Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e davidd
    Anėtarėsuar
    02-09-2009
    Postime
    2,016

    Qeveria nuk rinovon kontratat e 1300 mesuesve te perkohshem

    Rreth 1300 mėsues tė sistemit parauniversitar, qė punojnė me kontrata tė pėrkohshme do tė duhet qė tė lėnė radhėt e arsimit. Shkak pėr kėtė ėshtė bėrė mungesa e rinovimit tė kontratave tė tyre. Nga 2011 mėsues me kontrata tė pėrkohshme deri nė janar, vetėm 704 tė tillė do tė kenė mundėsi qė tė mbyllin vitin shkollor nė krye tė detyrės. Kėtyre tė fundit u zgjatet kjo kontratė deri nė fund tė muajit qershor tė kėtij viti.

    Vendimi
    Nė mbledhjen e djeshme tė Kėshillit tė Ministrave ėshtė marrė vendimi edhe pėr kontratat e pėrkohshme tė mėsuesve tė punėsuar nga Ministria e Arsimit. Kėshtu, me propozimin e ministrit tė Arsimit dhe Shkencės, Kėshilli i Ministrave vendosi qė: “Numri i punonjėsve mėsimorė, me kontratė tė pėrkohshme, pėr sistemin arsimor parauniversitar, pėr vitin shkollor 2009-2010, pėr muajin janar 2010, tė jetė 2011 veta dhe, pėr periudhėn 1 shkurt - 30 qershor 2010, tė jetė 704 punonjės”. Rrjedhimisht, diferenca e mėsuesve tė kontraktuar nė mėnyrė tė pėrkohshme e qė deri tani kanė ushtruar profesionin nė radhėt e arsimit, mbetet jashtė. Kontratat e tyre nuk janė rinovuar.
    Gjithashtu, nė vendimin e djeshėm tė qeverisė saktėsohet fakti se efektet financiare nė shumėn 290 460 465 (dyqind e nėntėdhjetė milionė e katėrqind e gjashtėdhjetė mijė e katėrqind e gjashtėdhjetė e pesė) lekė, qė rrjedhin nga zbatimi i kėtij vendimi, do tė mbulohen nga fondet e miratuara pėr Ministrinė e Arsimit dhe Shkencės nė buxhetin e vitit 2010. Pėr tė zbatuar kėtė vendim janė ngarkuar Ministria e Arsimit dhe Shkencės dhe Ministria e Financave. Ai merr fuqi tė menjėhershme ligjore dhe gjithashtu, do tė botohet nė Fletoren Zyrtare.

    Sindikatat
    Rreth njė vit mė parė, Konfederata e Sindikatave tė Mėsuesve, nė njė deklaratė bėri publike shkeljen e Kodit tė Punės nga ana e Ministrisė sė Arsimit lidhur me mosrinovimin e kontratave pėr rreth tre mijė arsimtarė. Nė atė kohė, pretendimi i ngritur ishte se kėto kontrata nuk mund tė shkeleshin gjatė vitit shkollor. Ish-ministri i atėhershėm i Arsimit, Fatos Beja, u detyrua tė tėrhiqej, duke e konsideruar si njė keqinformim qėndrimin e sindikalistėve. Kjo tėrheqje e MASH korrespondoi edhe me vitin elektoral, atė tė zgjedhjeve tė pėrgjithshme parlamentare tė 28 qershorit 2009.

    Punėsimi
    Shumė tė rinj qė pėrfundojnė studimet nė degėt e Mėsuesisė dhe qė aplikojnė pėr t’u punėsuar nė arsim nuk arrijnė qė tė bėhen pjesė e kėtij sistemi. Kjo pėr shkak tė mundėsive tė kufizuara qė ofron sistemi arsimor. Janė me dhjetėra dosjet e tė rinjve qė qėndrojnė nė tė gjitha drejtoritė dhe zyrat arsimore nė rrethe, e veēanėrisht nė Tiranė, nė pritje tė njė pėrgjigje pozitive pėr tė filluar punė si mėsues.

    Po kėshtu, njė tjetėr problem shqetėsues i ngritur herė pas here edhe nė zyrat e Ministrisė sė Arsimit ėshtė emėrimi i mėsuesve jashtė profilit, nė lėndė pėr tė cilat ata kanė thjesht njohuri bazė, por nuk janė tė specializuar. Njė fenomen i tillė takohet mė shpesh nė zonat rurale dhe ato tė thella, por nuk mungon as nė periferinė e kryeqytetit shqiptar.
    //shqip//
    krishti, mesija eshte afer duke ardh,duani dhe ndihmoni njeri tjetrin,faluni qe tju falan mekatet

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e davidd
    Anėtarėsuar
    02-09-2009
    Postime
    2,016
    Keto jane premtimet e Sali Berishes gjate fushates elektorale. Premtime c'punesimi e jo punesimi.
    krishti, mesija eshte afer duke ardh,duani dhe ndihmoni njeri tjetrin,faluni qe tju falan mekatet

  3. #3
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-01-2010
    Vendndodhja
    Hamburg Reperbahn
    Postime
    453
    1300 familje ne Hall .!!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •