
Postuar më parë nga
J@mes
Pershendetje Kucovari!
Po te radhis simptomat pos traumatike qe mund ti shfaqen nje individi qe mund te kete qene viktime e nje torture, perdhunimi, pjesemarres ne lufte, aksident automobilistik, persekutim, humbja e nje te dashuri/afermi, deshtim, ndarje, etj.
Nje person i tille ka shume gjasa te vuaj nga çrregullim i stresit (pas traumes). Simptomat me te zakonshme jane: Ankth gjate rikujtimit te ngjarjes, endrra te frikshme, si rezultat personi priret ti shmanget te gjitha situatave apo vendeve te cilat i rikujtojne ngjarjen. Simptoma si kufizime ne jeten e perditshme, nderprerje e marredhenie me shoqerine, ose nje pjese te mire te saj, mbyllje ne vetvete, veshtiresi gjate kontakteve nderpersonale, veshtiresi ne perjetimin e nje ndjenje, mungese e theksuar e vemendjes, i paperqendruar, ndjenje e theksuar pesimizmi, ndjehet si i pashprese, pagjumesi ose gjume jo te rehatshem, humor jo i ekuilibruar i shoqeruar shpesh me nervozizem, ndjenja te shpeshta te frikes sikur dikush eshte duke e ndjekur apo pergjuar.
Perveç simptomave psikike qe shkakton ky çrregullim i stresit, mund te kete edhe simptoma fizike si: dhimbje koke, dhimbje gjoksi apo stomaku.
Eshte nje çrregullim serioz dhe kerkon patjeter ndihmen e psikologut apo psikiatrit. Eshte i sherueshem. Me ndihmen e psikoterapise dhe sigurisht si dhe me rekomandimin e disa medikamenteve (kryesisht te grupit te benzodiazepinave) individi mund te rikthehet ne normalitet, pra te kryej nje jete normale.
Gjithe te mirat
Krijoni Kontakt