Fundi i Botės
Si ta gjejė njeriu pėrgjigjen e asaj, se tė mirat e kėsaj bote janė tė kufizuara dhe tė pėrkohshme? A ka nė kėtė botė kėnaqėsi absolute?
Shkruan: Dr. Shefqet Krasniqi
(vazhdon nga java e kaluar)
Gjatė tri javėve tė kaluara kemi sjellė fakte dhe argumente se njeriu nuk ka mundėsi qė ta shohė dhe tė pėrjetojė tė gjithė atė qė gjendet pranė tij apo qė e rrethon atė, dhe se ai patjetėr se do tė besojė edhe nė shumė gjėra tė cilat nuk i kapin shqisat e tij, e nganjėherė bile as mendja, ngase ato sė bashku me imagjinatėn, e cila u ndihmon shumė, janė tė mangėta dhe se njeriu patjetėr do tė besojė nė njė fuqi absolute, qoftė edhe nė rast rreziku apo frike. Vazhdojmė edhe kėtė herė tė sjellim disa argumente tė tjera nė lidhje me tė besuarit nė tė fshehtėn, gjėgjėsisht nė botėn tjetėr.
Njeriu nė kėtė botė tėrė kohėn jeton me lakmi dhe me shpresė, qė nga vegjėlia e deri nė pleqėri. Ai gjithhere lakmon nė atė qė nuk e ka, por e ka dikush tjetėr dhe shpreson se njė ditė do ta arrijė edhe ai ta ketė, e pastaj posa ta arrijė atė, nuk ndien ndonjė kėnaqėsi shumė tė madhe. Kėtė do ta ilustrojmė me disa shembuj:
* I varfėri gjithherė shikon tė pasurin me sy lakmues, shikon makinėn e tij, shtėpinė e bukur, xhepin plot para etj. Dhe gjithherė shpreson se edhe ai ndoshta njė ditė do ta ketė atė fat e tė bėjė mjaft pasuri, me ēka, sipas tij, do tė ishte mė i lumturi nė botė, mirėpo nėse do Zoti dhe arrinė deri tė pasuria, ai tashmė nuk e ndjen atė kėnaqėsi qė e ndjente para se ta kishte atė pasuri nė dorė. Tashmė pasuria i ėshtė bėrė mė shumė shprehi.
* I sėmuri qėndron nė shtrat dhe vėzhgon tė shėndoshurit se si po bisedojnė, po hyjnė e po dalin, pėr ēka ua ka shumė lakminė dhe shpreson se sikur tė shėrohej, edhe ky do tė ishte njeriu mė i lumtur nė botė. Dhe do All-llahu e shėrohet, por menjėherė pas shėrimit harron atė kėnaqėsi qė e ndjente sa ishte i sėmurė. Tashmė shėndeti i ėshtė bėrė shprehi.
* Shumė njerėz ėndėrrojnė tė arrijnė nė ndonjė post (zaten lakmia nė post ėshtė sėmundje shpirtėrore) dhe ua kanė lakminė atyre qė janė nė poste tė larta duke dalė nėpėr media, duke biseduar njerėzit pėr ta etj. E pėr ta arritur kėtė shumėkush ėshtė nė gjendje tė prishet me Zotin, me familje, me shoqėri, e me kė jo vetėm tė arrijė atje "lart mbi tė tjerėt", duke menduar se po tė arrinte atje lart do tė ishte mė i lumturi nė botė. Por nėse do All-llahu dhe arrinė atje "lart" nė ndonjė pozitė, atėherė jo vetėm qė nuk e ndien mė atė kėnaqėsi, porse tashmė fillojnė telashet e mėdha, fillojnė stresi e depresioni ta kaplojnė dhe e harron krejtėsisht atė qė e lakmonte dhe shpresonte qėmoti.
* E njėjta gjė ndodh edhe me artistėt, muzikantėt etj. Shumėkush lakmon edhe ėndėrron se si tė arrijė atje, por kur arrinė ta kuptojė se na qenka e rėndomtė, bile shumė herė edhe neveritėse.
Me kėta pak shembuj desha tė them se njeriu me intuitėn qė ia ka dhuruar All-llahu arrinė ta kuptojė se kėnaqėsitė e kėsaj bote janė tė kufizuara e tė pėrkohshme dhe se nuk ka kėnaqėsi absolute nė kėtė botė dhe se prapa kėsaj fshihet bota e panjohur shpirtėrore. E nėse ėshtė ashtu, atėherė ku janė ato kėnaqėsi absolute? A ekzistojnė ato dhe ku gjende?! Natyrisht se ato kėnaqėsi janė nė botėn tjetėr, tė cilat shpirti i njeriut i kėrkon pandėrprerė duke mos u kėnaqur asnjėherė me keto kėnaqėsi apo tė mira materiale tė kėsaj bote. Pėr kėtė shkak ata njerėz qė nuk lodhen fare pėr kėnaqėsitė e shpirtit, shumė herė i gjejmė se, pasi t'i kenė arritur kėnaqėsitė e kėsaj bote dhe ta kuptojnė realitetin e tyre, vendosin qė t'i vendosin vetes litarin. Njeriu nė kėtė botė vėren se shumė herė bėhėn padrejtėsi tė mėdha, bėhėn dhuna tė shumta dhe se shumė herė i drejti pėson, apo dėmtohet, ndėrsa i padrejti ngrihet e fiton. Pastaj sa e sa krimi fshihet nė kėtė botė?! E, pa dyshim se, sikur tė mos ishte bota tjetėr pėr tė marrė hak ndaj mizorėve, pėr tė dalė e vėrteta nė shesh, pėr ta ndier vetėn secili njeri se qėndron para njė Gjykatėsi tė Drejtė i cili nuk i bėn askujt tė padrejtė, sikur mos tė ishte bota tjetėr, ku punėmiri do tė shpėrblehet e punėkeqi do tė dėnohet, kjo botė do tė ishte aq e pakuptimtė e jo e drejtė sa qė njerėzit do tė kishin tė drejtė ta mallkojnė atė, e tė thonė se kush na solli neve nė kėtė botė pasi na qenka kaq e keqe dhe e rėndė. Por nė kėtė ēast ndėrhyn shpirti, ndėrhyn mendja e shėndoshė dhe thotė: Duro, bėj sabėr, se njė ditė do tė marrėsh hakun tėnd. Do tė tė thotė: Vazhod tė bėsh mirė e t'u ikėsh tė kėqijave se njė ditė do ta marrėsh shpėrblimin. Andaj tė besuarit nė botėn tjetėr jo vetėm qė ėshtė realitet i padiskutueshėm, por ėshtė edhe nevojė e domosdoshme pėr tė qenė jeta e stabilizuar nė kėtė botė. Kaq sa pėr kėtė javė. Deri javėn e ardhshme, Selam Alejkum we Rahmetull-llah!
Epoka e Re, e premte 19 shkurt 2010
Krijoni Kontakt