Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1

    Krist Gjinaj: Kishat shqiptare ndėr shekuj

    Nga Krist Gjinaj


    ".....shqiptarėt kurrė nuk kanė shkelur mbi tokėn e fqinjve tė tyre; ndėrsa kėto tė fundit, pėr shekuj me radhė, nuk kanė pushuar sė invaduari nėpėrmjet inkursioneve tė tyre tė pėrjetshme, propagandės dhe diplomacisė sė tyre intensive, nė territorin e pellazgėve tė lashtė ose tė kombit ilirian,
    pasardhės tė tė cilėve janė shqiptarėt."
    (Fan.S.Noli-Letėr drejtuar kryeministrit anglez, Lloyd George, nė konferencėn e paqes)


    Duke u bazuarė ne tė gjitha faktet historike, nė faktet e krishterizimit tė trojeve Arbnore qysh nga koha e pėrhapjes se fes sė krishter, shumė thjeshtė mundemi tė nxjerrim ne konkludim se tė gjitha kishat ortodokse ne tokat shqiptare nuk janė pronė e Serbisė apo Greqisė por janė pronė e shqiptarve ,prona tė dokumentuara tė shqiptarve.
    Serbet , shumė vonė filluan tė egzistojnė si komb.
    Kishat ortodokse janė dhe kan qenė dhe do tė mbersin pronė e shqiptarve.
    Serbet dhe shovenistet tjerė , keto prona i uzurpuan pasi qe ne pjesen dermuese te shqiptarve kėto prona mohoheshin dhe nuk u pelqenin si prona te "shqiptarve".
    Me kalimin e shqiptarve nga besimi i krishter ne atė islam , keto kisha mbeten sikur tė ishin prona te huja e jo tė shqiptareve ish-tė krishter.
    Shtrirja e serbve qoftė nga ana kulturore apo fetare u mundesoj atyre njė qendrim shekullorė ne trojet tona autoktone shqiptare.
    Nese u referohemi burimeve te vjetra historike dhe atyre arkeologjike , ne nuk e kemi fare veshtirė tė e verejm dhe tė e kuptojmė se keto kisha ortodokse janė tė ndertuara para ardhjes se serbeve ne tokat tona.
    Ne kishen e Decanit , gjejmė shkrimiet e prifti shqiptar tė shkruar ne gjuhen latine dhe se prapė , serbet pohojnė se ato janė kishat e tyre duke harruar se ,kėta , krishterimin e moren nga priftat shqiptar , nga vendi ku Shen Pali e predikoj fen e krishtit pra neper iliri.
    Qendrat e para tė krishtera tė themeluara nga veprimtaria predikuese e apostujve dhe pėrkrahėsve tė tyre ilirė nga shekulli I deri nė shekullin e IV (kur krishterimi u bė fe zyrtare) vėrtetohen nėpėr qytete si Durrėsi, Butrinti, Onhezmi (Saranda), Jerikoja(Orikumi), Vlora, Apolonia, Amantia, Bylisi (Balshi), Antipatrea (Berati), Skampis (Elbasani), Scodra (Scutari, Shkodra), Albanopolis, Lyhnidi (Ohri), etj.
    Iliria u bė qė nė fillim njė nga trevat kryesore tė pėrhapjes sė fesė sė krishterė pėr vetė lashtėsinė dhe shtrirjen e madhe tė popullsisė sė saj, zhvillimin e madh qytetės me kryeqendra tė tilla si Durrėsi, Apolonia, Shkodra etj "Gjate periudhes 731 deri 1054 dhe ne vazhdim, nga shqyrtimi I dokumentave arkivore te shumte ,verehen konkurrence ndermjet Romes dhe Konstandinopojes se kush te kete nen influence dioqezat e Ilirise/ Arberise duke arritur edhe ne beteja te pergjakeshme."(“On the contribution of the catholics in Albania”, 2000.)
    Kisha ortodokse ishte e e administruar nga patrikana autoqefale e Ohrit, e cila kishte nė varėsi edhe peshkopatėn e Beratit.Kjo kishė ishte e angazhuar nė mbledhjen e taksave pėr sulltanin dhe nga studimet shihet se patrikana ka qenė njė shėrbyese e zellshme nė kėtė drejtim dhe pėr ketė ,osmanet (turqit) vendosen parimin fetar si tė vetmin qė dallonte kombėsinė dhe prandaj myslimanet i quanin turq dhe tė krishterėt greke. Ka shumė tė dhėna qė edhe disa qarqe ekstremiste helene tė patrikanės kishin kohė qė e zbatonin kėtė parim tė pa fe duke kėrkuar helenizimin e tė gjithė tė krishterėve. Kuptohet qė si reaksion i kėsaj por edhe pėr zona influence Selia e shenjte solli shumė dergata nė Arbėri pėr tė ripėrtėrire krishterimin me qendėr Romen dhe pėr tė rujtur identitetin e pėrkatesis kombtare.
    As Krishterimi e as Roma nuk synoi nė asimilimin e popllit shqiptarė gjė e cila dėshmohet edhe pėr pėrkrahjen e pėrdorimit tė gjuhės shqipe gjate predikimeve. Kėtu duhet kėrkuar arsyeja e orientimit perėndimor drejt Romės qofte e princ Dhimitrit mė 1208 qofte e Skėnderbeut nė mesin e shekullit XV.Katolicizmi ėshtė qelsi i rujtjes se identitetit te paster shqiptarė.
    Predikimi i fes ne menyren e fshehtė nga sundimi truko-islam ndikoj nė dobesimin shpirterorė tė shqiptarve dhe pėr ketė u vendos qė tė mbahet mbledhja e "Kuvendit tė Arberit" ose "Koncili i Arberit" nė Merqi tė Zadrimes mė 20 korrik 1703 nėn kryesine e Tivarit dhe me bekimin e papa Klementit XI ( Kelmendi) ku u moren shumė vendime tė rėndėsishme pėr konsolidimin e kishės katolike nė Shqipėri siq ishin ndalimi i fshehjes se pėrkatėsisė fetare , ndalimi i predikimit fshehtas nga priftėrinjtė pėr kėta besimtare kriptokristiane etj. Nė kėtė kuvend katoliket u shprehen hapur edhe kundėr ortodokseve.
    Kur jezuitet erdhen nė Shqipėri ata i“u pėrkushtuan shumė shpejt natyres.kultures,arkeologjis dhe tradites shqiptare.Źshtė pėr tė marrė shembull se ne mes tė jezuiteve dhe franceskaneve nuk kihste ansjehere polemika apo konkurrenca dhe kėta nuk arritėn asnjėherė nė krize tė kishės katolike shqiptare, pėr mė tepėr ato kishin bashkuar gjithnjė pėrpjekjet pėr tė siguruar perkrahes nė fuqitė e mėdha si Austria e cila kishte ndikuar pranė portės sė larte pėr tė mbrojtur interesat e katolikeve dhe kishte financuar pėr kishėn katolike shqiptare.
    Ishim tė katolik dhe na donte Evropa.
    Por tė i ri-kthehemi pak historis sė kishave serbe.
    Edhe pse ,deri ne vitin 1740 serbet nuk kishin ndonjė Bibel ne gjuhen e tyre , ata do tė mundoheshin qė kishen ortodokse tė tyre tė e lidhin me ritin grek ku kėtu edhe do tė formoheshin serbet si komb, e krejt kjo ishte njė mund dhe punė e "dijetarit" Vuk Karaxhiq, perderisa i lartė cekuri benė edhe perkthimin e Dhjates se re.Bibla ne gjuhen serbe pėr herė tė parė pėrkthehet nga prifti Gavilė Stefanė Vencloviq, i cili ne vitin 1740 kishte pėrkthyer shkrimet e shenjta nė gjuhėn serbe popullore.Venkloviqin e gjejmė edhe ne shumė shkrime tė tjera tė literatures serbe si shkrimtar.
    Sa i perket kishave ortodokse shqiptare , Akademik Mark Krasniqi thotė;
    “ Historia e Kosovės nuk fillon me Nemanjiqėt.Manastirėt ortodokse nė Kosovė merren sot si “ argumente ” pėr tė treguar “ lashtėsinė ” e popullatės serbe nė kėto vise. Por shkenca e mirėfillt dhe e vėrteta historike i hedhė poshtė edhe kėto pretendime, sepse kėto manastire ( kisha ) sic janė Gracanica ( Prishtinė ) dhe Shna Prenda ( Sveta Petka,Lenishka, nė Prizren ) nuk i ka ndėrtuar kral Millutin Nemanjiqi nė shek. XIV, por ato janė aty shumė mėherėt, nga koha e sundimit tė Bizantit ( Greqisė ) nė kėto vise, kurse Millutini vetėm ka bėrė nė to disameremetime, shtresa e zbukurime." ( “ Rilindja ,” e datės 2 qershor 1990, faqe10 ).
    “ Ėshtė vertetuar se nga numri shumė i madh i kishave tė vjetra serbe, emri i tė cilave ėshtė shkruar nė to… serbėt nuk kanė pasurfare traditė tė vetėn as nė ndėrtimtari, as nė artin epikturės” (Studiuesi serb Pero Sljepceviq)
    Edhe pse, islamizimi i dhunshem i popllit shqiptarė pas ardhjes se sundimit osman ishte i pranishem ne tokat tona , kriptokrishterimi i shqiptarve u ruajt brez pas brezi, mirpo , nė qarqet islame tė prirė nga osmanlinjet dhe ata shqiptarė qė e quanin vetveten me shumė "musliman e turk " sesa shqiptarė, ndikoj qė urrejtja ndaj kishave tė jetė aq e madhe saqe harruam cdo gjė qė ishte e jona , emrin, fisin ,kishen etj dhe pėr ketė arsye, sundimi i perandoris osmane nė tokat toka e shqiptaris, e vonoj rritjen dhe ndjenjen e nacionalizmit ne shoqrin shqiptare.Shqiptaret, si subjekt i Perandoris Osmane ndaheshin ne grupe , duke mos marrė parassysh etnicitetin apo gjuhen por besimin fetar. Ngaqe shumė Shqiptar ishin tė besimit musliman ata klasifikoheshin si turq dhe kjo vazhdon deri ne vitet e vona ,saqe nė kongresin e Berlinit nga zyrtaret Evropjan , deklarohej haptas se nuk egziston njė komb i ashtuquajturė shqiptarė.
    Thenja e turqve "ku eshte shpata eshte feja" i referohet pervojave te tyre politike dhe shtypese ,pėrderisa nė shekulli i XVIII kjo ideologji u intensifikua pėr islamizimin e popllit tė krishter nė atė islam. Intensifikimi i tillė u rritė pėr shkak tė kėrcenimit i cili u paraqit nga luftrat Ruso-Turke.Nė ketė kohė ,pėr shkak tė nevojes ushtarake ,turqit e filluan njė politikė pėr islamizim saqe islamizmi i popullates filloj tė behet ne menyren ma tė dhunshme dhe sensitive,shkak ky qė tė krijohet njė lidheshmeri fetare e tė shuhet edhe me shumė ndjenja kombtare.Pėr tė konvertuarit ne islam ishin shumė privilegje tė ndryshme,merrnin dhurata dhe tokave u uleshin taksat por sherbimi ushtarak ishte njė obligim dhe domosdoshmeri ,shkak i rritjes sė numrit ushtarak osman.Turku i deshironte shqiptaret si ushtarė tė tij , sepse shumė shqiptar me fam , e deshmuan veten ne luftra neper vendet e ndryshme tė botes nen umbrellen e osmanlinjeve.Pėr ketė arsye , shqiptaret dhe tokat shqiptare quheshin si banor dhe provinca turke.
    Te dyshuar nga legjimiteti i subjektit te tyre si tė krishter,osmanet deshironin te krijonin nje grup te fort dhe kompakt duke i islamizuarė shqiptarėt,por njė islamizmim total dhe tė perkryer nuk e njofim ne tokat shqiptare.
    Edhe pse turqit shkaktonin nje amulli totale ne zhvillimet ekonomike, shumė Shqiptar e shikonin administrimin Turk si nje sens sigurie nga Sllavet dhe Greket dhe duke e harruar se ortodoksizmi nuk ėshtė i sllaveve dhe as i grekeve.Tė mbushur me urrejtjen islame , duke e mohuar kryq e kishė, shqiptaret filluan tė krijojn njė urrejtje ndaj kishave ortodokse duke menduarė se pėr ketė janė duke e ruajtur identitetin e tyre vetem nen frymen e islamit , cka nė fakt,nuk ėshtė aspak e vertet se identiteti i shqiptarit ėshtė ruajtur nė kėtė menyrė , sepse me islamin ,si e ceka me lartė ose me heret , me islamin ndjenja nacionale ishte filluar tė humbet permes shkrirjes ne fen , cka njė gjė e tillė nuk ndodhė ne krishterizem, por kur tė shuhet ndjenja nacionale, braktisja kulturore dhe arkeologjike ,atehere njė popull pa ketė quhet edhe i zhdukur ose nuk egziston.
    Pėr t“u hakmarrur pėr disfatat e tyre qė perandoria kishte pėsuar ne luften me Austrin dhe me vendet e krishtera ,ne vitin 1683 njifet si njė fillim i luftes sė gjatė mes Perandoris Osmane dhe Austris.Lidhja e shejtė pėrbehej nga tė krishteret.Mė 12 shator 1683 ushtria osmane u sulmua edhe nga njė ushtri prej25 000 vetėsh e pėrbėrė nga polakė, ukrainas dhe kazakė e komanduar nga mbreti polak Jan Sobeski.Mbreti polak ndoqi ushtrinė osmane gjatė tėrheqjes dhe e theu atė edhe nje herė nė Brigjet e Danubit.Kjo disfatė e ushtrisė osmane ngjjalli shpresa pėr dėbimin e osmanėve nga evropa.por realizimi i kėsaj kėrkonte bashkimin e forcave tė disa sheteteve.Pėr kėtė arsye nė vitin 1684 u krijua njė koalicion kundėrosman me emrin “Lidhaj e Shenjtė”,ku nė ketė koalicion merrnin pjesė Austria, Polonia, Venediku, Malta dhe pas dy vjetėsh hyri edhe Rusia.Mirpo, edhe shqiptaret kėrkonin njė lidheshmeri me boten e krishter .Po nė kėto vite tė kėtij shekulli, edhe tek shqiptaret filloj njė kėrkes pėr lirimin nga zgjedha turke.Njifet edhe Kuvendi i Dugagjinit (1601 1602) ku kėtu kanė marrė pjesė edhe krerė nga Shqipėria e sotme verilindore, ndėr ta edhe Andrea Kolėshi dhe Teta Kuka; i pari nga Kolshi i Tejdrinės dhe i dyti nga familja e shquar Kuka e Kukėsit dhe e Prizrenit, e njohur qysh nė kohėn e Skėnderbeut.Qėllimi i kėtij kuvendi ka qenė organizimi i luftės kundėr pushtuesit tė huaj turk.
    Njė organizmim dhe levizje pėr liri do tė organizohet edhe nga Pjeter Bogdani i cili bashkė me predikimin fetar dhe nėn petkun e klerikut ai edukonte te besimtarėt edhe ndjenjėn e dashurisė pėr liri e pėr atdhe dhe urrejtjen ndaj pushtuesėve osmane, nxiste dhe organizonte qėndresėn kundėr tyre dhe, jo rrallėherė, ka marrė pjesė drejtėpėrdrejt nė kryengritjet antiosmane qė shperthyen nė atė kohė.Gjatė luftės turko-veneciane (1664-1669), ai u pėrpoq qė tė organizonte veprime tė pėrbashkėta me venecianėt kundėr pushtuesve osmane.Nė konfliktin turko-austriak (1689) Pjetėr Bogdani mori malin pėr tė organizuar kryengritjen e armatosur, dhe, kur forcat austriake hynė nė Prishtinė, me ta u bashkuan edhe rreth 500 luftėtarė tė cilėt kronistet austriak i cilėsonin dhe i quanin "arnautė", d.m.th. shqiptarė. Bogdani ishte faktori vendimtar i kėtij bashkėveprimi, aq sa kronistet austriak, kur vdiq,Pjeter Bogdani mė 6 dhjetor 1689, nder tė tjera shkruajn: "me vdekjen e Pjetėr Bogdanit iku edhe fati ynė nė tokė".
    Por, serbet si tė krishter ne Evropė kishin njė mbrojtje mė tė madhe nga vendet Evropjane dhe fuqitė e medha,perderisa shqiptaret llogariteshin si musliman dhe turq.
    Shembull konkret mundemi tė marrim Pashallėkun e Beogradit gjatė sundimit Osman i cili ka qenė njėsi administrative ushtarake e Sulltanit. Nė vitet 1800 ka filluar clirimi i kėsaj hapėsire dhe ka vazhduar deri mė 1875 me qė rast janė cliruar dhe pastruar nga raca shqiptare dhe racat tjera ballkanike me pėrkatėsi fetare myslimane edhe 6 nahije tjera. Nga ky Pashallėk ka filluar krijimi i shtetit serb.Pra , shqiptaret deboheshin , masakroheshin , vriteshin dhe prapė njifeshin si banorė dhe shtatas tė "Babes Sulltan" e quditerishtė , pas tė gjitha kėtyre rrokadave , prapėseprapė, servohen tė dhena falso se islami ka mbrojtur identitetin kombetar shqiptar.Serbet rrezonin kishat e shqiptarve e ndertonin kisha tė tyre, turiqt rrezonin kisha shqiptare e ndertonin xhamia dhe hamame.
    Kur i referohemi tė dhenave pėrsa u pėrket kishave shqiptare tė Kosoves, atehere , duhet medsoemos tė kemi parasysh edhe diskutimin mė lartė, sepse shumė kisha u rrafshuan nga sunduesi turk dhe cdo gjė qė i pėrkiste shqiptarit u zhduk dhe thuja u eliminua total.Dua tė themė se fajin pėr aneksimin e kishave tė vjetra shqiptare e mbanė sundusi turk,ngase nga ai u dogjen dhe u humben shumė fakte historike, arkeologjike qė kishin tė bejnė me tė verteten e popllit me tė lashtė, pra popllit ilir.
    Profesori i ditur i gjeografisė nė Universitetin e Beogradit, serbi Jovan Cvijic, nė "The Geographical Reviev of New York", tė muajit maj 1918, nė artikullin e tij, "Shpėrndarja gjeografike e popujve ballkanikė", shkruan: "Shqiptarėt, ashtu sikur ėshtė e mirėnjohur, janė Ilirėt antikė. Pėrpara invazionit tė sllavėve tė Jugut, ilirėt zotėronin pjesėn pėrendimore tė Gadishullit, nga Danubi i Mesėm deri nė Epir.Epirotasit dhe maqedonasit qenė gjithashtu ilirė.".
    "Pushteti mesjetar serb, nė viset e pushtuara filloi tė organizojė jetėn fetare, duke marrė pėr bazė fenė ortodokse. Kisha ortodokse sllave, duke pasur aspirata tė dominimit, fillon asmimilim e popujve tė tjerė josllavė, e nė radhė tė parė tė arbėrve. Pushtetarėt rasianė merrnin masa drastike tė persekutimeve e ndėshkimit tė atyre, qė nuk ishin tė fesė ortodokse. Kishat shqiptare filluan t’i pėrvetėsojnė dhe t’i uzurpojnė si tė tyre, ose bėnė rrėnimin e tyre dhe nė themelet e tyre ngritnin kishat serbe, si psh. tė Banjskės, Decanit, tė Gracanicės etj." (Dr Jusuf Osmani)
    "Sipas historisė Kishtare mbi Ilirikun mėsojmė se serbet edhe pas ardhjes se tyre, shumė vonė pranunan krishtėrimin, mėsohet se diku rreth shekullit XII, pra me kėtė shohim se asnjė ndertim, qoft Kishė apo manastir para kėti shekulli nuk ka tė bėj asgjė mė Kishėn Serbe,por qė janė ndertime Iliro-Dardane tė uzurpuara nga ata. "
    Dom Aleksander Tanushi, OFM (Orthodoksizmi dhe sllavizmi element tjetėrsimi i Kishave Dardano - Shqiptare)
    Pėr egzistimin e kishave tė hershme katolike kemi shumė fakte dhe baza , edhe pse , si lexuam mė lartė, ne gurthemelin e tyre ose ėshtė ndertuar kisha serbe ose xhamia turke.
    I dėrguari i Selisė Shenjte nė Shqipėri, Shtjefen Gaspri nė vitin 1671 na benė me dije se nė Shkrel ka kisha katolike shqiiptare, pėr ketė ai thotė se:
    " Shkreli ka Kishen e vet kushtuar Shėn Prenės dhe se, kujdesin pėr kėtė Kishė e ka prifti i Rrjollit, At Klementi nga Brindisi."
    "Gjatė shekullit IV-VI organizimi kishtar nė iliri mori hov tė madh sa qė dihet se vetėm nė Dardani (Kosovė, E.R.) u ngritėn 5 deri nė 7 ipeshkvi. Nė kohėn e perandorit Justinian (525-565) fillon njė epokė e re nė jetėn e kishės Dardane. Perandori Justinian e riorganizoi kishėn dhe nė kėtė mėnyrė krijoi njė provincė tė re tė pavarur kishtare sė cilės i dha njė rol tė rėndėsishėm nė kėtė pjesė tė Perandorisė. Perandori Ilir, Justiniani, gjatė vitit 535 e shpalli novelėn e XI-tė, me tė cilėn vendin e vet tė lindjes, Justinianėn e Parė, e shndėrroi nė qendėr tė madhe kishtare me njė hapėsirė tė gjerė tė territoreve tė Perandorisė ku pėrfshihen: Dardania, Dacia Mediterania, Dacia Ripensis, Mysia, Prima, Prevalitana, Maqedonia e Panonia Secunda.
    Nė kuptimin e sotėm gjeografik, Justiniana e Parė nėn ekzarkatin e saj kishte Serbinė, Sremin Lindor, Bullgarinė Perėndimore, Maqedoninė Veriore, Kosovėn dhe Malin e Zi. Mė pas, me invadimin e barbarėve (sllavo-avar) nė trevat ballkanike do shihet se aso kohe do ndėrronte edhe harta kishtare e Dardanisė. Nga kjo kohė do tė shohim se kisha e Dardanisė mė vonė do tė bėhet gjithnjė element mė i fortė krishterizues edhe i ardhėsve sllavė nė Gadishullin Ballkanik qė nga shek. VII-X-tė."
    (Dr. sc. Enver Rexha:Si u shendrruan kishat katolike shqiptare nė kisha ortodokse serbe )
    Ardhja e sllaveve ne tokat shqiptare ėshtė aq e vonshme sa bjen nė konflikt me kohen e ndertimit tė kishave serbe tė cilat nuk mund tė quhen tė tyre.
    Kisha e Manastirit tė Decanit ėshtė vepra mė e madhe qė ruan elemente nga ndėrtimtaria shqiptaro–dalmate e ardhur nga bregdeti.
    Duke u bazuarė nė tė dhenat e zyres noteriale nė Kotorr,njoftohemi se franceskani At Vita Kuci-Cuci i ishte rektor dhe kryeprift nė kishen e Shėn Maris nė Kotorr.Po ashtu ėshtė ruajtur e dhėna se Atė Vita-Cuci, me 18 skulptorė e gurėskalitės, ndėrtoi kishėn e Manastirit tė Decanit.
    "Car Stefan Dushani filloi rindėrtimin e kishės sė Deēanit. Ai u detyrua tė mbante njė njėsi ushtarake,sepse vendasit (shqiptarėt katolikė) nuk lejonin qė mjeshtėrit tė punonin nė faltoren e tyre. (S.Riza: "Shqiptarėt dhe serbėt nė Kosovė")
    Nė tė gjitha vendet anekend Shqiperis sė madhe , janė shenjat e vorrezave tė vjetra shqiptare,kishave tė vjetra shqiptare qė figurojnė datat e hershme ne kohen e para ardhjes se sllaveve ne tokat shqiptare.
    "Deri nė vitin 1219 Kisha ortodokse Serbe ishte nėn juridiksionin e Kryeipeshkvnisė sė Ohrit, por nga ky vit me iniciativėn e shėn Savės shpallet e pavarur me seli nė Zhic tė Rashkės."
    (Aleksander Tanushi (OFM): Orthodoksizimi dhe sllavizimi element tjetėrsimi i kishave dardano-shqiptare)
    Me shpalljen e pamvarur tė kishes ortodokse serbe , kjo seli nga Rashka do tė bartet ne Pejė ku selia e saj ndertohet mbi kishen dardane .
    Nga dokumentet papnore tė vitit 1204 pėrmendet ipeshkvnia katolike e Prizrenit (Prisrensis) dhe e Shkupit, kurse nė dokumentet e Papės Benediktit XI me 08.XI.1303, nė mesin e 5 famullive katolike qė gjėndeshin nė mbreterinė e Nemanjideve kemi famullin e Trepcės (de Trepza) dhe atė tė Graēanicės (de Grazaniza)."(Aleksander Tanushi (OFM): Orthodoksizimi dhe sllavizimi element tjetėrsimi i kishave dardano-shqiptare)
    Ardhja e pėrandorisė osmane nė trojet Shqiptare pėr serbet ishte kulminantja e pushtimit tė kishave dardane nga Kisha Ortodokse Serbe. Pasi qė shqiptaret nė masė tė madhe u konvertuan nė islamizem, serbet okupuan kishat dhe objektet shqiptare tė kultit, tė cilat sot pa tė drejtė janė pronė e trashigimisė dhe kulturės serbe.
    :"bizantinėve nuk u interesonte tė vinin nė pah lidhjet e atij populli me Selinė e Shenjtė, tė cilat nuk u dobėsuan asnjėherė nė atė kohė. Mė 29 janar tė vitit 1369 bėnė betimin vėllezėrit Balsha, duke kaluar nė Kishėn Katolike."
    G.Petrotta nė "Katolicizmin nė Ballkan", (Albania, vėll. I, fashikull III-IV, maj-gusht, 1928)
    Me ketė rast tė kalimit tė vllezerve Balsha ne iritin katolik ,ndikimi sllav nė Shqiperi zvogelohet,ndersa mbrojtja e katolicizmit rritet edhe me shumė.
    Duke analizuarė me tutje , ne kemi deshmi dhe tė dhena tė mjaftuara qė deshmojnė se ne tė gjitha territoret e Shqiperis sė madhe , serbet duke rrexuar kisha tė krishtera shqiptare, ndertonin mbi to kisha tė sllaveve.Shembull marrim edhe manastirin e shenjterve Mhillit dhe Gabrielit tė Prizrenit, ku pa asnjė koncensus gjejmė dėshmi tė mjaftuara dhe tė sakta se :
    "Manastiri ėshtė ndėrtuar mbi njė kishė tė vjeter Dardane ,dhe ky ndėrtimi ėshtė kryer aty dikund rreth vitit 1348-1352. Nė kompleksin e Manastirit gjendet Kėshtjella e Epėrme, Kisha e Shėn Kollit dhe Kisha e Shenjtorėve. "(S.Nenadoviq-Kosova dikur dhe sot )
    Edhe pse ndertimet e kishave serbe mbi kishat e vjetra Dardane u kryen ,prapė se prapė ,mozaiket e ndertimit nuk janė tė ngjajshme me mozaiket e Serbisė.Tė dhanat arkeologjike deshmojnė se Manastiri i shenjtorve Mhill dhe Gabriel tė Prizrenit , kan njė mozaik tė kundert me atė tė Serbis
    "...mozaiku, qė nuk ka ndonjė paralele me ndonjė mozaik nė Serbi, vecse mė shumė i ngjan mozaikut nė pagėzoren e Katedrales Santa Maria tė Firencės (J. Dranēolli).
    Se kjo ka qenė njė kishė shqiptare, kemi edhe faktin se ne mbrendesi tė Manastirit gjindet i vorrosur edhe Strazimir Balsha.TØė mos dalin tash edhe "shqiptaret" e tė thonė se edhe ky ishte serb ose tė mos thonė serbet se edhe ky ishte i tyre.
    "Qė nga nga viti 1372 nė kishen e kėtij Manastiri ruhet edhe varri i kryezotėriut arbėror, Strazimir Balsha " (G. Tomoviq dhe R. Grujiq).
    Ndertimtari dhe ripėrtrirėsi i tempujve tė rrezuara sipas kryepeshkopit Danillo ėshtė mbreti i serbve Millutini, i cili duke i pervetsuarė kishat e pastaj duke i rrenuar e ri-ndertuarė ai u mundua qė themlet e cdo kishe tė vjeter Dardane tė i fsheh ose tė i ndryshoj.Nje veprim tė tillė e bėri poashtu nė vitin 1307 ku ky e pervetsoi edhe kishen e Shna Prenes nė Prizren. Pėr Millutinin dhe tė bemet e tij ,ne librin e S. Nenadoviq (Kosova dikur dhe sot ) lexojmė se :
    “ndėrtimtar dhe ripėrtėrirės tė tempujve tė rrėzuar dhe tė rrėnuar”.
    dhe mė shumė “...e ripėrtėriu qė nga themelet mbreti Stefan Uroshi...” (Po aty )
    Qė nga themelet po, sepse themelet nuk mund tė ndryshohen , ato janė themele tė vjetra tė kishes ilire dhe pėr shkak tė kėtyre fakteve tė rujtura neper kishat katolike shqiptare, Serbia cdo here kishen katolike dhe popllin katolik shqiptar e prifterinjet shqiptar i ka trajtuarė si armiqet me tė medhej si nė vitin 1913 kur kisha orotodokse serbe e shpall kishėn katolike shqiptare e nė veqanti atė tė Mirditės, Abatin dhe priftėrinjtė si armikun mė tė madh tė Serbisė,
    Eshte koha qė serbet tė i kujtojnė edhe thenjet e "dijetarit" tė tyre Vuk Karaxhiq i cili nė librin e tij "Srbi svi i svuda" nder tė tjera pėr shqiptaret thotė:
    "... Shqiptarėt nė kėtė drejtim janė shembull mė i afėrt se sa Hungarezėt e Gjermanėt; Ata (Shqiptarėt) janė tė ritit perėndimorė (e mund tė ketė ndoshta edhe tė ati lindorė), por tė gjithė thirren shqiptarė, dhe tė themi se nė mes veti pakė urrehen, mirėpo para tė huajve sillen si vėllezėr, po si tė ishin tė njė riti, dhe po tė ishte njė i ritit turk (mysliman) pėr njė shqiptarė do tė mbyste dhjetė turq edhe po qe ai shqiptarė i ritit krishterė, sikurse njė shqiptar i ritit krishterė qė do ti vriste dhjetė italian pėr njė shqiptarė tė ririt turk."
    E mė mirė tė i largohen thenjes sė tij :
    "Kudo ku gjendet edhe njė serb i vetėm, aty duhet tė zejė vend edhe shteti serb"


    Duke e mohuar tė kaluaren, nuk mund tė e kesh as tė ardhmen!

    marre nga http://www.zemrashqiptare.net/article/Speciale/12729/

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-10-2006
    Postime
    992
    Un nuk di pse kta "intelektualt" tone nuk dalin e me thon qe ato kisha jon kon tonat me ni far kohe, se me ni far kohe jimi krishter e tash sjimi, e ato kisha me durt e tona i kimi maru. E mos mi lon vend shkavellit me bo kosoven djep te "kultures" karpatoiste shpellare serbe.
    Urrejtja ndaj armikut, dyfishon forcėn e njė populli

  3. #3
    Faktikisht jam dakord me gerrard73,sepse gjat shkeljeve te trojeve tona,pervec pushtimit,ato sollen ketu edhe kishat e tyre katolike dhe ortodokse,pastaj erdhen turqit dhe sollen xhamit.Shyqyr qe kina dhe india ishin larg,se do na kishin sjell edhe budizmin.
    Revolution 1848

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •