-
Policia e Shtetit: Bilanci per vitin 2009, bie numri i krimeve te renda
"Me 2009, numri me i ulet i vrasjeve"
E Marte, 26 Janar 2010
Tirane-Lufta kunder krimit dhe goditja e grupeve kriminale, eshte nje nga objektivat kryesore te Policise se Shtetit dhe ne kete drejtim eshte bere nje pune efikase. Kjo eshte theksuar nga drejtori i Policise se Shtetit, Hysni Burgaj, gjate prezantimit te analizes vjetore te ketyre strukturave. "Gjate vitit 2009, konstatohet nje ulje e veprave penale me nivelin prej gati 4% dhe e krimit me vrasje ne vecanti ne nivelin 11 %. Eshte per t'u theksuar se ne, shenojme per here te pare mbas viteve 1997, numrin me te ulet te vrasjeve ne vend",-tha Burgaj. Duke iu referuar statistikave dhe shifrave, Burgaj tha se ne vitin 2009, nga ana e forcave te Policise se Shtetit jane goditur 142 grupe kriminale, ndersa jane kryer 13.100 vepra penale dhe jane zbuluar autoret per 75 % te tyre, konkretisht per rreth 9 mije. Puna e forcave blu eshte realizuar duke pasur si prioritet luften ndaj krimit te organizuar. "Lufta kunder krimit do te jete objekti kryesor i punes se Policise se Shtetit e do te mbetet platforma e saj kryesore edhe per kete vit", tha ai. Ai shtoi se puna e policise eshte perqendruar po ashtu edhe ne rritjen e sigurise, te nivelit te punes per parandalimin e aksidenteve, dhe parandalimin e kalimit te kufirit.
Me tej, kreu i Policise se Shtetit, Burgaj tha se personeli i Policise se Shtetit eshte me i afert me vendet e Perendimit, pasi tashme ne Shqiperi eshte 1 polic ne 420 banore, nga 1 ne 370 banore qe eshte ne vendet e BE-se. "Lufta kunder droges tanime ka tregues te performances ne rritje, e shprehur kjo ne cilesine e goditjeve te kryera, si dhe ne asgjesimin e rrjeteve apo grupeve kriminale",-tha Burgaj. Sipas tij, per kete periudhe jane eliminuar 31 grupe kriminale dhe goditur 651 raste te shitjes, trafikimit te lendeve narkotike apo kultivimit te bimes se kanabisit, duke vene ne pranga 419 autore te ketyre veprave. Ne analizen e ketyre rasteve, Burgaj tha se konstatohet nje ulje ne treguesit e transitit te drogave te forta nepermjet Shqiperise, duke shprehur ne kete menyre nje kontroll me te mire te territorit ne vend, si dhe te menaxhimit te kontrollit te kufirit hyrjeve e daljeve, tha me tej ai. Duke perfunduar edhe me faktin se Policia e Shtetit e kreu si duhet misionin qe kishte pergjate procesit elektoral 2009. Per sa i takon luftes kunder krimit financiar, Burgaj tha se eshte rritur cilesia e hetimeve ne kete fushe. "Gjate vitit te kaluar jane goditur 24 grupe me mbi tre autore te dyshuar dhe jane organizuar 38 operacione policore. Ne keto vepra penale jane implikuar 2.049 autore, nga te cilet 299 te arrestuar dhe ndaluar". Per sa i takon kontrollit te kufijve, i cili eshte edhe nje kusht kryesor per ceshtjen madhore te vendit, liberalizimit te vizave, Burgaj tha se nepermjet dixhitalizimit te sistemit te kontrollit ne pikat kufitare jane arritur rezultate, ne parandalimin dhe luften ndaj krimit te organizuar, trafikimit te qenieve njerezore e parandalimit te kalimeve ilegale te kufirit, trafikimit te lendeve narkotike, kontrabandes se mallrave te ndryshme, etj. Ne fund, Burgaj nuk la pa permendur edhe punen e strukturave te policise ne monitorimin e zgjedhjeve, ku per mbulimin me sherbim te objekteve zgjedhore, u angazhuan gjithsej 5.000 punonjes policie.
Aksidentet, nevoje riorganizimi i policise rrugore
"Gjate vitit 2009 kane ndodhur gjithsej 1316 aksidente nga keta 334 te vrare, 1.309 te plagosur", tha Burgaj. "Ky numer dhe pasojat e tyre, eshte me i madh krahasuar me te njejten periudhe te vitit te kaluar". Sipasj tij, aksidentet me te medha kane ndodhur gjate muajve te veres, qershor, korrik dhe gusht. "Duke iu referuar te dhenave statistikore rezulton se kemi nje rritje te numrit te pergjithshem te aksidenteve me 220 aksidente, po ashtu per kete vit kemi rritje te numrit te aksidenteve me pasoje vdekjen per 64 persona.
Nisur nga te dhenat e siperme, dilet ne perfundimin se strukturat e policise rrugore nuk i kane realizuar objektivat e parashikuara per kete vit dhe kane nevoje riorganizimi dhe monitorimi me te mire te sherbimeve qe ofrojne", tha ai.
KJ
-
-
E paska qa punen policia, por statistika eshte e tmerrshme.
kemi ;
13000 vepra penale, por sigurisht qe eshte 10 fishi kandidat ,qe policia nuk arrin ti kape, pra kemi 130000 vepra penale per 500000 familje, ne vit qe i shtohen atyre te viteve te tjera.Ky eshte sendimenti ose me sakte "nxitimi"i rritjes se krimit.Pra 1/4 e fmiljeve ka rriskun te prodhoje krim per cdo vit.Ska popull me te paster, me te edukuar, me patriote dhe me mendjemadh.
Po kjo tjetra.Kemi nje polic per 420 banore, por duhet te kemi parasysh se shumica e ketyre banoreve jane te mplakur pasi pjesa aktive , rinia ka shkuar ne emigracion, pra lete bejme nje llogritje aproksimative.
50% jane femra, pra mbeten 210 banore per polic.Duke zbritur 20% femije meshkuj mbesin 170, duke hequr dhe 40 % qe jane pleq dhe ne moshe te pjekur mbeten 70 persona per polic.Por keto nuk jane te gjithe kriminele qe do ti hapin aq pune policit por 1/4 e tyre mund te jene te tille, pra mbeten 17 persona te inkriminuar per polic.Pra polici me 17 veta ka pune dhe sja del dot.Po shoqeria, po familja nuk ndikokan ne uljen e krimit?Pra me duket se krimi i sherben dhe policit.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Anesti_55 : 26-01-2010 mė 19:02
-
-
Berisha: Korrupsioni ne polici, vrau barbarisht 4 oficeret ne Durres
E Marte, 26 Janar 2010
Tirane-Kryeministri Sali Berisha, denoi me ashpersi korrupsionin ne radhet e Policise se Shtetit, duke e cilesuar si "kancer", nga e kane burimin te gjitha te keqijat e tjera. Gjate fjales se tij, ne analizen vjetore te Drejtorise se Policise se Shtetit, Berisha tha se nuk ka asgje me jetike per shoqerine shqiptare, se sa lufta kunder korrupsionit. Ai vleresoi luften qe i eshte bere ketij fenomeni, ne radhet e shume zyrtareve, ku numri i atyre qe jane perballur me ligjin eshte rritur. Por sipas kryeministrit Berisha, "eshte korrupsioni ai qe sherbeu si kusht kryesor per vrasjen barbare te 4 oficereve te policise ne ngjarjen e Durresit. Ishte inspektori i policise ai qe i jepte mbulese, terroristit Dritan Dajti, duke u bere bashkefajtor apo dhe me shume kriminel se sa ai", tha kryeministri i vendit. Ky rast sipas tij, deshmon se kjo lufte duhet te zhvendoset ne nje nivel edhe me te larte. Berisha vleresoi nga ana tjeter punen e kryer nga uniformat blu te vendit, ne dergimin para drejtesise se zyrtareve te korruptuar te disa institucioneve, perfshire gjykates dhe prokurore. "Nuk duhet te terhiqeni para asgjeje, para cilitdo ne kete lufte", tha kryeministri. Ai shtoi se qeveria ka ndermarre reformat me thella per te parandaluar korrupsionin, por pa punen e policise, pa penalizmin e zyrtareve te korruptuar, lufta kunder korrupsionit behet thjesht nje iluzion.
Duke u ndalur ne luften kunder trafiqeve dhe drogave, kryeministri tha se kjo lufte ka marre dimensione te reja, gje qe ka dekurajuar trafikantet qe perdornin Shqiperine si rruge kryesore. Renie te ndjeshme dhe te vleresueshme ka dhe ne krimet serioze, vrasjet. Ai tha se "objektivi i kesaj qeverie eshte Shqiperia ne indeksin e kriminalitetit, jo nen mesatar sic eshte sot, por ne nivelin e ulet te kriminalitetit te vendeve anetare te Bashkimit Evropian. Kjo detyre behet edhe me imperative kur ne kerkojme nga partneret tane, heqjen e vizave". Kryeministri e cilesoi te shkelqyer ligjin "Antimafia", i cili hyri keto dite ne fuqi, i cili ka marre aspektet me bashkekohore te ligjeve te vendeve anetare te BE-se. "Beteja kunder krimit eshte para se gjithash beteja ne rrafshin ekonomik. Eshte nje mal i tere falsifikimesh, pervetesimesh dhe ky krim i teri, apo 90 % i rasteve, ka ne baze pushtetare te te gjitha niveleve, qe gjate ketyre 15 viteve kane perdorur pushtetin, duke ndare interesat me mafien dhe qe ne, me forcen e ligjit duhet t'u tregojme vendin cdo dite", theksoi kryeministri. Lufta kunder krimit ekonomik, sipas tij merr nje dimension te ri, edhe per shkak se asnje vend nuk ka emergjence me te madhe se sa Shqiperia per investitore te huaj dhe per garanci te plote dhe te gjithanshme te investimeve te huaja. Kryeministri e konsideroi si problem shqetesues indiferentizmin e inspektorit te policise ndaj shkelesit te ligjit. "Askush me shume se qytetaret nuk e paguajne indiferencen e policise ndaj zbatimit te ligjit, ndaj shkelesit te ligjit, ndaj eshte e domosdoshme qe ne radhet e policise te luftohet ky qendrim", tha Berisha. Ne kete analize merrnin pjese ministri i Brendshem, Lulzim Basha, drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit,zoti Hysni Burgaj, Ambasadori i Pranise se OSBE-se ne Tirane, Robert Bosch, drejtues te institucioneve te zbatimit te ligjit, si dhe punonjes dhe drejtues te Policise se Shtetit.
Procesi, vleresohet puna e policise
"Viti 2009 ishte nje vit elektoral. Kemi deshmuar perkushtim te madh ne zbatimin e ligjit, keni permbushur me nder te gjitha detyrimet qe ligji ju ngarkon ne procesin elektoral. Ky ishte nje proces qe mori vleresime pozitive nga mbare komuniteti nderkombetar, por dua te theksoj se ne keto vleresime nje merite te vecante keni edhe ju drejtues te policise se shtetit dhe qindra ne mos mijera anetare te ketyre efektivave qe me profesionalizem te larte, teresisht te depolitizuar permbushen cdo detyre te ligjit elektoral dhe ligjeve te tjera te vendit. Shpreh mirenjohjen time te thelle dhe ju inkurajoj ne konsolidimin e kesaj tradite dhe te ketij qendrimi te depolitizuar ne interesin me te mire te vendit",-tha kryeministri Berisha.
Analiza: Shifrat ne rritje te aksidenteve rrugore, katastrofale
Kryeministri i vendit i cilesoi alarmante shifrat ne rritje te aksidenteve rrugore ne vend. "Nuk mund te pranohet kjo situate ne trafikun rrugor. Per te gjitha aksidentet me shpejtesi te madhe, nje perqindje e larte e pergjegjesise eshte e Policise se Shtetit, e skuadrave te saj te monitorimit te rrugeve. Shkaku numer nje, eshte qendrimi i papershtatshem i policise ndaj ligjit",-tha Berisha. Sipas tij, 65 aksidente me shume se vitin e kaluar, eshte nje numer shume i madh. Ai kerkoi nga drejtuesit e Policise se Shtetit shqyrtim shume serioz dhe plan masash. Duke e vleresuar sakrificen dhe punen e strukturave te policise rrugore, Berisha tha se "sic eshte arritur te ulet progresivisht numri i vrasjeve, ne kerkojme nje kthese rrenjesore ne uljen e numrit te aksidenteve ne kete vend. Nuk mund te pranoj une situaten e krijuar ne vere, kur aksidentet kalonin si top futbolli nga nje komisariat ne tjetrin, me pretekstin se e ka ky apo ai komisariat. Drejtoria e Policise se Durresit mban te gjitha pergjegjesite, per nje numer katastrofal aksidentesh qe ndodhen ne vere, ne nje autostrade 30 km gjithsej te gjate", tha Berisha.
KJ
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt