Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 26 prej 26
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    presidenti kete radhe duhet nga e djathta, anti-komunist, grua, kristiane
    kush me mire se jozefina

  2. #22
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    20-02-2011
    Vendndodhja
    Malaga (España)
    Postime
    206
    Citim Postuar më parë nga violativo Lexo Postimin
    Kesaj pune i thone qe , qe kur ceveria licencoi kurverine , gjithkush qe e perdor Meten , nuk denohet ! Ndersa vete Meta eshte Heroine e Punes Kapitaliste !

    Sa per Salen , Nanon dhe Edin , hiqen si kurvare dhe bejne kurvarin me Meten dhe jane vete kurva me te huajt !

    Ke te drejte nuk po merret vesh ........ Jo se vertet s'e kemi marre vesh , joooo ! Te gjithe e dime qe keta kelyshe jane te buces Ramiz ...

    Shum i ashper je tregu.. )

  3. #23
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Agjensia e Lajmeve SOT - 06 June 2012
    Presidenti i miksuar Meta – Berisha, shans i humbur për integrimin

    Editorial

    Kjo javë është afati i fundit për politikën shqiptare, që të vendosë finalizimin e zgjedhjes së një Presidenti konsensual, të besueshëm, si për mazhorancën dhe opozitën. Finalizimi i kësaj sipërmarrje nga mazhoranca dhe opozita me sukses të plotë, krijon premisat e hapjes së rrugës të vendit për integrimin në BE. Politika shqiptare, sidomos lidershipi i saj, Berisha dhe Rama, duke qenë përfaqësuesit e një mazhorance absolute, ndajnë përgjegjësitë për katastrofën në të cilën do e çojnë vendin, në rast të papërgjegjshmërisë së krijimit të një krize eventuale.

    Në kushtet aktuale, vendi kërcënohet seriozisht nga kriza ekonomike, ku pasojat e Greqisë, pritet të lëshojnë efektet e saj edhe në Shqipëri, e cila është lidhur ngushtësisht edhe me ekonominë greke. Kriza ekonomike, e cila ka mbërthyer pjesën kryesore të BE, ka shfaqur prej kohësh efektet e saj në Shqipëri, ku sipas të dhënave të INSTAT, Bankës së Shqipërisë, Bankës Botërore apo dhe FMN rritja ekonomike ka pësuar një ulje drastike. Raporti i fundit i Bankës Botërore parashikonte rritjen ekonomike në nivelin e 1.6 përqindëve, duke shënuar rritjen më të dobët ekonomike të 14 apo 15 viteve të fundit. Rënia e remitancave, rënia e kreditimit dhe rënia e investimeve pasqyrojnë qartazi krizën e thellë që ka mbërthyer vendin, krizë të cilën kryeministri Berisha mundohet ta trukojë me rritjen e borxhit, i cili po kalon ngadalë ngadalë 60 për qind të GDP. Qeveria Berisha ka ndërprerë investimet, duke i shkurtuar ato me 80 për qind të planifikimit dhe po përgatit buxhetin e ri, për të dalë me një seri masash drastike të shkurtimit të shpenzimeve kapitale. Situata aktuale, e agravuar së tepërmi nga kriza politike, e cila ka qenë evidente prej kohësh, rëndohet më shumë nga situata e re e zgjedhjes së kreut të shtetit.

    Mazhoranca dhe opozita kanë luajtur me njëra tjetrën “e lagu s’e lagu”, duke i faturuar fajin njëra tjetrës për dështimin kulminant me statusin e vendit kandidat. Në momentin aktual, kriza presidenciale është kthyer në një pikë kulminante, përsa i përket raporteve me partnerët ndërkombëtarë, SHBA dhe BE, të cilët kanë qenë shumë aktivë, për të zgjidhur krizën presidenciale dhe me këtë rast hapjen e dritës jeshile në raportet me statusin e vendit kandidat. Në kushtet aktuale, ku kriza ekonomike po troket furishëm në prag të derës, përgjegjësia kryesore rëndon mbi kryeministrin Berisha, përsa i përket zgjidhjes së ngërçit për fjalëkryqin presidencial. Kreu i PS, ka hedhur dorashkën e sfidës, duke i lënë Berishës mundësinë e zgjedhjes së një kandidature presidenciale sa më konstruktive. Kreu i PS ka hequr dorë nga një kandidaturë preferenciale të së majtës, duke mos i kushtëzuar zgjedhjen e kandidaturave me emra nga opozita. I ngelet detyrë kreut të mazhorancës që ti përgjigjet opozitës me një mirëkuptim sa më qytetar dhe inteligjent, për të nxjerrë mazhorancën nga kjo krizë që nuk ka për ta ndihmuar, në rastin e vënies së vetos me një President të miksuar në laboratorin e Ilir Metës dhe Sali Berishës.

    Një President i tillë nuk zgjidh problemin dhe nuk sjell asgjë pozitive as për Berishën dhe as për PD, si një forcë politike shtetformuese. Kryeministri Berisha, ka një varg me reforma që i duhet t’i zgjidhë me opozitën, e cila ka mazhorancën e numrave dhe nuk i intereson të luajë lojën e tij në pazaret fshatareske të kreut të LSI, Ilir Meta, i cili më shumë se një dallkauk, ka ngelur rudiment i një qeverisje anadollake me sekserë dhe palaço oborresh, që japin e marrin thashetheme vulgare, duke ulur seriozitetin e peshës së problemit të zgjidhjes presidenciale.

    Kreu i mazhorancës, si përfaqësues serioz i një mazhorance që përfaqëson gjysmën e kombit, duhet të marrë përsipër përgjegjësitë e momentit aktual, pa rënë viktimë e konjukturave të ndyra politike me partiçka, që nuk mbajnë përgjegjësi nga qeverisjet aktuale, por veç janë kthyer në shushunja për të përfituar nga pushtetet e pamerituara të përfituara nga aleancat e numrave. Për më shumë, dihet shumë mirë që në rastin konkret, interesat e zgjedhjes të një Presidenti të ri sa më konsensual, do të garantojnë interesat e amerikanëve, si investitorët kryesore të rilindjes të një shteti të madh shqiptar. Kryeministri Berisha duhet të largohet nga historitë e ngjalave dhe t’i rikthehet seriozisht gjetjes së një marrëveshjeje me opozitën, marrëveshje e cila do të garantojë reformat që na janë vënë kusht nga BE, duke krijuar një plan marshall pozitë-opozitë me një mazhorancë të pakontestueshme votash, për të nxjerrë vendin nga kriza që troket dhunshëm në dyert e shqiptarëve.

    Ky është momenti, që zoti Berisha duhet të dalë nga interesat e vockla të qelepirxhinjve dhe dallkaukëve të vegjël, që lëvizin nga njëra bahçe në tjetrën, për interesat e tyre, që janë shumë banale në krahasim me situatën aktuale. Çdo lëvizje tjetër e kryeministrit Berisha mbart një kosto të rrezikshme për vendin, i cili ka fatin të jetë më i favorizuari i SHBA, por edhe për vetë atë nëse do të tentojë të luajë me zjarrin, të cilin e provoi në vitin 1997.

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Citim Postuar më parë nga Duaje Siveten Lexo Postimin

    Agjensia e Lajmeve SOT - 06 June 2012

    Presidenti i miksuar Meta – Berisha, shans i humbur për integrimin

    Editorial

    Çdo lëvizje tjetër e kryeministrit Berisha mbart një kosto të rrezikshme për vendin, i cili ka fatin të jetë më i favorizuari i SHBA, por edhe për vetë atë nëse do të tentojë të luajë me zjarrin, të cilin e provoi në vitin 1997.

    po mire kjo palaco - gazete e ka marre bekimin e ambasadorit qe te kercenoje keshtu apo qysh ...?!


    pastaja sikur ngjarjet e 97 ishin te lidhura me parate e fajdexhinjve .... ?!



    .
    "They will not control us, We will be victorious"

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-09-2009
    Postime
    176
    Citim Postuar më parë nga Ziti Lexo Postimin
    presidenti kete radhe duhet nga e djathta, anti-komunist, grua, kristiane
    kush me mire se jozefina
    Jam musliman i mirfilltë,por kesaj here me vullnet te plot jam per nje grua patriote ,nga e djathta edhe pse eshte kristiane,kush me mire se Jozefina.

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-09-2009
    Postime
    176
    Askush më mirë se Jozefina.

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •