Close
Faqja 2 prej 11 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 108
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Siq duket nga paralajmerimet edhe me te hershme,por edhe dje Lutfi Haziri deklaroi se vendimtare per kete do te jene zgjedhjet lokale qe do te mbahen me 31 janar ne komunat e Prizrenit dhe Lypjanit.Nese del fituese nga keto zgjedhje LDK-ja atehere sipas analisteve partia ne pushtet ne nje mase edhe humb kredibilitetin.Ne anen tjeter zyrtari i kesaj partije Xhavit Haliti eshte kunder prishjes se ketij koalicioni,sipas tij humb Kosova me prishjen e ketij koalicioni.
    Ditet ne vijim do te jene mjafte vendimtare lidhur me kete koalicion dhe me ate se a do te shkoj Kosova ne zgjedhje te parakohshme kete vit.

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-01-2010
    Postime
    28
    Po valla boll mir ju te aleances, ju ishit si fmija kur tju teket juve me ba zgjedhje,prekne pak koken se nuk eshte ajo koha e shotanave.
    Per ju nuk eshte me randsi shteti veq me ardh ne pushtet e me vjedh, folni ju me Lutfi fukaran se ata kush se vet aje eshte si Bretkoca, me Fatmir Sejdiun nuk muni me lu si miu me macen.si shkurt ju kurr nuk keni me qeveris Kosoven ju mundeni me pa endrra po me qeveris Kosoven jooooo,ha ha ha Ardjan XHini po aj nuk e din kah e ka dhija bishtin shkurt aj ish psikopat.....mozomakeq e kemi pas edhe Adem Zezen(Salihun) zavenc kryminister,Bajren Kosumin po Airoplani si shkojke mir kuku per neve kurr ska me u kthye ajo dit e Shotanit(Rames)
    Bujarin Dugollin e shiti Feroniklin per 30miljon euro ndersa blersi e pagujti me nje muj prodhim,
    Ethem Qeku me Haden qka bani Ku jan paret? po qka keni ba ju zoti ka me ju vra po a keni ftyr me lyp zgjedhje.tani ky SHala Blerim kti kurr sopata nji ven nuk i ka pre kah si ka shti hunt her aty her ketu si ka pelqye kerkun... edhe ketu shpejt kan me ja shti gishtin ne B.....

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    zgjedhje do te ket ne vitin 2011
    dhe deri ateher ju deshiroi endrra te bukura per zgjedhje te parakohshme
    AAK-se dhe grupit te gorenjes te LDK-se dhe mos ta harroim edhe beqareshen 60 vjeqare melin haaaaa
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli në nje intervistë vlerëson se edhe ky vit do të jetë i vështirë për Kosovën, por se qeverisë duhet t’i bëhet e qartë, se kështu nuk shkon më. Ai është i bindur se nuk duhet të ketë zgjedhje të parakohshme, të paktën jo para fundit të këtij viti, apo eventualisht në fillim të 2011, por është kundër, që ato të mbahen në dimër apo në vjeshtë. “Vjeshta dhe dimri janë instrumentet më të mira ku vidhet vota edhe keqtrajtohet vota. Zgjedhjet duhet të jenë në dritën e diellit dhe ato duhet të jenë prej prillit dhe qershorit”, thotë Pacolli.

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Nxitimi i panevojshëm i AAK’së

    Nxitimi i panevojshëm i AAK’së
    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk kishte asnjë motiv për të nxituar. Euforia e një beteje nuk mjafton për të fituar krejt luftën. Për këtë arsye, “Gjeneral” Haradinajt nuk ka kush t’i shkruajë. Në LDK nuk është koha për letra dhe përgjigja duket se ka për të vonuar.

    Nga Armand Shkullaku më 28.01.2010 në ora 12:19
    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, partia që më së shumti pati rritje në zgjedhjet e fundit lokale, duket se po e humbet durimin e të qenit në opozitë. E entuziazmuar nga suksesi elektoral dhe e motivuar nga lëkundjet e forta brenda koalicionit PDK- LDK, kjo parti e ka zhvendosur objektivin e saj në zgjedhjet e parakohshme dhe në një aleancë parazgjedhore me partinë e Fatmir Sejdiut. Në një letër dërguar këtij të fundit, AAK propozonte me terma konkretë modalitetet e një koalicioni parazgjedhor dhe madje kërkonte që të caktohej si datë e zgjedhjeve të parakohshme e diela e 20 qershorit 2010.

    Për një parti politike në opozitë është normale që të përpiqet të vijë sa më parë në pushtet dhe të shfrytëzojë për këtë çdo mundësi brenda rregullave demokratike të lojës.

    Gjithashtu është normale që të projektojë dhe të konkretizojë aleanca politike që ia bëjnë më të mundshme fitoren. Por a është ky momenti më i mirë që partia e Ramush Haradinajt të investohet në këtë drejtim?

    Rritja e konsiderueshme në zgjedhjet vendore dhe problemet brenda koalicionit qeverisës vërtet ia kanë shtuar rëndësinë AAK’së dhe i kanë dhënë asaj një autoritet më të madh në skenën politike të Kosovës, por ky sukses nuk duhet të shndërrohet në eufori. Për të shkuar në zgjedhje të parakohshme, për të siguruar aleanca të reja politike dhe për të menduar për ndarjen e posteve pas fitores, nuk mjaftojnë dy gisht letër drejtuar Presidentit të vendit dhe as investimi personal i Haradinajt për fitoren e kandidatit të LDK’së në Prizren.

    Nxitimi për të rrëzuar sa më parë nga pushtetit Hashim Thaçin, rrezikon t’ia komplikojë AAK’së pozicionin e favorshëm politik që gëzon aktualisht. Deri më sot, me mjaft kujdes, Ramush Haradinaj ka punuar shumë për t’i dhënë partisë së tij profilin e një opozite serioze. Qëndrimet konsekuente, hapja ndaj pjesëve të tjera të shoqërisë, diskursi i matur dhe distancimi nga lojërat dhe intrigat e vogla politike i dhanë AAK’së peshën e një opozite të fortë, pavarësisht përqindjes së ulët në zgjedhjet e 2007. Ky investim i Haradinajt u shpërblye në zgjedhjet e fundit me gati dyfishimin e votave për partinë e tij. Jo vetëm kaq, por erërat politike nisën të fryjnë në favor të AAK’së. Sherret brenda koalicionit, që kulmuan me aktin në final në teatrin e Zanzibarit, e vunë seriozisht në dyshim vazhdimësinë e qeverisjes dhe i ftohën tej mase raportet PDK- LDK. Një situatë e tillë i sillte përfitim AAK’së pa qenë nevoja të ishte protagoniste.

    Mirëpo, nuk është e lehtë të dish të përmbahesh kur gjithçka të shkon mirë. Letra drejtuar Fatmir Sejdiut dhe dëshira për ta shpallur sa më parë aleancën me LDK’në, e kanë zhvendosur AAK’në që tani në një pozitë jo të mirë dhe krejtësisht të panevojshme. LDK’ja po i shmanget përgjigjes ndaj propozimit të Haradinajt, sepse është vënë përballë një fakti të kryer dhe gjendet e papërgatitur për një lëvizje kaq të madhe politike.

    Edhe në Prizren, Ramush Haradinaj nuk u shoqërua nga askush prej drejtuesve të lartë të LDK’së. Dhe kjo lë një shije të keqe. Hezitimi i LDK’së krijon përshtypjen se kjo parti më së pakti është skeptike dhe më së shumti refuzon një aleancë parazgjedhore me AAK’në. Nga ana tjetër, presioni ndaj LDK’së për të vendosur sa më shpejt nëse do të qëndrojë në Qeveri me Hashim Thaçin apo do të bëjë koalicion me Ramush Haradinajn për të shkuar në zgjedhje të parakohshme, krijon përplasje edhe brenda vetë LDK’së. Në këtë parti është e kuptueshme që të ketë qëndrime të ndryshme për një vendim kaq të rëndësishëm. Në fund të fundit, LDK nuk ndihet mirë të vihet përballë një oferte që vjen nga një parti me përqindje më të vogël elektorale se e saja.

    Ramush Haradinaj mund ta kishte shmangur një komplikim të tillë, nëse do të vazhdonte të qëndronte në pritje dhe të kryente atë që ka bërë më së miri deri tani, opozitarin e vendosur. Një tjetër moment politik, riformatimi i Qeverisë mund të ishte përsëri në favor të tij. Debatet dhe pakënaqësitë, të paktën brenda LDK’së, të atyre që do të iknin dhe të atyre që nuk do të hynin në Qeveri, do të dobësonin koalicionin dhe do të forconin krahun e atyre që kërkojnë prishjen e tij.

    E nëse këto ndryshime, ashtu siç parashikojnë edhe vetë drejtuesit e AAK’së, nuk do të sillnin asnjë përmirësim të punës së Qeverisë, zhgënjimi i qytetarëve përsëri do të ishte në interes të opozitës. Zgjatja e një mandati të sforcuar e me plot probleme, jo vetëm do ta çonte shumicën të dobësuar në zgjedhje, por do t’i jepte kohë opozitës të organizohej më mirë. T’i mendonte shtruar strategjitë elektorale dhe të shkonte e sigurt dhe pa hezitime drejt konfigurimeve të reja të aleancave politike. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk kishte asnjë motiv për të nxituar. Euforia e një beteje nuk mjafton për të fituar krejt luftën. Për këtë arsye, “Gjeneral” Haradinajt nuk ka kush t’i shkruajë. Në LDK nuk është koha për letra dhe përgjigja duket se ka për të vonuar.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Rugova IV ose politikanë në zbritje sezonale!
    Premtë, 29 Janar 2010 19:56

    Kimete Berisha



    Nga burimet e gazetës sonë brenda AAK-së e siguruam procesverbalin e mbledhjes së kryesisë së kësaj partie, të mbajtur më 7 janar. Në këtë mbledhje u bë fjalë për taktikat e reja që do t'i shfrytëzojë AAK-ja për ta marrë në dorë Kosovën dhe Kaçanikun. Aty u konstatuan fakte se nga të gjitha partitë e mundshme të Kosovës, Amerika Latine e përkrah vetëm AAK-në. Ky fakt duhet të shfrytëzohet, dhe meqë Kosova është me Amerikën, të gjithë duhet të kalojmë në AAK, duke filluar nga Kaçaniku! Një anëtar kryesie (nëpërmjet SMS) ia bëri me dije zv.kryeministrit se mund t'i ofrojë informata valide që dëshmojnë se Amerika e ka penguar liberalizimin e vizave, për shkak se këtë meritë do t'ia lë AAK-së, posa kjo ta marrë pushtetin në Kosovë. Posa AAK-ja ta marrë në dorë Qeverinë, do t'i jepet leje Brukselit që t'i liberalizojë vizat edhe për kosovarë, e jo vetëm për serbë. Por, që të merret pushteti, duhet të intensifikohet puna e trafikimit me qenie të gjalla - homo-politikanë që vijnë nga LDD-ja dhe LDK-ja, në mënyrë që të defaktorizohet Rugova II (Sejdiu) si dhe Rugova III (Daci) dhe në skenën politike të Kosovës të mbetet vetëm një "Rugovë", përkatësisht të mbetet vetëm Rugova IV (Ramushi).

    Pra, s'bën të humbet kohë, se zgjedhjet e parakohshme mbahen në maj 2010, dhe filloi turbo-fushata e AAK-së për trafikim me qenie të gjalla politike, filloi pikërisht në Kaçanik. Dihet se Juda e tradhtoi Krishtin, por që 2010 vjet të krishterët nuk po ia harrojnë këtë gjest të turpshëm. Në Kaçanik ndodhi përnjëherë të paraqiten publikisht para kamerave qindra Judë të Krishtit... jo, jo të Krishtit, por Judë të Dacit. Tradhtia kur është vetëm politike nuk është tradhti, por është "konvertim politik" që e lejon kodi i pashkruar "i parimeve" të të moderuarve evrolojalistë. Por, kjo s'ka të bëjë me moralin evropian të Kaçanikut, se Ramushi nuk është me Evropën, por është me Amerikën, sebepi i mikut të tij me parapagim, brigadierit Steven Schook. Qysh i hyn në krye Ramushit që Obama nuk e ka në agjendë çështjen e Kosovës? Tradhtia, kur bëhet me shumicë "aksham pazar", atëherë "i bie për trupi" moralit politik të kohës sonë, ndaj opinionit nuk i bën kurrfarë përshtypje vrasja e Qesarit... më falni Dacit! Tradhtia në këtë rast nuk është biblike, por është politike. As tradhtia nuk ta çon mallin e tradhtisë, kur nuk e ka një trohë të vogël serioziteti tragjik, sepse nuk mund ta përfytyrojmë Nexhat Dacin të gozhduar në kryq si Krishti në sheshin e Kaçanikut para çajtoreve. Përkundrazi, tradhtia me shumicë nuk duket tragjike, madje as komike, se është përgjegjësi kolektive, pra faqe e zezë e shumë fytyrave, e jo e një fytyre të dyfytyrësuar. Ramushi dikur ka qenë trim. Besa edhe strateg lufte. Ai e ka të qartë se armikut ia thyen kurrizin dhe degën e Kaçanikut kur t'ia rrasë, jo veç një Kalë Troje, po një grumbull kuaj kaçaniku, të cilët e befasojnë armikun e Ramushit duke e zënë Dacin në gjumë pranë oxhakut aristokrat në Brezovicë.

    Veç llojeve tjera të trafikimit të organizuar, për të cilat kontrabandime Kosova është e afirmuar në Bruksel, tash ka dalë në modë edhe një lloj "trafikimi me qenie politike" njerëzish të gjallë. Tregtia politike me pakicë u paraqit për herë të parë në historinë e Kosovës me rastin kur u shitën Kuçi dhe Shatri, por Kaçaniku këtë tregti e shndërroi në tregti me shumicë. Tash njerëzit shiten dhe i blejnë në pako, grumbull, kuturu. Konvertimi revolutiv politik (political proselytism) ta përkujton atë pamjen e Hadit ku barten kufomat nga njëri rreth i ferrit në tjetrin, këtu nga një parti në tjetrën, ringjallja biblike e të vdekurve politikë. Vdes në Dardani dhe ngjallesh në Dukagjin! Këta njerëz do t'i prijnë popullit se nuk e ndjekin vetëm një rrugë, por i kanë mësuar përmendësh të gjitha rrugët, i bien kah t'u bjerë rruga, herë një rruge, herë një tjetre, kështu derisa si Kolombo e gjeti rrugën e vërtetë që shpie drejt në Amerikën e Stiven Shukut. Amerika është e Ramushit, Kaçaniku është i Kushtetutës. Dardania tashmë nuk ka kurrfarë vlere, sepse ka qenë veç një fiksion letrar i Rugovës, dhe asgjë tjetër.

    Sa drejt do t'i prijnë popullit këta tipa të burrërisë politike kaçanikase që janë veç figura "karizmatike" shahu në lojën e Ramushi me Dacin. Daci në "lojë kaçaniku" e humbi trashëgiminë e Rugovës, të cilën me këtë rast e fitoi Ramushi. Nëse me testament Rugova nuk ia ka lënë LDK-në trashëgim Ramushit, kjo u rregullua me ndërmjetësimin e Washingtonit në Kaçanik. Të tjerët premtojnë "integrime evropiane", Ramushi premton pushtet amerikan në Kaçanik në krye me Stiven Shukun!

    S'kisha parë spektakël më tragjikomik se sa ajo kartolina televizive plot ngjyra dhe plot burra në shitje me paket. Janë stërvitur shqiptarët moti t'i dorëzojnë librezat e partisë, por kësaj here u kishte hije burrëria, se këtë gjë e bënin para heroit legjendar, para tij nuk është marre të dorëzohesh, sidomos nëse nuk ke pasur rast dhe fat të demobilizoheshe si ushtarët e tij para trangujve të KFOR-it. Kartolina televizive i paraqiti me kravata komplet bojë alli, ndaj u zbehej pak të skuqurit e fytyrës, punë që u ndihmonte ta menaxhonin bukur turpin e tyre.

    Si në Francë Luigjët XIII dhe XIV etj., edhe në Kosovë dolën Rugova II (Sejdiu), Rugova III (Daci) dhe Rugova IV (Ramushi). Daci ka para, ka pasur gjithmonë, por parimisht nuk e blen lojalitetin e partiakëve, se besnikët nuk mund t'i blesh, tradhtarët po, veç jepu para. Por, Daci ka qëlluar koprrac me bisht dhe do t'ia shohë sherrin kësaj kurnacërie. Kurrkush sot nuk çohet prej Kaçaniku për t'i prirë popullit të Kosovës pa ja shti' një grusht para në grusht! Daci ka kujtu' se po si Rugova, mjafton vetëm t'u thuash partiakëve "mirëdita", e ata ta lënë kokën pas teje. Politikani i moderuar sot nuk e ruan kokën, por paratë, veç jepi para pak më shumë se Ramushi, nesër menjëherë të kthehet nga Dukagjini në Dardani. Dardania është antike, dhe s'ka të bëjë me realitetin. S'ka para Dardania. Kush ka sot më së shumti para? Amerika. Ramushi e thirri në telefon Kaçanikun dhe u tregoi se nëse vijnë pas tij, le ta dinë se e kanë prapa Amerikën. Ka dalë fjala në pazar se Amerika nuk po e do Dacin, po Ramushin, se Daci ia ka pas nervozuar një shef të zyrës së saj në Dragodan, kurse Ramushi po e do Shukun, që do të thotë Amerikën. A më e mirë Amerika, a Dardania, këtë e di çdo budalla, e le s'po ta di Kaçaniku! Para sa Amerika ka edhe Bexhet Pacolli, por Mimoza e këshilloi Bexhetin, mos i konkurro - i tha - Ramushit, as në Gjakovë. Deshi Bexheti demonstrata në Gjakovë, por e thirrën ata "lart" e i thanë "mos gabo"! Mos gabo se është puna e Ramushit! Thellë është puna! Nuk bën me Ramushin t'i shtiesh pipat. I shtine me Ramushin, dije çka e ka gjetur Dacin, kur i shtiu pipat me shefin e zyrës. Mirë e ke, - i tha Bexheti Mimozës. Edhe pse është me Dacin, Bexheti nuk është si Daci që s'e bën hesap askënd!

    Nga kjo punë makiaveliste kaçanikase do të nxjerrë shibla gazetaria invenstiguese e "Koha Ditore", e cila është duke e hetuar faktin se si tenderi për blerjen e LDD-së në Kaçanik ka qenë - njëburimor. Pra, nuk është marrë në konsiderim oferta e çmimit më të lartë që ka ofruar Pacolli për blerjen e partiakëve në shitje. Pacolli, siç thashë më lart, nuk ka insistuar edhe aq shumë, sepse nuk e ka lejuar Mimoza dhe amerikanët!
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    i thuj kimetes o llap se meqe ajo e ka shti shik-ikisht ne dore procesverbalin e mbledhjes se partise se ramushit do ish ma mire ta postonte at proces verbal ne gazete e poplli te gjykonte vete per punet e aak-se .. se sa ka tjerr lesh badihava.. sipas fantazise se saje.. qe vertet e ka te zhvilluar...
    mirpo fantazia eshte fantazi dhe mileti nuk don vec fantazi.. por dhe fakt..
    ajo e paska faktin.. kshuqe ban mire te tregoj.. original..

    llap.. kimetja eshte nick apo vertet ka nji kimete berishe..?

    duket se ka talent.. ne kto pune..

    na fol pak per kimeten..

    ..

  8. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-11-2009
    Postime
    323
    Ramushi do te jet mandatar i qeveris se ardhshme.

    Verehet keto kohe e fundit qe gazetat Shik-folse i gjuhen si shume me porosi ...pasqyrohet nje lloj nervoziteti nga oponentet tjere sidhe perkeqsim ne raportet mes Ambasades Amerikane dhe PDK-n.

  9. #19
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    i thuj kimetes o llap se meqe ajo e ka shti shik-ikisht ne dore procesverbalin e mbledhjes se partise se ramushit do ish ma mire ta postonte at proces verbal ne gazete e poplli te gjykonte vete per punet e aak-se .. se sa ka tjerr lesh badihava.. sipas fantazise se saje.. qe vertet e ka te zhvilluar...
    mirpo fantazia eshte fantazi dhe mileti nuk don vec fantazi.. por dhe fakt..
    ajo e paska faktin.. kshuqe ban mire te tregoj.. original..

    llap.. kimetja eshte nick apo vertet ka nji kimete berishe..?

    duket se ka talent.. ne kto pune..

    na fol pak per kimeten..

    ..

    hahahaaaa
    bukur ia the !

    Pse te mos nxitoje AAK ??
    Zgjedhjet e fundit e than fjalen e tyre , si duket rritja e trefishte e AAK i ka tronditur thelle disa qarqe te caktuara ne Kosove, nuk ndihen aspak komod ju leviz karriga nen b...!

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga Skifter Bjeshke Lexo Postimin
    hahahaaaa
    bukur ia the !

    Pse te mos nxitoje AAK ??
    Zgjedhjet e fundit e than fjalen e tyre , si duket rritja e trefishte e AAK i ka tronditur thelle disa qarqe te caktuara ne Kosove, nuk ndihen aspak komod ju leviz karriga nen b...!
    zgjedhjet e fundit treguen se PDK eshte e pa konkurenc dhe fitoi e do te fitoi prap bindshem

    ndera AAK u mbyll hermetikisht vetem ne dugagjin dhe ne asnji pjes tjeter te Kosoves nuk morri ndonji perqindje edhe kundrej rritjes se saj vetem ne dugagjin ajo eshte humbsja ma e madhe ne keto zgjedhje se bashku me LDD e dacit
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 2 prej 11 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •