Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899

    Projekti Papandreu per integrimin ne Europe dhe Shqiperia

    Kohet e fundit po shikohen shume veprime dhe prirje kontraverse te politikes shqiptare. Shkeputa artikullin me poshte (e sidomos komentet) si pike diskutimi dhe si mundesi qe ngjarjet e fundit te marredhenieve greko-shqiptare synojne ne fakt ate qe populli shqiptar nuk e ka kerkuar kurre, hyrjen ne KE si skllever dhe te cunguar.

    A ekziston nje marreveshje pan-Ballkanike? Si e shpjegoni deklaraten e KE qe Greqia duhet te marre frenat e stabilititetit ne Ballkan (referuar gjendje sgati ne faliment te Shtetit). Cili eshte roli qe ka pranuar Shqiperia ne se nje marreveshje e tille ekziston? Cili krah i politikes, ne se nuk jane te dy?

    ++++++++++++++++


    Projekti ambicioz i Papandreut

    Nga: PETRIT HALITI

    Projekti i ri i kryeministrit tė Greqisė, Jorgos Papandreu, qė Bashkimi Europian tė anėtarėsojė tė gjithė shtetet e Ballkanit deri nė vitin 2014, viti i 100-vjetorit tė shpėrthimit tė Luftės sė Parė Botėrore, ėshtė shndėrruar nė kalin e betejės pėr diplomacinė greke. Falė kėtij aktivizimi grek, "Axhenda 2014" ka hyrė nė ēėshtjet e tematikės ballkanike tė diplomacisė sė Bashkimit Europian. Simbolika e qėlluar e pėrkujtimit me njė integrim global europian tė 100-vjetorit tė shpėrthimit tė apokalipsit tė parė botėror tė urrejtjes, padyshim krijon njė klimė psikologjike europiane tė pėrshtatshme pėr ecurinė e kėtij propozimi. Greqia do tė ketė presidencėn e BE-sė mė 2014-ėn dhe realizimi i kėsaj nisme do tė ishte njė arritje e madhe e diplomacisė greke dhe e peshės sė saj nė rajon. Pėr startin pozitiv flet edhe fakti se Austria u bashkua me Greqinė nė njė nismė tė pėrbashkėt pėr tė promovuar pėrfshirjen e Ballkanit nė BE. Mė 21 janar nė Athinė, tė dy ministrat e Jashtėm njoftuan dhe dėrgimin e njė letre tė pėrbashkėt tė tyre drejtuar tė gjithė ministrave tė Jashtėm tė vendeve tė BE-sė, pikėrisht pėr t'i nxitur ata nė ritmet e procesit tė integrimit europian tė shteteve ballkanike.
    Projekti i kryeministrit grek ėshtė i mirėpritur nė Ballkan dhe pėrbėn njė mbėshtetje tė madhe pėr aspiratat e popujve tė tė gjithė atyre shteteve, tė cilat ende nuk janė bashkuar me organizatėn e Bashkimit Europian. Ėshtė njė projekt ambicioz, i cili ambicien e shfaq sidomos tek afati qė ka shpallur, pra viti 2014. Pas entuziazmit qė shkakton te shtetet ballkanike aspirante njė objektiv i anėtarėsimit global, natyrisht pėrballesh me hapin e parė tė reflektimit serioz, qė kėrkon analizėn e mundėsive dhe shanseve konkrete, qė ka arritja e kėsaj date tė dėshiruar. Nė radhė tė parė, ende nuk ėshtė formuluar qartė dhe publikisht nga hartuesit e kėtij projekti, pra nga diplomacia greke, se ēfarė pėrfshijnė ata nė termin "Ballkan", kur flasin lidhur me anėtarėsimin nė BE deri nė vitin 2014. Po tė ndjekėsh me vėmendje fjalimet dhe prononcimet e zyrtarėve tė lartė tė diplomacisė greke, konstaton se herė flitet pėr Ballkan nė tėrėsi, e herė flitet pėr Ballkan Perėndimor. Asnjėherė nuk bėhet njė listė e plotė e shteteve, pėr tė cilat diplomacia greke gjykon se duhet tė hyjnė nė BE deri nė atė datė. Nuk ėshtė ende e qartė nėse nė Athinė nėnkuptojnė nė kėtė projekt edhe Turqinė, e cila nuk bėn pjesė nė Ballkanin Perėndimor, dhe ėshtė njė shtet kandidat dhe ka filluar bisedimet e pranimit me BE-nė. Nuk ėshtė ende e qartė nėse nė Athinė nėnkuptojnė dhe Kosovėn, e cila ėshtė shteti mė i ri i Ballkanit Perėndimor qė aspiron tė anėtarėsohet nė BE, por tė cilin Greqia ende nuk e ka njohur si shtet. Kuptohet se pa pėrfshirjen e Turqisė dhe tė Kosovės nė kėtė projekt, vetė "Axhenda 2014" do tė humbiste karakterin ambicioz dhe vlerėn e saj. Deri tek realizimi i objektivit tė anėtarėsimit tė tė gjithė shteteve ballkanike nė BE deri nė vitin 2014, pengesat qė duhet tė kapėrcejė diplomacia greke nuk janė tė vogla dhe as tė lehta, por janė tė tilla qė kėrkojnė edhe kohė, edhe pėrpjekje shumė tė mėdha qė tė zgjidhen, nga Greqia dhe nga vetė BE. Problemi i parė i mprehtė janė marrėdhėniet e Greqisė me Maqedoninė dhe konflikti i tyre 19-vjeēar lidhur me emrin. Pėr shkak tė mosarritjes sė njė kompromisi mes dy vendeve, Greqia ka bllokuar procesin e integrimit tė Maqedonisė nė BE, duke mos lejuar mundėsinė, qė Shkupit t'i akordohet njė datė nga BE pėr hapjen e bisedimeve tė pranimit. Nėse tratativat pėr emrin mes Athinės dhe Shkupit do tė ndjekin ritmet e deritanishme, kuptohet se objektivi i vitit 2014 do tė kėrkojė trefishin e kohės sė planifikuar pėr "Axhendėn 2014". Konflikti pėr emrin nuk ėshtė aq i lehtė sa mendohet nė disa qarqe diplomatike, dhe ka mbetur nė vendnumėro, me gjithė angazhimet diplomatike tė qarqeve europiane dhe atlantike. Por, te 2014-ta nuk mund tė shkohet pa Shkupin. Problemi i dytė i mprehtė ėshtė ai i Kosovės. Kosova kėrkon dhe ka tė drejtėn tė kėrkojė, si tė gjithė shtetet e tjera ballkanike, tė integrohet nė BE dhe nė NATO. Greqia nuk e njeh shtetin e Kosovės dhe as ka vendosur marrėdhėnie diplomatike. Por "Axhenda 2014" nuk do tė ishte axhendė rajonale, nėse asaj do t'i mungojė shteti i Kosovės. Objektivi i diplomacisė greke ėshtė qė i gjithė Ballkani ta shohė veten anėtar i BE-sė deri mė 2014-ėn, dhe kjo do tė thotė se nuk mundet qė Kosova tė lihet si gropa e zezė e mungesės europiane nė rajon. Problemi i tretė i mprehtė ėshtė Serbia. Sado tė ngushta tė jenė marrėdhėniet mes Greqisė dhe Serbisė, fakti ėshtė se pėr pranimin e anėtarėve tė rij nė organizatė kėrkohet konsensusi dhe vota e tė gjithė shteteve anėtare tė BE. Njė nga kriteret bazė tė anėtarėsimit janė marrėdhėniet e fqinjėsisė sė mirė tė shtetit, qė do tė hyjė, me shtetet fqinj tė tij, si dhe zgjidhja e ēdo lloj konflikti dhe grindje. Disa shtete tė rėndėsishme ia kanė bėrė tė qartė Serbisė se ajo nuk mund tė pranohet nė BE, pa pranuar realitetin e ri tė rajonit dhe pa njohur shtetin e Kosovės. Beogradi zyrtar deri tani i pėrmbahet qėndrimit se nuk do ta njohė kurrė shtetin e Kosovės. Por ai nuk mund tė hyjė pa njohur Kosovėn. Kėshtu qė Athinės i duhet tė gjejė mėnyrat dhe forcat pėr t'i bėrė presione tė mėdha shtetit ballkanik, me tė cilin ka marrėdhėnie tė posaēme, qė tė ndryshojė qėndrim pėr Kosovėn, sepse dėshtimi i kėsaj pėrēapjeje do tė ēonte nė dėshtimin e vetė "Axhendės 2014".
    Problemi i katėrt shumė i mprehtė ėshtė Bosnjė-Hercegovina. Pėr shkak tė politikės sabotuese tė ndjekur nga e ashtuquajtura serpska republika, e cila mbėshtetet nė kėtė linjė nga Serbia, shteti i Bosnjė-Hercegovinės paraqet sot vatrėn mė tė paqėndrueshme dhe burimin e rrezikshėm tė njė konflikti nė Europė. Kemi njė shtet disfunksional, tė cilit i duhet shumė kohė, mund dhe ndihmė ndėrkombėtare, qė tė fitojė funksionimin e tij normal si shtet unik, me Kushtetutė dhe institucione tė centralizuara dhe tė pranuara nga tė gjithė qytetarėt, pavarėsisht nga pėrkatėsia etnike. Kjo situatė konflikti tė ngrirė brenda nė Bosnjė-Hercegovinė vendos para diplomacisė greke njė detyrė shumė tė madhe dhe tepėr tė vėshtirė, nėse kėrkon suksesin e "Axhendės 2014". Sepse nė angazhimet dhe pėrpjekjet pėr tė bindur serbėt e Bosnjės tė heqin dorė nga separatizmi dhe tė ndjekin rrugėn demokratike tė bashkėjetesės paqėsore me etnitė e tjera nė njė shtet tė pėrbashkėt demokratik, nuk kanė pasur suksesin e dėshiruar as presidenca suedeze dhe as vetė Bashkimi Europian. Bosnja duhet tė bėhet shtet funksional, para se tė bėhet anėtar i BE-sė. Problemi i pestė i mprehtė ėshtė vetė Bashkimi Europian. Brenda BE-sė ka shtete, tė cilat janė alergjike ndaj zgjerimit tė organizatės dhe jo vetėm i kanė ngritur stekat e kritereve dhe tė kushteve, por kanė rritur gjithashtu intransigjencėn ndaj anėtarėve tė rij tė mundshėm. Hija e tė ashtuquajturit kapacitet thithės, qė do tė thotė se pavarėsisht se vendet kandidate plotėsojnė kushtet, vetė BE duhet tė ketė plotėsuar "kapacitetin thithės" tė saj pėr anėtarė tė rij, qėndron si njė tra i madh, me tė cilin duhet tė merret diplomacia greke pėr tė hapur rrugėn e "Axhendės 2014".
    Edhe fakti qė shtetet mė tė rėndėsishme vendimmarrėse tė BE nuk janė prononcuar pėr projektin 2014 tė Greqisė, ėshtė njė shenjė e pėrmbajtjes qė karakterizon qarqet kryesore tė BE-sė. Kryeministri i Spanjės, Jose Luis Zapatero, vendi qė ka presidencėn e BE-sė, deklaroi me 21 janar se i duhet kushtuar vėmendje nismės sė Greqisė, po nuk e pėrmendi datėn 2014. Deri tani, vetėm Bullgaria dhe Lituania kanė deklaruar nė mėnyre eksplicite mbėshtetjen pėr projektin grek tė vitit 2014. Madje edhe ministri i Jashtėm i Austrisė, e cila u bashkua me nismėn greke, nė konferencėn e pėrbashkėt tė shtypit me homologun e tij grek nuk e pėrmendi fare vitin 2014, megjithėse D. Drusas i mėshoi disa herė kėsaj date. Nė fakt austriaku e kishte tė vėshtirė, sepse vetėm katėr ditė mė parė ai kishte deklaruar se Kroacia, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia dhe Shqipėria do tė jenė anėtare tė BE-sė nė vitin 2020. Projekti ambicioz i kryeministrit Papandreu ėshtė njė zhvillim pozitiv diplomatik nė rajon dhe nė marrėdhėniet e rajonit me BE-nė. Nė fund tė fundit, edhe nėse nuk do tė arrijė finishin 2014 pėr integrimin e plotė tė Ballkanit nė BE, kjo nismė do t'i japė njė shtytje tė fuqishme procesit tė integrimit tė rajonit nė BE.

    25 Janar 2010



    Dėrguar nga drini, bangladesh mė 25-01-2010 nė 20:31

    Lexova me vemendje dhe shpresoj te jete lapsus qe Kosova dhe Turqia na benkerkan pjese ne ballkanin perendimor. Problemi i dyte qe me shqeteson me teper eshte se a ju ka shkuar ndonjehere ne mendje qe mos valle ky diplomat(Papandreu),kete levizje e bene me paramendim,levizje kjo qe perkon edhe me rregjistrimin e popullsise nga ana e prostitucionit politikeberes ne vendin tone duke e bere kete rregjistrim nga perkatesia fetare e qe me pas ky projekt kaq i madh te na sherbeje siē pohon edhe komentuesi parafoles si" kali i trojes"per te na futur paskesaj kembet ne nje kepuce.A mos valle kemi te bejme me nje bashkerendim te mirfillte te dy aleancave serbo-greke.A jeni ne dijeni se ky rregjistrim nuk eshte pranuar nga ish kr.ministri Simitis sepse cenon lirite e te drejtat e n jeriut,pasi besimi eshte e drejte private e nuk je i detyruar ta tregosh ate.Kjo gje ndodh vetem ne vendet islamike!Mos valle per kete axhende eshte ne dijeni dhe kryeministri yne qe nxiton rregjistrimin?Zoti na ruaj!



    Dėrguar nga trimosh mė 25-01-2010 nė 18:13

    I nderuar Petrit,
    te gjitha pikat qe keni trajtuar me siper jane dhe qendrojne 100% por me duket se keni harruar dicka: Ne vitin 2014 mbushen me shume se 100 vjet nga koha e genocidit grek mbi popullsine came dhe me sa di une mbas kesaj date grkeve atje ju takon ligjerisht kalimi ne pronesi i te gjitha pronave qe sot jane te "ngrira". Mos te genjeje mendja njeri se greket kane ndryshuar, jane ata qe shpiken KALIN E TROJES dhe po e aplikojne shume bukur. Greket e kane shpallur boterisht qe dine te formojne shtet dhe akoma me shume dine te punojne dhe te lobojne shume bukur ne dobi te ineteresave madhore apo strategjike te shtetit te tyre. Pse nuk i ben nje pyetje te thjeshte Papandreu Zv/ministrit te tij te jashtem: Cdo te bejme ne(greket) ne se Shkupi zyrtar nuk pranon te ndryshoje emrin deri ne 2014???

    http://bw.balkanweb.com/analiza/proj...reut-5421.html
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga javan : 30-01-2010 mė 09:15

  2. #2
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    A mendon politika Shqipare se nuk eshte e rendesishme me cfare kufijsh ose statusi financiar e kapitali politik hyme ne BE, mjafton te hyme?

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •