Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 27
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anëtarësuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    Skandali filloi qe ne ndeshjen Flamurtari-Besa, me arbitrin e korruptum e me drejuesit qe futen ne fushe.

  2. #12
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-01-2010
    Vendndodhja
    Hamburg Reperbahn
    Postime
    453
    Pffffff vetem rrugecerit dhe anormalet sillen ashtu sic u soll tafaj edhe ai muka i tiranes kundrrejt elis bakajt , pse shenovi golin mir ja beri ta ulin koken ta marin vesh qe sdin me lujt futboll.
    Refik Halili ne vend te kerkonte ndjes dhe falje per bakajn do e cojm ceshtjen ne gjykat thot pffffff rob koti rob qe smeritojn te quhen te till po kafsh te cilet po njollosin emrin e Futbollit Shqipetare. Blendi Nallbani qe nismetari i ketij sherri , ti vij turp se u rrit duke lozur futboll edhe esht ikon e futbollit shqiptar vjen e ben idiotsira dhe shan albitrin si me qen adoleshent pale godet dhe topin sikur esht duke luajtur me lagje apo kalceto si lojtar amator jo Profesionist.
    Te vjen keq kur sheh qe asgje nuk funksionon ne Shqiperi dhe qe bota po na perbuz.
    Te vjen turp ti thuash jam nga Shqiperia se do te urrejn dhe sdo te flasin me jemi ber te pa durueshem.

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e ramaik
    Anëtarësuar
    17-09-2009
    Postime
    165

    Per te qeshur dhe per te qare

    Think inside the box

  4. #14
    ►ⓣⓘ®ⓞɳ©◄™ Maska e [PaRTiZoNi]
    Anëtarësuar
    19-02-2009
    Vendndodhja
    ▬►ⓋⓛⓅ◄▬
    Postime
    2,531
    Citim Postuar më parë nga Shpirt Njeriu Lexo Postimin
    Po shkoja nje vidio ne youtube per nje derby medis Tiranes dhe Dinames te lozur te Henen 25/01/10,c`fare te shikosh vetem grushta e zerje.

    Turp 2010 akoma vazhdojne keta gjera.

    http://www.youtube.com/watch?v=ky6N4TUgKxQ
    Ishte hapur një temë për këtë problem , lexojini më përpara temat e hapura në Forumi Shqiptar se po e bëjme pak si lëmsh.
    Pogba, Pogba l'hano visto nella spiaggia che diceva VU CUMPRA


  5. #15
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anëtarësuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    Tension në Ersekë, zv.trajneri godet anësorin Agaraj

    Nuk ka kaluar edhe aq në “paqe“, sa barazimi 1-1 i arritur në fushën e lojës, ndeshja Gramozi-Vllaznia. Vendasit kanë kontestuar fort vendimet e gjyqtarëve të ndeshjes, me në krye kryesorin Bardhyl Pashaj, gjë e cila ka shkuar deri në goditjen me grushta të anësorit Denis Agaraj në tunel, duke hyrë në dhomat e zhveshjes, pas mbarimit të 90-minutave. Ka qenë zv.trajneri i Gramozit, ai që ka shfryrë ndaj gjyqtarit anësor të ndeshjes, Agaraj, duke e goditur me grushta dhe shtrirë përtokë, me justifikimin se ka qenë i shitur dhe i paguar nga Vllaznia, ndaj edhe ka mbajtur ndeshjen me shumë njëanësi. Gjithashtu, në konflikt është përfshirë edhe kosovari i Vllaznisë, Liridon Leci, por ndërhyrja e shpejtë e policisë ka bërë që sherri të mos degjenerojë më tej, Në këtë mënyrë, nuk mungon dhuna as në javën e 22-të të superligës, cka është vënë re pothuajse në cdo javë, cka tregon se situata nuk është aspak normale në futbollin tonë.

    s.sh

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anëtarësuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    Lila akuzon Sulën dhe Dervishin

    Mbrojtësi i Tiranës, Andi Lila, akuzoi për presion deputetin e Partisë Demokratike, Dashnor Sula dhe ndihmëstrajnerin e Shkumbinit, Dervishi, për ushtrim dhune

    Mbrojtësi i Tiranës, Andi Lila, akuzoi deputetin e Partisë Demokratike, Dashnor Sula, njëherësh edhe një nga sponsorët e Shkumbinit, se ai i ka bërë presion gjatë ndeshjes Shkumini-Tirana (1-0, java 21, Kategoria Superiore, 14 shkurt 2010). “Kam tetë vjet që luaj futboll, - tha Lila për “Sport Ekspres”, - dhe në mënyrë të përsëritur deputeti Sula më ka bërë presion. Kjo ka ndodhur qysh kur luaja me Besën”. Lila u godit me bërryl nga sulmuesi i Shkumbinit, Mustafaj (ky u ndëshkua me karton të kuq nga gjyqtari Jareci). Lila doli tej vijës anësore për t’u mjekuar dhe sipas futbollistit të Tiranës, ai u godit nda ndihmësi i trajnerit Përparim Daiu, Dervishi. “Do t’i kërkoj takim kryetarit të grupit parlamentar të PD-së, Patozi, pse jo dhe kryeministrit Berisha. Mos më merrni për të çmendur”, - pohoi 24-vjeçari Lila.

    albania sport

  7. #17
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    keto rastet e dhunes i kemi per te mos na pare syri keq para fillimit te eliminatoreve ku dihet jemi nje nder pretendetet
    JO SEKS PARA MARTESE

  8. #18
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-01-2010
    Vendndodhja
    Hamburg Reperbahn
    Postime
    453
    Kesoj fare jemi ne mendojm se mund ti zgjidhim cdo gje me grushta dhe me dajak , kjo gje ndodh sepse nuk kemi shtet nuk kemi rregulla nuk kemi asgje . Eshte turp kush na shikon dhe ne Togo dhe Afrik nuk ndodhin kto gjera vetem ne Shqiperi. Pa u hequr Armando Duka nga federata nuk kemi per te zgjidhur asgje.

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anëtarësuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    Kastrioti braktis ndeshjen në Vlorë

    Në Vlorë, në një terren mjaft cilësor, për shkak të fushës së re të stadiumit të këtij qyteti, dy skuadrat kanë luftuar fort, për ta fituar ndeshjen. Flamurtari vendas dukej më i mobilizuar, për shkak se luante para tifozëve të vet dhe i duheshin patjetër 3 pikët, nisur nga pozicioni delikat që ka në klasifikim, ndërsa miqtë nga Kruja për të kompensuar sadopak 2 pikët e lëna javën paraardhëse në Krujë me Apoloninë. Të parët kanë kaluar në epërsi vlonjatët, me anë të kapitenit Sakaj. Ky i fundit ka kthyer në gol një penallti të fituar nga Memelli, që është penguar në mënyrë të parregullt në zonën krutane nga portieri Ilion Lika. Karton i verdhë për portierin e Kastriotit dhe penallti, e kthyer në gol për vlonjatët. Pas këtij momenti, Kastrioti ka reaguar fuqishëm, duke e zhvendosur lojën e tij drejt portës së Mockës, derisa Pema, pas një goditjeje me kokë, ka shndërruar në gol një këndore, të ekzekutuar nga Kalari. Me këtë rezultat, 1-1, ka përfunduar pjesa e parë, ndërsa e dyta ka qenë një dialog i gjatë, sulme dhe kundërsulme të Flamurtarit me Kastriotit. Vlonjatët me forca të shumta sulmuese, me epërsi territoriale, por që kanë ndeshur në një mbrojtje mjaft efektive të krutanëve. Gjë e cila e ka mbajtur të paprekur rezultatin e barabartë 1-1, deri në minutën e 90-të, kur kryesori Sokol Jareci ka akorduar një pernallti mjaft të diskutueshmë për Flamurtarin, e dyta kjo brenda kësaj loje. Kaq ka mjaftuar që sherri dhe protestat të pushtojnë fushën e blertë. Lojtarët që kacafyten me njëri-tjetrin, ndërsa pankina krutane që mësyn Jarecin, i cili merret në mbrojtje nga policia. Kartonë të kuq për Gjondedën e Kastriotit dhe Begën e Flamurtarit, ndërkohë që krutanët nuk pranojnë ta vijojnë më tej ndeshjen. Sipas tyre, padrejtësia e Jarecit është e madhe dhe bashkë me të e FSHF-së, që me urdhëra nga lart ka vendosur që Flamurtari të fitojë me patjetër dhe të shpëtojë nga rënia. Në këtë mënyrë, pas dhunës së njëpasnjëshme nëpër stadiume, pas grushtave që mori gjyqtari anësor një ditë më parë në ersekë, kampionatit shqiptar i shtohet edhe një precedent i rëndë, një skuadër lë ndeshjen pa përfunduar ende, si rezultat i një penalltie, tepër të kontestuar, të dhënë nga Sokol jareci. Ky i fundit, pasi është konsultuar me vëzhguesin e federatës, duke parë që stafi krutan ishte i vendosur për të mos e vazhduar lojën, i ka rënë bilbilit 3 herë, duke e mbyllur me njërën skuadër në fushë lojën, vetëm me Flamurtarin

    s.shqiptar

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anëtarësuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    Erseke, masakrohet ne fushe gjyqtari

    http://www.top-channel.tv/video.php?id=12707

    Shifer mor çfare grushtit i ka ra anesorit. Ishalla nuk e shofim ma ket kafshe ne stadiumet shqiptare

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •