eh kur shoh keto pamje gjithcka mund te shkoje ndermend por ne nje ndeshje sporti jo .
keto lloj skenash i kam perjetuar dhe vete kur shkoja shikoja ndeshjet e elbasanit ne transferte
eshte vertet per te ardhur keq kur shikon keto gjera .
eh kur shoh keto pamje gjithcka mund te shkoje ndermend por ne nje ndeshje sporti jo .
keto lloj skenash i kam perjetuar dhe vete kur shkoja shikoja ndeshjet e elbasanit ne transferte
eshte vertet per te ardhur keq kur shikon keto gjera .
Aman shikoni c`behet
http://www.top-channel.tv/video.php?id=12707
Si nuk ka denime apo gjykime per keta gjera qe prishin imazhe.
PS: Cdo jave
You are the master of your fate...You are the captain of your soul...
“Më humbën ndjenjat nga grushtat, Në Ersekë pamë tmerrin me sy”
Leci: Unë doja të ndaja kundërshtarët nga anësori ndërkohë që Xhyra më goditi pas shpine. Më pas nuk mbaj mend asgjë
Futbollisti i Vllaznisë Leci është shumë i indinjuar nga ajo që ka ndodhur në fushën e lojës në fund të ndeshjes me Gramozin. Më shumë se sa për dhunën ndaj gjyqtarëve ai habitet se si lojtarët kundërshtarë kanë goditur lojtarë të Vllaznisë. Sipas tij, lojtarët kanë një kod moral mes tyre, pasi jashtë fushe përgjithësisht janë të gjithë miq.
Leci thoni të vërtetën çfarë donit ju mes kundërshtarëve dhe gjyqtarit?
Në fushë nuk mendon shumë. Aq më pak të mendosh se mund të kesh një fund të tillë. Kushtet atmosferike dhe terreni ishin shumë të vështira, por, përveç kësaj ne ishim të detyruar që të suportonim dhe dhunën. Unë shkova të ndaja kundërshtarët që po rrihnin gjyqtarin dhe në këtë moment pashë veten pa ndjenja. Mbrojtësi Xhyra më goditi pas shpine. Një lojtar nuk godet një tjetër. Jashtë fushe jemi miq dhe nesër mund të luajmë në të njëjtën skuadër. Nuk ka bërë mirë.
A kanë gabuar gjyqtarët në këtë ndeshje?
Unë di të them që lojtarët kundërshtarë ishin shumë nervozë. Ata kontestonin çdo vendim të gjyqtarit dhe në fund ndodhi ajo që ndodhi.
Po pas përfundimit të ndeshjes çfarë ndodhi?
Ata në fund vrapuan të gjithë drejt gjyqtarit anësor duke e goditur dhe duke e ofenduar rëndë atë. Unë isha aty pranë dhe vrapova për t’i qetësuar.
Si vazhdoi më pas historia?
Unë nuk mbaj mend gjë sepse më ikën ndjenjat. Më shpjeguan lojtarët se çfarë ndodhi. Gjithçka i ngjante një shëmtie. Hidheshin sende në fushë dhe lojtarët kundërshtarë bënin ndëhryrje shumë agresive ndaj nesh.
Gjithësesi ka pasur disa vendime arbitrare të diskutueshme?
Nga ajo që kam parë unë mendoj se gjyqtarët kanë vepruar gjithnjë drejtë. Sulmuesi i Gramozit nuk e kontrollonte teknikisht pozicionin e tij dhe dilte jashtë loje në mënyrë të pavetëdijshme. Dhe ne na ka ndodhur shpesh të kemi pretendime por asnjëherë nuk kemi vrapuar në këtë mënyrë.
Një barazim nuk është një rezultat shumë pozitiv për skuadrën e Vllaznisë?
Kishim gjithçka kundër. Në ato kushte mund dhe duhet të kënaqesh dhe me një pikë. Në pjesën e parë lojën e kontrolluam ne ndërsa në pjesën e dytë e kontrolloi skuadra e Gramozit. Barazimi ishte më shumë produkt i kushteve të terrenit se sa i vlerave sportive. Balta pengonte topin të largohej. Madje kështu ata dhe shënuan.
Vllaznia duhet ende të luftojë për mbijetesë?
Në fund jam i bindur që do të shpëtojmë. Barazimi në kërkesë tregon që jemi rritur dhe në fazën mbrojtëse. Përsa i përket Kupës them se do të bëjmë më të mirën për ta fituar atë trofe. Duke menduar se në kampionat do të shpëtojmë, Kupa është objektivi ynë madhor.
s.ekspres
Kryetari i Bashkise se Peqinit Ilir Rrushi, nenkryetari i bashkise dhe zv.traineri i Shkumbinit godasin me grushta trainerin e Beses Shpetim Duro
Ndryshuar për herë të fundit nga puroshkodran : 08-04-2010 më 09:50
Edhe keta,trainera dhe arbitra koti,me nje grusht ju bie te fiket direkt...nuk ben keshtu burri dreqi e mori...pastaj mundet edhe te shkembejne ndonje grusht se ne kete menyre fitojne respektin e kundershtarit,dhe te mos rrine si pula te lagura...
Gjyqtaret ne rrezik jete pas ndeshjen ne Shkoder
Një skenë e ngjashme me ato të filmave aksion është parë pasditen e së dielës gjatë rrugës Shkodër Tiranë dhe nuk ka qenë nevoja për shuëm “dubla”, sepse personazhet kanë qenë të vërtetë. Dhe si e tillë ka pasur brenda tmerrin e vërtetë, tmerr që ka zgjatur për më shumë se 20 minuta, kur 4 gjyqtarëve u është vënë në rrezik serioz jeta.
Ka qenë një pritë e improvizuar nga 3 makina, që në shënjestrën e tyre nuk kishin as vrasës, as hajdutë, as njerëz të pasur për t’i marrë peng, por një katërshe gjyqtarësh, që sapo kishte lënë Shkodrën, ku kishte gjykuar ndeshjen Vllaznia Flamurtari në stadiumin “Loro Boriçi”. Kjo ndeshja ka përfunduar 1-1, ndërsa në fundin e saj kryesori Jemini ka ndëshkuar me karton të kuq dy futbollistë të Vllaznisë.
Makina e gjyqtarit kryesor, Lorenc Jeminit, në të cilën ishin edhe dy asistentët e tij, Agim Guçe dhe Ridigert Çokaj, si dhe gjyqtari i 4 t, Kreshnik Hakrama, sapo i është shkëputur furgonit të policisë, rreth 5 kilometra në dalje të Shkodrës, është “marrë në dorë” nga të tjerë “ruajtës”, që normalisht nuk mund të kenë qenë tifozë shkodranë, edhe pse këta të fundit mund të ishin të arrituar pas barazimit 1 1 apo dy kartonëve të kuq në dëm të Vllaznisë.
Nga burime të besueshme për gazetën, mësohet se një makinë e tipit “Benz”, pasi e ka parakaluar makinën e Jeminit, i ka prerë rrugën asaj, duke qëndruar skiç në mes të rrugës, një tjetër makinë, kjo e tipit “Golf”, i ka ngushtuar rrezen, me qëllimin për ta ndaluar, ndërsa një e tretë, e tipit “Jeep”, e ndiqte nga pas.
Dhe makina e gjyqtarëve është ndalur për pak çaste, por, duke e kuptuar rrezikuan e këtyre njerëzve, që mund të bëjnë një pritë edhe në vitin 2010, madje të armatosur, gjyqtari Jemini i ka dhënë gaz makinës dhe për momentin u është shkëputur pritëvënësve, por duket se plani i tyre ka qenë i menduar mirë. Këta të fundit i janë vënë në ndjekje makinës së gjyqtarëve, duke krijuar momente terrori në rrugë për rreth 20 minuta. Mësohet se makina e kryesorit Jemini është goditur disa herë nga pas, megjithatë, gjyqtari e ka ruajtur mirë kontrollin e automjetit të tij dhe, për fat të mirë, nuk ka dalë nga rruga.
Eshtë e qartë se jeta e 4 gjyqtarëve është vënë në rrezik serioz, por ata kanë qenë me fat dhe u kanë shpëtuar “kthetrave” të “tifozëve të tërbuar”, ndoshta për meritë te Lorenc Jeminit, i cili duket se ka kaluar një test shumë të vështirë edhe në pilotim. Dëme ka pësuar makina e kryesorit Jemini, por kjo është e papërfillshme, kur bëhet fjalë për jetën e 4 njerëzve, që në fakt nuk kanë bërë asgjë, veç detyrës së tyre, gjykimit të një ndeshjeje futbolli.
Mund të ketë pasur edhe tension në atë ndeshje, por kjo nuk do të thotë se faji është i gjyqtarëve dhe se ata duhen bërë kurban. Ndërkohë, bëhet i ditur edhe fakti se 4 shja e gjyqtarëve i ka ndihmuar ndihmë policisë, por kjo e fundit nuk ka reaguar, thjesh e ka pritur në Lezhë makinën e sulmuar. Ndoshta agresorët janë trembur nga një furgon policie, që kaloi në rrugë në atë moment.
Gjyqtari Lorenc Jemini, i kontaktuar nga “Sporti shqiptar” për të mësuar më shumë detaje rreth ngjarjes së turpshme, ka thënë vetëm një fjali: “Nuk më lejohet të flas, por për gjithçka që më ndodhi në Shkodër, do të relatoj në FSHF.” Nënkuptimi i kësaj fraze është se gjatë kthimit për në Tiranë ka pasur një ngjarje, që në thelb ngre një pikëpyetje shumë të madhe:
A mund të flasim për futboll, kur viti 2010 është ende koha e pritave dhe e sulmeve fizike ndaj gjyqtarëve? Eshtë shumë e trishtueshme, kur mendon se protagonistët e kësaj ngjarjeje të turpshme ka qenë nga qyteti i Shkodrës, djepit të futbollit shqiptar. Morali i gjithë kësaj ngjarjeje skandaloze natyrisht që nuk është: Të jesh gjyqtar i mirë, duhet të jesh edhe shofer i mirë. Morali është se të gjithë ata që merren me futbollin duhet të kuptojnë se disa gjëra duhen lënë pas njëherë e mirë.
Shyqyr qe ndryshuan nje here metode keta dreq tifozash te kampionatit shqiptar se mbeten duke perdorur gjithmone metodat klasike te presionit me llastiqe,grushta e gjysma tulle..Aq monotone u bene keto lloj metodash sa kisha filluar t'i quaja,tifoze pa fantazi...Jane javet e fundit dhe kronika e zeze e kampionatit duhet te behet sa me interesante..Duka duhet t'i ndihmoje tifozet duke ju shperndare falas skenare hollivudi filmash aksion.
Krijoni Kontakt