-
Femijet dislektik(δυσλεξια)
Kam bindjen absolute(?), ne baze te kerkimeve dhe njohurive te shumta, gje te cilen e krijova nepermjet internetit, qe vajza ime 13 vjecare eshte nje femije dislektik. Dihet qe kjo nuk eshte semundje , por dhunti.
Per ta ndihmuar ate dhe veten si prind, e dergoj dy here ne jave nje qender per femijet me veshtiresi ne mesime dhe dislektik. Nuk shikoj asnje perparim, pervec ankthit te sime bije qe po i shtohet cdo dite e me shume, sepse nuk i perballon dot provimet e lendeve teorike. Gjerat neper qendra te tilla jane disi paradoksale dhe me ritme te ngadalta qe nuk te japin ndonje ndihme te perballjes se problemit.
Kerkoj ndonje keshille ose metode thene me mire, nga ata qe kane patur ose kane te tilla eksperienca per njerezit qe kane simptoma dislektikesh(nuk e di nese e kam shqiptuar mire kete fjale ne shqip si term), se si mundem une vete t'i ofroj femijes time ndihme, duke e lehtesuar ate ne leximin dhe kapjen e informacionit ne mesimet e lendeve teorike.
p.s. kjo teme eshte vetem per ata qe njohin c'eshte dislektika(δυσλεξια), ndaj nuk eshte nevojshme te shkruaj se c'eshte, cilat jane simptomat etj.....
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt