Close
Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 60
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Nejse Kosovelli ka dasht te jap tjeter titull temes mirepo nuk i`a ka zene se shume fjali.

    Titulli sipas Kosovellit eshte:

    "Te gjithe kunder LDK-se,AAK-se,LDD-se,AKR-se,ORA-se. dhe te te gjithe per PDK-ne"

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Mashtrimet me tru akademik

    Nga Selim Hasanaj

    Tani kur kanë mbet edhe dy javë deri në zgjedhjet lokale, dhe duke percjell fushaten dhe kandidatet e kësaj fushate per postet e lidershipit komunal, dasht e pa dasht si njeri dhe qytetarë ashtu sikurse të gjithë qytetarve të atdheut edhe mue më bien në sy shumcka që duket qesharake, shumcka që duket fantastike, shumcka që ashiqare shihet se është nji genjeshter me "G" të madhe e kështu me radhë. Partitë politike të cilat unë ma me të drejtë do i queja klanet mafioze të matrapazve të organizuem permes apo në parti politike, që nga dita kur u caktue se kur do bahen zgjedhjet nuk pushuen së vepruari per të ardh deri te postet, deri të pushteti. Ndodhen disa levizje të disa personaliteteve partiake nga njëna në partinë tjeter dhe kjo per askend në Kosovë nuk lenë pershtypje. Nga LDK-ja në AAK kalonë ish ministri i financave, njeriu ma besnik i LDK-së per Istog dhe rrethinë ( vendlindja e ti) pothuej per dy dekada z. Haki Shatri. AAK-së i bashkangjitet dhe bahet nenkryetari i parë i saj edhe z. Blerim Shala, këtu më parë pat kalue edhe ish ministri i punve të mbrendshme dhe antarë i LDK-së z. Blerim Kuqi. Nga AAK largohet apo perjashtohet vetem ai e dinë ish ministri Bujar Dugolli. Nji kohë ishte heshtje per këtë largim apo perjashtim, vetem disa rreshta të ndonji gazetari në ndonji ditore të Kosovës. Pas pak vëllaznit e z. Dugolli sulmojnë ( per të ja mbyll gojen) publicistin dhe gazetarin z. Baton Haxhiu, në mos pas qenë edhe ky sulm i inscenuem nga vetë z. Baton ashtu sikur pat ba gjatë luftes në Kosovë kur e inscenojë vrasjen e vetë dhe të z. Teki Dervishi dhe permes pajtashve të vetë e pat plasue publikisht atë genjeshter.
    Të këthehem tek z. Bujar Dugolli, ky ma vonë u paraqit dhe publikisht akuzojë vetë kreun e AAK-së, por edhe ky pluhun u zhduk shpejt sikur ta kishte marr era.
    Në LDD-n e " AKADEMIK" Nexhat Dacit ndodhen poashtu disa rokada, apo ikje nga partia e "Akademikut DARDAN". Si duket hapin e parë per tu largue nga nji parti ku lider asht nji despot mashtrues dhe interesagji si duket e pata ba unë vetë ( autori i këti shkrimi) kur diku në prill apo majë të vitit 2008 dhash dorheqje publike me shkrim nga posti i Kryetarit të Degës së LDD-së, degë kjo që me shumë zell dhe entuziazem e pata formue vetë me perkrahjen edhe të aktivistit dhe patriotit të devotshem z. Enver Seferi nga Drenasi i Drenicës diku në fund janar dhe fillim shkurt të vitit 2007.
    Letren time të dorheqjes sime dergue Nexhat Dacit dhe Kryesisë së Partisë LDD e pata ba publike në gazeten e internetit zemrashqiptare.net.
    Ma vonë nga LDD pikrisht per shkak të sjelljeve perbuzëse dhe nencmuese, per shkak të mashtrimeve dhe injorimeve të despotit Nexhat Daci u largue apo pushojë së vepruari edhe aktivisti dhe patrioti legjendë per mergaten shqiptare në Zvicerr, z. Hysen Gervalla i njohur me emnin BACA. Nga kjo parti jo fort moti u largue dhe nji nga promotoret dhe themeluesit e LDD-së, Prof. Dr. Berin Ramosaj i cili u këthye në LDK.
    Dhe tash para disa ditëve nga Nju Jorku vjen lajmi se nga posti i Kryetarit të Degës së LDD-së per Nju Jork dhe rrethinë jep dorëheqje edhe aktivist, patrioti, njeriu ma i afert nga mergata shqiptare në SHBA per Presidentin Dr. Ibrahim Rugova, njeriu që me bashkveprimtaret e vetë e pat fut Dr. Rugoven në kanalet lobuese të senatorve dhe kongresmenve amerikan per të kulmue kjo pastaj me angazhimin ushtarak të NATO-së me SHBA-të në krye per clirimin e Kosovës etj, etj. Pra nga LDD largohet edhe i madhi patriot,z. Agim Rexhaj.
    E fillova këtë shkrim pak me levizjet e individve neper partitë tjera, por unë do perqendrohem kryesishtë në LDD-në, parti kjo e re e krijueme pas kuvendit të VI të LDK-së. Disa e kanë quejt kuvendi i karrigave ndersa unë po e quej kuvendi i luftes së gjelave të detit Prof. Dr. Fatmir Sejdiut dhe Akademik Nexhat Daci. Xheli llapjan fitojë duelin me gjelin e Bujanofcit sado që gjeli i Bujanofcit kishte me vete boksier dhe mjeshter per ti perdor dhe thye karrigat per koka njerzish.
    Unë si LDK-ist i devotshem qesh tmerrue dhe me dhimbjen në shpirt se si po shkatrrohet Levizja Kombëtare LDK e Shejtit Dardan Dr. Ibrahim Rugova ashtu si shumë njerëz tjer të sinqertë, por naiv pata marr anen e "Akademik" Nexhat Dacit. I pata shkrue disa letra , i pata shkrue edhe per disa gjana të disa individve të cilet mbeten perkrah Fatmir Sejdiut ( besa koha po e tregon se ai njeri e dirigjon Fatmir Sejdiun me porositë e Xhavit Halitit), pra kamë fjalen per (poashtu) "AKADEMIK" Sabri Hamitin sepse ma pat marr mendja se Nexhat Daci asht burr, asht patriot, asht njeriu ma i miri dhe ma i zoti per ta vazhdue rrugen e Shejtit Dr. Ibrahim Rugova dhe pata mendue se perderisa Daci ra viktimë e "puqit" nga mbrenda partia e ti , nuk po i ditka disa të dhana të kolegut të vetë partiak dhe shkencor, z. Sabri Hamiti, andaj edhe ra viktimë aq lehtë. Pra thjeshtë mu dhimt Nexhat Daci, mu dhimt LDK-ja dhe deshroja që rruga kombtare e Dr. Ibrahim Rugovës të mos shuhet por të vazhdojë. Kështu si unë mendonte edhe pjesa ma e madhe e popullit. Por kishte njerz që mendonin ndryshe, bile mue personalisht disa më paten sygjerue të mos ngutem, disa ma paten pa per të madhe pse i dal Nexhat Dacit perkrah dhe unë sod këtu publikisht po u kerkojë falje të gjithë atyne që i pata injorue, i pata sulmue, i pata sha e kerrcnue per të vetmin shkak se e shanin Nexhat Dacin. Tash po e shoh se nuk paskan qenë vetem akuza, ato që e akuzonin Dacin per keqperdorim të parasë publike të taksapaguesit shqiptarë derisa ishte Kryetar i Parlamentit të Kosovës, tash po e shoh se truni AKADEMIK i Nexhat Dacit , me të cilin ai po mburret dhe po demostron superoritet ndaj të tjerve pa e ba mallë askend, në realitet asht TRU AKADEMIK PER MASHTRIME.
    Ky njeri mendjemadhë, fodull, injorant dhe kokëfortë me kulturë jo evropiane ( sikur pretendon ai), por me kulturë si gomari në urë nuk e kishte per turp mashtrimin, intrigen, nderskamcen, dyftyrësinë, me e lëpi ate që e pështynë, thanë shkurt ky njeri ftyrë, Zot, Besë, moral, karakter etj kishte mashtrimin dhe ate po e banë gjithëherë me tru "AKADEMIK". Ky njeri po sikur ajo kudra langove që i pjellë dhe ma vonë i hanë klyshet e vetë , edhe "AKADEMIKU I FAMSHEM" nuk e kish kompleks me i hanger njerzit e vetë.
    Akuzova dhe shava shumë do thotë lexuesi, unë po thamë se nuk po arrijë ti gjejë as per së afermi në njohurinë time modeste të fjalorit të Gjuhes Shqipe ato që kisha per ti shkrue per këtë njeri.
    Nuk do zgjatem shumë , por do i permend disa raste per ti argumentue "AKUZAT DHE SULMET " e mia.
    "AKADEMIK" Nexhat Daci njeri që në kohen e shtetit Jugosllavi pat arrit ta bajë nji standard jetese luksoze dhe moderne ( me ndershmeri apo pa te le të flasin të tjeret) si duket asesi nuk po i pelqen të i mungojë dicka nga luksi. Por si të arrihet kjo. Si puntor shkencor dhe profesor fakulteti me nga 200-300 euro pagë, e pamundun. Në politikë bablok se aty ka para. Po bindem se ju paska pas rras Dr. Ibrahim Rugoves në torishtë pikrisht ashtu sikur po e flasin të tjeret, pra pa qenë antarë i LDK-së fare dhe si mashtrues dhe finok që asht arriti edhe të zen postin e Kryetarit të Parlamentit të Kosovës dhe ate pikrisht me vendimin e Dr. Ibrahim Rugovës per dy mandate.
    Vdiq Dr. Rugova, dhe Nexhat Dacit i pelqeu posti i Rugovës dhe pikrishtë ate e pretendonte. Mirpo tangimit të ti i duelen para klani i llapjanve që numerikisht ishte ma i madhë dhe Nexhat Daci ra në kokërr të shpinës. Mirpo si mjeshter per mashtrime, mjeshter per ta paraqitë veten viktimë dhe njikohësishtë edhe martirë të padrejtësisë per këtë shkak rreth ti u bashkuen forca të shumta të njerzve të ndershem dhe patriot e posaqerishtë nga Mergata shqiptare nga të kater anet e globit dhe me parat dhe ndihmen e mergates u formue partia politike LDD me Nexhat Dacin kryetar.
    Isha prezent dhe edhe pata diskutue në Konventen e formimit të LDD-së në Hotelin GRAND. Mbajë mend që ai pat premtue se në zgjedhjet e para nese do kemi sukses më së paku nji lider- aktivist nga Mergata do jet deputet i Parlamentit të Kosovës.
    U mbajten zgjedhjet, prap fushata e LDD-së u sponsorue nga Mergata dhe nga njerz të biznesit mbrenda Kosovës të cilve Nexhat Daci ju premtojë poste prefektesh e poste tjera, por të gjithë ata njerëz i futi në kurtha dhe i deklasojë vetë lideri i LDD-së Nexhat Daci dhe me këtë i kontribuojë me të madhe aleances PDK-LDK e cila asht sot në pushtet.Asnji nga lideret e mergates nuk u fut në parlament, dhe jamë shumë i sigurt se secili pajtohet me mue se së paku njeni nga treshja; Hysen Gervalla, Agim Rexhaj dhe Hafiz Gagica asht dasht të jenë Deputet Parlamenti në Kosovë!
    "AKADEMIK" Nexhat Daci shante e nenqmonte liderin e AKR-së z. Behxhet Pacolli, Nexhat Daci u premtojë njerzve (të cilet padyshim i kishte nuhatë me kohë per interesat e tia meskine ) se do i kandidojë per prefekt të komunave, por në momentin e fundit, pas tronditjes që pësojë me largimin e Prof. Dr. Berin Ramosaj dhe paralajmrimit ( që në mesin e shtatorit ) se edhe z. Agim Rexhaj do largohet dhe do shuhet Dega e Nju Jorkut, dinaku dhe finoku mjeshter AKADEMIK per mashtrime Nexhat Daci shkon dhe i rraset në gji milarderit ekstravagant z. Behxhet Pacolli dhe bajnë së bashku paktin per dalje në zgjedhje si aleancë. Kjo do të thotë se Nexhat Daci së pari i mjeli kandidatet e vetë dhe kur kjo u krye ai në shumë komuna i zavendsojë ata me kandidatet e AKR-së së Pacollit. Unë nuk kamë dyshim fare se dinaku , mashtruesi AKADEMIK Nexhat Daci ka nuhat se do psojë fiasko me LDD-në e vetë dhe kjo do e largon ate edhe nga karriga e deputetit në Parlament cka do të thotë nga paga 2000 euro në muej, dhe ashtu tinzisht, por publikisht dhe me razinë e mashkujve dhe grave të veta të LDD-së ai per momentin bani pakt, aleancë me Pacollin parelinjë që ngadal, ngadal ta shkrij LDD-në në AKR. Pacolli ati i ka garantue se do e merr në Parlament si deputet, per të tjeret LDD- ista, per ata që e ngriten dhe e financuen finokut mashtrues akademik nuk i hanë palla.
    Nexhat Daci në NjuJork ju thotë antarve të Degës atje (të cilet e priten si asht ma së miri)," JUVE SA PER TRU E MEND NUK KENI CKA MENDONI, ATO I KAMË UNË ME BOLLAK DHE MUE ATO NUK MË DUHEN NGA JU, MUE NGA JU MË DUHEN DOLLARET..."
    Z. Agim Rexhaj ja këthen troq se mergata ka dhanë mjaftë dhe tash ma nuk jep, sepse tash kemi shtet dhe duhet shteti të financojë partitë parlamentare e jo degët e mergates. Nexhat Daci i nevrikosun dhe i habitun nga qendrimi stoik i z. Rexhaj , ja këthen ati, mos paqit pare, dhe mos mi dhashit ato nuk keni cka lypni te unë në Kosovë. Pra lexues i nderuem a nuk asht ky një argument mbrojtës per "AKUZAT" e mija per Nexhat Dacin që i bana në këtë shkrim?
    Mirpo nuk këthehet mashtruesi akademik duerthatë as nga Amerika. Moti ky kishte nuhat nji njeri poashtu finok dhe i smuet patologjik per post dhe karier të cilin mbrapa shpinës së z. Agim Rexhaj pasi (padyshim) ja mjel ndonji dollar e kandidon per prefekt në Pejë. E din mashtruesi dhe finoku Nexhat Daci se shansat e karieristit patologjik Elmi Berisha per ta fitue postin e prefektit në Pejë janë zeeerrrooo. Z. Elmi Berisha asht qytetar i Klines dhe Peja ka mjaftë njerzë të vetë. Po ta kandidonte z. Agim Rexhaj , pa dyshim se Dr. Ali Berisha do duhej ti paloste valixhet dhe ti këthehet punes së profesionit të vëtë. Por jo Daci nuk asht i interesuem per LDD-në, per Kosovën e popullin e saj, Daci asht i interesuem per xhepat e vetë.
    Per Patriotin z. Agim Rexhaj dhe per antaret e Degës së LDD-së per NjuJork dhe rrethinë po e shkruej nji fakt që ata as opinioni nuk e dinë.
    Finoku mashtrues Nexhat Daci pasi paska pas mendue se do i mbush xhepat me dollar në SHBA, ai planifikon nji vizitë atje por Kryetarit të Parlamentit z. Jakup Krasniqit i kerkon të ja paguen shpenzimet e udhtimit, pa fije turpi e rren se gjoja e paskan thirr zyrtarisht në Amerikë, hajni hajnin nuk muj e vjedh, thotë fjala e popullit, Jakupi nuk e gëlltitë rrenen dhe Daci mbetet duerthatë. Unë nuk dyshojë se biletat ky njeri i ka pas të pagueme nga Dega e Nju Jorkut, por ka dasht të ja zhvat edhe Parlamentit pak para të taksapaguesve të Kosovës. Dyshimin tim le ta vertetojnë apo demantojnë z. Agim Rexhaj dhe bashkpuntoret e ti.
    Para, tash ma shumë se nji viti, në nji tubim në Bern të Zvicrres, para mases së madhe të dardanve të mergates zvicrrane si dhe të shumë delegatve nga deget tjera të mergates tonë "AKADEMIK" Nexhat Daci mes tjerash në fjalimin e ti thotë: " Asht per të të ardhë keq se si sot kur falin namazet e bajramave rininë dhe qytetarin e Kosovës e lag shiu dhe bora neper rrugë dhe trotuare sepse xhamijat nuk i nxajnë ata dhe per këtë askush nuk e qanë kokën , ndersa per nji grusht të minoritetit të vëllaznive tonë të besimit katolik po duanë me i shpenzue milionat per me ndertue KATEDRALEN...."
    Para dy ditve në nji komunë të Kosovës ( nuk mbajta mend se ku) Nexhat Daci deklaron në diskutimin e ti per perkrahje kandidatit per prefekt të LDD-AKR : "Kosova duhet të ec perpara me integrimet BALLKANIKE".
    Per cilat integrime ballkanike flet truni mashtrues "AKADEMIK" Nexhat Daci?!
    Gazeta DNEVNI TELEGRAF e Serbisë para disa ditve bani publike poashtu nji intervistë me deklarata të quditshme per mos me thanë të tmerrshme të Behxhet Pacollit ku pos tjerash kishte deklarue: "SERBIA DUHET TË JETË FAKTOR VENDIMARRES DHE QENDROR NË BALLKAN..."
    Këta dy njerz lider partish, njani miliarder dhe i shumëperfolun per flertet e ti me Rusinë dhe edhe Serbinë ndersa tjetri që Kosovës i ofron integrime ballkanike (në kohën kur Populli i Kosovës me gjithë shpirt i donë integrimet Evro Atlantike dhe per këte me të madhe angazhohet vetë Evropa ( shtetet e saja) dhe SHBA-të ma shumë se institucionet e Kosovës) mendojë unë se nuk meritojnë voten e popullit, nuk meritojnë besimin e popullit dhe ata duhet demaskue sa asht koha dhe nuki ua kemi pa sherrin.
    Dikush do më sulmojë dhe do thotë se mirë i paskam dal per krahu PDK-së, AAK-së, LDK.së apo cilesdo parti tjeter, por unë e thamë sinqerishtë se isha dhe do vdes njeri i LDK-së së Shejtit Dr. Ibrahim Rugova ndersa sot nuk më intereson asnji parti. Sot më intereson fati i Atdheut,më intereson qytetari i varfen i Kosovës dhe voten perkrahjen dhe besimin tim e kanë jo partitë ( asnjana) por individet që ma merr mendja se ndihmojnë dhe ndertojnë Kosovën. Të tjeret e kanë mallkimin tim dhe padyshim edhe të popullit tim.
    Nuk i duhen Kosovës MASHTRUES AKADEMIK.

    Selim Mustafë Hasanaj
    Sarpsborg
    Norvegji
    Tel:++47 99552439
    e-post adresa: selimhasanaj@hotmail.com

    Nuk i duhen Kosovës MASHTRUES AKADEMIK.
    hahahahahahahahahahaahahahhhhaaaaaaaaaahhhaahaahah aaaa

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    E vertete Kosovell,Kosoves nuk i duhen akademiket
    Kosoves nuk i duhen njerezit e shkolluar,Kosoves i duhen njerezit analfabet,me nje fjale

    Kosoves nuk i duhet dikush qe ja luan rrenjet dhe themelin kesaj qeverije.

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    kosovell..


    lexova dicka interesante ne ate shkrimin qe ke sjell vet me duart e tua..

    ja cfar:

    Dhe tash para disa ditëve nga Nju Jorku vjen lajmi se nga posti i Kryetarit të Degës së LDD-së per Nju Jork dhe rrethinë jep dorëheqje edhe aktivist, patrioti, njeriu ma i afert nga mergata shqiptare në SHBA per Presidentin Dr. Ibrahim Rugova, njeriu që me bashkveprimtaret e vetë e pat fut Dr. Rugoven në kanalet lobuese të senatorve dhe kongresmenve amerikan per të kulmue kjo pastaj me angazhimin ushtarak të NATO-së me SHBA-të në krye per clirimin e Kosovës etj, etj.


    --


    je dakort ti Kosovell me kte cfar thot ky Selim hasanaj?

    Un po ..

    Pra LDK-ucat (sic i quani ju militantet e LDK-se) kan ba pun te madhe per Kosoven..
    Pra nuk jan vetem kupat liri-beresa por ka dhe tjere.. e pra kush ka ngrit kallashin neper pusira kunder LDK-ucave ka ba punen e arkanit..
    Kjo besoj del qarte..

    Tjeter..

    Me Batonin haxhi duhet te jini me te qarte..

    a e doni a nuk e doni... per cka e doni e per cka nuk e doni..
    me sa di un.. ne se gaboj me korigjoni.. ktij batonit ja kini cue per publikim ne mediat e veton-batonit.. ato komunikatat e famshme te drejtoris politike me autor sic na kini than vet.. te jakupit krasniq..

    a ja kini cue se e mendionit te krahut tuaj batonin-veton.. apo e kini mendue si udbash..
    Kte duhet ta sqaroni mire ju drejtoria informative e LPK-PDK-se..

    sa per dijeni.. sapo hashimi u ba kryeminister i shkoj sikur tjeret dhe Daci.. akademiku mashtrues..sic po thot ky hasani.. e i tha.. zotni Hashim.. urime detyren si kryeminister.. e ta dish se mue si Dac me ke plotsisht ne perkrahjen tande..

    ..

    Tjeter..

    levizja e njerzve nga nji parti ne tjetren eshte nji normalitet ne pluralizem..

    nuk eshte norm qe po hyre ne nji parti nuk ban me lujt ma deri ne vdekje..

    ajo qe duhet me qen e palujtshme jan principet kryesore..

    me i sherbye atdheut pa interes..
    me i mbrojt njerzit e atdheut tand pa u trembur..
    me punue me drejtesi e dhimbsuri per te miren e te vobegteve e te popullit ne pergjithsi..
    etjetjera principe humaniste e demokratike e atdhetare..

    kto jan kryesore..pastaj tjerat nuk jan me rendesi..

    thx per informacionet.. qe sjell..



    ..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 18-02-2010 më 05:44

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Sa iperket me kete Selim Hasanaj
    nuk pajtohna ne shume sene qe sjell por gjendja e ti se shpejti do te vij
    edhe te ju brari
    nga disa aktiviste te me hershem komunist jogosllavo-shqiptar apo
    tito-enver-stalin
    te deshpruer qe shkoj ai sistem
    dhe mule turr e vrap kapu dikun ne vite 90
    e fol keq per komunizem e per prijsit e vet
    edhe tash prishu me parti e fol keq per njerzit
    e partis
    por kote se koti me keto marifetlleqet e juja nuk mundeni
    me deshmu se nuk jeni komunista apo milic apo
    struktura tjera te sigurimeve
    ky tipi e ka thane nje fjal qe une e nenvizova me te kuqe
    dhe prap po ta citoj>
    Nuk i duhen Kosovës MASHTRUES AKADEMIK.

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Ne nje Interviste Naser Rugova tha se duhet te largohen Daci dhe Sejdiu pre te Ardhur ne Pushtet Uke Rugova si po duket vet Rugova e ka len amanet qe froni i tinaj t'ia trashigone djali i tinaje :keshtu ka vepruar edhe krytari i Kores V i cili e beri djalin krytar shteti kumuniste po te njejtin e beri Kuba Tashe si po duket edhe LDK dhe LDD-ja po i kthehen bukes se vjeter dhe principates te Velanise Me amanetin e TITES 2

    era po vjen Kumunizem NUK harrohet dashuria e pare !!!

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Amaneti i Rugovës dhe asimilimi i LDK-së


    Natyrisht, Kosova nuk e ka një pervojë të tillë dhe si rrjedhojë çdo gjë e re sjell edhe një dozë shqetësimi për ndonjë destabilizim të mundshëm të vendit. Por, sipas parametrave politikë, Kosova është shtet stabil, prandaj, as e enjtja e kaluar nuk e ka cenuar stabilitetin e saj. Koha do të tregojë nëse zhvillimet e së enjtes mbrëma kanë mundur të menaxhohen më mirë nga PDK-ja, por kjo nuk është çështja më e rëndësishme në zhvillimet aktuale pas raundit të parë të zgjedhjeve lokale.

    Vendimi për koalicionet e LDK-së dhe AAK-së në disa komuna, sado që në frymë të parë është dukur si i dhembshëm për PDK-në dhe ka prodhuar një lloj mërie tek kjo e fundit, nuk është aspak i natyrës se bashkëpunimit të sinqertë, siç pretendon AAK-ja. Këto koalicione janë më shumë të dëmshme për LDK-në se sa për këdo tjetër.

    Koalicioni i panatyrshëm LDK-AAK

    Strategjia e AAK-së pas kthimit të Ramush Haradinajt nga Tribunali i Hages ka qenë e dizajnuar dhe e drejtuar me një rigorizitet të disiplinuar për të sulmuar dhe përvetësuar strukturat dhe votuesit e LDK-së. Duket sheshazi se për këtë arsye z. Haradinaj nuk e ka kritikuar LDK-në në mënyrë të hapur, duke u munduar që t’i josh votuesit e saj, por nën syrin e tyre ka lansuar oferta për asimilimin e strukturave të LDK-së. I gjithë ky proces nuk është bërë shumë publik dhe është udhëhequr me pak zhurmë mediale.

    Një ndër boshtet kryesore të fushatës zgjedhore të Ramush Haradinajt ishte tentimi për ta paraqitur veten si një trashëgimtar të Presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, i cili kinse i paska lënë atij amanet që të vazhdojë qeverisjen e vendit. Çfarë nuk ka shpjeguar z. Haradinaj është nëse Presidenti Rugova i ka lënë atij amanet edhe të destabilizoj LDK-në dhe t’ia asimilojë asaj disa nga kuadrot e saj me ndikim!

    AAK gjatë tërë fushatës e ka përdorur figurën e Ibrahim Rugovës duke u munduar që t’i përvetësoj ata votues të LDK-së që nuk e votuan këtë parti pas vdekjes së liderit të tyre. Kjo duket se ka pasur sukses, meqë në shumë komuna ku LDK ka pasur një numër të konsiderueshëm të votuesve, përqindja e saj është zvogëluar dhe përqindja e AAK-së është rritur dukshëm.

    Në komunat si Peja, Gjakova e Klina, që pas luftës janë udhëhequr në dy mandate nga LDK-ja, tani AAK-ja është forcë më e madhe se LDK-ja dhe është e qartë se kjo rritje ka ardhur si pasojë e marrjes së votuesve nga radhët e LDK-së. Sot, LDK ka vetëm 14% në Pejë, 12% në Gjakovë, 21% në Klinë dhe në këto tri komuna është partia e tretë për nga votat e marra.

    Ndërsa, në Therande, “tradhëtia” e Blerim Kuqit ndaj LDK-së dhe kalimi i tij në AAK ka bërë që bastioni tradicional i LDK-së të përqahet dhe që të ndodhë diçka e paparë më herët, ku Kryetari i Komunës që ishte edhe kandidat i LDK-së nuk arriti që të kualifikohet as për balotazh.

    Quo Vadis LDK?

    Rritja e AAK-së në zgjedhjet e fundit duhet të jetë një sinjal alarmant për LDK-në dhe kurrsesi për PDK-në, e cila edhe gjatë zgjedhjeve te fundit shënoi një ngritje të lehtë. AAK me strategjinë “Amaneti i Rugovës” ka arritur që të ngjitet më lartë duke e rrezikuar LDK-në për pozitën e partisë së dytë në vend. Strategjia e AAK-së nuk është që ajo të dalë nga zgjedhjet si partia më e madhe në vend, ngase atë pozitë e mban me shumë komfor PDK-ja. Qëllimi i qartë i AAK-së është që të marrë sa më shumë vota nga ish-votuesit e LDK-së.

    Është me rëndësi të theksohet se PDK nuk ka tendencë marrjen e strukturave të LDK-së e as dezorientimin e ish-votuesve të LDK-së. Rivaliteti politik i PDK-së me LDK-në ka qenë rivalitet i konkurrencës së ofertave për qytetarët dhe vendin e tyre. Kjo konkurrencë i ka sjell dobi debatit politik dhe të dyja partive, ngase ofertat e tyre politike janë bërë më serioze dhe me të realizueshme.

    LDK, duke u koncentruar në rivalitetin e saj me PDK-në nuk është duke e kthyer kokën prapa për të parë se ajo është e ndjekur nga goja e AAK-së e cila veç ka filluar t’i shqyej asaj copa te rëndësishme. LDK duhet që me hapa të kujdesshëm të analizoj gjendjen në të cilën është dhe të mos krijoj eufori e të lakohet nën presion nga inatet dhe interesat personale të disa individëve brenda saj.

    Ata që po e dërgojnë LDK-në në prehrin e AAK-së duhet të kujtojnë se gjatë bashkë-qeverisjes me këtë parti, LDK ka pasur imazhin më të keq që nga krijimi i saj dhe ka humbur numrin më të madh të votave ndonjëherë. Për dallim, gjatë koalicionit me PDK-në, LDK shënoi ngritje në elektorat. Faktet flasin më bindshëm se fjalët!!

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    A mund të këtë ndonjë kuptimi relacioni, Bukshoi me Fadil Sylviqin në këtë proces?

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    NJOFTIM PËR MEDIA


    Dega e LDD-së në Gjermani ndërpretë aktivitetin politik me të gjitha format e organizimit të saj dhe definitivisht largohet nga LDD-ja

    NUK JEMI MË PJESË E NJË SUBJEKTI POLITIK KU DEMOKRACIA PARTIAKE DHE MENDIMI NDRYSHE NGULFATËN PËR ÇDO DITË..!

    Arroganca politike, vetëkënaqësia si dhe frika nga të tjerët nuk janë dhe as mund të jenë vlerat tona!
    Duke u nisur nga parimet themelore të demokracisë dhe pluralizmit partiak, duke iu përmbajtur rregullave dhe principeve shoqërore që përcaktojnë lirinë e veprimit politik, qoftë në atdhe apo jashtë tij, pastaj marrë parasysh faktin se bashkërisht me një numër të madh rugovistë ndërtuam subjektin e ri politik, Lidhjen Demokratike të Dardanisë (LDD), kishim bindjen e plotë se kjo parti e dalë nga LDK-ja dhe e udhëhequr nga një akademik do të jetë trashëgimtare dhe bartëse e mirëfilltë e filozofisë politike rugoviane.

    Ndaj, nisur nga këto motive neve, por edhe shumica e veprimtarëve politikë nga Evropa dhe SHBA-të, u rreshtuam në formimin e kësaj partie, e që pikërisht ishin këta njerëz të cilët në fund të 80-tave dhe në fillim të vitit 1990-të kishin qëndruar të palëkundur përkrah alternativës së parë demokratike të asaj kohe, pranë LDK-së, të udhëhequr nga lideri i saj historik dr. Ibrahim Rugova. U rirreshtuam në LDD për të ndërtuar një subjekt të ri politik të cilin siç dihet na e imponuan rrethanat, me shpresën dhe besimin e plotë se kështu po i kontribuonim zhvillimit të më tejmë të demokracisë, pavarësisë dhe lirisë në Kosovë.
    Mjerisht, me kalimin e kohës u pa qartë se rreshtimi dhe ndihmesa që i dha mërgata politike N. Dacit për formimin e LDD-së kishte qenë një gabim i madh politik, sepse shihej qartë se koncepti kombëtar dhe politik i shumicës së veprimtareve tanë në mërgim kundrejt “konceptit Daci” po dallonin në esencë dhe diametralisht. Meqenëse ne si mërgatë kemi kontribuar me të gjitha mjetet për një shtet të pavarur dhe demokratik, në të cilin fjala dhe mendimi i lirë do të ishin vlerat qenësore të tij, pra jemi angazhuar që të kemi një shoqëri dhe një sistem të mirëfilltë pluralist-demokratik, gati për dy dekada rresht të gjitha angazhimet tona i kemi bashkërenditur mjaft mirë me dr. Rugovën dhe atë në formën më të ndershme dhe më të sinqertë, për dallim nga z. Daci, i cili që në fillim të themelimit të partisë kërkoi nga mërgata vetëm mjete financiare, që binte ndesh fund e krye me rrethanat aktuale në Kosovë, meqë dihet se partitë parlamentare financohen nga buxheti i Parlamentit të Kosovës. Madje, ky mentalitet i tij binte në kundërshtim të plotë me kulturën, normat dhe rregullat e shtetit ligjor dhe demokratik. Këto, si dhe shumë shkaqe tjera bënë që kohë më parë nga LDD-ja të largohet z. Agim Rexhaj, një veprimtar i dalluar i çështjes sonë kombëtare si dhe ish kryetar i Degës së LDK-së dhe i LDD-së, por u larguan edhe shumë figura eminente të mërgatës të cilët në heshtje u anashkaluan nga kryetari dhe kryesia e LDD-së, disa prej të cilëve madje nga kreu i LDD-së u quajtën edhe “nderi i kombit”!?
    Dhe, së fundi ideja e përafrimit dhe bashkimit të LDD-së me LDK-në, dëshirë kjo e kahmotshme e shumë veprimtarëve tanë, e mbështetur fuqishëm nga z. H. Gagica, si formë e vetme e forcimit dhe zhvillimit të demokracisë në vend, po ashtu ra ndesh me konceptin e Dacit dhe bashkëmendimtarëve të tij, i cili ndërmori masa denigruese ndaj disa veprimtarëve të dalluar të çështjes sonë kombëtare. Mbase, mbledhja e Këshillit Kombëtar të LDD-së dhe vetë Konventa e dytë, ishin dy takime që i ngjasonin plotësisht plenumeve të jashtëzakonshme, ku disave iu prenë kokat dhe disa të tjerë u avancuan, meqë rast u vërtetua edhe njëherë se demokracia në njërën anë, dhe autokracia e Dacit me bashkëmendimtarët e tij në anën tjetër, janë dy antipode të kundërta, gjë që kjo u dëshmua në vepër sidomos pas largimit të gazetarëve jashtë sallës ku zhvillonte punimet takimi i mbyllur i kësaj partie. Akti i fundit antistatusor dhe tejet i ulët ndaj kryetarit të Degës sonë fletë katërçipërisht për mungesë morale dhe parimesh brenda subjektit politik të cilit i kemi takuar për tri vite me radhë. Prandaj, pa dashur që t’i elaborojmë më tej gjërat që kanë të bëjnë me kreun autokrat të LDD-së, etj, Kryesia e Degës së LDD-së në Gjermani së bashku me të gjitha nëndegët dhe komisionet përkatëse në mbledhjen e vetë të mbajtur me datën 02. 05. 2010 në Heilbronn si dhe pas konsultimeve të bëra me datën 08. maj 2010 me të gjithë anëtarët e kryesisë dhe kryetarët e nëndegëve (hiç këtu kryetarin e nëndegës në NRW, dhe nënkryetar i Degës), morën vendim të prerë që të largohen nga Lidhja Demokratike e Dardanisë. Andaj, deklarojmë edhe njëherë se më nuk jemi anëtarë të LDD-së, aty ku demokracia e brendshme partiake si dhe mendimi ndryshe ngulfatën çdo ditë nga vetë kreu i kësaj partie..!

    Më poshtë pasojnë emrat e anëtarëve të kryesisë, kryetarëve të nëndegëve dhe anëtarëve të Komisionit për informim:

    Hafiz Gagica, kryetar,
    Naim Gashi, nënkryetar i parë,
    Ismet Krasniqi, nënkryetar,
    Nail Rexhaj, sekretar i përgjithshëm,
    Emin Demaj, arkëtar i Degës,
    Emrush Çekaj, sekretar për financa,
    Shefki Jakupi, anëtar i kryesisë dhe kryetar i nëndegës në Stuttgart,
    Nazmi Cakolli, anëtar i kryesisë dhe kryetar i nëndegës në Saarland,
    Nexhat Kameraj, anëtar kryesie dhe kryetar nëndege për Hamburg,
    Isak Bashota, anëtar kryesie,
    Enver Sinani, anëtar kryesie,
    Shaban Bobaj, anëtar kryesie,
    Fatmir Bajraj, anëtar kryesie,
    Xhafer Leci, anëtar kryesie dhe koordinator për nëndegët në Baden Württemberg,
    Osman Doda, anëtar kryesie dhe kryetar i nëndegës në Heilbronn,
    Ramiz Kelmedi, anëtar i kryesisë së nëndegës në NRW,
    Smajl Rabushaj, kryetar i nëndegës në Essen,
    Skënder Ukaj, anëtar i kryesisë dhe i nëndegës në Bauern,
    Bajram Osmani, kryetar i nëndegës për Bodensee-Oberschwaben,
    Daut Beqiraj, nga nëndega e Bajern-it, anëtar i Komisionit për Informim,
    Mentor Thaçi, anëtar i Komisionit për Informim,
    Halil Rrustemaj, anëtar i Komisionit për Informim,
    Rexhep Elezaj, kryetar i Komisionit për Informim.

    Stuttgart, 09. Maj 2010

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Hakmarrja e Adem Salihajt

    Adem Salihaj sërish është deputet i LDK’së. Të premten, ai kaloi në LDK bashkë me krejt Degën e LDD’së së Ferizajt. Madje, Nexhat Dacit ia mori edhe selinë. Kjo është hakmarrja e Adem Salihajt për Konventën e fundit të LDD’së dhe episodi i radhës në trafikimin e mandateve.


    Nga Bardh Frangu më 12.06.2010 në ora 8:32

    Para pesë vitesh në Ferizaj, pati nisur thyerja e LDK’së.

    Të premten sërish në Ferizaj ka nisur bashkimi i LDK’së.

    Atëherë gazetarët kanë pritur me orë të tëra për të konfirmuar thyerjen e LDK’së, ndërsa për konfirmimin e bashkimit u desh të presin rreth 3 orë.

    Këtij bashkimi i kanë paraprirë negociatat e gjata ndërmjet ushtruesit të detyrës së Kryetarit të Degës së LDK’së në Ferizaj, Faik Graincës dhe Adem Salihajt, deri vonë Nënkryetar i LDD’së.

    “Këtij bashkimi i ka kontribuar edhe anashkalimi dhe mosrespektimi i qendrës së partisë. Kemi vlerësuar se nuk ishim të përfaqësuar sa duhet në qendër”, ka thënë Kryetari i Degës së LDD’së në Ferizaj, Milazim Haliti, duke aluduar kështu në eliminimin e Adem Salihajt nga organet qendrore të partisë, përkatësisht LDD’së.

    “Bashkimi bën fuqi”, ka thënë Haliti, duke besuar se LDK’ja sërish do të bëhet një subjekt i fuqishëm politik

    Haliti ka thënë se bashkimi është bërë pa kushte.

    “Do të kemi një bashkëqeverisje deri në Kuvendin Zgjedhor të LDK’së”, ka thënë Haliti.

    Bëhet e ditur se nga 29 anëtarët e Kryesisë së Degës, të pranishëm ishin 18, nga të cilët pro bashkimit kanë votuar 16.

    Iniciatori i këtij bashkimi, Adem Salihaj, në një prononcim për Express, ka njoftuar se tash e tutje do të jetë deputet i LDK’së në Parlamentin e Kosovës.
    “Prej sot, Kryesia e Degës bashkë me mua është bashkuar me Degën e LDK’së”, ka deklaruar ai.

    “Nuk kemi diskutuar rreth ofertave, posteve dhe të tjera, por në LDK do të jetë një proces zgjedhor dhe do të marrin pjesë të gjithë në atë proces”, ka shtuar Salihaj.

    Ai duket se ndjehet mirë që u kthye sërish në LDK.

    “Mendoj se zyrtarët e LDD’së në Prishtinë nuk e kanë pasur idenë se do të ndodhë kjo që ndodhi në Degën e LDD’së në Ferizaj. Mund të besoj se kanë supozuar rreth meje personalisht, por jo edhe faktin se Dega e LDD’së me shumicë votash iu është bashkuar LDK’së dhe formalisht më nuk ekziston dega e LDD’së në Ferizaj”.

    Por si u bë që Adem Salihaj, një prej kundërshtarëve më të fortë të LDK’së prej pesë vitesh, tash do të jetë deputet i Fatmir Sejdiut?

    Në këtë pyetje, Salihaj nuk jep përgjigje fort bindëse.

    “Mendoj se shumica e faktorëve politikë brenda LDK’së e kanë parë se disa veprime në Kuvendin e Gjashtë të LDK’së ishin të gabueshme. Ishte një aksident, ishte një fatkeqësi që i kushtojnë shumë LDK’së dhe unë mendoj se ka vullnet që të riparohen gjërat që kanë ndodhur”, thotë ai.

    Megjithëse, komplet dega ka kaluar në LDK, Nënkryetari i LDD’së, Lulzim Zeneli, nuk shqetësohet shumë.

    “Shumë e kanë shtyrë këtë vendim, sepse ne kemi pritur që ata kanë me krye këtë veprim edhe më herët”, ka thënë Zeneli për Express.

    “LDD’ja nuk do të rrugëtojë me njerëz që kanë perënduar në politikën kosovare. Koncepti i LDD’së është ndryshe dhe iu ka qasur reformave të mirëfillta dhe në Konventën e LDD’së iu ka dhënë përgjigjeje këtyre njerëzve”, ka shtuar ai.

    Ndryshe, Nënkryetari i Degës së LDD’së, Sahit Krasniqi, njëherazi shef i Grupit të këshilltarëve të LDD’së në Asamblenë Komunale të Ferizajt, i cili ka kohë që ndodhet në konflikt të hapur me Salihajn, nuk i është bashkuar LDK’së.

    Ai vazhdon të mbetet në LDD.

    “Kjo ngjet në ato takimet e natës. Ishte një takim më tepër se i jashtëzakonshëm. Dokumentet thonë se një vendim të tillë mund ta marrë vetëm Kuvendi i Degës dhe atë me 3 të 4-tat. Në këtë takim të Kryesisë nuk ishin të ftuar 11 anëtarë, kryesisht ata që përkrahin konceptet e mia.

    Bashkimi është rezultat i humbjes së Ademit në LDD”, ka thënë Krasniqi, i vendosur që të vazhdojë me pjesën e tij për ta ruajtur Degën e dardanëve në Ferizaj.

    “LDK’ja i ka zyrat e veta. Këtu është selia e LDD’së”, ka thënë Krasniqi, i cili ka zhvilluar një konflikt të ashpër verbal me Kryesinë që kishte vendosur të kalonte në LDK rreth një çelësi të zyrës së tij, të cilin ia kishin marrë në ndërkohë.

    Me padurim është pritur ardhja e Kryesisë së Degës së LDK’së. Ata të gëzuar kanë ardhur në shtëpinë e tyre të vjetër, nga e cila Salihaj i kishte dëbuar para pesë vitesh. Megjithatë, sërish e kanë gjetur derën mbyllur. Dardanët ishin ngujuar për të kapërcyer problemin e pronësisë së zyrave me Krasniqin. Pasi Krasniqi ka braktisur lokalet e LDD’së, gëzueshëm janë ulur bashkë anëtarët e dy kryesive, të udhëhequr nga Milazim Haliti dhe Faik Grainca, ndërkohë që pranë njëri-tjetrit janë gjendur kuadrot më të larta, përkatësisht Sanije Aliu dhe Adem Salihaj.

    Puna e parë që kanë bërë të kthyerit në shtëpinë e tyre të vjetër, që ndodhet në objektin e Qendrës për Ndihmë Sociale, ishte ndërrimi i flamujve dhe emblemave.

    “Milazim, a hala s’e ke hjekë flamurin e LDD’së, a?”, ishte pyetja që ia bëri Ismail Nazifi i LDK’së, kryetarit të dardanëve në Ferizaj, ndërsa u ngrit vetë dhe hoqi flamurin e LDD’së, për ta zëvendësuar me flamurin e LDK’së. Me këtë rast u hoq edhe fotografia e akademik Nexhat Dacit.

    “Presidentin ta keni kujdes”, ndërhynte Adem Salihaj.

    “Nëse pritni, po shkojmë e po i biem simbolet tona prej atjehit”, u thoshte Ismail Nazifi.

    Akti solemn i bashkimit, i deklaruar nga Kryetari i Degës së LDD’së, Milazim Haliti dhe ai i u.d. të Kryetarit të Degës së LDK’së, Faik Grainca, u prit me duartrokitje. Grainca ndarjen e para pesë vitesh e vlerësoi si aksident.

    “Koha po i shëron plagët. Kemi mësuar nga demokracia dhe besoj se të gjitha do t’i tejkalojmë”, ka thënë Grainca, i entuziazmuar me punën e bashkimit.

    Edhe burime nga LDK-ja kanë thënë se ky është një bashkim i dy humbësve të mëdhenj, përkatësisht i Adem Salihajt dhe Faik Graincës. Grainca në zgjedhjet e fundit si kandidat për Kryetar komune ka fituar dukshëm vota më pak se subjekti i tij, përkatësisht LDK’ja. Për më tepër, ai nuk gëzon përkrahjen e një grupi të madh brenda LDK’së. Konflikti ndërmjet Salihajt dhe Graincës ishte i një shkalle aq të ashpër, sa pakkush beson se ata mund t’ia kthejnë dinjitetin LDK’së në Ferizaj.

Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •