Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 27
  1. #1
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anëtarësuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869

    Ky është futbolli shqiptar!

    Po shkoja nje vidio ne youtube per nje derby medis Tiranes dhe Dinames te lozur te Henen 25/01/10,c`fare te shikosh vetem grushta e zerje.

    Turp 2010 akoma vazhdojne keta gjera.

    You are the master of your fate...You are the captain of your soul...

  2. #2
    gjera qe ndodhin ne cdo vent
    gjende mire se shtrivi ....
    Kthe respektin me respekt... perballo me gjakftohtesi provokimet... dhe dhuroji hipokrizise indiferencen tende ...

  3. #3
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anëtarësuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    – Derbi i kryeqytetit përfundoi në gjakderdhje pasi një prej lojtarëve të Dinamos, Elis Bakaj, u plagos në një përleshje me grushte që erdhi si pasojë e “lumit” të kritikave për gjyqtarët, që në të vërtetë, arbitruan më shumë se dobët.

    Ndeshja e vlefshme për Kampionatin e 71-të Kombëtar të Futbollit, u zhvillua mbrëmjen e së hënës në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa” por ajo u shoqërua nga një dhunë e egër ku u përfshinë lojtarët, trajnerët dhe shumë tifozë.

    Në pjesën e parë Dinamo shënon një gol me anë të Muzakës.

    Incidentet u fokusuan në pjesën e dytë kur portieri Nallbani mori një karton të kuq që e nxirrte jashtë nga loja, si ndëshkim nga gjyqtari Bardhyl Pashaj, pse ai protestoi ndaj vendimeve të tij.

    Pjesa e dytë ka vijuar me shënimin e golit të barazimit nga ana e Tiranës, por goli ishte nisja e një skenari edhe më të egër.

    Goli tensionoi shumë situatën dhe Dinamo duke pasur dhe dy lojtarë më shumë se rivalët, nisën të luftonin fort për të kaluar në avantazh.

    Disa minuta para se të përfundonte pjesa e dytë që në fakt zgjati gati 60 minuta, goli i dytë vjen, këtë herë nga Bakaj.

    Mirëpo goli i Bakajt, u shoqërua me lumë ankesash të futbollistëve të Tiranës të cilët iu hakërryen gjyqtarit kryesor dhe dy anësorëve.

    Në një moment tensioni të ndezur, kapiteni i bardhebluve Devi Muka qëllon me grusht Elis Bakajn, duke e mbuluar me gjak.

    Këtu situata është bërë edhe më paradoksale, sepse gjyqtari Pashaj, ka dhënë edhe dy kartonë të kuq, një për Devi Mukën që qëlloi me grusht dhe një për Bakajn, i cili u përgjak nga Muka, duke u kërkuar atyre të dalin nga fusha e blertë.

    Ndeshja u mbyll nën tension dhe në fund të saj, presidenti i Tiranës, Refik Halili tha se ditën pasardhëse, do t’i drejtohej Prokurorisë së Tiranës me një padi penale ndaj Federatës Shqiptare të Futbollit duke e akuzuar për nxitje të dhunës nga gjyqtarët e vendosur prej saj.

    “Sot mori fund futbolli. Federatë është e korruptuar. Do t’i çoj në prokurori që të nisin hetimet për këtë ndeshje”, - tha Halili.

    Kurse Alban Tafaj, trajneri i dytë sezonal i Tiranës, i cili pësoi humbjen e dytë personale në përballjen me Dinamon, foli i revoltuar pas ndeshjes:

    “Ky ishte një përdhunim i futbollit. Ky është një turp shumë i madh, pasi Dinamo po favorizohet shumë hapur. Ata nuk meritojnë të shpallen kampionë”, – theksoi Tafaj.

    E tërë ndeshja është ndjekur nga tribuna kryesore e stadiumit kombëtar “Qemal Stafa”, nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi, stafi i Federatës Shqiptare të Futbollit, si dhe trajneri i Kombëtares, Josip Kuzhe.
    You are the master of your fate...You are the captain of your soul...

  4. #4
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Mirë që nuk vdiq njeri thuaj! Kaq rëndë ka qenë situata, fajtore për mu është federata në rradh të parë që s'mba rregull. Sa herë që ndodhin gjëra të tilla japin ndëshkime minimale, përjashtoje më lla 3 vjet nga futbolli dhe s'ka më bythë njeri të çojë dorën nga albitri apo lojtari tjetër!
    Life's too short to remove USB safely.

  5. #5
    18 scudetti Maska e Gjinokastra
    Anëtarësuar
    29-08-2009
    Postime
    1,159
    Fajin per gjithcka e ka bosi i mafias shqiptare , Armand Duka , se ai i toleron keto gjera .
    [QUOTE =puroshkodran;2654864]Roma del kampion[ /QUOTE]

  6. #6
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Ekip me te ndyre se Tirana nuk me kane zene syte.Aq shume i kane ndihmuar arbitrat keta sa ska me ku te veje.Bile edhe lojtaret e Tiranes dikur mbaheshin si shpresa e kombetares.Jane nje ekp me emer te madh ne futbollin tone, por pas viteve 90 jane ekipi me i uryer.
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  7. #7
    QTU: Jo vetem blerje....
    FUTBOLLI SHQIPTAR: Jo vetem futboll.
    "Expensive watches do not create time, but reflect how expensive it is to their owner."

  8. #8
    Get Lost..!! Maska e Clair de Lune
    Anëtarësuar
    21-01-2010
    Vendndodhja
    me zemer ne Shqiperi..
    Postime
    59
    Citim Postuar më parë nga Shpirt Njeriu Lexo Postimin


    Këtu situata është bërë edhe më paradoksale, sepse gjyqtari Pashaj, ka dhënë edhe dy kartonë të kuq, një për Devi Mukën që qëlloi me grusht dhe një për Bakajn, i cili u përgjak nga Muka, duke u kërkuar atyre të dalin nga fusha e blertë.


    .

    Lol................
    Zemra ka arsyet e saj,qe arsyeja nuk i njeh..

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anëtarësuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Kemi një shtet pa autoritet ku nuk përjashtohet edhe futbolli.Si çdo gjë,edhe futbolli është bërë monopol i "Dukajve".Jetojmë në një kohë antivlerash ku asnjë nuk ka "frikë" nga turpi.Këtu merr fund çdo gjë.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-04-2007
    Vendndodhja
    under the sun
    Postime
    1,285
    Clair de Lune, mos qesh se ja dha kartonin ti shkonte me te kuqen e gjakut ne koke se nuk e kombinonte fare.

    gjithsesi turp qe keto gjera ndodhin ne futbollin shqiptar.
    Tirana si duket e ndjen mosperkedheljen e federates per sivjet dhe behen si bisha, se keto vitet e fundit ka qene e gjithe federata qe e mbeshteste.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •