Close
Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 48
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Po i permendi vetem disa nga projektet dhe punen qe ka bere ky burre per qytetaret e Istogut:

    Te gjtha rruget qe shpiejne neper fshatrat e kesaj komune jane komplet te asfaltuara qysh para 2 viteve,qe asnje rruge ska qene e asfaltuar me pare.

    Ne te gjitha fshatrat eshte derguar ujesjellesi,

    Pothuajse ne te gjitha fshatrat jane ndertuar shkolla moderne

    Te gjitha trotuaret ne qytetit e Istogut jane te shtruara me pllaka dhe gjelberim

    Dhe projekti i fundit,i tere qyteti ka ndriqimin rrugor modern.

    Keto jane vetem disa nga ato qe beri ky burre per qytetaret e kesaj komune.

    Ndersa te permendi qe e tere pasuria qe kishte Fadil Ferati ishte paga qe e merrte si kryetar komune,pa pervetesuar asgje nga pasurite,gje qe hasim ne komunat tjera.Shtepine qe pati ne Gurrakoc e ndane ende bashke me vellezerit e tij qe e trasheguan nga i ati.


    Le te mbetet shembull se si duhet udhehequr nje komune ose Kosova ne pergjithesi.Per kete e kishin zili edhe te tjeret.

  2. #22
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    ngushllime per familjen Ferati.Vdekjen te gjith do e shijojm por gjall do mbetet vepra jon .Vertet nji humbje e madhe per te gjith.

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Me vjen keq qe me duhet ta postoj kete ne kete teme te dhimshme dhe te ndjeshme por ja se si e ndien veten per vdekjen e ketij burri disa nga mbeturinat staliniste dhe qe shetisin neper foruma per te bere propagande te krymbur.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Telegram ngushellimi nga kryeministri i Kosoves Hashim Thaqi:

    Thaēi: Jeta dhe vepra e Feratit ka qenė nė shėrbim tė Kosovės
    Kryeministri i Republikės sė Kosovės, Hashim Thaēi i ka dėrguar njė telegram ngushėllimi familjes Ferati, Kuvendit Komunal tė Istogut dhe kryesisė sė Lidhjes Demokratike tė Kosovės, me rastin e ndėrrimit tė jetės tė kryetarit tė Komunės sė Istogut, Fadil Ferati.
    Nė telegramin e ngushėllimit kryeministrit Thaēi ndėr tė tjera thekson se, “jeta dhe vepra e z.Fadil Ferati ka qenė nė shėrbim tė shtetit tė Kosovės”. “Tė gjithė ne do ta kujtojmė kontributin e ēmuar tė z.Ferati nė funksion tė avancimit tė proceseve pozitive nė komunėn e Istogut dhe nė tėrė Kosovėn”, thuhet nė telegramin e Thaēit.

    “Mė lejoni qė nė emėr timin dhe tė Qeverisė sė Republikės sė Kosovės, t’iu shpreh ngushėllimet mė tė sinqerta”, pėrfundon telegrami i kryeministrit Thaēi.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fattlumi : 30-01-2010 mė 13:44

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-07-2007
    Postime
    128
    Citim Postuar mė parė nga fattlumi Lexo Postimin
    Me vjen keq qe me duhet ta postoj kete ne kete teme te dhimshme dhe te ndjeshme por ja se si e ndien veten per vdekjen e ketij burri disa nga mbeturinat staliniste dhe qe shetisin neper foruma per te bere propagande te krymbur.
    Llapit do t`i thoja vetem kaq:burri qe eshte sadopak burre,per te vdekurin nuk flet keshtu.As per me te keqin nuk flitet keshtu,jo me per Fadil Feratin,nje burre jo pak burre.Keshtu si Llapi flasin vetem njerezit shume te ligj,ose vetem ata qe cdo shqiptar e shohin nga prizmi partiak,d.m.th.sakush qe nuk eshte ne partine time,eshte i keq.
    Ngushllime familjes se Fadil Feratit.

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-01-2010
    Postime
    1
    ngushlime per familjen
    FERATI nga JOZEF FRROKAJ ME FAMILJE humbje e madhe per istogun dhe kosoven pushoft ne paqe LAVDI

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Sejdiu: Fadili - vullkan i gjallė prej tė cilit shpėrthente gjithmonė zjarr i gjallė atdhetarie

    Bota Sot,31.1.2010

    Presidenti i Republikės sė Kosovės, dr. Fatmir Sejdiu, sė bashku me zonjėn Sejdiu dhe me bashkėpunėtorėt e tij, vizitoi familjen e Fadil Feratit, me ē’rast nė emėr tė popullit dhe tė institucioneve tė Republikės sė Kosovės u shprehu ngushėllimet mė tė sinqerta pėr ndarjen nga jeta tė Fadil Feratit, kryetar i Komunės sė Istogut dhe nėnkryetar i Lidhjes Demokratike tė Kosovės.

    Gjatė vizitės nė Kuvendin Komunal tė Istogut, Presidenti Sejdiu bisedoi me strukturat udhėheqėse tė kėsaj komune si dhe i ngushėlloi tė gjithė qytetarėt e Komunės sė Istogut, tė cilėt nė numėr jashtėzakonisht tė madh ishin tubuar nė ndėrtesėn e Kuvendit Komunal pėr tė nderuar kryetarin e tyre.

    Po sot, Presidenti Sejdiu i vizitoi dhe u shprehu ngushėllime qytetarėve tė Gurrakocit, tė tubuar nė shkollėn e fshati Gurrakoc, vendlindja e Fadil Feratit.

    Me kėtė rast, Presidenti Sejdiu tha se humbja e Fadil Feratit ėshtė njė humbje e madhe dhe e dhimbshme pėr Kosovėn, sepse nuk do tė kemi njeriun i cili diti aq fuqishėm dhe gjithmonė tė jetė njė vullkan i gjallė dhe tė rrezatojė energji tė paskajshme nė Luftėn pėr Lirinė dhe Pavarėsinė e vendit dhe po ashtu pėr ndėrtimin e institucioneve tė vendit dhe nė udhėheqjen e tyre nė mėnyrėn mė tė mirė.

    “Fadilin e kisha bashkėpunėtor tė ngushtė. Ai na mungon tė gjithėve, para sė gjithash familjes dhe tė gjithė njerėzve tė Kosovės”, theksoi Presidenti Sejdiu.

    Ndėrkaq, nė “Librin e Kujtimeve” pėr Fadil Feratin, Presidenti Sejdiu ndėr tė tjera shkroi: “Qoftė i pėrjetshėm kujtimi pėr Fadilin, kolosin e Kosovės i cili asnjėherė nuk diti dhe nuk deshi tė ndalet e as tė trembet nė luftėn e madhe e tė gjatė pėr Lirinė dhe Pavarėsinė e Kosovės. Fadili ishte dhe mbeti vullkani i gjallė prej tė cilit shpėrthente gjithmonė zjarr i gjallė atdhetarie”.

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Varrimi i Feratit bėhet mė 3 shkurt

    Nga Express mė 31.01.2010 nė ora 15:18

    Ceremonia e varrimit tė kryetarit tė komunės sė Burimit, njėherėsh nėnkryetar i Lidhjes Demokratike tė Kosovės (LDK) Fadil Ferati, i cili dje ndėrroi jetė pas njė sėmundje tė rėndė, do tė mbahet tė mėrkurėn, mė 3 shkurt, nė varrezat e fshatit Gurakoc tė Burimit.

    Kėshilli i caktuar pėr varrim nė mbledhjen e sotme caktoi orarin pėr nderimet dhe ceremoninė e varrimit tė kryetarit tė komunės sė Burimit. Tė hėnėn, mė 1 shkurt, nė selinė qendrore tė LDK-sė, duke filluar nga ora 9.00 do tė hapet Libri i Zisė, ndėrsa mbledhja komemorative mbahet nė Teatrin Kombėtar, nė ora 11.00, ku njė fjalė rasti do tė mbajė presidenti Fatmir Sejdiu.

    Tė martėn, nė ora 8.20 nė Aeroportin Ndėrkombėtar tė Prishtinės do tė arrijė arkivoli me trupin e pajetė tė Fadil Feratit, ndėrsa homazhet do tė bėhen duke filluar nga ora 10.00, nė Shtėpinė e Kulturės nė Burim, pėr tė vazhduar edhe ditėn e mėrkurė.

    Po tė mėrkurėn, nė Shtėpinė e Kulturės nė Burim do tė mbahet njė mbledhje komemorative, ndėrsa ceremonia e varrimit do tė mbahet nė varrezat e fshatit Gurakoc, nė ora 16.00.

    Kryetari i komunės sė Burimit dhe nėnkryetar i LDK-sė Fadil Ferati vdiq dje nė moshėn 50-vjeēare, nė njė spital tė Gjermanisė, pas njė sėmundje tė rėndė.

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Fadil Ferati, veprimtar i denjė i lirisė e i pavarėsisė


    Prishtinė, 1 shkurt


    Presidenti i Kosovės, Fatmir Sejdiu, nė njė akademi komemorative tė organizuar sot pėr nder tė kryetarit tė ndjerė tė Istogut, Fadil Ferati, e cilėsoi atė kolos tė Kosovės, i cili asnjėherė nuk diti dhe nuk deshi tė ndalet e as tė trembet nė luftėn e madhe e tė gjatė pėr lirinė dhe pavarėsinė e Kosovės.
    Nė kėtė akademi komemorative tė pranishėm ishin krerėt mė tė lartė tė vendit dhe pėrfaqėsues tė jetės politike e shoqėrore.
    Presidenti Sejdiu me kėtė rast theksoi se Ferati bashkohet me vargun e pasosur tė burrave tė mėdhenj tė Kosovės, tė cilėt ikėn nga kjo botė e vdekshme pikėrisht nė janar.
    “Pak ditė mė parė, ne shėnuam kėshtu sė bashku katėrvjetorin e shkuarjes nė amshim tė presidentit historik tė Kosovės, dr. Ibrahim Rugova. Sot jemi mbledhur pėr t’i shprehur nderimet tona mė tė larta njėrit prej bashkėpunėtorėve tė tij tė ngushtė, Fadil Ferati, tė cilin do ta pėrkujtojmė gjithmonė si njė prind tė mirė, si njė veprimtar tė palodhshėm dhe si njė udhėheqės tė shquar e me vizion”, tha Sejdiu.
    Ai tha se kryetari i ndjerė i Istogut, Fadil Ferati ishte ndėr tė parėt nė kėtė komunė qė iu bashkua lėvizjes tė madhe pėr liri, pavarėsi e demokraci.
    “Pėr fat tė keq, vjeshta e fitores sė tretė tė Fadil Feratit qe vjeshta e tij e fundit; Fadili iku pa e dhėnė betimin para pėrbėrjes sė re tė kėshilltarėve tė komunės sė Istogut, pa e pėrmbushur vullnetin e qytetarėve tė Istogut qė t’u prijė edhe nė vitet e ardhshme. Kjo do tė jetė sigurisht njė brengė mė shumė pėr ne tė gjithė, njė peng qė do tė na rėndojė gjatė ditėve, javėve a viteve qė na kanė mbetur. Fadili mori edhe njė herė besimin e qytetarėve, por vdekja qe mė e shpejtė se ai”, u shpreh mė tej Sejdiu.
    Sipas presidentit tė vendit, Ferati rrezatonte energji tė paskajshme gjatė gjithė shekullit tė punės sė tij, u shqua pėr punėn tepėr tė pėrkushtuar pėr ndėrtimin e institucioneve tė vendit dhe nė udhėheqjen e tyre nė mėnyrėn mė tė mirė, duke dėshmuar nė vazhdimėsi urtėsinė politike, qė ishte njė virtyt dallues i tij.
    Ai pohoi se me shkuarjen nė amshim tė Fadil Feratit, Istogu mbeti pa prijėsin, kurse Lidhja Demokratike e Kosovės pa njė veprimtar tė devotshėm, i cili dha shumė pėr lirinė dhe pėr punėn e madhe gjatė rezistencės tė pėrgjithshme, ashtu edhe nė vitet e pasluftės, kur ai punoi pareshtur pėr ndėrtimin dhe forcimin e institucioneve shtetėrore.
    Ndryshe, kryetari i Istogut, Fadil Ferati ndėrroi jetė tė shtunėn nė njė spital nė Gjermani, pas njė sėmundje tė rėndė.
    Nė fillim tė vitit 1990, Fadili Ferati u zgjodh anėtar i Kryesisė sė Aktivit tė LDK-sė nė vendlindjen e tij, nė fshatin Gurrakoc. Qė nga ai moment, me punėn dhe pėrkushtimin e tij kaloi nėpėr tė gjitha strukturat e hierarkisė sė LDK-sė.
    Nė zgjedhjet e fundit lokale, Ferati ishte zgjedhur kryetar i komunės sė Istogut, njėherėsh ishte edhe nėnkryetar i LDK-sė.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Offenbach, 1 shkurt


    Sot, nė mesditė, nga Gjermania u nis pėr nė Kosovė kufoma e Fadil Feratit, ish-nėnkryetarit tė LDK-sė dhe ish- kryetarit tė Komunės sė Istogut, i cili ndėrroi jetė tė shtunėn nė mėngjes nė Klinikėn shtetėrore tė Offenbachut (afėr Frankfurtit). Kufoma e tė ndjerit sot u pėrcoll me nderime pėr nė vendlindje, ku do tė prehet i qetė trupi i njėrit nga veprimtarėt e shquar tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės dhe tė ēėshtjes kombėtare.
    Kufoma e Fadil Feratit arrin nė Kosovė tė martėn (rreth orės 8:30 minuta) nė Aeroportin e Prishtinės, kurse varrimi do tė bėhet njė ditė mė vonė, nė Gurrakoc tė Istogut.
    Nga i ndjeri nė Offenbach tė Gjermanisė pėr herė tė fundit u ndanė Astrit Zemaj, konsull, Ardian Spahiu, vicekonsull, Hazir Krasniqi, kryetar e Myftar Halili - Dragidella, nėnkryetar i Degės sė LDK-sė nė Gjermani, si dhe tė afėrm e bashkatdhetarė tanė nė Gjermani.
    Vdekja e Fadil Feratit ka shkaktuar dhembje tė madhe ndėr veprimtarėt e LDK-sė nė Gjermani e kudo tek bashkatdhetarėt tanė dhe ndarja nga ai sot nė Offenbach u pėrcoll me lot e dhembje, ngase i ndjeri ishte shumė i respektuar dhe i dashur pėr veprimtarėt e LDK-sė nė Gjermani e vendet e tjera ku ai shpesh ishte mysafir.

Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •