Close
Faqja 4 prej 9 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 85
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anėtarėsuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Citim Postuar mė parė nga _AuLoNa_ Lexo Postimin
    Mos fol kot, lexo ate artikullin lart, degjo edhe kete, PS'ja ishte brenda rregullave!

    http://www.youtube.com/watch?v=mVrTS-4OEPc

    Pas deklaratave te zonjes Topalli ka reaguar selia roze, sipas te ciles kuvendi drejtohet nga njerez me mendesi komuniste qe shpikin armiq te brendshem te Shqiperise.

    Deputetja Mimi Kodheli tha se letra qe Partia Socialiste i dergoi Keshillit te Europes eshte informuese dhe jo sabotuese.

    “Sipas rregullores se kuvendit, kryetarja emeron anetaret e delegacioneve ne baze te konsultimit me kreret e forcave parlamentare. Ne rast mosmarreveshjesh duhet te votohet ne kuvend.Emerimi eshte bere ne menyre arbitrare jo vetem se nuk eshte respektuar rregullorja, por edhe vendet qe i takojne opozites jane reduktuar vetem ne nje”, u shpreh Kodheli.
    Une mendoj qe si nga njera ane dhe tjetra politikanet ne Shqiperi jane shume injorante.
    Kujtojne se Europa eshte han kuajsh ku hyjne te gjithe si ti doje qejfi.
    Improvizimi nuk eshte pjese e kultures europiane dhe kjo duhet te hyje mire ne koken e politikaneve.
    Kjo eshte elementare e nuk duhet te ēuditen pse i eshte hequr e drejta e votes Shqiperise ne KE.

    Opozita ne ēdo vend ka nje rol te rendesishem,dhe ka nje seri ligjesh dhe konsultimesh per te cilat duhet te kesh edhe konsensuesin e saj.
    Kjo eshte elementare dhe heret a vone rezultatet negative do te vijne vetvetiu.

    Nuk ka heqje vizash dhe dhe hyrje ne Europe deri kur te kete krize politike ne nje vend.
    Kete e dijne shume mire Saliu dhe Edi,por i interesojne me shume interesat vetjake dhe jo problemet reale te popullit.
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anėtarėsuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232
    Citim Postuar mė parė nga leci Lexo Postimin
    Une mendoj qe si nga njera ane dhe tjetra politikanet ne Shqiperi jane shume injorante.
    Kujtojne se Europa eshte han kuajsh ku hyjne te gjithe si ti doje qejfi.
    Improvizimi nuk eshte pjese e kultures europiane dhe kjo duhet te hyje mire ne koken e politikaneve.
    Kjo eshte elementare e nuk duhet te ēuditen pse i eshte hequr e drejta e votes Shqiperise ne KE.

    Opozita ne ēdo vend ka nje rol te rendesishem,dhe ka nje seri ligjesh dhe konsultimesh per te cilat duhet te kesh edhe konsensuesin e saj.
    Kjo eshte elementare dhe heret a vone rezultatet negative do te vijne vetvetiu.

    Nuk ka heqje vizash dhe dhe hyrje ne Europe deri kur te kete krize politike ne nje vend.
    Kete e dijne shume mire Saliu dhe Edi,por i interesojne me shume interesat vetjake dhe jo problemet reale te popullit.

    Shume dakort, INJORANTE e kaluar INJORNATEVE!

    Ne si komunitet si brenda edhe jashte vendit duhet te na vije rende qe prezantohemi nga keta njerez. Kjo do te ndryshoj vetem nqs popillu ndergjegjesohet, deri atehere jemi mire, ashtu si kemi koken na kane vene edhe festen!
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  3. #33
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-08-2005
    Postime
    435
    te nderuar socialista qe ende jeni ne gjume, PS e ka pranuar se i ka derguar leter KE, vet Mimi Kodheli doli dhe tregoi se i ka dergu.
    Keshtu qe mos u mundoni ta fshehni kete fakt

  4. #34
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anėtarėsuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    Citim Postuar mė parė nga _AuLoNa_ Lexo Postimin
    Mos fol kot, lexo ate artikullin lart, degjo edhe kete, PS'ja ishte brenda rregullave!

    http://www.youtube.com/watch?v=mVrTS-4OEPc

    Pas deklaratave te zonjes Topalli ka reaguar selia roze, sipas te ciles kuvendi drejtohet nga njerez me mendesi komuniste qe shpikin armiq te brendshem te Shqiperise.

    Deputetja Mimi Kodheli tha se letra qe Partia Socialiste i dergoi Keshillit te Europes eshte informuese dhe jo sabotuese.

    “Sipas rregullores se kuvendit, kryetarja emeron anetaret e delegacioneve ne baze te konsultimit me kreret e forcave parlamentare. Ne rast mosmarreveshjesh duhet te votohet ne kuvend.Emerimi eshte bere ne menyre arbitrare jo vetem se nuk eshte respektuar rregullorja, por edhe vendet qe i takojne opozites jane reduktuar vetem ne nje”, u shpreh Kodheli.
    Na mer zonje ,c'do gje ka shkuar ne rregull dhe s'pyeti njeri per ate letren e ndyre anti kombetare qe i con ai i cmenduri.

    Meta: Dėshtoi njė tjetėr pėrpjekje e Edi Ramės pėr tė penalizuar Shqipėrinė
    26-01-2010 / Gazeta 55


    Edhe zv/kryeministri dhe njėherazi ministėr i Punėve tė Jashtme, Ilir Meta, ka reaguar sot lidhur me kėrkesėn e drejtuesve tė Partisė Socialiste, pėr tė ngrirė kredencialet e Shqipėrisė nė Kėshillin e Evropės. Shefi i diplomacisė shqiptare cilėsoi se kjo ishte njė pėrpjekje e Edi Ramės pėr tė dėmtuar imazhin dhe aspiratat e Shqipėrisė nė rrugėn e proceseve tė integrimit. “Por, si ēdo pėrpekje e tij edhe kjo dėshtoi. Pra kemi tė bėjmė me njė tjetėr dėshtim tė Edi Ramės nė ambiciet e tij pėr tė dėmtuar imazhin e vendit. Opozita ka bėrė pėrpjekje tė kahershme pėr tė dėmtuar imazhin e vendit. Ėshtė njė problem i krijuar me qėllim nga lidershipi i Partisė Socialiste dhe ka tė bėjė me bojkotin e pakuptueshėm qė e kanė dėnuar tė gjithė. Ata nuk mund tė fajėsojnė as mazhorancėn dhe askėnd pėr njė problem qė e kanė shkaktuar vetė, pasi nuk kanė bėrė betimin dhe duan tė shkojnė nė Strasburg”- u shpreh zv/kryeministri dhe ministri i Punėve tė Jashtme. Lidhur me ēėshtjen e akreditimeve, Meta u shpreh se Kuvendi ka zbatuar me pėrpikmėri rregulloren dhe se Kryeparlamentarja Topalli nuk ka bėrė asnjė shkelje. “Kryetarja e Parlamentit nuk ka bėrė gjė tjetėr veēse ka zbatuar kompetencat e saj. Fakti qė kredencialet e pėrfaqėsuesve tė Parlamentit Shqiptar u konfirmuan sot nė mėnyrė krejtėsisht normale, tregon mė sė miri se ēdo gjė ecėn normalisht, pėrveē anormalitetit qė ka tė bėjė me bojkotin, pėr tė cilin vetė lidershipi i Partisė Socialiste ėshtė pėrgjegjės”, deklaroi zv/kryeministri Ilir Meta.




    Mėhilli: Kėshilli i Evropės dėnoi kėrkesėn antishqiptare tė Edvinit dhe klikės bllokmene
    26-01-2010 / Gazeta 55


    “Shqipėria, krenare nė Kėshillin e Evropės, s’mund tė pėrfaqėsohet me imazhin e shoqe Artės”



    Partia Demokratike u shpreh sot se Kėshilli i Evropės dėnoi fuqishėm kėrkesėn e turpshme dhe denigruese pėr imazhin e vendit tė Edvin Kristaq Ramės dhe klikės sė brezit tė dytė tė nomeklaturės komuniste. Zėdhėnėsja e selisė blu, Erla Mėhilli deklaroi se Shqipėria qėndron si njė zonjė e vėrtetė nė Kėshillin e Evropės, dhe nuk mund tė pėrfaqesohet as me gojėn e shthurur e aq mė pak me imazhin e shoqes Arta Dade. Ajo thekson se letra e mbushur me trillime dhe mashtrime nga mė tė pazakontat u hodh poshtė nga pėrfaqėsuesit tė tė gjitha vendeve pjesėmarrėse nė punimet e asamblesė sė KiE-sė. “Kėshilli i Evropės, hodhi poshtė me votė unanime, kėrkesėn e turpshme e anti-shqiptare tė Edvin Kristaq Ramės dhe pinjollėve tė bllokut, pėr pėrjashtimin e Shqipėrisė nga ky organizėm i rėndėsishėm evropian. Pas kėtij dėshtimi tė merituar dhe pėrēmimit tė letrės sė mbushur kryekėput me trillime dhe mashtrime, e tė firmosur nga shoqja Arta Dade, Edvin Kristaq Rama sulmon me njė gjuhė ordinere tė denjė vetėm pėr shoqen Dade, Kryetaren e Parlamentit dhe e fajėson atė se ajo i njohu shqiptarėt me dokumentin e Kėshillit tė Evropės, i cili e ka gjetur brenda tė gjitha proēedurave, pėrbėrjen, proporcionalitetin dhe kredencialet e delegacionit shqiptar”- u shpreh Mėhilli. Sipas saj, Partia Demokratike, duke e dėnuar ashpėrsisht gjuhėn ordinere, thekson se Shqipėria ėshtė nė vendin e saj, si njė zonjė e vėrtetė nė Kėshillin e Evropės, dhe nuk mund tė pėrfaqesohet as me gojėn e shthurur e aq mė pak me imazhin e shoqes Arta Dade, por me atė tė zonjės dhe gruas sė vėrtetė shqiptare.

  5. #35
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-06-2009
    Postime
    114
    Normal , Problemi me i madh i ne Shqipetareve historikisht ne Shqipetaret vete kemi qene KLase Politike e Degjeneruar totalisht dhe me te degjeneruarit fatkeqesisht jane kta qe e pandehein veten si kklasa e Re politike

  6. #36
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anėtarėsuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    PS atentat tė qėllimshėm nė Strasburg ndaj imazhit politik tė Shqipėrisė
    26-01-2010 / Gazeta 55


    Reagon Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli pas kamikazllėkut ylberist nė selinė e Asamblesė sė Kėshillit tė Evropės, pėr tė ngrirė kredencialet e Shqipėrisė



    Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli e ka cilėsuar njė ngjarje tepėr tė rėndė kėrkesėn pėrfaqėsuesve tė Partisė Socialiste, pėr tė ngrirė kredencialet e delegacionit shqiptar nė Asamblenė e Kėshillit tė Evropės. Kryeparlamentarja u shpreh se ky ėshtė njė atentat i qėllimshėm ndaj imazhit politik tė Shqipėrisė, nė njė kohė kur vendi po pėrgatitet pėr sfidat e radhės tė proēesit tė integrimit. Topalli u shpreh se kjo ėshtė hera e tretė qė Partia Socialiste me elementėt e saj si Namik Dokle apo edhe Arta Dade depoziton nė Strasburg kėrkesa antishqiptare me shpifjet mė tė pazakonta thjesht e vetėm pėr tė dėmtuar imazhin e Shqipėrisė. “Jam sot kėtu, pėr tė informuar opinionin publik pėr njė ngjarje jashtėzakonisht tė rėndė, tė cilėn do ta konsideroja si njė atentat tė qėllimshėm ndaj imazhit politik tė Shqipėrisė. Dy ditė mė parė, pra, mė datė 24 Janar, Partia Socialiste, nėpėrmjet kėsaj letre, qė mban stemėn dhe vulėn e Partisė Socialiste, e firmosur nga Arta Dade, i ka kėrkuar zyrtarisht Kėshillit tė Europės, heqjen e kredencialeve tė delegacionit shqiptar nė Asamblenė Parlamentare. De facto, pėrjashtimin e Shqipėrisė nga ky organizėm europian. Nė mėnyrė tė qėllimshme, zyrtarisht, Partia Socialiste mashtron Kėshillin e Europės, kur thotė se, citoj, “Kryetarja e Parlamentit ka shkelur rregulloren, duke mos respektuar proporcinalitetin nė pėrbėrjen e delegacionit”. Kėsaj gėnjeshtre nuk po i pėrgjigjem me fjalėt e mia, por me vendimin e Komitetit pėr Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetet nė Strasburg”, u shpreh kryetarja e Kuvendit. Sipas saj, pas verifikimeve, sot ky komitet vendosi se, nuk ka mungesė balance nė delegacionin shqiptar, se Kuvendi i Shqipėrisė nuk ka shkelur kėrkesat e Rregullores sė Asamblesė Parlamentare. “Pėr kėtė arsye u vendos unanimisht, siē thuhet nė raport, se “kredenecialet e delegacionit tė Shqipėrisė tė ratifikohen”. Pėr asnjė moment nuk kam dyshuar se Kėshilli i Europės do tė merrte kėtė vendim pėr Shqipėrinė. Se besueshmėria e vendit nuk rrezikohej. Kam pritur zyrtarisht kėtė vendim, qė zyrtarisht tė pėrgjigjem me fjalėt e Europės dhe jo me fjalėt e mia. Gjatė gjithė ditės sė djeshme kam degjuar me durim shpifjet dhe mashtrimet e autorėve tė ketyre trakteve kundra Shqipėrisė, tė pėrcjella nė Strasburg me letėr dhe me telefon. Kam ndjekur me durim tė gjithė ata qė, nė media, triumfalisht dhe me kėnaqėsi, deklaronin se kjo ishte hera e dytė qė po i shkaktonin Shqipėrisė njė atentat tė tillė nė Strasburg. Nė fakt pėrsėri gėnjejnė! Kjo nuk ėshtė hera e dytė, por ėshtė hera e tretė. 15 vjet mė parė, zyrtarisht, pėrfaqėsuesi i Partisė Socialiste, Namik Dokle, deklaroi nė seancėn ku do tė vendosej anėtarėsimi i Shqipėrisė nė Kėshillin e Europės se, po citoj sėrish “ Molla nuk ėshtė pjekur ende”, duke votuar kundėr anėtarėsimit tė Shqipėrisė nė Kėshillin e Europės, nė vitin 1995. Nė cilėsinė e Kryetares sė Kuvendit, nuk i garantoj dot shqiptaret se tė njėjtėt shokė dhe shoqe nė Partinė Socialiste apo jashtė saj, nuk do tė bashkohen pėr t’i bėrė Shqipėrisė tė njėjtin atentat pėr herė tė katėrt, tė pestė apo tė gjashtė. Ajo pėr tė cilėn unė garantoj shqiptarėt ėshtė se besueshmeria e vendit, kredencialet e tij nė ēdo organizėm, ku ne marrim pjesė, do tė ratifkohen gjithnjė, po me votė unanime. Si sot. Sot, nė kėtė moment, besoj se tė gjithė shqiptarėt bashkohen me mua nė ndjesinė e perēmimit dhe neverisė ndaj kėtij akti tė denjė pėr kohėn mė tė errėt tė ekzistencės sė Partisė sė Punės, tė cilėn, dikush, sot, pas 20 vjetėsh, na e rikthen po aq tė pėrbuzshme jo vetėm nė Tiranė, por edhe nė Strasburg. Dhe ky njeri ka njė emėr. Edvin Kristaq Rama. Ata shqiptarė, qė mė 28 qershor votuan Partinė Socialiste, nuk votuan qė shoku Edvin Kristaq Rama, tė kėrkontė pėrjashtimin e Shqipėrisė nga Kėshilli i Europės dhe as tė pengojė liberalizimin e vizave. Pėrkundrazi! Ēdo shqiptar, pavarėsisht pėr cilėn parti ka votuar, ka aspiruar dhe aspiron pėr ribashkimin e Shqipėrisė me Europėn. Turpi ėshtė zgjedhje e Edvin Kristaq Ramės. Dėshtimi, si gjithnjė, ėshtė fati i tij. Europa ėshtė zgjedhja dhe fati ynė dhe i gjithė shqiptarėve, pėrfshirė edhe ata qė votojnė Partinė Socialiste…jo Partinė e Punės”- deklaroi mė tej kryeparlamentarja Jozefina Topalli.

    ...

  7. #37
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anėtarėsuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232
    Citim Postuar mė parė nga Anesti_55 Lexo Postimin
    [B]Na mer zonje ,c'do gje ka shkuar ne rregull dhe s'pyeti njeri per ate letren e ndyre anti kombetare qe i con ai i cmenduri.

    Zoteri nuk ishte leter antikombetare, vecese nje leter qe te sqarohej, c'fare ishte ne kundershtim me ligjet tona si edhe ato nderkombetare.

    Ahh po tani shikoni si mund te gjeni nje justifikim per kufijte detar.
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  8. #38
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet nė Bllog
    22
    Perse nuk e sillni letren e PS derguar ne Strasburg qe ta lexojme te gjithe?

    Albo

  9. #39
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet nė Bllog
    22
    Delegacioni shqiptar nė Strasburg, PS akuzon Topallin: Na grabiti mandatet tona

    ADI SHKEMBI

    Kuvendi reagon lidhur me pėrbėrjen e delegacionit shqiptar nė Asamblenė Parlamentare tė Kėshillit tė Evropės, ku ftoi opozitėn tė pėrcaktojė emrat e saj. Pėrmes njė njoftimi pėr shtyp, ky institucion i bėri thirrje Partisė Socialiste tė paraqesė deputetėt pėr pėrbėrjen e delegacioneve qė pėrfaqėsojnė Shqipėrinė nė institucionet e huaja. "Kuvendi fton opozitėn tė pėrcaktojė emrat e saj pėr delegacionin e Asamblesė sė Kėshillit tė Evropės, Asamblesė sė NATO-s, Asamblesė sė OSBE-sė dhe institucione tė tjera", thuhet nė deklaratėn pėr shtyp. Nė njė letėr drejtuar kėshillit tė Evropės, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka pėrcaktuar tre anėtarėt e delegacionit, Shpėtim Idrizin, Lajla Pėrnaskėn dhe Ilir Rusmalin, ndėrsa zėvendėsues do tė jenė Kastriot Islami, Mesila Doda dhe Arenca Trashani. Lidhur me emrin e deputetit tė PS-sė, Kastriot Islami, i cili ndodhet nė listėn e anėtarėve zėvendėsues tė delegacionit tonė, Kuvendi sqaroi se "mazhoranca nuk cakton emrat e opozitės nė Asamblenė e Kėshillit tė Evropės. Zoti Kastriot Islami ka qenė anėtar i delegacionit tė Asamblesė Parlamentare tė Kėshillit tė Evropės dhe mbetet deri nė momentin qė opozita do tė caktojė emrat pėr kėtė delegacion. Ēdo interpretim tjetėr ėshtė spekulativ dhe abuziv". Delegacioni shqiptar dol tė niset sot paradite drejt Strasburgut, kur nė mbledhjen e parė pritet tė bėhet edhe akreditimi i pėrfaqėsisė shqiptare.

    Reagimi i PS
    Partia Socialiste ka reaguar pėrmes deputetes, Arta Dade lidhur me pėrbėrjen e delegacionit shqiptar. Ajo e ka quajtur letrėn e Topallit drejtuar KiE-sė, diversion dhe dhunim i tė drejtave tė opozitės. "Kėtė vit Jozefina ka emėruar sipas orekseve tė saj anėtarėt dhe ka grabitur vendet qė i pėrkasin pėrfaqėsuesve tė opozitės nė delegacionin parlamentar nė Asamblenė Parlamentare tė Kėshillit tė Evropės. Gjithashtu nė mėnyrė flagrante zonja Topalli ka bėrė edhe emėrimin e anėtarėve tė parlamentit qė parashikohen si zėvendėsues tė delegacionit kryesor", theksoi Dade. Sipas saj "aktet e Jozefina Topallit jo vetėm qė nuk i shėrbejnė uljeve tė tensioneve, por pėrkundrazi japin njė mesazh tejet negativ lidhur me angazhimin qė duhet tė manifestoj kjo maxhorancė lidhur me zgjidhjen e krizės".

    Panorama

  10. #40
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet nė Bllog
    22
    “Nuk do shkoj nė Strasburg”

    Kastriot Islami, deputeti i Partisė Socialiste, njėherėsh anėtar i delegacionit shqiptar nė Asamblenė Parlamentare tė Kėshillit tė Evropės, deklaroi dje se nuk do tė udhėtojė pėr nė Strasburg ku do tė zhvillohet edhe mbledhja e parė e kėtij viti. Nė njė prononcim pėr gazetėn "Panorama" ai tha se nuk do bėhet pjesė e pesė deputetėve tė maxhorancės qė do tė shkojnė nė Asamble pa u marrė mė parė vendimi nga parlamenti. Sipas deputetit socialist emri i tij nė listėn e delegacionit ėshtė vetėm formalisht, nė mėnyrė qė Shqipėria tė mbajė njė vend nė Komisionin e Raportimit. "Unė nuk do jem nė Strasburg pa bėrė betimin dhe pa u marrė vendimi nga Kuvendi pėr delegacionin. Emri im ėshtė formalisht aty pėr tė ruajtur postin e raportuesit nė Komisionin e Raportimit, por ligjėrisht kjo do tė hynte nė fuqi vetėm pasi tė bėhet betimi dhe miratimi i delegacionit nga Kuvendi. Kjo ėshtė arsyeja qė nuk jam prezent nė kėtė sesion", tha mbrėmė Islami. Deputeti socialist ka qenė pjesė e delegacionit shqiptar sė bashku me Paskal Milon, si pėrfaqėsues tė opozitės gjatė mandatit tė kaluar.

    Panorama

Faqja 4 prej 9 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •