Talent wins games, but teamwork wins championships.
Micheal Jordan
Istog: Mbledhje Komemorative pėr Fadil Feratin
Sejdiu: Ndarja nga jeta e Feratit ėshtė dyfish mė e rėndė
Ndarja nga jeta e kryetarit tė komunės sė Istogut Fadil Ferati ėshtė e rėndė, por sado qė e themi se ka ndėrruar jetė, serish kemi njė zė brenda vetes qė na thotė se ai ėshtė gjallė dhe se frymon bashkė me ne, u tha nė njė mbledhje komemorative me rastin e vdekjes sė kryetarit tė Istogit, njėherėsh nėnkryetar i LDK-sė, Fadil Ferati.
Tė mėrkurėn nė Istog ėshtė mbajtur njė mbledhje komemoracioni me rastin e ndarjes nga jeta tė kryetarit tė kėsaj komune Fadil Ferati.
Presidenti Fatmir Sejdiu tha se ndarja nga jeta e Fadil Feratit e la komunėn Istogit pa njė prijės tė madh, ndėrsa Prishtinėn pa njė personalitet qė tė ketė mbėshtetjen e fuqishme tė bazės nga vinte.
Skemi si tė mos i vėrejmė gjurmėt e punės sė tij si kėtu nė Istog ashtu edhe nė Prishtinė. Sė kėndejmi, ndarja e tij nga jeta ėshtė dyfish mė e rėndė ai e la Istogun pa prirje, ndėrsa Prishtinėn pa njė personalitet qė tė ketė mbėshtetjen e fuqishme tė bazės nga vinte, veēori kjo qė e bėnte atė tė autoritetshėm kudo, ka thėnė presidenti Sejdiu.
Haki Rugova, nėnkryetar i Komunės sė Istogit, tha se Fadil Ferati gjatė gjithė jetės punoi me pėrkushtim, duke kryer tė gjitha detyrat me sukses dhe pėrgjegjėsi tė lartė morale.
Sado qė e themi se ka ndėrruar jetė, serish kemi njė zė brenda vetes qė na thotė se ai ėshtė gjallė dhe se frymon bashkė me ne. Por ja qė njerėzit e mėdhenj Zoti i merr pranė vetes, duke mos i lėnė tė jetojnė mė, prandaj jemi tė bindur se misionin tėnd tė cilin e pati nė jetė deri kėtu e kreu me sukses dhe me pėrgjegjėsi tė lartė morale, ka thėnė Rugova.
Nė emėr tė familjes, Sami Ferati, i ka falėnderuar tė pranishmit pėr pjesėmarrje nė kėtė mbledhje komemorative.
Fadil Ferati ndėrroi jetė tė dielėn e kaluar nė moshėn 50-vjeēare nė njė spital tė Gjermanisė pas njė sėmundje tė rėndė.
Varrimi i tė ndjerit u bė sot pasdite nė vendlindjen e tij nė Gurrakoc tė Istogut.
Fadil Feratit iu dha lamtumira e fundit
Istog, 3 shkurt-
Mijėra qytetarė nga komuna e Istogut dhe nga vende tė ndryshme
tė Kosovės i kanė dhėnė lamtumirėn e fundit nėnkryetarit tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės, njėherėsh edhe kryetarit tė Istogut, Fadil Ferati . Qysh nga orėt e hershme turma tė mėdha tė qytetarėve dhe delegacione tė shumta tė niveleve tė ndryshme tė Kosovės, duke pėrfshirė atė nga Kryesia e Kuvendit tė Kosovės, Presidencės, tė Qeverisė sė Kosovės, pėrfaqėsues tė Zyreve diplomatike ndėrkombėtare, tė subjekteve politike nga
qendra dhe komunat e ndryshme tė Kosovės, pėrfaqėsues tė FSK-sė, tė PK-sė ,
tė, KFOR-it, tė Bashkėsisė Islame dhe Ipeshkvisė sė Kosovės. Ndėrkaq, nė
orėt e pasditės, nė ambient tė hapur, para Pallatit tė Kulturės nė Istog,
nėn patronatin e presidentit Sejdiu, ėshtė mbajtur edhe ceremonia mortore,
ku morėn pjesė mijėra qytetarė nga mbarė Kosova. Nė kėtė ceremoni mortore,
i pari i vendit Fatmir Sejdiu ka shprehur dhembjen e tij pėr humbjen e njeriut
qė gati pėr dy dekada, punoi pėr lirinė, pavarėsinė dhe shtetėsinė e
Kosovės.
Sejdiu , me kėtė rast tha se sot po e pėrcjellim nė botėn e amshueshme Fadil Feratin, kryetar i Istogut dhe nėnkryetar i LDK-sė.
Gjatė kėtyre katėr ditėve zemra e tij pushoi sė rrahuri kur ne e kemi kujtuar me mall e dhembje ēastet e punės sonė .
Ne kemi veēuar sukseset qė ai ka arritur si udhėheqės i Istogut dhe nėnkryetar i LDK-sė.
Fadil Ferati udhėhoqi komunėn e Istogut nė tri mandate. Besimi i qytetarėve tė
kėsaj komuneje iu dha atij edhe nė zgjedhjet e para .
Fitorja e tij e katėrt ėshtė pothajse unikate jo vetėm nė kėto zgjedhje, porn ė gjithė historikun e
zgjedhjeve qė ka mbajtur Kosova. Fadil Ferati kishte fituar besimin e
qytetarėve dhe doli fitues edhe pėr tė katėrten herė, ndonėse nuk arriti tė
paraqiste vizionin e tij pėr Istogun pėr mandatin e ri katėrveēar. Fadil Ferati
ishte zėri i parė i qytetarėve tė Istogut. Sot kur po ndahemi pėrfundimisht prej tij mund tė theksoja pa hezitim se Fadil Ferati ishte njeriu qė gėzonte njėkohėsisht besimin e bashkėvendasve tė tij nė komunėn e Istogut, por edhe tė institucioneve qėndrore tė Republikės sė Kosovės. Duke shikuar prapa prej punės dhe veprimtarisė sė tij ai e la Istogun pa prijėsin dhe Prishtinėn pa njė personalitet qė kishte njė mbėshtetje tė fuqishme tė bazės nga vinte. Kjo e bėnte atė si njeri me autoritet tė madh kudo, tha nė fjalėn e tij mortore presidenti Sejdiu, duke u shprehur ngushlime qytetarėve tė Istogut dhe tė
Kosovės pėr vdekjen e kryetarit Ferati.
Njė fjalė rasti, nė kėtė ceremoni mortore, nė emėr tė strukturave
komunale e mbajti edhe nėnkryetari i komunės sė Istogut, njėherėsh edhe
nėnkryetar i Degės sė LDK-sė, Haki Rugova. Ai vdekjen e kryetarit Ferati e ka
cilėsuar si humbje tė madhe pėr Istogun dhe institucionet e saj, duke u zotuar se do tė ndjekin rrugėn e tij.
Nė emėr tė familjes Ferati , pjesėmarrėsit e ceremonisė mortore i ka falėnderuar Sami Ferati.
Funerali i tė ndjerit Ferati ėshtė nisur drejt vendlindjes sė tij, pėrkatėsisht varrezave tė Gurrakocit, ku nė orėt e vona tė pasditės, ėshtė varrosur nė prani tė familjarėve, miqve, bashkėpunėtorėve tė tij, si dhe tė qindra qytetarėve.
www.koha.net
Ngushellime LDK-se e Familjes e gjith atdhetareve qe e kishin njohur te ndjerin Fatmir Ferhati.
Koha ka ardhur qe LDK ti bashkoje njerzit perseri.
Pra KDK me LDD te shkrihen ne nji e te forcojne partin sepse ajo i duhet Kosoves.
....Ldk edhe burr i mir kjo su kan kurr.
- po ku ka burr t'mir LDK ose LDD ..ani ata ne kryesi , krej gjak serbi kan....
Krijoni Kontakt