Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 18
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anëtarësuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411

    “Kryqezohet” John Terry, shkoi me gruan e shokut

    Mengjesin e sotem ndoshta nuk do ta harroje asnjehere mbrojtesi i Chelsea dhe kombetares se Anglise, John Terry.

    Ashtu si ne SHBA ku Tiger Woods u transformua nga nje ikone ne nje shenjester te te gjithe opinionit, edhe ne Angli John Terry mund te kaloje nje situate te ngjashme, madje edhe me ekstreme.

    Gazetat ishullore i kane kushtuar nje vemendje te vecante lidhjes se lojtarit me modelen Vanessa Perroncel, bashkeshortja e ish shokut te skuadres, Wayne Bridge, i cili luan me Manchetsre City. Terry ishte deshmitari i dasmes se shokut, por mesa duket ai nuk i ka rezistuar dot tundimit per t’u futur ne shtratin e bukuroshes.

    Perroncel dhe Bridge jane divorcuar ne dhjetor dhe nga lidhja e tyre ka lindur nje djale. Ne te vertete, mbrojtesi ishte ne dijeni te publikimit te lajmit dhe nuk mundi ta bllokoje kete gje nepermjet gjykatave.

    Gjykatesi Justice Tugendhat tha se nuk mund t’u mbyllte gojen mediave vetem per te mos humbur sponsoret. Gruaja e lojtarit nuk e ka komentuar lajmin, por sipas miqve, ajo po ben gati procedurat e divorcit. Sipas “Daily Mirror”, kete radhe ajo nuk do t’ia fale bashkeshortit.

    Por pervec humbjes se gruas, Terry mund te humbase edhe shiritin e kapitenit ne kombetare dhe kjo mund te ndodhe qe ne miqesoren e marsit kunder Egjiptit. Por “Daily Mail” shkon edhe me tej duke hipotezuar se Terry rrezikon pjesemarrjen ne boteror per shkak se Capello kerkon te ruaje nje disipline te hekurt ne skuader.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    une lexova diku qe mund te humbi dhe afriken terri
    JO SEKS PARA MARTESE

  3. #3
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-02-2009
    Vendndodhja
    DTs
    Postime
    400
    Citim Postuar më parë nga goldian Lexo Postimin
    une lexova diku qe mund te humbi dhe afriken terri
    Shiriti i kapitenit tek Chelsea i kalon Frank Lampard qe javen ne vijim. Ne kombetaren Angleze shiriti i kapitenit i kalon automatikisht Steven Gerrard, me shume mundesi te mos shkoje fare me kombetaren ne Kontinentin e Zi. Kete thonin te gjitha mediat boterore.

    P.s Per nje nate qe ka kaluar me ex-wife te shokut duhet te ndeshkohet kaq rende? Mua me duket absurde, aq me teper qe ajo eshte dhe e divorcuar nga bashkeshorti. Epo njera hiqet nga puna se jasht orarit kishte vajtur per te festuar diten e beqaris te nje shoqeje, ky tjetri "kryqezohet" se i hap shalet njera. Hajde merre vesh kete demokracin e sotme se ku po e con lirin e individit.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594
    Citim Postuar më parë nga King_Arthur Lexo Postimin
    Mengjesin e sotem ndoshta nuk do ta harroje asnjehere mbrojtesi i Chelsea dhe kombetares se Anglise, John Terry.

    Ashtu si ne SHBA ku Tiger Woods u transformua nga nje ikone ne nje shenjester te te gjithe opinionit, edhe ne Angli John Terry mund te kaloje nje situate te ngjashme, madje edhe me ekstreme.

    Gazetat ishullore i kane kushtuar nje vemendje te vecante lidhjes se lojtarit me modelen Vanessa Perroncel, bashkeshortja e ish shokut te skuadres, Wayne Bridge, i cili luan me Manchetsre City. Terry ishte deshmitari i dasmes se shokut, por mesa duket ai nuk i ka rezistuar dot tundimit per t’u futur ne shtratin e bukuroshes.

    Perroncel dhe Bridge jane divorcuar ne dhjetor dhe nga lidhja e tyre ka lindur nje djale. Ne te vertete, mbrojtesi ishte ne dijeni te publikimit te lajmit dhe nuk mundi ta bllokoje kete gje nepermjet gjykatave.

    Gjykatesi Justice Tugendhat tha se nuk mund t’u mbyllte gojen mediave vetem per te mos humbur sponsoret. Gruaja e lojtarit nuk e ka komentuar lajmin, por sipas miqve, ajo po ben gati procedurat e divorcit. Sipas “Daily Mirror”, kete radhe ajo nuk do t’ia fale bashkeshortit.

    Por pervec humbjes se gruas, Terry mund te humbase edhe shiritin e kapitenit ne kombetare dhe kjo mund te ndodhe qe ne miqesoren e marsit kunder Egjiptit. Por “Daily Mail” shkon edhe me tej duke hipotezuar se Terry rrezikon pjesemarrjen ne boteror per shkak se Capello kerkon te ruaje nje disipline te hekurt ne skuader.
    Capello,seshte idiot moralist.
    lg

  5. #5
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    bah!!!
    mua me duket gje e ekzagjeruar...

    pa dyshim qe eshte diçka e pamoralshme, por nje sportist duhet te jape maksimumin ne fushe. kete ka si detyre. jo te respektoje etiken morale...
    ai mund te shkoje edhe me gruan e gordon brown dhe mund te jete me i miri ne fushe...

    pastaj gjera te pamoralshme po bejne kryetaret e shteteve qe jane over 70 dhe perfaqesojne nje komb te tere, e jo me nje sportist...

    per mendimin tim as qe behet fjale te mos shkoje ne boterore...
    Vasudhaiva Kutumbakam

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anëtarësuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411

    Terry, zbulime te reja per modelen franceze

    Vanessa Perroncel, ish-e fejuara e Wayne Bridge, ka pasur nje marredhenie jo vetem me John Terry, por edhe me 3 futbolliste te tjere te Chelsea.

    Sipas “The Sun”, edhe Adrian Mutu, Eidar Gudjohnsen dhe nje lojtar tjeter i “blues”, i mbetur anonim, kane pasur marredhenie intime me modelen franceze.

    Sipas nje burimi te “Stamford Bridge”, Vanessa ishte nje vajze e njohur ne ambientet e Chelsea.

    Nderkohe, Terry mund te mungoje ne angazhimin e ardhshem te ekipit te tij, ne teteshen e FA Cup, kunder Cardiff.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anëtarësuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    Anglia, Terry-t i hiqet shiriti i kapitenit

    Fabio Capello dhe John Terry jane takuar per te diskutuar pas skandalit qe ka perfshire futbollin britanik per shkak te zerave qe thone se kapiteni i Chelsea ka shkuar me ish te fejuaren e shokut Wayne Bridge.

    Sipas mediave britanike, tekniku i kombetares ia ka hequr shiritin e kapitenit mbrojtesit per te ruajtur sa me te bashkuar skuadren ne prag te Boterorit 2010.

    Lajmin e ben te ditur faqja ne internet e televizionit “Sky News”, sipas se ciles, tekniku italian ka vepruar sipas te gjitha parashikimeve, sepse uniteti i kombetares eshte gjeja me kryesore se ciles duhet t’i kushtohet rendesi.

    Kapiteni i ri i "Tre Luaneve" do te jete mbrojtesi i Manchester United, Rio Ferdinand.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e laura..
    Anëtarësuar
    03-02-2010
    Postime
    539
    Trajneri i kombëtares angleze Fabio Kapelo ka ndëshkuar Xhon Terrin për skandalin seksual me ish-të fejuarën e Uejn Brixh, duke i hequr atij shiritin e kapitenit.
    Sa mire beri qe i hoqi shiritin qe te marin shembull disa te tjere......

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anëtarësuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Po për atë femrën, çfarë mase morën?!Edhe ajo personazh publik është.Kuptohet që nëse dikush e di.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e laura..
    Anëtarësuar
    03-02-2010
    Postime
    539
    John Terry arrin te fitoje ndeshjen me te rendesishme te jetes se tij, duke u falur nga gruaja pas tradhetise qe i beri zonjes se tij me modelen Vanessa Perroncel.

    Gruaja fal John Terry-n
    Kapiteni i Chelsea-t (jo me i kombetares) dhe zonja e tij Toni jane fotografuar nga paparacet ne pishinen e nje hoteli me 5 yje ne Dubai te Emirateve te Bashkuara Arabe.

    "Jemi shume te dashuruar. Jemi nje cift i bashkuar dhe kemi qene gjithnje. John erdhi te me shihte mua dhe femijet, si dhe per te kaluar disa dite me ne. Pas gjithe asaj qe ndodhi jam e lumtur qe jemi te gjithe bashke. Jemi shume krenare per marredhenien tone", thote Toni per tabloidin "The Sun".
    Me mire te rrosh nje dite
    dhe te vdesesh si nje LUAN, se sa i roberuar dhe te jetosh si nje dele

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •