-
Vazhdon shkatrrimi :
LDD
1. Daci
2. Lulëzimi
3. Gaxherri
4.
5.
6.
7.
8.
9.
10.
Kush e ndjen veten LDD le të shkruhet në listë se janë mbetë veq këta tre hahahhaaa.
Geci e prishi LDK-në, Geci e prishi Dacin, Geci e prishi LDD-në.
Pashë një Zot, a po mendoni se Adem Salihaj ka pasë diçka mosmarrëveshje me Dacin a, ooooo gabiiiiiiimmmmm, ai ka pasë mosmarrëveshje me Gacin shkaku i inçizimit në rastin Bllaca.
Mos më besofshi, pyetne MemphiSx-in ( u ik edhe MemphiSxi dikah hahahaha)
-
-
Vazhdon shkatrrimi :
Një nëndegë e LDD-së në Zvicër i bashkohet LDK-së
Nën organizimin e kryesive të nëndegëve të LDK së dhe të asaj të LDD-së në Chable u mbajt një mbledhje informative me anëtarësinë e tyre ku u informuan për vendimin e marrë për t'u bashkuar këto nëndegë që për 17 vite dikur kishin bërë aktivitete të bërbashkëta. Kryetari i nëndegës dhe anëtari i kryesisë së degës së LDK-së në Zvicër Skender Shehu u ka uruar mirëseardhje "në shtëpinë e vjetër" për të dhënë kontributin e tyre në këtë vit të fuqizimit dhe të procesit zgjedhor të LDK-së, duke thënë se LDK-ja ka qenë dhe mbetet parti e vlerave.
Ndërkaq Haki Latifi, kryetar i degës së LDK-së në Zvicër, pasi e përshëndeti këtë iniciativë, vlerësoi se bashkimi i nëndegës së LDD-së me LDK-në është mesazhi më i mirë për bashkatdhetarët dhe anëtarësinë e këti rajoni. Nëndega e Chablesë po dëshmon me këtë akt solemn se do të shndërrohet përsëri një shtyllë të fuqishme të LDK-së në këtë regjion e më gjerë. Kthimi në "shtëpinë e vjetër" edhe i veprimtarit, Mustafë Ramosaj (ish anëtar i kryesisë së degës së LDD-së në Zvicër dhe ish kryetar i nëndegës së LDD-së në Chable) e shton cilësinë e organizimit dhe të forcimit të kësaj nëndege të LDK-së. Sepse, Ramosaj dhe veprimtarët Besim Krasniqi, Ismet Ramosaj e të tjerë kontribuan për 17 vite për forcimin e degës së LDK-së në Zvicër dhe çlirimin e Kosovës. LDK-ja është e hapur dhe nuk do t'ua mbyllë derën askujt, në asnjë fazë me qëllimin më të mirë që vërtet aty ku është fryma, vazhdon të frymohet tash dhe në të ardhmen në mënyrë rugoviane.
"Mendoj që ka qenë një rrugë e natyrshme, një proces i natyrshëm i cili do të vazhdojë dhe ne do të jemi dëshmitarë të këtij procesi edhe në të ardhmen", tha Ramosaj.
Kryetari i degës Haki Latifi i propozoi kryesisë së bashkuar që së bashku të përgatisin edhe kuvendin zgjedhor.
Burimi: http://www.botasot.info/def.php?gjuh...ory=0&id=66936
-
-
Vazhdon shkatrrimi :
Po tentohet te bashkohet mafija "pacifiste" me krijim e ri ne piramiden e krimit. Ne ditet ne vazhdim per intresat e tyre personale dhe ne pazaret e tyre ne trafikimet e droges dhe te qenjeve njerzore mundet te kete edhe viktima, dhe pastaj ato te perdoren ne politke per nevoja te propagandes kunder njerzve te UCK-se dhe te SHIK-ut. Dhe me ate propagande te mobilizohen militantet me te mutavete qe jan rreth LDD si njihen ne opinjonin e shendosh kosovar si njerzit me te shemtuar nga krimi. Eshte njohur edhe struktura e ketyre strukturave dhe cilat klane mafioze do te implikohen.
Lojra te rrezikshme jan duke loz edhe ne Kosove edhe ne Shqiperi. Ne Kosove nga mafia majtiste "pacifiste", kurse ne Shqiperi nga PS e Edvin Rama...
-
-
Vazhdon shkatrrimi :
Alkimia e Dacit
Të konstatosh se Kosova më keq ka qenë vetëm në kohën e sundimit osman, me qëllim që të thuash se gjatë sundimit serb Kosova nuk ishte më keq, vërtet është një gjë tepër shqetësuese edhe për një produkt të logjikës opozitare.
Nga Pressing - Të Tjerë më 03.07.2010 në ora 12:03
Bardh Frangu
Puna e alkimistëve ndërlidhet me mesjetën, kur kimistët u angazhuan për të zbuluar Gurin e Urtësisë. Këta kimistë të mesjetës u përpoqën që metalet e thjeshta t’i shndërronin në ar. Ndërsa kimisti ynë, akademik Daci, ka arritur ta zbulojë gurin e urtësisë, në të cilin vazhdojnë të besojnë dardanët, zor e ka çelikun ta shndërrojë në ar. Prandaj, në këtë rast, objekt i analizës është gjuha alkimiste e ish-Kryeparlamentarit Daci.
Sipas rezultateve të auditorit, akademik Nexhat Daci e ka bërë protezën e dhëmbëve me paratë tona, pra të taksapaguesve, për çka edhe është folur dhe shkruar gjatë nëpër media. Megjithatë, ky fakt nuk i jep të drejtë liderit të dardanëve që të lëshojë fjalë të papërtypura mirë dhe të shprehet në këtë shkallë kaq pezhorative për Qeverinë e shtetit më të ri në botë - për Qeverinë tonë - e cila, në fund të fundit, është ndërtuar nga njerëzit si ne. Kjo edhe për faktin se rregullat e demokracisë përshkruajnë qartë edhe rolin dhe përgjegjësitë në qeverisje të opozitës, të cilave është i obliguar t’iu nënshtrohet edhe akademiku ynë.
Lideri i dardanëve ka konstatuar se Kosova nuk ka qenë më keq asnjëherë në këto njëqind vitet e fundit. Tek dëgjoja live këtë konstatim të Dacit, m’u kujtua një tregim i mrekullueshëm i Ymer Shkrelit, i cili për fabul ka Peshkun e Artë, e jo Gurin e Urtësisë.
Fshatari i kthyer nga arat, zë në legen një Peshk të Artë dhe kërkon nga gruaja që t’ia fërgojë për darkë. Peshku i Artë insiston që fshatari e ka më mirë ta kërkojë plotësimin e tri dëshirave. Meqë fshatari nuk ka asnjë dëshirë, Peshku i Artë e këshillon që ta kthejë në moshë më të re. Megjithatë, në të tria kohët që kërkon ta kthejë Peshku i Artë, fshatari kishte përjetuar gazep të madh dhe nuk donte as t’i kujtonte ato kohë. Në fund, fshatari e lutë Peshkun e Artë që t’ia kthejë ditën nga fillimi, në mënyrë që të shkojë dhe ta mbarojë pjesën e mbetur të arës.
Koha që tipizon këtë tregim është ajo e ish-Jugosllavisë, për të cilën akademik Daci foli me nostalgji të jashtëzakonshme para dardanëve në Ferizaj. Ai përmendi parajsën kosovare brenda kësaj bashkësie artificiale të popujve sllavë, vetëm e vetëm për të zgjuar emocione tek ata që kishin përjetuar këtë kohë dhe tek ata që duhej të mësonin për një kohë e cila tashmë i takon historisë. Megjithatë, këto konstatime të Nexhat Dacit kishin për qëllim reflektime vërtet të pandershme dhe krejt të panevojshme për një logjikë opozitare.
Dhe vërtet, a ka kuptim të lëshohen në eterin e zhurmshëm të Kosovës edhe konstatime të tilla? Të konstatosh se Kosova më keq ka qenë vetëm në kohën e sundimit osman, me qëllim që të thuash se gjatë sundimit serb Kosova nuk ishte më keq, vërtet është një gjë tepër shqetësuese. Kjo mbase ashpër bie ndesh me përpjekjet dhe sakrificat e njerëzve tanë, por edhe të subjekteve ndërkombëtare, që vazhdojnë të përpiqen për kalimin e asaj kohe që nuk ka dashur ta kujtojë personazhi i tregimit të Ymer Shkrelit.
Ky konstatim është shqetësues edhe për faktin se del nga goja e një akademiku, nga goja e një ish kryeparlamentari dhe nga goja e një lideri opozitar, i cili njëherazi është edhe deputet i Parlamentit të Kosovës.
Ky konstatim shkon përtej gjuhës politike-opozitare, madje si i tillë shikohet si i pashije edhe nëse kundrohet brenda një kornize të një oponence kombëtare.
Ky konstatim i akademik Dacit dëshmon lehtësinë me të cilën e drejta kalon në anën e kundërshtarit, në këtë rast të Qeverisë aktuale, ndërsa zor është të gjesh qytetarë të cilët do të pajtoheshin me një konstatim të tillë. Pavarësisht gjendjes jo të mirë dhe qeverisjes së vendit nga një koalicion që nuk njeh institucionin e përgjegjësisë, por vetëm të privilegjeve.
-
-
Vazhdon shkatrrimi :
Aleanca e Re
Kryetari i Prishtinës nuk e ka ndërmend të mbetet më nën sqetullën e Presidentit Fatmir Sejdiu. Isa Mustafa, para disa kohësh, është takuar për rreth dy orë kokë me kokë me Kryetarin e AKR’së, Behgjet Pacolli, i cili është kundërshtari kryesor i Presidentit. Edhe të shtunën, Mustafa e përqafoi Pacollin, kur ky u nderua me çmimin Kalorësi i Paqes. Në ketë ceremoni ishin edhe bijtë e Presidentit Rugova. Po krijohet një aleancë e re. Kundër kujt: Sejdiut? Thaçit? Apo dyve?
Nga Faton Ismajli më 04.07.2010 në ora 10:51
Kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa, iu ka hedhur në përqafim Behgjet Pacollit të shtunën, para fillimit të ceremonisë së organizuar nga Unioni Ndërkombëtar për Paqe, ku Kryetari i AKR’së mori çmimin “Kalorësi i Paqes”.
Për shumë vite raportet mes Pacollit dhe Mustafës kanë qenë të tendosura për shkak të armiqësisë së hapur mes dy subjekteve të tyre, AKR’së dhe LDK’së. Ata asnjëherë nuk i kanë kursyer aspak kritikat ndaj njërit-tjetrit.
Por, duket se diçka ka ndryshuar.
Burime të Express thonë se Behgjet Pacolli është takuar para disa ditësh me Isa Mustafën.
“Takimi ka zgjatur dy orë dhe aty është biseduar për një aleancë të mundshme mes Kryetarit të AKR’së dhe Kryetarit të Prishtinës”, ka thënë një zyrtar i lartë i AKR’së në kushte anonimiteti.
Sipas tij, Pacolli është i interesuar për të ndërtuar aleancë me Kryetarin e Prishtinës, pesha politike e të cilit po rritet dita-ditës.
Afrimi i Isa Mustafës me Behgjet Pacollit është një shuplakë e drejtpërdrejtë për Kryetarin e LDK’së, Fatmir Sejdiun, i cili ka një armiqësi të hapur me Kryetarin e AKR’së.
Por, duket se Isa Mustafa po del nga hija e Fatmir Sejdiut duke ndërtuar profilin e vet politik. Aq më tepër tash kur LDK’në e ndajnë vetëm disa muaj përpara mbajtjes së zgjedhjeve të brendshme.
Në Kabinetin e Kryetarit të Prishtinës tentojnë ta minimizojnë takimin mes Mustafës dhe Pacollit.
Këshilltari i Isa Mustafës për media, Asdren Osaj, ka sqaruar se takimi nuk ka zgjatur më shumë se pesë minuta, përderisa aty ishte i ftuar si Kryetar i Prishtinës.
“Veç kemi hy dhe kemi dalë sepse kemi pasur takim me Ministrin e Arsimit. Kryetari Mustafa vetëm e ka uruar z. Pacolli për çmimin dhe asgjë më shumë”, ka thënë Osaj për Express.
“Nuk mund t’i komentoj raportet e Kryetarit Mustafa me z. Pacolli apo me dikë tjetër. Mirëpo, Kryetari Mustafa i ka raportet e mira me të gjithë personalitet, pa përjashtim”, ka shtuar Këshilltari Osaj.
Ngjashëm është shprehur edhe Zëdhënësi i Komunës, Muhamet Gashi.
“Kryetari Mustafa është ftuar në cilësinë e Kryetarit të Komunës. Ata kanë pas takime edhe më herët. Raportet e Pacollit dhe Kryetarit Mustafa janë raportet Kryetar Partie - Kryetar i Prishtinës”, ka thënë ai.
”Pacolli zakonisht krejt njerëzit i përshëndet në mënyrë të vetën dhe nuk nënkupton asgjë më shumë. Raportet ndërmjet Pacollit dhe Kryetarit Mustafa janë raportet Kryetar Partie – Kryetar Komune”, ka insistuar Gashi.
Por, ndryshe tingëllojnë deklaratat e Kryetarit të AKR’së.
Një javë më parë, në një bisedë për Express, Behgjet Pacolli ka zgjedhur fjalët më të mira kur ka folur për Isa Mustafën.
“Në LDK aktualisht më pëlqen vetëm pozicioni i qartë i Isa Mustafës. Mua më ka pëlqyer zoti Mustafa me qëndrimet e tij të qarta, por fatkeqësisht LDK nuk e ka marrë parasysh qëndrimin dhe idenë e tij”, ka thënë Pacolli.
Liderin e AKR’së e ka mahnitur qëndrimi i palëkundur i Isa Mustafës që nga ardhja e tij në pushtet.
“Më ka pëlqyer dhe më pëlqen vetëm qëndrimi i qartë që e ka dhënë Isa Mustafa. Unë e mbështes këtë qëndrim të vazhdueshëm dinjitoz dhe burrëror të Isa Mustafës”, pati thënë Pacolli.
Ndryshe, në ceremoninë e ndarjes së çmimit për Liderin e AKR’së kanë marrë pjesë edhe Familja e Ish-Presidentit Ibrahim Rugova, Lideri i LDD’së, Nexhat Daci, Ministri i Ekonomisë, Ahmet Shala dhe zyrtarë të tjerë qeveritarë.
-
-
Vazhdon shkatrrimi :
LDD, akuzon AAK-në për manipulim
Hene, 05 Korrik 2010 17:58
Ekonomisti
Kryesia e Lidhjes Demokratike të Dardanisë,në mbledhjen e mbajtur sot ka vlerësuar se nuk i shërbejnë për nder Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës manipulimet me Degën e LDD në Suharekë dhe theksuan se kjo Degë është funksionale dhe stabile përkundër tendencave për t’a shkatërruar, thuhet në një komunikatë të LDD-së.
Siç është informuar edhe opinioni, Kryesia Qendrore e Lidhjes Demokratike të Dardanisë ka shkarkuar nga detyra kryetarin e Degës së LDD-së në Suharekë, Muhamet Bajraktarin, dhe në vend të tij për ushtrues detyre ka zgjedhur Gëzim Kryeziun.
Këtë vendim Kryesia e ka marr duke pas parasysh se Bajraktari nuk ka respektuar Statutin e LDD-së dhe vendimet e organeve më të larta të partisë si dhe për shkak të performancës së dobët të tij në zgjedhjet komunale ku ishte kandidat i LDD-së për kryetar të Komunës së Suharekës.
Duke folur për çështjet aktuale në vend, kryetari i LDD-së, akademik Nexhat Daci ka thënë se këto javë janë karakterizuar me tri ngjarje shumë të rënda siç janë kremtimi i shfrenuar i Vidovdanit në Gazimestan, shpërthimi i bombës i cili ka lënë një të vdekur dhe 11 të lënduar dhe plagosja e sotme e deputetit Petar Miletiq.
Kryetari Daci ka vlerësuar se këto ngjarje pjesërisht janë përgjegjësi të rrjedhave negative në Kosovë sa i përket stabilitetit politikë dhe respektimit të elementeve të shtetësisë së Kosovës dhe janë pasoj e inercisë të qeverisjes së koalicionit PDK-LDK. “Këto kanë qenë porosia më e mirë për kundërshtarët e shtetit të Kosovës që të merren vepra ose hapa që rrezikoj edhe jetën e qytetarëve të Kosovës”, ka thënë kryetari Daci.
Sipas tij, më e vrazhda për nga pamja ishte ngjarja në Gazimestan, kur është kënduar dhe kërkuar të vriten shqiptarët dhe mos evidencimi i atyre që hyjnë në kufijtë e Kosovës.
Kjo, sipas liderit të LDD i ka inkurajua Beogradin edhe struktura kriminale që janë të lidhura më politikën zyrtarë të Serbisë që të bëjnë një hap më tutje.
“Pasojat e këtij hapi kriminal pa marr parasysh se kënd e qesin fajtor gjyqësia ose hetimet është rezultat e papërgjegjësisë, në radhë të parë të politikës që ne e kemi quajtur anti-shtetërore të koalicionit qeverisës PDK-LDK. LDD ka bërë gjithmonë publike që nuk është opozitë e shtetit të Kosovës, por e pushtetit dhe e pushtetarëve të papërgjegjshëm”.
“ Ne vlerësojmë se plagosje e deputetit të grupit parlamentar që është në qeverisje, në koalicion qeverisës, është njollë e keqe për Parlamentin e Kosovës, por edhe një flakaresh për këtë koalicion qeverisës, që të ndërgjegjësohet, dhe të janë proaktiv në sjelljet shtetërore”.
Është koha e fundit që dikush në Kosovë të filloj ta ruaj autoritetin e qytetarëve të Kosovës. LDD do t`i përkrah hapat e menduar mirë për ta demonstruar që Kosova është shtet i pranuar me integritet territorial nga numër i caktuar i shteteve botërore, që donë ta respektoj sovranitetin e vet dhe që është i gatshëm dhe i përgatitur të marr përgjegjësi në fushat që shtetin e bëjnë shtet pa i ndarë shtetasit e vetë, ka thënë kryetari Daci.
-
-
Vazhdon shkatrrimi :
Ish-Kryesia e Degës së LDD-së në Suharekë, reagon ndaj Dacit
Merkure, 07 Korrik 2010 20:09
Ekonomisti
Ish-anëtarët e Kryesisë së Degës së LDD-së në Suharekë, të cilët tash janë anëtarë të Degës së AAK-së në Therandë, kanë reaguar ndaj deklaratës së kryetarit të LDD-së Nexhat Daci, dhënë në mediat e shkruara, më datën 6 korrik 2010, përkitazi me kalimin e Kryesisë së Degës së LDD-së në Therandë në AAK.
Për hir të sqarimit të opinionit public, ish-Dega e LDD-së dhe kryetari i saj, Muahmet Bajraktari kanë deklaruar se Nexhat Daci, me mosrespekt të plotë ndaj titullit të tij akademik, është marrur dhe vazhdin të merret me të pavërteta, ose duket të mos jetë i informuar saktë rreth zhvillimeve më të fundit në ish-Degën e LDD-së në Suharekë. Ish-Dega e LDD-së në Suharekë, i ka bërë të ditur Dacit se në AAK nuk ka kaluar shkaku i ndonjë presioni apo joshjeje, por saktësisht dhe krejtësisht për shkak të thyerjes së parimeve demokratike dhe presioneve që vzhdimisht i kanë ardhur nga udhëheqja qendrore e LDD-së. “Deri dje, z. Daci, e quante z. Muhamet Bajraktari njeri të madh, me dy emëra të mëdhenj, Muhamet dhe Bajraktar, kurse sot e quan njeri të dështuar. Kjo është e pakumtimtë. Z. Daci ka gënjyer dje ose po gënjen sot”, thuhet në reagim. Ish-Kryesia e Degës së LDD-së, në Therandë, demanton deklaratën e Dacit se Dega e LDD-së në këtë qytet është ende stabile, kur 12 nga 15 anëtarët e saj tashmë janë pjesë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, përfshirë ish-kryetarin e Forumit Rinor të Degës dhe njëkohësisht ish-nënkryetar i Forumit Qendror Rinor, ish-kryetaren e forumit të gruas dhe njëkohësisht asambleste e AK të Suharekës, si dhe personalitetet më të votuara të kësaj structure në Suharekë, Urim Suka dhe Aziz Bytyqi, bashkë me shumë të tjerë. Daci është përjashtues i madh i personaliteteve qendrore të parties dhe po i zëvenodson me njërëz të familjes së tij, thuhet në reagim. “Ju vë në dijeni se shkarkimin tim e keni bërë pas kalimit tim dhe të ish-kryesisë së Degës së LDD-së në AAK, gjë që i bjen se ne kemi humbur besimin në ju. Personalitetet që kanë kaluar në AAK janë aktivistë të dëshmuar që nga vitet e nëntëdhjeta, me një perfomancë mjaft pozitive në zgjedhjet e fundit, andaj, z. Daci, edhe pse veten e quani të pagabueshëm dhe gjithmonë fitues, kësaj radhe do të përfundoni karrierën me humbje të thellë politike”, thuhet në reagimin e ish-kryetarit të Degës së LDD-së në Suharekë, Muhamet Bajraktari dhe anëtarëve të tjerë të saj, që tash janë anëtarë të AAK-së. Më poshtë janë emërat e nënshkruesve të kësaj komunikate: Muhamet Bajraktari, ish-kryetar i Deëgës së LDD-së, Aziz Bytyqi, ish-nënkretar, Naim Reshitaj, ish-sekretar, Leonora Reshitaj, ish-kryetare e Forumit të Gruas, Urim Suka, ish-Kryetar i Forumit Rinor, Jakup Berisha, ish-anëtar i Kryesisë, Seli Buqa, Mehemt Lezi, Nasibe Kermeni, Zeqir Kokollari, Ismail Kurtishaj dhe Shemsi Kodraliu.
-
-
Vazhdon shkatrrimi :
Aderimet nga LDD ne LDK, dëshmi e fortë se në LDK ka demokraci të brendshme
Prishtinë, 16 korrik 2010 - Drejtuesit e LDK-së kanë përshëndetur kthimin e degës së LDD së së Kamenicës në LDK, duke vlerësuar se kjo "është vazhdimësi e pandëprerë e kthimit të strukturave të LDD së në LDK". Nga kryesia e ish degës së LDD së që kishte 18 anëtarë, me nënshkrimin e tyre, 11 anëtarë kalojnë në degën e LDK së dhe i bashkëngjiten Kryesisë së Degës së LDK së në Kamenicë. Natyrisht ka ardhur edhe anëtarësia nga ish bastionet, nga qendra e Kamenicës, nga Potonoci, Karaçeva dhe Shipashnica. Gjatë një konference për shtyp në selinë qendrore të partisë, sekretari i përgjithshëm i LDK-së Ramë Manaj u uroi mirëseardhje anëtarëve nga kryesia e ish degës së LDD së në Lidhjen Demokratike të Kosovës në Kamenicë, siç tha, "në shtëpinë e përbashkët më herët dhe në shtëpinë e përbashkët në të ardhmen". "Fakti se LDK ja është në procesin e konsolidimit, fuqizimit dhe përgatitjeve për zgjedhjet e brendshme po përcillet edhe me kalim dhe aderim të vazhdueshëm të anëtarësisë, qoftë nga LDD ja ose nga ndonjë parti tjetër. Kjo është dëshmi e fortë se në LDK ka demokraci të brendshme, ka liri dhe mundësi të shprehjes së mendimit, ka liri dhe mundësi të kontributit dhe ka mundësi të vlerësimit të këtij kontributi të secilit individualisht, po edhe në kuptim të organizimit të strukturave brenda LDK së", nënvizoi Manaj para gazetarëve. Ai vlerësoi se kjo po "ndodh për faktin se LDK ja vazhdon të ruajë dhe të materializojë në vazhdimësi frymën e filozofisë së themeluesit të LDK së, Ibrahim Rugovës, Presidentit historik të Kosovës, dhe është vazhdimësi jo vetëm i demokratizimit por edhe i kontributit për interesa të qytetarëve dhe të vendit". Duke folur për programi partiak, Manaj tha se LDK ja tashmë ka realizuar pjesën kryesore të programit, në partneritet dhe duke pasur në konsideratë edhe në vlerësim kontributin e të tjerëve. Por, ai rikujtoi se LDK ka qenë prijetare në procesin e lirisë dhe të pavarësisë së vendit tonë, dhe tash po organizohet, orientohet në çuarjen përpara të interesave të vendit dhe qytetarëve drejt zhvillimit ekonomik, progresit të përgjithshëm dhe integrimeve që janë synim i përbashkët si shtet dhe si parti. Edhe anëtari i Kryesisë së LDK-së Ismet Beqiri përshëndeti të gjithë ata, që siç tha, "kanë ardhur në shtëpinë e tyre", të vjetër, kolegë shumëvjeçarë të aktivitetit. Madje Sabri Morina ka qenë anëtar i Kryesisë qendrore të LDD së, tha ai. Pasi rikujtoi se LDK ja në zgjedhjet e fundit fitoi në Kamenicë, Beqiri në cilësinë e koordinatorit me degët shprehu kënaqësinë që radhët e LDK-së po forcohen dhe shpreson që të ketë përsëri prurje tjera, ndoshta pas sezonit të pushimeve. Duke folur për zgjedhjet në LDK, Beqiri tha se janë duke u bërë përgatititjet përkatëse, të cilat do të miratohen nga grupet që janë formuar nga Këshilli i Përgjithshëm. Ai theksoi e LDK e ka kryetarin, e ai është Fatmit Sejdiu. "Sot po e përsëris për ata që eventualisht kanë pasë dilemë. LDK ja e ka kryetarin e partisë, e ai është Fatmir Sejdiu, presidenti i shtetit njëkohësisht, këtu nuk ka asnjë dilemë sikur që për mendimin tonë të fuqishëm dhe besoj të argumentuar që e kemi thënë disa herë që atij në asnjë mënyrë nuk i kufizohet e drejta që përsëri të kandidahet dhe tash për tash nuk kemi pasur çka të kristalizojmë në LDK, në kuptimin e asaj se kush është kryetar, dhe nuk ka asnjë pretendim tjetër dhe besoj asnjë kandidaturë tjetër përveç presidentit, gjegjësisht kryetarit të LDK së që të jetë përsëri kryetar i LDK së", theksoi Beqiri. Ndërkaq Sabri Morina tha se ky ribashkim është me motivet më të pastra, nuk ka asnjë qëllim tjetër, sepse anëtarësia e thjeshtë nuk duan ndarje, ata duan bashkim. "Provat janë dhënë sepse aktualisht LDK ja, LDD ja dhe AAK ja kanë qenë koalicioni qeverisës në komunë, kështu që ky koalicion ka funksionuar mjaft mirë, raportet kanë qenë aq të relaksuara dhe nuk ka kuptim të rrimë veç me kuptime të njejta politike", tha ai. Kryetari i Degës së LDK-së dhe kryetar aktual i komunës së Kamenicës Shaip Surdulli, tha se LDK ja po forcohet dhe po bëhet subjekti më i madh në komunë. "Tani e tutje do të jemi të bashkuar, na presin edhe zgjedhjet në kuadër të LDK së, të cilat do të jenë të përbashkëta pa kurfarë dallimi". "Elektorati nuk i ka dashur ndarjet, askush nuk i ka dashur ndarjet, por tani ka ardhur koha që të bashkohmi dhe t'i kthehemi shtëpisë së vjetër, për shkak se i kemi parë të gjithë pasojat e asaj ndarjeje edhe besojmë që më kurrë nuk do të përsëritet që LDK ja ta ketë ndonjë problem, të ketë ndonjë përçarje", tha Surdulli.
-
-
...jo qe po me intereson shum kjo tem , mirpo po futem vetem ta lexoj dhe ta shiqoj ket fjalin ,po me knaq shpirtin...
-
-
Nexhat Dacit i del punë me gjykatën
Prishtinë, 26 tetor - Në kohën kur liderët e partive të ndryshme politike i janë përveshur punës për të mbledhë sa më shumë simpatizantë dhe anëtarë rreth vetës, kryetari i Lidhjes Demokratike të Dardanisë, Nexhat Daci ka një hall tjetër. Siç shkruan sot e përditshmja “Zëri”, ai të hënën është paraqitur në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë për të dhënë llogari për shpenzimet e buxhetit të legjislativit gjatë kohës sa ka qenë kryetar i Kuvendit të Kosovës.
I akuzuar se me paratë e buxhetit të Kosovës ai ka blerë dy gjeneratorë, një për shtëpi e një për vilen e tij në Brezovicë, se ka paguar protezën për dhëmbë, se ka blerë dy palë syze luksoze, Daci është paraqitur në Gjykatë për të dëshmuar rreth akuzës që i vihet në barrë.
Në cilësinë e të akuzuarit, ish-kryeparlamentari i dy nomenklaturave të Kuvendit të Kosovës, është paraqitur në praninë e mbrojtësit të tij, sikurse edhe i akuzuari tjetër në këtë dosje, ish-këshilltari i Dacit, Ahmet Alishani me mbrojtësin.
Mbrojtësit e dy të akuzuarve të cilët të hënën kanë qenë të pranishëm në gjykatore kanë hezituar të flasin për shkak të situatës aktuale politike, përkatësisht për faktin se njëri nga të akuzuarit i prin listës së një subjekti politik për zgjedhjet e ardhshme në Kosovë.
Zyrtarë nga misioni EULEX kanë konfirmuar mbajtjen e kësaj seance, shkruan “Zëri”.
Zëdhënësi Blerim Krasniqi ka pohuar se seanca është drejtuar nga një gjykatës ndërkombëtar i EULEX-it, derisa aktakuza është përfaqësuar nga një prokurore vendore e Prokurorisë Publike të Qarkut në Prishtinë.
“Sot (e hënë) në Gjykatën e Qarkut është mbajtur seanca e parë
gjyqësore ndaj Nexhat Dacit dhe Ahmet Alishanit të cilët akuzohen për përvetësim gjatë ushtrimit të detyrës”, ka njoftuar Krasniqi. Sipas tij, me të filluar seanca gjyqësore dhe me t’u lexuar aktakuza palët në seancë janë dakorduar që të lexohen provat e administruara deri tani dhe të mos humbet kohë me dëgjimin edhe njëherë të dëshmitarëve të rastit.
“Me gjithë këtë dakordim seanca do të vazhdojë të hënën e javës tjetër”, ka thënë ai. Burime të gazetës kanë saktësuar se seanca ka filluar rreth orës dhjetë të mëngjesit të së hënës. Prokurorja e rastit Fikrije Krasniqi, sipas të njëjtave burime, të hënën pritet që të paraqitet me prova konkrete në mënyrë që të arsyetojë aktakuzën e ngritur për dallaveret në periudhën kur Nexhat Daci ka mbajtur pozitën e kryetarit të Kuvendit të Kosovës.
Në kohën kur ka qenë kryeparlamentar, Daci akuzohet se ka përvetësuar mjete materiale me të cilat ka blerë gjeneratorë, syze luksoze dhe ka rregulluar dhëmbët. Për këtë akuzë, Daci ka dhënë disa herë arsyetime mirëpo të hënën për të njëjtën arsye është paraqitur për herë të parë në “bankën e zezë”.
Me gjithë përpjekjet e gazetës, Daci e Alishani, të hënën ka qenë e pamundur të kontaktohen. Por, ajo që dihet është se të dytë akuzohen për vepër të njëjtë penale e cila parashihet konform nenit 340 të Kodit Penal të Kosovës.
Sipas këtij neni, nëse personi zyrtar ka përfituar para, letra me vlerë ose pasuri tjetër të luajtshme dhe përfitimi ka qenë mbi shumën 2500 euro, kryesi dënohet me burgim deri në pesë vjet, por nëse kryerja e veprës penale tejkalon shumën prej 5000 eurosh, atëherë sipas të njëjtit nen, dënimi mund të shkojë deri me dhjetë vjet burgim.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt