Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 18 prej 18
  1. #11
    Ragnald
    Anëtarësuar
    18-06-2006
    Vendndodhja
    london
    Postime
    4,442
    ska qene gruaja e shokut , por ish e dashura e tij . e kishte lene te dashuren 6 muj para se terry te shkonte me ate.

    he , se gazetat kane qejf ti egzagjerojne lajmet per te shit sa me shume gazeta ......po kur bejne si te moralshem edhe shtypi anglez mos u mbefte , kur cdo dite nxjerrin neper faqe sa bastarda jane shtuar ne shoqerine angleze.

    hipokrizi e gjalle , e cila u shkon per shtat vecse mediave

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e laura..
    Anëtarësuar
    03-02-2010
    Postime
    539
    Ne dubai falet cdo gje lol
    Me mire te rrosh nje dite
    dhe te vdesesh si nje LUAN, se sa i roberuar dhe te jetosh si nje dele

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,763
    Citim Postuar më parë nga laura.. Lexo Postimin
    Trajneri i kombëtares angleze Fabio Kapelo ka ndëshkuar Xhon Terrin për skandalin seksual me ish-të fejuarën e Uejn Brixh, duke i hequr atij shiritin e kapitenit.
    Sa mire beri qe i hoqi shiritin qe te marin shembull disa te tjere......
    E gjeti belaja Terrin e shkrete...Tani kur te shkoj me grate e tjera,nuk do shkoj me si kapiten...
    (Mir ja bene maskarait,nuk behet seks.. pa lek.)

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594
    Citim Postuar më parë nga laura.. Lexo Postimin
    Trajneri i kombëtares angleze Fabio Kapelo ka ndëshkuar Xhon Terrin për skandalin seksual me ish-të fejuarën e Uejn Brixh, duke i hequr atij shiritin e kapitenit.
    Sa mire beri qe i hoqi shiritin qe te marin shembull disa te tjere......
    Mire ja beri qenit:
    http://au.sports.yahoo.com/football/...apello-meeting
    Capello its hurts dog,pra di c'far ben...........dhe ne fund Anglezet jane favorit.
    Se c'kruan shtypi...........shembull per disave,dhe jo per Capellon.
    Anglezt jane ne gjysem finale,pikerisht per kete arsye..........
    lg

  5. #15
    i'm not fragile Maska e Daniel Maker
    Anëtarësuar
    17-03-2008
    Postime
    1,802
    per kaq pfffff..i lumte per mu!!!ka qen tu i tregu grus atit per shendetin e burrit vet (si kapiten serjoz qe osht) dhe ajo ka aprofitu nga casti,ai ska desh e di shum mir,po femra ca ste bon,djalli osht..

    t'i japi pergjigje grus vet jo botes..mu mbohet qefi qe bota bo sex se jan me te qeshur
    mos luj se sta quj

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anëtarësuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    Bridge refuzon Terry-n

    Humbja 2-4 e Chelsea ne fushen e tij perballe Manchester City, eshte paraprire nga refuzimi i lojtarit te City, Wayne Bridge per t'i dhene doren kapitenit te chelsea, John Terry.

    Ne perballjen e pare mes te dyve, qe prej publikimit te skandalit seksual mes John Terry-t dhe ish te dashures se Bridge ne kohen kur te dy ishin shoke skuadre tek Chelsea, lojtari i Manchester City pasi i dha doren treshes se arbitrave, kaloi prane mbrojtesit te Chelsea, duke i dhene nje shikim te ftohte dhe duke refuzuar te shtrengonte doren e zgjatur te ish-shokut te ngushte.

    Pak dite me pare, Bridge lajmeroi qe nuk do te jete pjese e kombetares angleze ne Boterorin e Afrikes se Jugut, per te evituar perballjen me Terry-n qe mund te prishte atmosferen ne skuadren e drejtuar nga Fabio Capello.

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anëtarësuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    Wayne Bridge ndan Angline

    Wayne Bridge ka marre nje vendim shume te veshtire, ndoshta kunder zemres se tij pasi ka pare t’i sfumohet para syve endrra qe cdo futbollist ka qe femije.

    Ai njoftoi largimin nga kombetarja per shkak te skandalit te shkaktuar nga ish shoku i skuadres, John Terry me ish te fejuaren e tij. Ideja qe do perballej me mbrojtesin e Chelsea-t pergjate gjithe Boterorit 2010, per Bridge eshte e paperballueshme. Gjithe Anglia zien keto dite nga komentet e ndryshme ne lidhje me kete vendim qe ka tronditur jo pak kombetaren e drejtuar nga Fabio Capello.

    Ajo cka peshon me shume ne ndergjegjen e Bridge eshte fakti se Terry nuk kerkoi asnjehere falje dhe nuk tregoi pendese qe kishte shkuar ne shtrat me te fejuaren e shokut. Nderkohe, tabloidi “Times” shkruan se Terry ka tentuar te komunikoje me Bridge per t’i dhene versionin e tij te historise por cdo tentative ka shkuar kot, pasi mesfushori i Manchester City ka mbyllur telefonin sa here degjonte zerin e Terry-t. Largimi i Bridge nga kombetarja dhe pjesemarrja e dyshimte e Ashley Cole qe gjithashtu eshte perfshire ne nje skandal, ka futur ne telashe serioze trajnerin Capello.

    Tekniku italian po behet me dhimbje koke duke pare edhe formen jo te mire qe po kalojne Rio Ferdinand, Glen Johnson e Aaron Lennon. “Po kthehesha nga Milano kur Bridge komunikoi se nuk do luante ne miqesoren ndaj Egjiptit dhe kjo gje me habiti. E respektoj vendimin e tij dhe i them se e ka deren gjithmone te hapur. Ka ende kohe para se te vendos formacionin e boterorit dhe shpresoj qe Bridge te jete me ne”, tha tekniku i kombetares. Sipas “Sun”, vendimi i Bridge ka qene shokues per Capello-n, pasi ai e kishte vendosur emrin e mesfushorit ne listen e lojtareve te boterorit.

    Vendimi i Bridge ka shkaktuar edhe reagimin e ish lojtareve te kombetares, George Cohen e Alan Mullery. “Fanela e Anglise vjen para gjithckaje”, shprehen ata, duke shtuar se Bridge do pendohet per kete vendim.

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e Bani gjk
    Anëtarësuar
    06-01-2005
    Postime
    550
    Tevez kritikon Xhon Terrin

    Futbollisti i Mançester Sitit, Karlos Tevez ka pohuar se kapiteni i Çelsit, Xhon Terri duhet të jetë i lumtur që jeton në Angli, sepse po të flinte në Argjentinë me të dashurën e bashkëlojtarit të tij tashmë do të ishte i vdekur.



    “Nëse do të bënte një veprim të tillë në vendin tim, do ta vrisnin. E kam të vështirë të flasë për atë çfarë Terri i bëri Brixhit. Mendoj se një futbollist nuk guxon ta bëjë një gjë të tillë me të dashurën e bashkëlojtarit të tij. Kjo është plotësisht e papranueshme. Terri nuk ka kurrfarë kodi moral për atë që bëri ndaj Brixhit. Në Argjentinë për diçka të tillë do ta thyenin këmbën, apo edhe më keq do të ishe i vdekur”, i ka thënë Tevez tabloidit britanik “The Sun”. Në pyetjen se a ka qenë afera e Territ me ish të dashurën e Uejn Brixhit, arsye që ai në ndeshjen e fundit ndaj Çelsit vazhdimisht ka shfaqur shenja nervoze ndaj kapitenit të Çelsit, Tevez është përgjigjur: “Me Terrin jam fjalosur, ngase vazhdimisht më tërhiqte për fanelle dhe kjo nuk më pëlqente. Në një moment u ‘çmenda’ dhe ia ktheva”./rtk/

    p.sh keta te argjentines paskan dishka te perbashket me shqiptaret (:
    Ndryshuar për herë të fundit nga Bani gjk : 04-03-2010 më 08:48

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •