Puna qëndron kështu: linjën e kam ADSL 2+ me Abissnetin, modemin e kam Trust (është edhe router po e ka të çaktivizuar si funksion, dmth është si modem i thjesht).
Tashi, në kompjuterin desktop lidhjen me internetin e bëj me anë të një ikone (ku janë të shkruar username/pass) dhe lidhet shumë në rregull, ndërsa kur tentoj të njëjtën gjë me laptopin (sipas të njëjtës mënyrë) më ngec te Verifying username and password dhe nxjerr error 691. Username-in dhe pass-in e kam në rregull sepse më punojnë te kompjutri desktop.
Edhe diçka tjetër ky problem më ka dalë para 3 javësh sepse më parë edhe me laptopin lidhej shumë lehtë. Kam frikë se do kenë bërë ndonjë gjë këta të ISP-së, për të parandaluar shpërndarjen e linjës në shumë kompjuter (s'jam i sigurtë). E kam provuar edhe në një laptop tjetër dhe prap të njëjtën gjë.
Properties të lidhjes i kam kontrolluar dhe janë të njëjta si te PC-desktop, kam parë edhe në google po prapë se kam rregullu dot.
Nqs ka mundësi të më ndihmoni, ndonjë sugjerim, ndonjë ide... e vlerësoj![]()
Krijoni Kontakt