Close
Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 55
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    As vete se kem lexuar pasi ishia i zene. Ma kapi veshi mbrem ne lajme dhe po e sjel ketu pasi sido qe te jete dicka pozitive do te kete.

    KOS-i kërkon nga “bashkëqytetarët” e Serbisë në Kosovë “falje të ndërsjellë”

    “Sinodi i Shenjtë” i Kishës Ortodokse Serbe, ka lëshuar një deklaratë publike, në të cilën shqiptarët e Kosovës i konsideron “bashkëqytetarë” të Serbisë, duke kërkuar nga ata falje të ndërsjellë dhe pajtim. Kjo deklaratë, bëhet në kohën kur pritet të fillojnë negociatat për zgjidhjen e statusit të Kosovës. Edhe pse deklarata e tillë është cinike dhe në esencë antishqiptare, shumë liderë dhe politikanë të Kosovës e kanë vlerësuar si hap të guximshëm dhe të drejtë të Kishës serbe, për pajtim. Sinodi i Kishës serbe përmes deklaratës publike për “pajtim të ndërsjellë me shqiptarët”, bën përpjekje për të fshehur të gjitha të ligat dhe të zezat, që i ka ideuar dhe i ka realizuar gjatë gjithë shekujve kundër shqiptarëve. Ata shqiptarë të vendit tonë, që janë të informuar, ata që e njohin aktivitetin shovinist, okupator dhe antishqiptar të kësaj kishe, nuk habiten fare me këtë ofertë djallëzore të KOS-it. Habit vetëm fakti sa shpejtë bien në karreme të tilla njerëzit tanë, sidomos portparollët e Qeverisë dhe ndonjë sharlatan tjetër politik, apo ndonjë deputet kokëgdhe, që nuk logjikon me kokën e tij, ose logjikon mbrapshtë, në mungesë të dijes elementare për të komentuar një deklaratë publike, e cila mban emrin “ofertë për pajtim të ndërsjellë të bashkëqytetarëve”, duke i konsideruar shqiptarët e Kosovës, bashkëqytetarë të Serbisë dhe duke iu bërë thirrje për pajtim, pasi paraprakisht i konsideron bashkëfajtorë. Kjo shëmti e njerëzve tanë është e pafalshme, sepse nxjerrë në sipërfaqe paditurinë dhe shpirtin skllav të tyre.
    Kisha serbe, e njohur tashmë në krejt botën për qëndrimin e saj ekskluziv dhe urrejtjen morbide kundër myslimanëve e katolikëve, nuk ka të drejtë morale as njerëzore të kërkojë falje, qoftë edhe nga viktimat, pa pranuar paraprakisht të gjitha të ligat, krimet masakrat dhe barbaritë, të cilat në të gjitha periudhat e historisë u ka bërë të gjithë besimtarëve të tjerë, përveç atyre ortodoksë. Dhe për çudi, në kohën e informimit universal, në kohën e Internetit, ende në mesin tonë gjenden papagaj politikë fare të paniformuar, të cilët përshëndesin këtë akt të kishës Serbe, këtë akt cinik dhe fyes në të njëjtën kohë, sepse nuk ka cinizëm më të shëmtuar, sesa të kërkosh ta pajtosh viktimën dhe xhelatin, derisa xhelati arsyeton krimin, në emër të një ideje, nga e cila asnjëherë nuk ka hequr dorë. Dhe kjo vë në pikëpyetje të madhe esencën “fetare” të krishterimit serb.
    Nëse me të vërtetë krishterimi në Serbi përfaqësohet nga ky sinod, i cili pa asnjë rezervë ka përkrahur, madje edhe ka yshtur politikën antishqiptare të ish Jugosllavisë monarkiste, ka përkrahur madje edhe pushtimin fashist të Serbisë në vitin 1941, ka përkrahur politikën fashiste, barbare dhe masakruese të Drazha Mihajloviqit dhe të Slobodan Milosheviqit. Me veprime të tilla, Kisha ortodokse Serbe ka humbur prestigjin e vërtetë fetar. Me veprime të tilla, Kisha serbe, jo vetëm që ka pranuar të jetë instrument i politikës kolonizuese e hegjemoniste serbe, por ka qenë dhe ka mbetur projektuese dhe zbatuese e këtij projekti, madje edhe në ditët tona. Janë po këta priftërinj, të cilët ardhjen në pushtet të Slobodan Milosheviqit, edhe pse me pikëpamje e bindje komuniste e socialiste, e përshëndetën me tërë qenien, duke e konsideruar atë si prijës të fortë, që do ta zgjidhte çështjen serbe, pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë.
    Është po kjo Kishë politike e krimit dhe e gjakut, e cila asnjëherë nuk është distancuar nga politika nacionalfashiste serbe, madje as pas Masakrës së Srebernicës, kur dhjetë vjet më parë, bandat ushtarake e policore serbe vranë dhe masakruan, vetëm për disa orë, më shumë se 8 mijë myslimanë, fëmijë gra e pleq. E shurdhër mbeti Kisha shënsaviste serbe asokohe, ashtu sikurse ishte e shurdhër, por djallëzore në veprime të fshehta, edhe gjatë tërë kohës së luftës në Kosovë.
    Tani kur faktori politik ndërkombëtar ka filluar ta vë në zbatim projektin për fillimin e bisedimeve lidhur me statusin politik të Kosovës, kreu i KOS-it bën përpjekje për ta larë, aq sa mund ta lajë në këtë mënyrë gjakun e krimeve, duke kërkuar nga shqiptarët “falje të ndërsjellë”, sepse sipas rezonimit të KOS-it edhe shqiptarët paskan bërë krime, po aq sa serbët. Kjo lojë paragjykuese, në esencë është djallëzore, dhe nuk ka asgjë të përbashkët me krishterimin dhe me asnjë fe të vërtetë të qytetërimit botëror. Pas fytyrave dhe mjekrave të priftërinjve serbë gjithnjë janë fshehur thikat e gjata, të cilat kanë therë edhe fëmijë shqiptarë e myslimanë. Këto të liga ata i punojnë edhe sot nën petkun e zi të idesë së tyre të zezë, ide që nuk kanë të bëjnë me asnjë fe të vërtetë.
    Pajtimi mes shqiptarëve dhe serbëve mund të ndodh vetëm pasi të jenë shëruar plagët shumëshekullore, vetëm pasi të ketë kaluar një kohë e gjatë në fqinjësi të ndarë, përse jo edhe të getoizuar. Deri atëherë, çdo kërkesë e njëanshme dhe cinike për pajtim të viktimës me xhelatin, vetëm sa e përkeqëson gjendjen e sigurisë në vend dhe vetëm sa prek në plagët e pashërueshme. Shqiptarët liridashës në Kosovë nuk i harrojnë dot krimet dhe masakrat që kanë kryer bandat ushtarake dhe policore serbe, të përkrahura dhe të bekuara nga po kjo Kishë, nga po këta udhëheqës fetarë.
    Shqiptarët dhe serbët kanë në mes armiqësinë e tyre 13 shekullore, e cila nuk harrohet dhe nuk mund të kthehet në miqësi qoftë edhe nën presionin ndërkombëtar. Mund të ketë miqësi të caktuar individësh apo grupesh të interesit, mund të ketë qytetarë shqiptarë, të cilët për interesa të ngushta familjare e grupore shërbehen me pasaporta dhe letërnjoftime të Serbisë, por nuk mund të flitet për pajtim të vërtetë, pasi që nuk janë krijuar parakushte, meqë ende në humbëtirat e Sodomës Serbi kanë ngelur eshtrat edhe të 3000 martirëve shqiptarë, të rrëmbyer, të vrarë dhe të masakruar nga serbët gjatë luftës në Kosovë. Nuk mund të përjashtohet as ndonjë krim i izoluar, i ndonjë shqiptari, apo i ndonjë grupi shqiptarësh të jetë kryer kundër serbëve. Mirëpo, shqiptarët si popull i robëruar asnjëherë gjatë periudhës kohore prej vitit 1912 e deri më 11 qershor të vitit 1999 nuk kanë pasur pushtet mbi serbët, dhe nuk kanë mundur të ushtrojnë as krime, as pushkatime, sikur pretendon KOS-i. Pushtetin ushtarak dhe politik në Kosovë prej 11 qershorit të vitit 1999 e ka administrata e UNMIK-ut dhe paqeruajtësit e KFOR-it.
    Kombet edhe mund të robërohen e të shfarosen, por nuk mund të detyrohen të bashkëjetojnë kundër dëshirës të tyre, edhe atëherë kur kryetarët e këtyre popujve insistojnë në një pajtim të tillë, për të përfituar favore politike, apo favore të tjera. Për më tepër Kisha Ortodokse serbe nuk ka kredibilitet moral, fetar as njerëzor për të ndërmarrë nisma të tilla pajtuese, derisa vetë nuk është diferencuar nga politika e saj djallëzore, inkuizicionale.
    Shqiptarët liridashës të Kosovës nuk do të pranojnë me asnjë çmim dhe me asnjë kusht të jenë bashkëqytetarë të Serbisë, dhe nuk kanë asnjë arsye të pranojnë se fajet për krimet qenkan të ndërsjella, andaj të dyja palët u dashka të kërkojnë falje. Pranimi i tillë i ofertës së KOS-it nga ndonjë shqiptar i papërgjegjshëm, do të thotë shkelje mizore në gjakun e derdhur për liri dhe pranim për të barazuar xhelatin me viktimën. A.Q.

  2. #22
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1
    Ne c`kohe eshte bere kjo deklarate e Sinodit te KOS, se bisedimet per statusin e Kosves filluan para nja 4 vjetesh dhe sot nuk merret njeri me te kaluaren.
    Personalisht e shoh te drejte deklaraten e KOS, ne perputhje te plote me moralin e Krishtere. Postimi i mesiperm eshte mbushur me akuza te perbindshme, te cilat jam i sigurt se nuk kane te bejne me asnje Kishe Orthodhokse, cilado qofte kjo.
    Nuk ngarerrohen politikat zyrtare te nje shteti me rolin e Kishes, rol i cili kurre nuk ka qene ne favor te pogromeve e gjenocideve, nga kushdo te kryhen ato.

    Pastaj, ketu po kalohet ne diskutime politike, duke kapercyer rolin e ketij forumi thjesht fetar.
    Duaje te afermin tend si veten

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-01-2010
    Postime
    1,126
    Citim Postuar më parë nga Rina_87 Lexo Postimin
    Kishat ortodokse gjithmone, kane qene ne Kosove, ne mesin e shqiptareve dhe kane qene shqiptaret ata qe u perkujdesen per to. Ti edhe sot e kesaj dite nese shkon ne vende ku ka pasur serb qe jetojne, e sheh kishen ortodokse pothuajse ne oborr te shqiptareve, flas per kisha me te vogla dhe askush as nuk i demton as nuk i sheh si dicka armike. Popullsia e Kosoves nuk e ndjen te huaj krishterimin ortodoks, sepse ka jetuar me popuj ortodoks dhe objektet e kultit nuk jane se urrehen.

    Ngjarjet qe ndodhen ne vitin 2004, une nuk jam fort e sigurt se nga kush u shkaktuan, mbetet pikepyetje e madhe kjo, pasi qe sot serbet duke e shfrytezuar ate ngjarje, perfituan ne arenen politike.

    Problemi eshte te serbet qe shpesh fene ortodokse e kane perdorur si mjet percarjeje dhe urrejtjeje dhe si mjet per te arritur qellimet e tyre politike.
    Askush nuk e mohon se nese kishat jane ne oborr te shqiptareve tregon se popullsia ka qene e krishtere sepse nga historia dime qe ne pergjithesi popujt barbare moren besimin fetar te vendeve ne te cilat ata u vendosen dhe ne fakt keshtu ndodhi edhe me serbet ashtu si ndodhi me pare edhe me bullgaret te cilet pagezimin e mbretit te tyre e kane ne Ballsh.
    Por mos harrojme se nuk eshte qellimi yne te zbulojme shkaktaret e atyre ngjarjeve por sa shpejt rame pre e atyre provokimeve dhe ajo qe beme ne ishte thjesht perforcimi i pozitave te serbeve se ne jemi shkaterrimtare. Prandaj duhet te ngulmojme gjithmone ne qendrese paqesore ne raste ekstreme (kuptohet jo ne raste lufte) sepse vetem keshtu mund te shohim me qartesi gjerat, por fakti qe ato nuk u shnderruan ne demostrata paqesore dhe masive por ne disa veprime te izoluara por te mireperdorura nga serbet ne arenen nderkombetare beri qe ata te punojne per hermetizimin e atyre rajoneve te cilat kontrollojne dhe perseri ngulmoj se popullsia shqiptare dhe serbe ne Kosove duhet patjeter te komunikoje ndoshta duke marre shembull nga mafiozet te cilet ne çdo kohe kane mardhenie te shkelqyera me njeri tjetrin dhe kete e bejne mire ne Kosove per mallrat kontrabande kur tregjet kosovare jane te mbushura me mall serb. Duhet me shume pune nga te gjithe por mbi te gjitha nga shqiptaret sepse ne na intereson me shume nje Kosove e pavarur nga gjithcka.
    Persa i perket fese dhe politikes politikanet serbe deri tani ia kane arritur qellimit ne menyren e tyre ashtu si Irani sot dhe e kane shfrytezuar me se miri. Kjo u ka dhene mundesi te kene nje pushtet te dyfishte qe ne fakt ne Shqiperi nuk e njohim dhe nuk mund ta konceptojme vetem po te ktheheshim ne kohen e pushtimit osman.

  4. #24
    Pasioni për shkencën Maska e KILI MERTURI
    Anëtarësuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropë
    Postime
    1,838
    Një skjarim , sa i përket 2004-tes!

    Në ato trazira , nuk jan sulmuar kishat ortodokse , por jan sulmuar me të drejt objektet fetare të ndërtuara nga millosheviqi gjatë periudhes se okupimit.

    Asnjëra nga kishat ILIRO -Shqiptare nuk jan sulmuar. Ato me shekuj jan mbrojtur nga ne shqiptarët .

    Objektet politike të millosheviqit duhet zhdukur nga faqja e dheut sa më parë!

    Kishat Iliro-Shqiptare duhet ,nëse jo të merren nën juridiksion të KAOSh-ti (ndoshta jo deri në bashkimin kombëtarë!) të vihen nën një KOAK , pra të kirjohet kisha ortodokse autoqefale e Kosoves.

    Vetëm si KOAK deri në bashkimin kombëtrë!


    Kili
    SHQIPËRIA ETNIKE ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!
    BAC ,U KRYMB , E HASA ME SHOKË PO LAVDËROHET ME KRYMBJEN E KOSOVES.
    Në dreq të mallkuar të gjithë antishqiptarët dhe tradhtarët e kombit!

  5. #25
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Edhe une mendoj se krijimi i Kishes Orthodhokse Autoqefale te Kosoves, eshte me mire se sa vendojsa e tyre nen KOASH.

    Me vone, nqs ndodh Bashkimi Kombetar i shumepritur, KOAK dhe KOASH mund te bashkohen ne nje!
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  6. #26
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Më vjen shumë keq pse nuk ka Kishë ortdokse shqiptare në Kosovë. Kishat ortodokse te gjitha ishin shqiptare sepse sllavët nuk ishin më parë në trojet tona. Shumë nga ato Kisha qe sotë janë te ashtuquajtura Kisha ortdokse serbe, mendoj se kan qenë shqiptare.

    Unë jam per - qe shqiptarët të kerkojnë Kishat-objektet e tyre dhe jo vetem të kerkojnë por tu kthehen sepse është e drejtë e jona.

    Nuk kam edhe aq informata se si është ligji kishtar dhe rregullat brenda Kishes ortodokse, mirpor, realisht është e nevojshme një nisje - iniciativë e Kishes ortodokse dhe qytetarve shqiptar qe tu kthehen monumentet kulturore-historike shqiptarëve te cilat ua plaqkiten-ozrupuan dhe dhunuan serbët.
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 02-02-2010 më 14:10
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-01-2010
    Postime
    1,126
    Komuniteti orthodoks shqiptar i Shqiperise eshte prezent ne Kosove me iniciativa jo fetare, por per momentin e ka shume te veshtire te predikoje Krishtin atje, sepse kuptohet qe nje popull i cili ishte i pushtuar nga nje shtet me shumice i besimit orthodoks e ben te veshtire konceptimin si orthodokse shqiptare, ngaqe per 100 vjet afersisht orthodokset i kane pare si serbe dhe ka shume reagime negative. Prandaj Kisha orthodokse shqiptare duhet se pari te ndryshoje mendimet se ne raste te tilla besimtaret e vertete nuk jane ata qe bejne deklarata politike, por ata qe zbatojne porosite e Krishtit me perulesi. Ky eshte qellimi i Kishes shqiptare te cilen ka shume vite qe e zbaton ne Shqiperi duke mos u perfshire ne problemet politike, duke e lene komunitetin te lire persa i perket mendimeve politike. Ndaj ne kete kendveshtrim situata aktualisht nuk eshte e favorshme per komunitet te krishtere orthodoks sepse edhe po te bindeshin ne besimin orthodoks do tu duhej te largoheshin nga Kosova sepse nuk do kishin mundesi per te ndjekur traditen orthodokse, drejt Shqiperise ose ndonje shteti perendimor.

  8. #28
    Pasioni për shkencën Maska e KILI MERTURI
    Anëtarësuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropë
    Postime
    1,838
    neokastre, unë për vete nuk jam fetar !

    Sa i përket shtrimit të fesë ortodokse në Kosovë , mendoj se po u kthyen kishat ortodokse , të zotit të vet , pra shqiptarëve , atëher nuk besoj se do të ketë problem për shqiptarë të Kosoves të konvertohen në ortodoks.
    Derisa këto objekte kulturore fetare me rëndësi të vecant historike të, jo vetëm Kosoves , por të kombit shqiptarë , nuk të kthehen , në pronsin e Kosoves , nuk do të ket sukses konvertimi në ortodoks.

    KOASH ka rastin që të sjell priftërinj në këto kisha , mbasi që të largohen këta okupator serb.


    Kili
    SHQIPËRIA ETNIKE ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!
    BAC ,U KRYMB , E HASA ME SHOKË PO LAVDËROHET ME KRYMBJEN E KOSOVES.
    Në dreq të mallkuar të gjithë antishqiptarët dhe tradhtarët e kombit!

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    per here te pare me duhet te jem i njejtit mendim me Albon,

    ka nje problem te madh se na duhet te gjejme orthodoks shqiptar ne kosove.
    kishat jane tonat, e vertete, por nuk jane shqiptaret ata qe i perdorin.

    perpara se te behet nje hap i tille nga koashi duhet çrrenjosur bindja se orthodoks=sllav/grek,
    se perndryshe nje kerkese e tille nuk do kishte kuptim.
    Ndryshuar për herë të fundit nga xfiles : 02-02-2010 më 17:27

  10. #30
    Perjashtuar Maska e Zëu_s
    Anëtarësuar
    02-05-2006
    Postime
    1,672
    Pse Kisha Ortodokse shqiptare nuk i kërkon Kishat Ortodokse në Kosovë?!
    Sepse Kisha ortodokse "Shqiptare" eshte nen kontrolle totale te kishes ortodokse greke, dhe kisha ortodokse greke eshte tradicionalisht mikeshe apo moter e kishes dhe popullit ortodoks serb, qe sebashku e perbejne armikun e vjeter te perbetuar dhe kogja te rrezikshem te popullit Shqiptar.

    Pra me fjale te tjera, kisha ortodokse "shqiptare" eshte indirekt (nganjehere edhe shum direkt bile) anti shqiptare, qe nuk don as ta nxjerr nga goja sepaku fjalen 'ish kishat ortodokse shqiptare te kosoves' se lere ma te kerkoj nga mikesha apo motra e vet qe ti rikthej ose ti liroj kishat ortodokse shqiptare te ozurpuara me dhune.

    Kete te vertete qe e thash une ketu me poshte, ju mund ta vertetoni disa postime me larte.

    Natyrisht qe ka edhe serb e grek qe shkruajne ketu ne emer te vllezerve ortodoks Shqiptar, ne emer te atyre vllezerve tane qe nuk lejojne te blehen e te manipulohen nga greqia dhe serbia.

    Pra tash per tash, nje kerkese e tille nga kisha ortodokse "shqiptare" eshte hamendje (per Zo hala pa e perfundue mire biseden me ta, e mer vesh krejt serbia me rusine dhe greqine, dhe s'besoj qe mundesh ta kalosh ma kurre pragun e deres se tyre), e me vone se di çka behet me kishen ortodokse "shqiptare". Shpresojme te behet kishe ortodokse Shqiptare pa thonjeza hiq.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Zëu_s : 02-02-2010 më 18:22

Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •