ganimet dhe Skifter Bjeshke
bash eshte kah me merzitet a mi lexoni ju postimet e mia a jo hooooooooo
po klush tumin ini ju breeeee
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Kosova prej zgjedhjeve në zgjedhje
Para se gjithash, duhet të konstatohet një fakt rreth zgjedhjeve parlamentare në Kosovë. Ato është dashur të ishin zhvilluar në vjeshtën e vitit 2008, ashtu siç ishte parashikuar në Pakon e Ahtisaarit. Kosovarët, me insistimin e bashkësisë ndërkombëtare, kishin vendosur që në këtë pikë të mos e përfillin propozimin e Ahtisaarit e madje edhe vetë Ahtisaari kishte shprehur simpati për një qëndrim të tillë. Duhet konstatuar edhe një fakt: E vetmja arsye pse zgjedhjet nuk u zhvilluan pas pavarësimit të Kosovës ishte vlerësimi i bashkësisë ndërkombëtare, apo më mirë të themi frika, se në atë kohë serbët e Kosovës nuk do të dilnin në ato zgjedhje. Tash, të inkurajuar me pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhjet lokale, bashkësia ndërkombëtare ka hequr dorë nga përpjekjet që të mos inkurajojnë kosovarët të kenë zgjedhje të jashtëzakonshme. Ndoshta më saktë do të ishte të thuhej zgjedhje të vonuara sesa të hershme) sepse Pakoja e Ahtisaarit nuk ishte në fuqi kur u zgjodhën përfaqësuesit e Kuvendit që nxorën institucionet e sotme qeverisëse. Për çudi ato burojnë nga administrata e UNKMIK-ut, ndonëse kanë legjitimitetin e të qenit të votuar nga qytetarët. Ka në bashkësinë ndërkombëtare, sidomos në mesin e vendeve që angazhohen më shumë në favor të Kosovës, ndoshta pritje që zgjedhje të mos ketë derisa Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë të japë mendimin rreth shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Por duke pasur parasysh se pritjet janë që ky mendim i GJND-së të jepet deri në verë, atëherë nuk ka pengesa nga ana e atyre që në Kosovë quhen „ndërkombëtarë“ që kosovarët të zhvillojnë zgjedhjet.
Nga shumë kontakte me përfaqësues të BE-së, por edhe me zyrtarë të lartë amerikanë mund të kuptohet se edhe ata janë shumë kureshtarë të dinë se a do të shkojnë kosovarët në zgjedhje këtë vit apo jo. Por thonë se është një vendim që u takon kosovarëve dhe ata nuk do t’i pengojnë nëse vetë kosovarët vendosin të shkojnë në zgjedhje. Nëse hiqet kjo dilemë, pra ajo se ndërkombëtarët nuk do ta pengojnë Kosovën të ketë zgjedhje të përgjithshme, atëherë mbetet pyetja tjetër: Atëherë, çfarë do të ndodhë?
Çfarë do të sjellin zgjedhjet e ardhshme të Kosovës është një ekuacion me shumë të panjohura. Zgjedhjet lokale, që quheshin „zgjedhje të nëntorit“ përfunduan para disa ditëve. Ato shuan një mit se „Kosovarët dinë më mirë se të tjerët të bëjnë zgjedhje të rregullta“. Por, ato zgjedhje morën aq shumë energji politike, kohë dhe vëmendje të politikanëve kryesorë saqë u mbeti atyre pak kohë për të qeverisur. Një diplomat i një shteti të BE-së thoshte këtë javë: „Askush nuk ia mohon Hashim Thaçit se ka mandat dhe legjitimitet për të qeverisur. Problemi është se nuk po e shohim duke qeverisur. Të gjithë merren me fushatë“. Ndoshta për nga moskryerja e detyrës ekzekutive kryeministrit mund t’ia ketë tejkaluar zëvendësi i tij Hajredin Kuçi, i cili, pos në fushatë, ka për detyrë të merret edhe me RTK-në, BE-në e me shumë gjëra të tjera. Zgjedhjet e reja edhe para se të shpallen do të heqin çdo shpresë se qeveria do të ndërmarrë diçka urgjente për përmirësimin e situatës. Asgjë nuk do të punonin, pos prerjes së shiritave.
Partia e dytë në pushtet, LDK-ja, në masë të madhe as nuk është e vetëdijshme se është në pushtet. Ndjenjën se janë në pushtet tek LDK-istat e vëren ndoshta te presidenti Fatmir Sejdiu dhe te ministri i Jashtëm Skënder Hyseni, ndërsa të tjerët krejt retorikën e tyre politike e kanë të kthyer nga partneri i madh në koalicion PDK. Mungesa e lidershipit në LDK, mungesa e vizionit sesi të përcaktohen për proceset kyç, emergjente, e lë edhe këtë parti të mendohet se a mund të ndryshohet gjë me zgjedhjet e ardhshme. Pa u bërë ndryshime të mëdha në LDK jo dhe aty ndryshime nuk duken në horizont.
Me përjashtim të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës AAK në Kosovë nuk ka opozitë. Lidhjet dhe bashkëpunimi personal në mes të kryeministrit Thaçi dhe kreut të Aleancës për Kosovën e re, Bexhet Pacolli, e kanë bërë AKR-në që të mos shihet si opozitë. Vëzhgues evropianë të rrethanave politike në Kosovë madje spekulojnë se afrimi i Thaçit me Pacollin ka qenë dhe është taktikë për të qetësuar LDK-në. Nëse LDK-ja do të donte të dilte nga koalicioni, apo ta kushtëzonte PDK-në, kjo e fundit nuk do ta kishte problem të mblidhte vota të mjaftueshme në Kuvend për një qeveri pa LDK-në. LDK-së do t’i rrezikoheshin disa poste në Kosovë, por edhe disa poste diplomatike çka kjo parti nuk do. Pacolli do të mund të sillte me veten edhe Dacin. Këto dy Parti u lidhen edhe në fushatën e zgjedhjeve lokale me moton „Truri i LDD-së dhe paratë e AKR-së“. Por të dy këto parti shënuan rënie në zgjedhjet e fundit dhe ato po ashtu janë plot dilema. A i paguhet Pacollit të hyjë në qeveri me PDK-në në fund të mandatit të kësaj qeverie dhe në këtë mënyrë të marrë përgjegjësinë për dështime të mëdha në Kosovë, të cilat i ka vërejtur Komisioni Evropian, në të cilat AKR-ja nuk ka mundur të ndikojë. LDD-ja po ashtu, e tërhequr nga suksesi i LDK-së në Prishtinë, ka një numër të madh anëtarësh dhe simpatizantësh që do të donin ribashkimin me LDK-në. Pra as ata nuk e dinë se ku janë dhe nga duan të shkojnë.
AAK-ja e Ramush Haradinajt duket e vetmja opozitë karshi PDK-së. Këto parti ndoshta edhe janë të vetmet që, së paku në atmosferën momentale, nuk do të hynin në koalicion me njëra-tjetrën. Të gjitha partitë e tjera do të hynin pa problem në koalicion me njëra-tjetrën. Për ta hequr PDK-në nga pushteti, AAK-së nuk do t’i mjaftonin votat dyfishë më të mëdha që mori në zgjedhjet e fundit lokale, krahasuar me zgjedhjet e mëparshme, por do t’i duhej një sukses edhe më i madh i LDK-së e cila, në çfarëdo rrethane, kushdo që do të ishte partnerë, nuk e sheh veten në asnjë mënyrë jashtë qeverisë. Pra nuk shihet qartë se çfarë do të ndryshonte në këto zgjedhje, kurdo që ato të zhvilloheshin.
Në anën tjetër, nëse LDK-ja dëshiron të rritë numrin e votave, ajo nuk do të presë zgjedhjet e ardhshme duke qëndruar në qeveri me PDK-në, sepse zgjedhjet lokale dëshmuan se vetëm duke u përplasur ashpër me PDK-në mund të jetë taktikë që i sjell vota të reja LDK-së.
Edhe në Bruksel janë kureshtarë të dinë nëse Kosova do të ketë zgjedhje këtë vit apo jo. Gjithnjë e më pak ka të tillë që besojnë se Kosova mund të presë zgjedhjet e rregullta, por edhe më pak, të cilët besojnë se ato zgjedhje do të mund të ndryshonin diçka konkrete në mënyrën e qeverisjes së Kosovës. Madje ekziston edhe frika se, nëse zgjedhjet lokale kanë krijuar aq tensionime politike, zgjedhjet e përgjithshme do të bënin edhe më shumë dëm. Por dilema nuk ka, zgjedhjet janë ABC-ja e demokracisë dhe askush në botën moderne nuk ka zbuluar ende diçka më të mirë sesa zgjedhjet demokratike dhe ato duhet të zhvillohen edhe në Kosovë, sivjet apo në vitin që vjen. Ata që fitojnë le të qeverisin, por le të qeverisin vërtet dhe të marrin përgjegjësitë edhe për dështimet.
Nga: Augustin Palokaj
Haradinaj: Sejdiu s’e pranoi ofertën e AAK-së
Nga Express më 24.02.2010 në ora 15:43
(E plotësuar) Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, përfundimisht ka hequr dorë nga ideja për të lidhur marrëveshje koalicioni me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Kjo pasi Presidenti Sejdiu e ka hedhur poshtë idenë e tij për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme dhe lidhjen e një koalicioni parazgjedhor ndermjet LDK-së dhe AAK-së.
Kjo është bërë e ditur nga vetë Haradinaj, i cili ka thënë se tashmë rrugët për AAK dhe LDK do të jenë të ndara dhe se partia e tij do të vazhdojë të luajë rolin opozitar për të mirë të qytetarëve.
“Rrugët e AAK-së dhe e LDK-së ndahen”, ka thënë Haradinaj, të mërkurën, pas nënshkrimit të marrëveshjes me Partinë Nacional-Demokratike Shqiptare.
Haradinaj ka dhënë sinjale se kritika e AAK-së nuk do të jetë vetëm për pjesën e Qeverisë që udhëhiqet nga PDK-së, por edhe për resorët që udhëheq LDK-ja.
“Ne do të ballafaqojmë çdo lëshim të pushtetit që udhëhiqet nga LDK dhe PDK”, ka thënë ai.
Haradinaj dhe Presidenti Sejdiu u takuan dje në Presidencë, me ç'rast kanë biseduar edhe për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme. Por kjo ide është hedhur poshtë nga Shefi i Shtetit, i cili ka vlerësuar se institucionet duhet ta përfundojnë mandatin dhe se zgjedhjet do të mbahen në vjeshtën e vitit 2011.
Refuzim djathtist për Haradinajn
Presidenti Fatmir Sejdiu ka hedhur poshtë ofertën e Ramush Haradinajt për mbajtje të zgjedhjeve të parakohshme. Ata janë takuar të martën në Presidencë, me kërkesë të Haradinajt. Presidenti Sejdiu konsideron se zgjedhjet e ardhshme parlamentare duhet të mbahen në nëntor të vitit 2011.
Bekim Greiçevci
Presidenti Fatmir Sejdiu nuk pajtohet me propozimin e liderit të AAK’së, Ramush Haradinaj që të shpallen zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Këtë propozim Haradinaj ia kishte bërë presidentit Sejdiu përmes një letre në janar, duke e ftuar që LDK’ja dhe AAK’ja të garojnë së bashku në zgjedhjet e parakohshme, që sipas Haradinajt, do të duhej mbajtur më 20 qershor të këtij viti.
Nëse do ta pranohej kjo ofertë , atëherë Fatmir Sejdiu, që është edhe lider i LDK’së, do të ishte bartës i listës së përbashkët, i pasuar nga Ramush Haradinaj, Eqrem Kryeziu, Blerim Shala...
Kreu i AAK’së nuk ka marrë përgjigje deri të martën, kur presidenti Sejdiu pranoi kërkesën e Haradinajt për takim në Presidencë.
“Është biseduar për temat aktuale dhe njëkohësisht për kërkesën e zotit Haradinaj për ndaljen e keqqeverisjes dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja”, ka thënë Avni Arifi, të martën për Express.
Sipas Arifit, i cili është këshilltar politik i Haradinajt dhe ka qenë i pranishëm në takim, presidenti Sejdiu është kundër mbajtjes së zgjedhjeve para nëntorit të vitit 2011, kur është afati kohor kushtetues për zgjedhjet e ardhshme nacionale.
“Presidenti Sejdiu nuk shprehu gatishmërinë që të ketë zgjedhje, sepse konsideron se duhet të vazhdohet me mandatet e fituara në zgjedhjet e nëntorit 2007 deri në zgjedhjet e rregullta”, ka thënë Arifi.
Mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme nuk shihet si opsion i mençur as nga Ambasadori i SHBA’së në Prishtinë, Christopher Dell. Ai konsideron se Kosova ka humbur shumë kohë me zgjedhjet lokale dhe gjatë këtij viti e pret një agjendë aspak e lehtë.
Por, cilat janë arsyet që presidenti Sejdiu nuk dëshiron parlament të ri para vjeshtës së vitit 2011?
“Zgjedhjeve të parakohshme zakonisht u paraprin situata të jashtëzakonshme, eventualisht jostabiliteti qeveritar. Për fat të mirë ato s’i kemi në Kosovë dhe besojmë që mandati aktual i deputetëve kosovarë duhet të respektohet”, ka thënë zëdhënësi i Presidencës, Xhavit Beqiri.
“Presidenti Sejdiu mbetet fuqimisht i përcaktuar për respektimin e ligjit dhe Kushtetutës”, ka theksuar ai.
Lideri i partisë më të zëshme opozitare, Haradinaj, ka bërë çmos që të ndërtojë një partneritet të ngushtë me LDK’në, duke e parë si opsionin më të pëlqyer përmes të cilit do të provonte të rikthehet në pushtet.
Çfarë do të bëjë AAK’ja pas këtij refuzimi?
“Ne do t’i kthehemi vetvetes në kuptim të asaj se ne do t’i kthehemi rolit të plotë opozitar. Do të vazhdojmë punën tonë. Kemi pasur rritje të dyfishtë, me tendencë të qartë që në zgjedhjet e ardhshme të jemi sa më të fortë që të jetë e mundshme”, thotë Avni Arifi.
AAK’ja është partia që ka kritikuar më së shumti Qeverinë Thaçi, por gati gjithmonë ndaj bartësve të pushtetit që vijnë nga radhët e PDK’së, partnerit të madh në koalicionin qeveritar.
Arifi nuk pajtohet me këtë vlerësim.
“Kjo është qeverisja PDK-LDK. Meritat dhe përgjegjësitë do t’i ndajnë së bashku”, ka thënë ai.
“Askush nuk mund të thotë se nuk kemi qenë opozitë edhe ndaj LDK’së. Atë e shohim si pjesë e kësaj qeverisjeje dhe do të përpiqemi që, nëse është shkaktuar konfuzion që kjo është vetëm Qeveri e PDK’së, atë konfuzion ta eliminojmë”, ka shtuar Arifi.
Ndryshe, për takimin Sejdiu-Haradinaj, Zyra e Presidentit ka njoftuar përmes një kumtese. “Në takim u bisedua për gjendjen aktuale në Kosovë, ndërsa vëmendje iu kushtua nevojës së shtimit të efikasitetit të punës së pozitës dhe opozitës, për të mirën e qytetarëve dhe të vendit. Po kështu, u bisedua edhe për zgjedhjet, si dhe nevojën e veprimeve që do të ndikonin në mënjanimin e disa dobësive që janë paraqitur në zgjedhjet e fundit lokale”, thuhet në këtë kumtesë.
Presidenca thotë se është shtruar edhe nevoja e bashkëpunimit të të gjithë faktorëve politikë, që të mënjanohen dobësitë e shprehura në fusha të ndryshme, të cilat ngadalësojnë zhvillimin e vendit dhe ndikojnë në jetën e qytetarëve.
“Takimi i Presidentit Sejdiu me z. Haradinaj u zhvillua në kuadër të diskutimeve të vazhdueshme që Presidenti ka me liderët e partive politike”, përfundon kumtesa.
Ishin ato citimet e mija disa antarev si Drenicaku dhe te tjeret se nuk do te kete Zgjedhje te parakoheshme ketu ne kosove...Insistimi i ramushit edhe tani ne kohen e fundit e tregoj at se qka pata shkruar ne kete forum........
Se njerzit si Drenicaku vertet qenkan verbuar me te arriturat e kosoves ne keto dy vitet e fundit,kjo eshte per te ardhur keq prej disaveketu,se paskan menduar se kosova per dy vite do te behet parajse ,a shtetet me te zhvilluara ne bot dhe po kan probleme nuk munden brenda nates ti rregollojen te gjitha jo kosova me kete bugjet....
Po fal zoti nuk ben me u anku edhe aq sa e shofin si drenicaku kosoven vetem zi,se nuk eshte ashtu.
Per dy vitet me qindra shkolla te reja te rregulluara ,me qindra kilometra rrug te reja etje etj......
Tani fillon edhe Autostrada e qka jo.........
Ne vitin 2011 edhe ne Mitrovice do te ngritet Univerziteti i Mitrovices me i madhi ne regjion...
Per disa si drenicaku eshte e arritur e vogel te marresh kredi nga banka botrore dhe fondet tjera ne europ,,,qka as optimistet me te mdhnje nuk e kan prite kete gje,,,po fal zotit dhe politikav te kosovareve ja arriten edhe kete.........
Kosova deri ka fundi i vitit 2011 do ti kete edhe libralizimin e vizave per qytetaret e vete........
Po ka shume njerzi si Drenicaku pa shpres per jeten e vete dhe kjo gje i duket enderr ,se njerzit si aj vetem zi po shifeshin me siguri edhe ne jeten e vete private i till eshte.......
Tani me plot kuptimin e fjales i falenderoj zotin dhe Qeverin e Koosves per ngritjen e pagave edhe per Invalidet e liris se Kosoves se sado pak te tregoj nje perkrahje per ta dhe tani ,pensioni i tyre me i vogeli do te jete 120 euro,kurse me i madhi do te jete 291 euro,,per momentin mire eshte se edhe invalidet e luftes e kuptojen se nuk ka bugjet me te madhe kosova nje here per nje here,edhe fal zotit i gezojen edhe disa previlegje tjera.Suksese gjithe Invalidve te Kosoves Suksese .......
Ndryshuar për herë të fundit nga liridoni703 : 24-02-2010 më 18:16
Pershendetje per forumistet.
nuk deshiroja te kyqem ne kete tem por shkrimi dhe te dhenat postuar nga LIRIDONI NUK JAN BASH TE SAKTE .
E vertet qe kategorit e ulta behet fjal per invalid te luftes te lavdishme te Ushtris Çlirimtare te Kosovës eshte 120 E por ma e larta eshte 239 E e kete e quan ti sukses qe 10 vite a.
per 10 vite jan ber 50 mij veteran kur e dim te gjith se ishin po e zem 20 mij e sa invalid jan ber tani e kush i futi keta ushtari jo por te mdhenjet (qeveritaret e sodit).
Informator kan qen te gjth populli qe do te thot (sipas tyre) te gjith jan veteran 2.5 milion veteran.
Po te ishin gjith keta ushtar me gur do te ndjeknim shkiet nga Kosova Kjo qeveri nuk eshte e zonja te nxjerr nje ligj te mirfillt per keto kategorie lere me shum e kendej thon qe jemi krah i luftes jo krah i luftes eshte populli qe na mbajti me buk e uj..............
Kryeziu: Me AAK-në rrugët edhe ashtu kanë qenë të ndara
Nënkryetari i LDK-së, Eqrem Kryeziu, tha se takimi i presidenit Sejdiu me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, dy ditë më parë, vetëm sa i ka sqaruar poziconet e dy partive. Numri dy i LDK-së e ka quajtur reagim emocional, reagimin e AAK-së.
“Unë, me sa po kuptoj, AAK ka një vrull të ekspanzionit të vet dhe në këtë vrull emocionet janë më të theksuara se zakonisht”, ka thënë Kryeziu.
Duke komentuar deklaratën e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinajt se rrugët e AAK-së dhe LDK-së do të ndahen, për faktin se është refuzuar kërkesa për mbajtje të zgjedhjeve të parakohshme këtë vit, Eqrem Kryeziu ka thënë se “rrugët e këtyre dy subjekteve edhe ashtu kanë qenë të ndara”.
Ndryshe, refuzimi, edhe zyrtarisht, i presidentit Sejdiu, që njëherit është edhe kryetar i LDK-së, për zgjedhje të parakohshme këtë vit, është komentuar edhe nga zyrtarët e Qeverisë.
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, kishte insistuar që zgjedhjet e parakohshme të mbahen këtë vit. Ai i kishte propozuar presidentit Sejdiu që LDK dhe AAK të garojnë në një koalicion të përbashkët për këto zgjedhje. Por, të mërkurën, Hardinaj e pranoi publikisht se përpjekjet e tij për këtë çështje ndodhen para dështimit pas refuzimit të ofertës nga ana e presidentit Sejdiu. /RTK/
Kumbara i letrës
Letra e AAK’së drejtuar LDK’së, për prishje të koalicionit me PDK’në dhe zgjedhje të parakohshme, nuk piku nga qielli. Këtij propozimi i ka paraprirë takimi i “fshehtë” mes Eqrem Kryeziut dhe Blerim Shalës e Blerim Kuçit në Prizren. Kryeziu nuk mohon takimet me ta, por thotë se nuk është autor as bashkautor i letrës. Lutfi Haziri thotë se nuk ka ditur gjë për takimet e Kryeziut.
Nga Bekim Greiçevci më 26.02.2010 në ora 8:00
Kumbara i letrës së AAK’së, me të cilën propozohej prishja e koalicionit qeveritar dhe mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme nacionale, është Eqrem Kryeziu, Nënkryetar i Parë i LDK’së. Kështu së paku mund të kuptohet nga fjalët e zyrtarëve të lartë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, megjithëse Kryeziu thotë se nuk është as autor as bashkautor i propozimeve.
Partia e Ramush Haradinajt, e cila ka bërë përpjekje të mëdha që t’i shkurorëzojë partnerët e koalicionit qeveritar PDK-LDK, për t’u rikthyer vetë në pushtet, duket se u josh nga bisedat me Eqrem Kryeziun para se të vendoste t’i shkruante letër presidentit Fatmir Sejdiu.
Konsultimet - nga të cilat u hartua letra - janë mbajtur në javën e fundit të nëntorit dhe në dhjetor, pas disa zhvillimeve që lëkundën themelet e Qeverisë së koalicionit të Kryeministrit Hashim Thaçi.
Zyrtarë të lartë të Aleancës, nënkryetari Blerim Shala dhe sekretari për organizim, Blerim Kuçi, kanë biseduar në Prizren me Eqrem Kryeziun, numrin dy të LDK’së. Këtë e ka konfirmuar për Express Burim Ramadani, sekretar i përgjithshëm i AAK’së.
Ai ka folur për komunikimin mes dy partive nga të cilat rrodhën propozimet e AAK’së.
“Kontaktet e para me zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë filluar menjëherë pas raundit të parë të zgjedhjeve, duke insistuar që bashkë me zotin Eqrem Kryeziu t’i shohim mundësitë e bashkëpunimit të mëtutjeshëm. Kanë ndodhur disa takime mes udhëheqjes sonë dhe zotit Kryeziu në Prizren dhe kemi menduar se ka hapësirë që të japim propozimin tonë në mënyrë të shkruar. Këtë edhe e kemi bërë”, ka thënë Ramadani për Express, të enjten.
“Letra i është dhënë Eqrem Kryeziut më 5 janar, i cili sipas informatave tona, menjëherë e ka dërguar te presidenti Sejdiu”, ka theksuar ai.
Por, Eqrem Kryeziu, megjithëse nuk e mohon se ka pasur takime me zyrtarë të AAK’së, nuk pranon se ka ndërlidhje mes tij dhe përmbajtjes së letrës.
“Ne kemi pas kontakte. Tema ime ka qenë organizmi i zgjedhjeve në Prizren të Lidhjes për Prizrenin, ku në koalicion ka qenë edhe AAK’ja dhe unë kam shkuar për atë qëllim. Por, ndër të tjera, kanë ra edhe mundësi të tjera, biseda se çka mund të bëhet për Kosovën ose për zhvillimet politike në Kosovë. Por, unë nuk jam autori i asaj letre e as koautor. Kush e ka hartuar atë prej Aleancës nuk e di, por autorësia është totalisht e tyre”, ka thënë ai për Express.
Nënkryetari tjetër i LDK’së, Lutfi Haziri, thotë se nuk ka ditur gjë që kolegu i tij partiak ka biseduar me Shalën dhe Kuçin. “Unë nuk kam qenë në dijeni absolutisht. Por, një lloj komunikimi edhe bashkëpunimi me AAK’në ka ekzistuar prej kohës së qeverisjes LDK-AAK. Por, për këtë punë specifikisht nuk kam qenë në dijeni. Për letrën kam kuptuar më vonë te presidenti Sejdiu, para se të publikohet ajo në media”, ka thënë Haziri.
Për letrën e cila po të pranohej do të duhej nënshkruar nga Fatmir Sejdiu, Eqrem Kryeziu dhe Ramush Haradinaj e Blerim Shala, nuk pati përgjigje deri më 23 shkurt, kur liderët e dy partive u takuan në Presidencë. Sejdiu refuzoi tërësisht ofertën politike të Haradinajt.
“Realisht ne i kemi dhënë hapësirë kohore të mjaftueshme LDK’së për të gjetur formën e bashkëpunimit apo për të diskutuar propozimin tonë. Propozimi ynë nuk ka qenë përfundimtar. Ka qenë subjekt i negocimit. Por, fatkeqësisht, elektorati i LDK’së ka një udhëheqje, e cila është vërtet e ngurtë dhe për bindjen time nuk i kupton rrjedhat politike në mënyrën ma të mirë të duhur”, thotë Burim Ramadani.
Ai hedh akuza të rënda ndaj partisë së tij të dikurshme.
“Është fatkeqësi për elektoratin e LDK’së që ka këtë udhëheqje. Është çështje që kryesisht lidhet edhe me pjesën e bizneseve të udhëheqjes së LDK’së me udhëheqjen e PDK’së dhe definitivisht udhëheqja e LDK’së nuk është në gjendje ta ndërpresë këtë keqqeverisje që po ndodh, duke marrë definitivisht përsipër edhe autorësinë e vet në këtë nivel të rëndë të qeverisjes, korrupsionit dhe krimit të organizuar në Kosovë”.
Ramadani paralajmëron intensifikim të rolit opozitar të AAK’së, por tani, jo vetëm ndaj PDK’së, si partneri më i madh i Qeverisë. “Pikësynimi ynë i mëtejshëm do të jetë një opozitë dhe një alternativë e qartë ndaj këtij mentaliteti qeverisës që përbëhet nga PDK dhe LDK. Për ne, udhëheqja e dy partive kanë të njëjtin mentalitet qeverisës. Qeverisja e këtij niveli të ulët i ka adresë PDK’në dhe LDK’në”, ka thënë ai.
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Krijoni Kontakt