-
Liqeni i Ohrit përmbyt rajonin e Strugës

Liqeni i Ohrit përmbyt rajonin e Strugës
Stugë, 20 shkurt - Pjesa e Strugës e bregut të liqenit të Ohrit filloi të përmbytet. Liqeni filloi t’i kthej plazhet prapa, kurse uji po depërton edhe deri te rrugët që gjenden në afërsi, raportojnë mediat maqedonase. Disa nga pronarët punonin në heqjen e ujit nga objektet që i ndërtuan pranë bregut të liqenit. Valët e liqenit arritën lartësinë edhe deri një metër. Ekspertët thonë se edhe krahas lëshimit maksimal të ujit nga liqeni në lumin Drini i Zi në Strugë, rritja e nivelit të ujërave nëntokëtësore po e vështirëson thithjen e liqenit të Ohrit. Edhe më tej në rrezik janë banorët e fshatit Lukovë.
Drini i Zi në drejtimin Strugë – Dibër afër fshatit Lukovë të Strugës merr çdo gjë me veti. A do të jetë e mjaftueshme penda e vendosur para dy ditësh për ta penguar derdhjen e lumit edhe në rrugën do të shohim këto ditë.
“Shikoni, liqeni është brenda. Ekziston rreziku që të shembet pishina e peshqve. Uji ka hyrë brenda, të gjithë peshqit i dërgova tek një mik. Çfarë do të bëhet dhe si do të bëhet nuk e di. Tubat që janë vendosur nuk funksionojnë”, ankohet Millutin Uroshoski, banor i Lukovës, transmeton Alsat.
Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski nga Shkupi deklaroi se me përmirësimin e kushteve të motit do të dalë në terren.
“Është formuar shtabi i krizës në ndërmarrjen publike “Makedonija Pat”, po ashtu është formuar organi koordinues në nivel të qeverisë për përcjelljen e të gjitha aktiviteteve dhe ngjarjeve. Patë se për një kohë të shkurtër u pastrua drejtimi rrugor Shkup – Veles.”, thotë Mile Janakievski, ministër i Transportit dhe Lidhjeve.
Nën ujë janë edhe qindra shtëpi në fshatin Peshtan të Ohrit. Atje sot ishte kryetari i komunës së Ohrit, Aleksandar Petreski, i cili tha se për shkak të situatës së tashme nuk mund të parashikoj se kur do të lëshohet në përdorim sistemi i kolektorëve.
“Nëse nuk i mbrojmë tubat e kolektorit me tampon dhe rërë, deri më tash uji do ti merrte me veti”, thekson Aleksandar Petreski, kryetar komune në Ohër.
Qytetarët e Ohrit dhe Strugës gjatë 50 viteve të fundit nuk mbajnë mend nivel aq të lartë të liqenit të Ohrit, kurse niveli i tij është në rritje të vazhdueshme. Nga Qendra për menaxhimin me krizat njoftuan se sot përmbytje të reja ka në rajonin e Demir Hisarit, Kërçovës dhe rrethinën e Makedonski Brodit./koha/
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt