-
i/e regjistruar
Kultivimi i frikës apo thirrja e EULEX-it për vrasjet e ardhshme
Kultivimi i frikës apo thirrja e EULEX-it për vrasjet e ardhshme
Njëra prej zëdhënëseve të shumta të EULEX-it, Christiina Herodes, dha një deklaratë në Koha Ditore, lidhur me procesin e ringritur gjyqësor kundër Albin Kurtit. Ajo tha se EULEX-it nuk i interesojnë fare kriminelët që vranë dhe plagosën demonstruesit në demonstratën e 10 shkurtit 2007, dhe tha se shënjestër mbetet udhëheqësi i VETËVENDOSJE!-s, Albin Kurti. Si mund të vetëquhet EULEX-i mision i drejtësisë, kur nuk i interesojnë kriminelët? Çka është drejtësia, nëse nuk është vendosja e të drejtës dhe realizimi i saj, kërkimi i kriminelëve, arrestimi dhe gjykimi e dënimi i tyre?
Këtë deklaratë duhet kuptuar si thirrje për vrasje të ardhshme. Sepse nuk është se u dha ndonjë arsyetim teknik lidhur me pamundësinë e ndjekjes së vrasësve, por u dha një qëndrim politik lidhur me vendimin që kriminelët të mos ndiqen e ndëshkohen. Ky trimërim i krimit po jepet si porosi e qartë për të gjithë ata që guxojnë ta shprehin vullnetin dhe bindjet e tyre politike me demonstratë, e drejtë kjo e garantuar me Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut si dhe me Konventën e Evropiane të të Drejtave të Njeriut. EULEX-i po i shkel të dyja këto. EULEX-i po na e ngrit një sistem të atillë të drejtësisë që të frikëson për shprehjen e mendimit dhe bindjes politike me protestë, sepse po demonstron që shkelësit amnistohen, kurse shprehësit e vullnetit politik ndëshkohen. Ky veprim i misionit që e quan veten evropian, është në kundërshtim të plotë me vlerat demokratike evropiane të inkurajimit të shprehjes së lirë dhe bindjes politike, por edhe me frymën e konventave kryesore ndërkombëtare e evropiane që mbrojnë këto liri fundamentale. Krijimi i mjedisit shoqëror në të cilin kultivohet frika nga manifestimi i vullnetit të lirë qytetar, është armiku kryesor i demokracisë dhe qytetarisë aktive.
Përfveç kësaj, Herodes tha se Albin Kurtit do t’i garantohet një gjykim i drejtë dhe i pavarur! Herodes është mirë ta marrë vesh se këtu nuk është problem gjykimi i drejtë, por rasti i padrejtë. Kur rasti është i padrejtë, gjykimi a priori është i padrejtë dhe nuk mund të jetë i pavarur. Tjetërkush do të duhej të ishte i akuzuari. Në bankën e të akuzuarit do të duhej të ishte fajtori. Ai që e ka kryer veprën e dënueshme. Ai që ka vrarë. Ai për të cilin dihet. Ai që iku nga Kosova. Ai që nuk po iu intereson. Ai të cilin po e mbroni. Dhe, me siguri e dini nga ato pak leksione që keni marrë nga fusha e drejtësisë, se mbrojtja e kriminelit është bashkëpjesëmarrje në krimin e tij.
Lëvizja VETËVENDOSJE!
27 Janar 2010
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt