nga recensentët ndërkombëtar, botimi i të cilave pritet të bëhet brenda vitit të ardhshëm në revista të caktuara profesionale. Ai pohon se ka edhe punime të tjera, të cilat janë gati për dërgim në ndonjë revistë profesionale. Esenca e këtyre punimeve është përgjithësimi i rezultateve të hulumtimeve të matematicientëve me renome botërore, si Horst Alzer nga Gjermania (i ka më shumë se 200 punime shkencore), Fenk Qu Bai (i ka më se 80 punime shkencore) nga Kina, Kristian Berg nga Danimarka ,etj.


    Duke e parë aftësinë e jashtëzakonshme të Valmir Krasniqit në punën e tij hulumtuese, i kanë afruar bashkëpunim profesor me famë botërore, siç është rasti i Toufik Mansur nga Izraeli, me të cilin Valmiri është bashkautor i tri punimeve nga fusha e gama funksioneve.

    Valmiri është bashkautor edhe me disa mësimdhënës vendor të Matematikës, dhe atë me Mr. Armend Shabanin, Dr. Naim Brahën dhe Faton Merovcin, të gjithë mësimdhënës në FSHMN nga Prishtina.
    Shkencëtari ynë i ri me respekt të madh flet për mësimdhënësit e vet që e kanë ndihmuar në aspektin metodologjik dhe profesional për kompletimin e punimeve si dhe përkthimin e tyre në gjuhën angleze, në mesin e të cilëve janë Dr. Ramadan Zejnullahu, ligjërues, Mr. Armend Shabani,asistent dhe Dr. Naim Braha, ligjërues.
    Për aftësinë e jashtëzakonshme hulumtuese të Valmirit, flasin me respekt dhe krenari mësimdhënës dhe kolegë të tij,e në veçanti me një mburrje të posaçme flet mr Armend Shabani, ku në mes tjerash shprehet:

    ”Është rast i vetëm në botë që në këtë moshë të depërtoi aq shumë në probleme mjaft serioze siç është rasti me Valmirin.Ai e ka një mendjemprehtësi të rrallë dhe aftësi të jashtëzakonshme për të gjurmuar në shkencën e Matematikës”.
    Këto pak fjalë që i shkrova më sipër, mendoj se janë një myzhde për popullin shqiptar në përgjithësi dhe për neve matematicientët në veçanti se edhe në mesin tonë po rritet një gjeni i rangut të shkencëtarëve të mëdhenj që me respekt i kujton historia e shkencës, e në të njëjtën kohë konsideroj se kjo duhet të jetë një sinjal për Qeverinë tonë, se personave të tillë siç është Valmiri duhet t’iu krijojë kushte pune dhe t’i ndihmojë financiarisht, ashtu siç bëhet në të gjitha vendet e botës së civilizuar.


    Si përfundim lirisht mund të them se kush e kupton çka është emancipimi kombëtar dhe avancimi në botën moderne, duhet të krenohet me Valmir Krasniqin dhe të punojë që të përparojë duke shfrytëzuar talentin e rrallë që ka ai.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anëtarësuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    bravo i lumte

  3. #3
    100 % shqiptar Maska e Milkway
    Anëtarësuar
    08-01-2007
    Vendndodhja
    In the land of eagles
    Postime
    7,375
    Kur e kam lexu sot kete artikull , me te vertet me ka len mbresa te jashtzakonshme .

    Ky i bashkangjitet Qendrimit ne rrugen e shkencave te matematikes per mi tregu botes se edhe prej UP dalin gjenit qe habisin boten .

    I uroj suksese te metutjeshme .

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Bardhi
    Anëtarësuar
    06-09-2002
    Postime
    708
    Kjo pune eshte per qdo lavdate. Suksese te reja.
    =======================
    JU NJE HAP - PUNA DY...

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ketu mund te gjeni informacion per nje nga matematicienet gjenial te koheve moderne .. ruso-jahudiun grigori perelman.

    ky djale shkelqeu ne gjimnazet ruse e me von ne universitet e njohura ruse dhe u be i famshem dhe ne boten universitare te usa-s e vendeve tjera..

    ..

    mirpo .. mirpo..

    sot grishja nuk eshte me ai djali i qeshur e simpatik i gjimnazit..
    matematika e ka futur ne nje bote tjeter.. bote me tjera permasa e tjera forma qe vec mendja e tij di te udhetoje.. por gjithsesi nje bote pa gezime normale si gjith njerezia..dhe.. grishja sot as mesuesit te tij te shkolles nuk ja hap deren.. e apartamentit te tij modest ne peterburg..

    prandaj po e sjell kte faqe qe.. mesuesit e valmirit e shoket e tij e familja te ken kujdes qe valmiri te mos ster-ster lodhet.. e te mos shkeputet nga moshataret e gezimet qe i jep mosha..

    pra te mos e humbin si njeri..

    ju shoket e shoqet e tije.. kuptojeni mire valmirin..

    suksese atij..




    http://en.wikipedia.org/wiki/Grigori_Perelman


    .

  6. #6
    jom mo i bukri katunit Maska e TikTak
    Anëtarësuar
    26-04-2005
    Postime
    1,633
    i gjeni osht ai qe i bon gjonat natyrshem po u sforcu.

    po nuk e kon fajin kalamojt e kon fajin prind se dun me u mbur para lagjes ene fisit ene ja shkatarrojn jeten kalamaut gjeni. kshu dojshin me ma bo ene mu kur isha ne fillore dojshin qe un te mersha dy klasa periheresh se isha shum i qut. i thosh me rruni mullaqet se un meqe jom i qut do studjoj 5 minuta ene do luj 5 ore hahahahahahahahahahaha
    no glove no love

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Daja-GONI
    Anëtarësuar
    21-03-2006
    Postime
    1,546
    Shpresoj shume qe ky djalosh te mbetet ne Shqiperi e mos te " blihet " nga te huajt si eshte bere mode ne kohe te fundit. Kam pase nje shok, qe ka qene shume i zoti ne matematike. Menjehere mbas studimeve e morren ne Slloveni, i ofruan kushte aq te volitshme sa qe nuk pat force ti refuzoj. Tash punon per kompanine Gorenje.

    Shteti yne duhet qe ne keso raste te beje perjashtime. Keta duhet stimuluar dhe perkrahur sidomos materjalisht. Duhet nje fond i posaqem per kete kategori njerzish.

    Pergezime hapesit te temes. Une me te vertete u gezova shume

  8. #8

  9. #9
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Tash Rockfelleret e kapin kete dhe dergojn ne Amerikë, sikur qe e morren edhe at djaloshin Lavdim gashin a si quhej.

    Keshtu edhe me pare i merrni njerzit e dalluar sikur shkencetar tjeter dhe pastaj beheshin Mason
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  10. #10
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-05-2009
    Postime
    1,130
    Jo Fisnik, se kete e kemi muslim

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •