Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    United States of Albania Maska e USA NR1
    Anëtarësuar
    18-01-2010
    Vendndodhja
    KU
    Postime
    5,430

    SHVL: Nëse Gruevski vazhdon si Milosevici, e pret fati i njëjtë

    Nëse Gruevski vazhdon njësoj sikur Milosevici, e pret i njëjti fat, atje ai ku vetëshkoi dhe vetëpërfundoi”. Kështu thuhet në reagimin e Shoqatës së Veteranëve të Luftës së ish Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare drejtuar kryeministrit Nikola Gruevski.
    Kjo shoqatë pohon se është e inidnjuar thellë nga veprimet kundërshqiptare dhe kundërqytetare të kryeministrit Nikola Gruevski, i cili këmbëngul që gjuha maqedonase të mësohet nga klasa e parë, si detyrim i patjetërsueshëm.

    Në reagimin drejtuar shefit të Qeverisë thuhet “kurrë s'do t’ia arrini qëllimit pasi veproni në kundërshtim me Kushtetutën, ligjet e vendit dhe programin edukativo-arsimor”.

    Më tej në komunikatën e firmosur nga Fazliu Veliu, kryetar i SHVL-së së ish UÇK-së dhe deputet i Bashkimit Demokratik Integrim thuhet “as në kohën e Mbretërisë SKS dhe as pas Luftës së Dytë Botërore, pra asnjëherë nuk është vepruar imponueshëm që të mësohet në gjuhë tjetër, që nga klasa e parë, kur ende nxënësi nuk e ka mësuar alfabetin dhe gjuhën e nënës”.

    Në reagimin drejtuar Gruevskit thuhet se kryeministri ka hyrë në rrugë të gabuar, duke e flijuar ministrin e Arsimit si dhe të tjerët rreth tij.

    “Mund të veproni si të doni, me forcën e shkopit dhe kamxhikut, por nuk mund të na detyroni të hymë në greminë, ku Ju jeni buzë saj”, thuhet në reagim dhe më pas shtohet se "asnjë perandori e as kjo që udhëheq Nikolla Gruevski nuk ka mundur t’i asimilojë dhe zhduk shqiptarët".

    Në fund të reagimit, SHVL e ish UÇK-së drejtuar Gruevskit konkludon se “nxënësit shqiptarë, së pari do të mësojnë gjuhën shqipe, e cila është gjuhë kombëtare, që ka hyrë në gjirin e gjuhëve ndërkombëtare, mandej në moshë të rritur gjuhët e huaja, pra edhe gjuhën tënde, të cilën as ti nuk e di siç duhet”. /alsat-m/
    Ndryshuar për herë të fundit nga USA NR1 : 26-01-2010 më 02:54

  2. #2
    United States of Albania Maska e USA NR1
    Anëtarësuar
    18-01-2010
    Vendndodhja
    KU
    Postime
    5,430
    normal qe sdo te rrespektojmi gjuhen prej klases se pare te mesojne Shqiptaret te kishte qene gjuhe Angleze ajde prape do te ishte dicka qe nevoitet por maqedone qe askush nuk e njeh kete gjuhe,KESHTU VJEN DERI TE KONFLIKTI

  3. #3
    United States of Albania Maska e USA NR1
    Anëtarësuar
    18-01-2010
    Vendndodhja
    KU
    Postime
    5,430

    Në fund të reagimit, SHVL e ish UÇK-së drejtuar Gruevskit konkludon se “nxënësit shqiptarë, së pari do të mësojnë gjuhën shqipe, e cila është gjuhë kombëtare, që ka hyrë në gjirin e gjuhëve ndërkombëtare, mandej në moshë të rritur gjuhët e huaja, pra edhe gjuhën tënde, të cilën as ti nuk e di siç duhet”.
    HAHAHAHAHAHAHAHAHA,LOL
    ku me dite Gruevski gjuhen

  4. #4
    United States of Albania Maska e USA NR1
    Anëtarësuar
    18-01-2010
    Vendndodhja
    KU
    Postime
    5,430
    Interesant

  5. #5
    United States of Albania Maska e USA NR1
    Anëtarësuar
    18-01-2010
    Vendndodhja
    KU
    Postime
    5,430
    Gruevski sikur Milosevici

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-07-2006
    Postime
    82
    Mjaft me me deklaratat e Veliut un mendoj se ehste njeri i harxhuar.
    Pa vlere eshte letra e tij sepse Fazelli eshte deputet i IRJM-se dhe se ka te drejte qe kete shkrese t'ia kishte transmetuar direkt Grujevskit ne parlament. Per ata te cilet nuk e dine deputet kane te drejte qe t'iu kerkojne llogari ministrave, kryemninistrit dhe funksionareve te tjere dhe te njejten nje deputet e ben nepermjet nje organizate veterane te UCK.
    Personalishte mendoj se ketyre deklaratve nuk duhet venduar veshin sepse nuk kane peshe se paku kur nje njeri mban poste te parti dhe nga ana tjeter e kritikon te njejten.

  7. #7
    United States of Albania Maska e USA NR1
    Anëtarësuar
    18-01-2010
    Vendndodhja
    KU
    Postime
    5,430
    Citim Postuar më parë nga boll mo Lexo Postimin
    Mjaft me me deklaratat e Veliut un mendoj se ehste njeri i harxhuar.
    Pa vlere eshte letra e tij sepse Fazelli eshte deputet i IRJM-se dhe se ka te drejte qe kete shkrese t'ia kishte transmetuar direkt Grujevskit ne parlament. Per ata te cilet nuk e dine deputet kane te drejte qe t'iu kerkojne llogari ministrave, kryemninistrit dhe funksionareve te tjere dhe te njejten nje deputet e ben nepermjet nje organizate veterane te UCK.
    Personalishte mendoj se ketyre deklaratve nuk duhet venduar veshin sepse nuk kane peshe se paku kur nje njeri mban poste te parti dhe nga ana tjeter e kritikon te njejten.
    ke shume te drejte kjo ka mundesi ne parlament te thuhet,pershendetje vella

  8. #8
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664

    Tradhetari me komofllazhe Fazli Veliu, TURP, TURP .Shqipetaret e maqedonise ,nuk i hane keto gurabia te Fazli Veliut.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •