-
U takuan dy veta qė njiheshin. Njėri nga kėta nuk e kishte bėrė kurrė qejfin ēederr pėr ēėshtjen e atdheut, kurse tjetri kishte vuajtur nėpėr burgje tė Serbisė dhe kishte qenė i persekutuar me babė e gjysh nga regjimet jugosllave. Ky qė kishte qenė lojal me babė e gjysh ndaj jugosllavizmit -e tani ish goxha nė kėtė pluralizmin, po i thotė tė perseku-tuarit: -More, si
na u ndanė rrugėt kėshtu? Ti shkove nė atė farė lėvizjen e nuk erdhe me ne!
-E ke gabim zotėri, rrugėt tona kanė qenė tė ndara kaherė qė nga gjyshėrit e baballarėt tanė...
Ku mbeti nusja?
Dikur moti udhėtohej me qerre kuaj ose qe. Njė farė burri i sapomartuar, nga fshati Saradran shkoj pėr ta marrė nusen e tij qė ndodhej nė gjini. Ky ecte para qeve dhe nuk shikonte mbrapa, sepse ³burrat² nuk shikonin mbrapa. Afėr njė lumi qetė kėrcyen me vrull. Nusja u rrėzua e ky nuk e shikoi fare. Ai
vazhdonte rrugėn pa u shqetėsuar. Kur shkoi nė shtėpi i doli e ėma pėrpara dhe po e pyet: -Ku mbeti nusja?
Ky edhe nga inati se ēka mund t¹i kishte ndodhur nuses u pėrgjigj: -Burri nuk e kthen kokėn mbrapa pėr njė nuse, nėnė!
Drenicė jemi me ty!
Gjatė luftės sė fundit nė Kosovė njė familje e Drenicės shkon nė Prishtinė pėr t¹u strehuar pėr njė kohė tė shkurtė.
Njė pronar shtėpie po i thotė se qiraja ėshtė kaq, dhe se kėto para duhet t¹i paguajė mė pardhėnie pėr 6 muaj!
-Po mirė bre shoq, po i thotė drenicari, -ju e keni shkyer gėrmazin duke bėrtitur -Drenicė jemi me ju...!
-Hajt he burrė, ia priti ai, -po ne sikur tė ishim me ju, ja ku ėshtė Drenica 40 km.
Duke qeshur me zor
Zekė Fazlija i Qubrelit kishte patur miqėsi tė vjetėr me Mehajt e Prekazit.
Kur shkonte Zeka te Mehajt tuboheshin krejt lagja, dhe e gėdhinte mėngjesin duke biseduar e bėrė shaka. Kur Zeka u plak u sėmurėndė nga mushkėritė, e dėrguan te mjeku. Mjeku i tha se mushkėritė i ke shumė keq. Njerėzit qė e vizitonin Zekėn e pyesin: -ǹtė gjeti kėshtu mor Zekė?
-E more burra, -pėrgjigjej ai, -mushkėritė mė janė shterrur duke qeshur me zor te Mehajt e Prekazit!
Me dorėza boksi!
Njė student, i cili nė ndėrkohė edhe ushtronte ngapak boks, njė ditė dimri i
kishte harruar dorėzat e boksit nė shtpinė e tij nė fshat. Babai i tij para se tė nisej pėr treg, duke kėrkuar dorėzat, rastėsisht i gjen dorėzat e boksit tė tė birit. Eh, kėto duhet tė jenė tė nxehta, thotė me vete, dhe i fut nė duar e del nė treg! Ato edhe ashtu tė mėdha, duart nuk mundte qė t¹i
fus nė xhepa, dhe tėrė ditėn nėpėr treg, njerėzit ruheshin prej ti se mos ka luajtur...
Ēka mund tė jetė ky?
Nga babai, mbret, musliman. Nga e ėma hungarez, katolik. Nga e shoqja australian, protestant, afrikan! Vet i biri i mbretit, shqiptar, muslimano-katoliko-protestant, shqiptaro-hungarezo-afrikan! Po nipi i mbretit, pra i biri i Lekės sė Parė, ³trashėgimtari² i ardhshėm i fronit, kush e di se ēdo tė jetė, pėr nderė le ta ketė!
Zeqė Baksi
Njė Zeqė Baksi i Drenicės, pasi i vdiq i ati, mbeti qė tė kujdesej pėr shtėpi dhe burrėri. Njė mik i tij kishte dasėm dhe e thirri. Zeqa i mori dy kuti cigare, dhe u nis pėr nė dasėm. Para se tė shkonte nė dasėm, u ndal te njė livadh me kumbulla dhe tha me vete qė tė mėsohem pak ndėr burra. Ja nisi e po flet me zė, duke iu thėnė kumbullave -iu ngjatė jeta burra! Pėr hajr
dasma i zoti i shtėpisė, -i tha njė kumbulle qė ishte si mė e vjetėr dhe ia gjuajti dy cigare. Nga dy ua gjuajti edhe disa kumbullave qė ishin si mė tė vjetra duke iu thėnė meraba edhe ju burra. Kurse disa kumbullave qė ishin si mė tė rejat, iu hodhi vetėm nga njė cigare, duke ju thėn: meraba edhe ju
djemė. Ndėrkaq, iu hargjuan cigaret, dhe disa pipave tė ri tė kumbullave iu tha: ju fėmijėt nuk e pini.
Ja mori mendja se mirė e qiti rendin dhe u nis tek i zoti i dasmės. E pritėn e nderuan, dhe i vunė duhan pėparara siē ishte zakoni. Ky po ua bėnė dasmėn pėrhajr, dhe po do me ja dhėnė atė ³rendin² e vetė si e kishte menduar, por
kur i futi duart nė xhepa e i nxori kutitė e pa se ato ishin thatė, sepse cigaret i kishin mbetur te kumbullat. Ashtu i zėnė ngusht me kuti cigaresh tė thata nė duar u tha, -meraba burra dhe nė koftė se mė ndigjoni mu, shkojmė deri te kumbullat dhe e dhezim nga njė .
E rrahėn pėr lesh mjekrre
Nė postbllokun e policisė serbe tė Nedakocit, u rrah njė i ri shqiptar, nėn pretekstin se ai e kishte lėshuar mjekrrėn qė tė ju bashkohet forcave tė UĒK-sė! Ky i shkreti nė atė hallakamė e sipėr ua kthente: ³Jo mor, se po qe me lesh mjekrre, dhjetėra veta do tė hynin nė UĒK pėr para meje si Qosja,
Gorani, Kraja, Shkėlzen Maliqi, Veton Surroi etj.
Nga njė pako cigare pėr Qeverinė!
Tre studentė shqiptarė nga Heidelbergu i shkruan ³Rilindjes² ku i propozuan qė rreth 100 mijė shqiptarė nė diasporė tė japin pėr ³qeverinė² e Bukoshit,tė paktėn nga njė pako duhan nė ditė! Pėr ata qė nuk e pijnė duhanin kjo nuk vlenė tha njėri: Kot e kanė ata studentė, ³qeverinė² dhe Rugovėn nuk ka
kush e ngopė me duhan. Ata ta pinė dynjanė! Atėherė lė t¹i mbaj qeveria cigaret pra. Jo mor tė bėjė kontrabandė me to pastaj, -ia priti tjetri!
³Shtėpitė e zotit²
Nė kishat qė i ka pėrvetėsuar Serbia, si manastirin e Deēanit etj, milicia dhe forcat tjera paramilitare serbe i kanė vendosur forcat dhe armatimin e tyre prej ku po vrasin shqiptarė. Sa tė parespekt janė serbėt ndaj kishave!
LDK-ja kurrė nuk e ka bėrė njė gjė tė tillė, ta zėmė me xhamia. Ndonjėherė kanė mbajtur ndonjė mbledhje partiake, ndonjė kuvend, mbase e kanė dhėnė edhe ndonjė pikė muzikore, por kurrė nuk kanė vendosur fishekė me rrethatore.
Fascionuese
Gjatė kohės sė luftės TVSH e dha lajmin se shumė tė rinj nga Tetova dhe Gostivari shkuan nė Kosovė dhe u bashkuan me luftėtarėt e lirisė - UĒK-nė pėr tė ndihmuar luftėn kundėr okupatorit serb. ǹėshtė e vėrteta lotėt mė
rrėshqitėn pėr faqe nga ky akt sa madhėshor aq edhe emocionues. Njė shok i imi mė tha: -Njė fjalė e popullit thotė, ³kur t¹ia hash quranin Dakės, lidhe tėndin pėr kėmbė t¹arkės²!
Ti je i besueshmi i tyre
Nė kohėn e ish-Jugosllavis nė perėndim ka patur shumė klube, ku bashkatdhetarėt takoheshin e bisedonin, e besa ndonjėri edhe spiunonte ngapak. I tillė kishte qenė edhe kryetari i njė klubi. Nė njė mbledhje, ai tė pranishmėve po u thotė: -Vėllezėr, kėtu siē e dini jemi nė vend tė huaj dhe duhet tė ruhemi shumė se po na spiunon kush!
-Nuk e besoj, foli njėri. Fundi i fundit shoku kryetar ne s¹jemi duke bėrė asgjė tė keqe kundėr Jugosllavisė, po edhe me ba dikush diēka, para teje s¹mundet kush me shkue e me lajmėru, e na besa nuk jena tranue e me folė para teje...
Nuk jam unė ai?
U takuan dy shokė dhe po bise-dojnė:
-E, a po vjen edhe ti nė partinė time?
-Pse, kur e ke lėshuar LDK-nė?!
-Ehu, ka kohė burro, ka kohė.
-E nė cilėn parti je anėtarėsuar tani?
-Jam anėtarėsuar nė njė ³parti² tė luftės.
-Mirė, po i thotė ai, -po ēfarė programi ka, dhe ēka duhet tė bėjė unė teju?
-Programin e ka me vra pushtu-esin, dhe ti si djalė i fortė qė je duhet ta djegėsh stacionin e milicisė serbe.
-Pasha besėn mė ke ngushtue, veē nuk jam unė ai qė po kujton. Mė beso qė as kaftorrin nė shtėpi unė s¹mund e kallė. Mos me qenė nėna unė mėrdhihem dimrit.
Unė e njoh vetėn dhe mė mirė po rrie nė qet partinė time t¹butė qė nuk luan me zjarrė, mor burrė se ia kemi frikėn mos po digjet kush!...
E vajtuan si mė pas vdekur!
Nė kohėn kur Gjermaia i kthente azilkėrkuesit shqiptarė, pėr njė tė sapo kthyer, familja e tij nė vend qė tė gėzohej e paskan qarė sikur tė kishte vdekur.
-E sa kanė ndryshuar kohėrat! Dikur kur kthehej ndonjėri nga kurbeti e gjithė lagja tubohej, dhe e uronin qė kishte arritur shėndoshė e mirė nė shtėpi, e tani qajnė familjet, pse u kthyen bijtė nė shtėpi tė vet! Mos harroni atė thėnien e urtė poullore: ² Nuk ėshtė mirė peshė me u ēu, nė vende tė huaja me lakmu...
Eh, ēka ishte diktatura
Ja, pra, shyqyr qė u ngopėm edhe me ³demokraci² po fliste njė mesoburrė nė njė tubim rasti. Qe besa kur ka qenė Enver Hoxha gjallė kemi pasė shkuar kot more burra! As nuk mund tė mbyteshim nė det, as mund tė vriteshim mes vete, as emrat nuk mund t¹i ndėrronim e tė bėheshim grekė, as automatikėt e tanket nuk mund t¹i merrnim e tė shėtisnim pak me to, as paratė nuk kishim ku t¹i fusnim, sepse nuk kishte piramida atėherė. Pbrapambeturi e madhe! Po ē¹tė them mė shumė, -diktaturė me njė fjalė. Ja, tani kjo ³demokraci² e gėzuar:
nėse don, mbytu nė det, nėse don, merr automatikun e vrit nja tre-katėr vetė pėr qejf, nėse don, hipi tankut e shėtit rreth qytetit, paj nuk ka qenė kėshtu more burra as nė kohė tė mbretit, nėse don, futja minat urės... Paj, ruajna zot prej diktaturės!
Nuk tutet shosha me arushė!
Njė aktivist i njė subjekti politik frikėsohej shumė prej milicisė, dhe njė ditė tek po mbante njė mbledhje nė njė fshat, disa tė rinj vendosėn qė ta frigojnė. Gjatė asaj mbledhje njė i ri i ofrohet tė veshi dhe po i thotė: -Zoti kryetar, mė thanė se nė oborr po sillen milicia dhe kanė pyetur se kush po mbanė mbledhje? Atij tė gjorit sa nuk i ra tė fikėt. -Dy burra dolėn nė oborr. Pas pak u kthyen dhe po tregojnė se nė oborr nuk ka kėmbė milici. -Ky aktivisti duke dashur qė tė tregohet se nuk ėshtė ³frikėsuar², tha:
-Vazhdojmė burra, se nuk tutet shosha me arushė!
Masa ia plasi gazit...
Nė Gjakovė
Para nja tridhjet vjetėsh shkova nė Gjakovė pėr me i ble do jorgana, -tregonte njė plak.
-Hyra nė njė akēihane pėr tė ngrėnė pak bukė. Nja katėr djemė tė ri po m¹vesin: prej nga je axho?
_ Prej Drenice, ua ktheva.
-Eh ju Drenica nuk patėt kurrė njė njeri tė zot e me shkollė. Na Gjakova po e mbajmė Kosovėn dhe filluan e po mi numėrojnė Veli Devėn, Mehmet Hoxhėn, Xhavit Nimanin, Fadil Hoxhėn etj. Mjaft! -u thashė se pasha mixhėn po e pranoj, se mos me kanė qita djem moti na kish marrė Shqipnia.
E mashtronim me duartrokitje
Derisa bisedonin dy veta, njėri e pyet tjetrin: -A keni qenė ndonjėherė kundėr sistemit tė Enver Hoxhės?
-Tė gjithė kemi qenė kundėr or kosovar, tė gjithė. Kurrė s¹e kemi dashur atė
sistem.
-Po mirė, si nuk e diktonte ai qė ju mbi tre milionė njerėz jeni kundėr tij?!
-Eee, e mashtronim me duartrokitje.
-Sa vite e mashtruat kėshtu?
-Eee, pėr dyzet vite rresht ia hodhem Enverit!
Janė veshur tė gjithė!
Disa shokė nė njė bisedė tregonin se atje nga ana e Gjilanit, Suharekės, Ferizajt, e Prishtinės me rrethinė, sikur nuk po e bėjnė asnjė telashe me Serbinė! Po, nuk kanė mundėsi or ti, ėshtė kohė pune. Gjilani kanė mbjellur duhanin, Suhareka pas rrushit, nė Ferizaj luhet bilardo, nė Prishtinė pihet limonada...
Jo, -ia priti tjetri, -nė Suharekė janė veshur qė tė gjithė besa! Ėshtė e ndershme kjo qė ju nė Suharekė qenkit veshur, -i tha Prishtinalia. Nė Prishtinė s¹ke pse del, na bėnė gazin e botės, djem e vajza zhveshur!
Ata bile s¹ishin tė ekologjisė!
-A dėgjove qė Namik Hoti para disa dite ishte nė Beograd!?
-Pse tani e paske marr vesh ti?
-Jo mor, moti e kam marr vesh, pse mos ėshtė hera e parė qė ky po "viziton" Beogradin?
-Ani pra ēka ke mor kosovar? Ata t¹uajt pėr ēdo ditė po shkojnė nė Beograd qė nga Brahimi e deri te kuriri i tij, e ne spo nxjerrim zė!
-Jo, por habitem se edhe tanėt po shkojnė, por ata nuk janė tė Ekologjikes.
-Eh, kėta tė Ekologjikės sė Namikut e kanė nė program qė herė pas herė ta ndyjnė ambientin!
A ta pyesim plakun?
Qėmoti dy vėllezėr kishin vendosur qė tė ndaheshin. Ata shkuan pėr ta pyetur Plakun e urtė se si ta ndanin pasurinė mes vete
-Plaku i urtė po u thotė, -kot paski ardhur!
-Pse?, -po i thonė kėta.
-Po ju a jeni vėllezėr, - ua ktheu Plaku?
-Po besa, - iu pėrgjigjėn ata?
-E pra, -u tha Plaku, - me vėlla ēdo gjė e ke pėrgjysmė, pasurinė, tė mirėn
dhe tė keqen!
Mos dvet ēka nuk dvetet!
³Na paskėsh qenė njė herė njė grua e cila kishte mbetur e ve dhe si dukej kishte vendosur qė tė mos martohej mė. Por, se si i vjen puna e martohet sėrish. Pas disa kohėsh burri i ri po e pyet: -Allahile grua - a ma i zoti a kanė ai burri i parė, apo unė?
Ajo po i thotė: -Bre ti njeri, nuk ėshtė borxh me dvet ēka nuk dvetet se qe besa burri i parė na kishte mbajtur tė dyve mbi shpinė, dhe e kishte lėvruar arėn!
Duku!
Njė fshatar shkoi pėr tė jetuar nė qytet. Ai kishte shokė shumė dhe kur bisedonte me ta nė telefon u thonte, -mirė u dėgjofshim dhe dukuni!
E shoqja u lodh duke pritur e pėrcjellur mysafirė dhe njė ditė po i thotė tė shoqit:
-Allahile ti njeri ēka do me thanė kjo fjalė duku? -I shoqi po i thotė se
kjo ėshtė kur e fton njė mysafir pėr vizitė. E me i thanė ēduku, ēka i bjen?
Do tė thotė mos eja. Njė ditė kur ai nuk ishte nė shtėpi, ajo, kujtdo qė telefonoj i tha: Ēdukuni ju lutem!
A ta bana qejfin?
Nasuf Oruqi, njė plak zotėri e teraqi i madh e besa edhe merakli, nuk prekte punė me dorė. Zgjohej vonė e kafenė e pinte tėrė naze. Sheti (fqinji i tij), njeri punėtor dhe i pa naze, shkon njė ditė pėr ta vizituar dhe pėr ta pirė njė kafe me tė. Rri bukur gjatė dhe po e vėren qė Nasufi nuk po i bėnė qehre. Ky nuk u durua dhe po i thotė:
- Nasuf more! -Urdhėro, -a ktheu ai.
-Diēka si pa qehre po mė rri! Unė kur u nisa thash me vete po shkoj te Nasufi
e po ja bėjė qefin pak...
-Valla more Shet bash dhie qefin ma kie sot!
Pesėqind dinar mixho
Njė fshatar i varfėr, s¹kishte gjė para shpirtit veēse njė buallicė. Ndėrkohė ajo ndiqej pėr buaj. Ja mėsyu njė zotėrie qė ishte i pasur dhe qė
mbante buaj, por ky zotėriu buallin e lėshonte me tė holla. Fukarai i gjorė nuk kishte para. Ai shkoj me shpresė se mos do tė mbaronte punė disi dhe po i troket nė derė. Dual njė ēun i ri e po i thotė
: -Axho, pėr buallin duhen 500 lekė!
-Nuk kam, po i thotė plaku, mė shpresė se mos po ia lėshonte pa lekė.
-Ke, s¹ke, lekėt ose ec nga ke ardhur e mos na pengo!
Plakut i hypėn nervat e po i thotė: -Ndėgjo more djalė: po t¹i kishte mixha 500 lekė, nuk do tė kishte ardhur tė ju qė t¹mi hypni buallicės, po mixha do t¹i kishte hypur vet, qė besa!
Ēysh e kam ftujen?
Iniciativa ³Familja ndihmon familjen² u parodizua. Njė zotėri, i cili krekosej paksa, dual nė pazar e bleu njė dhi dhe ia dėrgoi njė tė varfėri, i
cili ishte si mos mė keq, por krenarinė dhe shpresėn pėr tė ardhmen nuk ia kishte vrarė varfėria.
Coli i varfėr sa herė qė dilte nė pazar e takonte zotėrinė dhe ai e pyeste:
-Si e kam ftujėn, si ėshtė pėr gjiri ajo fisnike? Coli i varfėr gjithmonė i
thonte mirė, mirė dhe i buzėqeshte si pa dashje.
Njė ditė e njė dhe Colit i erdhi shpirti te hunda dhe po i thotė: -Ndigjo or ti zotėri, eja e merre ftujėn se nuk mund tė qeshi me zor shkaku i njė dhie sa herė qė tė takohemi.
Pasha zotin hunda jeme paska qenė!
Dikur kishte qenė rrezik me u marrė me kontrabandė duhani. Njė i Polacit dhe njė i Prekazit shkojnė nė Gjilan pėr tė blerė duhan. Udhėtimi ishte me rreziqe dhe bėhėj natėn. I polacėsi ishte me njė grip dhe me hundė tė zėna. Nga lodhja e madhe i fishkėllon hunda dhe iu duk se fishklluan xhandarmėria, e i thotė shokut ikim, dhe ia dhanė vrapit. Vrapuan dy-treqind metra e u ndalėn pak pėr tė pėrgjuar. Atij prapė hunda "fiu", e ta marrin vrapin prapė. Mirėpo, ky i Prekazit e vėrejti qė atij po i bėnė hunda e kapi pėr dore dhe po i thotė:
Ngadal vėlla se na mbyte. Nuk ka xhandar, po hunda jote po fishkllon! Ai u ndal dhe pėr tė vėrtetuar po i fryn hundės.
-Pasha zotin hunda jeme paska qenė!
A do me tė rrah dajak, a do me tė vra kobure?
Njė Qaza, ³poreznik² i Serbisė kėrkonte tatimin prej populli dhe kush nuk e paguante e bėnte telashe me milicė. Duke shkuar nė njė fshat e takon Arif Qorrin, i cili ishte shumė i varfėr.
Pse nuk e paguan "porezin"?- iu kėrcėnua "poreznik" Qaza.
-Nuk kam ku me i marrė - ja ktheu Arifi.
-Kam me t¹i marrur teshat e shtėpisė, -i tha ³porezniku²!
-Prit pak se po ta paguaj, tha Arifi, dhe nga gardhi e nxuar njė hu, mirėpo Qazės nuk po i mbushte sy. Pasi e nxori hunin prej gardhit, Arifi e nxuar edhe koburėn nga brezi dhe po e pyet "poreznikun":
-A po do me tė rrahė dajak, apo do me tė vra krejt? "Poreznikun" e lėshuan kėmbėt, dhe po i thotė:
-Aman burrė, rrihem e mos m¹vra!
-Mirė, po i thotė Arifi, -bjer se nuk mundem me tė mbrri me hu. Qaza u shtri, e Arifi i hipi hu gardhi deri sa e la tė shtrirė, sepse siē thonte
Arifi, -kisha frigė se qohet e mė duhej ta vrisja krejt!
E mori reumatizmin
Hė, qė kur ecėn ky kėshtu, ēka i paska ndodhur?! Eh, e ka marrė reumatizmin dhe sa nuk ėshtė paralizuar!Po ky ka qenė shėndoshė si molla. Plisin e mbante nė lulė tė ballit, revolen s¹e ka hequr kurrė nga brezi -Po, pikėrisht revolja ėshtė shkaku qė ky mori reumatizmin!
-Paska qenė trim i madh?
-Jo ore ti, ky vetėm nėpėr dasma shtinte pa ndalur. Revolen e kishte me leje tė hyqymetit, sė voni ja morėn revolėn, ndėrkaq kėtij i mbeti reumatizmi prej saj! Ata qė janė trima nuk e marrin reumatizmin, sepse ata nuk e mbajnė armėn nė bel, por nė gjoks qe besa e tė drejtuar nga Serbia.
Mėngjes e jo kafjall
Njė plak e kishte patur njė djalė dėshiri. E shkolloj dhe ai filloj punėn si mėsues nė fshat. Prindėrit u gėzuan dhe nuk kursenin gjė pėr tė. E ėma i sillte ve tė skuqura, qumėsht, kajmak e ēka jo pėr mėngjes. Sa shkonte djali nė punė, plaku kėrkonte kafjall, por e shoqja i shtronte djath, gjizė, qepė etj. Njė ditė plaku po mendohet dhe po thotė me vete, -si duket ky mėngjesi qenka mė i mirė se kafjalli, dhe vendosi qė nga plaka e tij tani e tutje tė kėrkojė mėngjes e jo mė kafjall.
-Moj plakė!
-Urdhėro, -ia ktheu ajo. Mė bėn gati edhe mua pak mėngjes.
-Pas pak plaka po e thėrret: -O plak, eja se buka ėshtė gati!
-ǹėshtė kėta?, -po bėrtet plaku. -Po unė kam kėrkuar mėngjes si tė djalit e jo kafjall moj, tė marrtė mortja!
Nuk janė tė lavdueshėm
Njė ēun po e pyet njė plak goxha tė menēur: -Ēfarė mendimi ke ti axho pėr ata qė janė asnjėnės?
-Pasha ,o thotė plaku, -ata qė qėndrojnė nė mes tė dy rrugėve nuk udhėtojnė pėr askund. Populli u ka thėnė: "as hajri i shqiptarit e as sherri i shkjaut!" Po tė thotė axha se ky allasoj i njerėzve nuk ėshtė hiē i lavdueshėm. Se nuk e dinė njeri me kė janė deri nė momentin e fundit! Kur tė vie fundi ata hidhen fap, e thonė jam me tė fortin!
Jo isha duke folur pėr Azem Bejtėn!
Nė njė dasėm nė Syrigonė njė i moshuar po tregonte se si ³kishte² luftuar kundėr Serbisė gjithmonė.
-Burra, -fliste ai, nė njė rrethim qė mė ishte bėrė, as zogu i malit nuk shpėtonte. Kėrciste pushka nė tė katėr anėt, por edhe unė gjuaja me pushkė pa ja da, dhe thėrrisja me sa zė qė kisha, ooo prite, prite Ndal pak, ndal pak, - ia priti njė bashkėmoshatar i tij qė e njihte shumė mirė. Ti tregona njė herė pėr kė e ke fjalėn?
-Prite Azem Bejtėn, e drodhi plaku, pasi qė e vėrejti sė do t¹i dalin pėr lėndinė. Isha duke treguar pėr Azem Bejtėn, kur e kanė pas rrethuar se me pasė qenė unė asi trimi, tashi ma kishit dėgjuar kėngėn.
Hej Medet kush koka metė
Shkon njė i Gallapit nė Lluga tė Llapit pėr me pa tė Osman Zhitia. Aty e presin sipas zakonit e ishin kanė qėllue mbi tridhjetė burra tė Llapit, pasi u la kryeshnoshjen filloi muhabeti e dikur Osmani po e pyet: Allahile bre mik kush a mbet tash nė Gallap prej trimave? Ky duke menduar se do tė ia mbush syrin burrave tė Llapit thotė: Valla pas atyre trimave nė Gallap jam mbet unė! Osmani qohet nė dy gjunjėt e i ofrohet mė afėr qė ta shosh ma mirė dhe i thotė:
-Ti je met a?
-Po valla, -iu pėrgjigj ky.
-Haj medet kush koka mbet bre mik, ia kthen Osmani.
Jo, mė mirė nė terr!
Njėri shkon pėr ta vizituar njė shok nė njė shtėpi azilkėrkuesish. Nė dhomė ishte terr. Vizitori po i thotė: -Pse nuk po i ndizni dritat?
-Ėshtė e djegur, - ia ktheu ai.
-Ja paratė e blini dy - tri llampa elektrike, -i tha vizitori duke menduar se nuk kanė para.
-Eh, ia ktheu ai! -Sikur t¹i vėmė llampat, s¹mund tė fus gjumė nė sy kush kėtu! Tėrė natėn do tė rrinė duke luajtur letra. Mė mirė bisedė nėpėr terr e rehat, sesa me llampa e me "taksirat"!
-Si po tė duket, - e pyste ai herė pas here mysafirin.
-Mirė besa, - kjo ėshtė njė zgjidhje taktike - paqėsore qė ēdo kujt nuk i shkon pėrdor
-
-
ē'faré bén bjondina kur tč zgjohet?
shkon nč shtčpinč e saj
-
-
Kush esht Naim Frasheri po e pyat profesoresha Aliun Nuk e di ja pret po Asdreni kush esht edhe at nuk e njo ja pret aliu po Migjenin edhe at pasha bablokun kur me sy se kam pa turp nuk po te vjen ulu jo ja pret Aliu ti a e nje Ilazin jo nuk me interesojn ata ja pret profesoresha po Haxhi Ibrahimin jo more a kupton se nuk po i njo po Zekirjain e agjes Daut a e nje jo o gomar EEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEE
Pse me ta njoft un ty familjen tane kur ti se nje temen zoja profesoresh!!!
-
-
Nje dit profesoresha e gjuhes po na pyetke se kush e kishte shkruar "Gjeneralin e Ushtris se vdekur" Betimi tha se nuk e dinte po ishte i sigurt se edhe ai nuk e kishte shkruar ashtu ju pergjegj edhe argetimi edhe fisniku e kshtu me radh nervoze shkoj ne zyre drejtori po e pyeste se qka e kishin nervozuar studentet ja tregoj ngjarjen se i kishte pyetur mos e kan shkruar romanin "Gjenerali i Ushtris se vdekur" edhe asnje nuk e kishte ditur dhe i kishin treguar se ata nuk e kishin shkruar aeher ja pret drejtori ejjjjjjjj
mos u merakos se as un nuk e kam shkruar pasha zotin fal qe po mendohesh.!!!!
-
-
Po hynte profesoresha e gjuhes shqipe ne klase,te gjith me nder dhe respekt "Mirdita"
Filloj ora mesimore pas dy tri nxeneswve te diktuar ishte i pyetur edhe Muja i cili ishte ulur nje bank mbas meje.
Muje i thot profesoresha?
Urdhno i thot Muja me mburje!
A e ke pregaditur semenarin e autorit te javes po i thot, po kush ishte ai!
Ulu i thot profesoresha s'te vjen turp...kush e kishte pregaditur Urdhno Besim ti un kete jav e kam pregaditur Syl Hajdarin dhe kalin e tij ne luften kunder Bullgarit kush esht Syl Hajdari i thot profesoresha nervozplote,po fqiu i Sabedinit shokut te djalit te agjes ulu more gomar ja pret qysh nuk kupton ti se autor te rilindjes shqiptare kam than,Ibrahimi i cili ishte ulur ne banken e dyt ngre doren per tu notuar,profesoresha shpresplote i thot urdhno ti djal si e pate emrin per kend ti me paske shkruar mos valle edhe ti me ke shkruar per naj te afermi tend jo tha zoja profesoresh nuk kam shkrur un ende asgje pa detyra jam ne klas po kerkoj falje veq kam edhe nje verejtje tek ti,urdhno i thot edehe ulu aty...
Sa mir po me vjen qe kemi perparuar sa shum pse i thot profesoresha ne qfar aspekti,,,
ne at arsimor edhe mu ne at gjuhesor...
Ja p.sh. Besimi ka shkruar per Syl Hajdarin icili esht refimtar me i ri se shum autor te tu sikurse Naimi apo Samiu qe nuk i mban mend askushi,ndersa Syla esht i gjalle ...
Turp ja pret profesoresha jasht te gjith
te reshtitur jash po dalim ne der drejtori i Gjimnazit ku po shkoni ja pret jasht sipas urdherit te profesoreshes pse nuk dim asgje ja presim...
Mirdita zoja Shqipe Gashi Mirdita zoteri Fatmir,pse i ke prejashtuar te gjith nxenesit nga ora mesimore sepse nuk i kan detyrat e kryera po a,ja pret drejtori
-
-
Jemi 8 shoke dhe rrime me banim ne angli por te gjithe jemi te pa pun.
Dolem nje dite shetitje pazarit dhe takuam 2 vajza anglo-amerikane dhe vazhduam te bisedonim meta.
Duke biseduar me ta njeri nga ne u thote vajzave cilin nga ne pelqeni por vajzat thone u duam te gjitheve keshtu si jeni
-
-
Hasa dhe hysa qendrojne ne aeroport , edhe hasa e pyet hysen ? pse po genjejne se po i vjedhin avionat , e shef se sa te medhenj jane , smund ti vjedhin !Hysa i pergjegjet duke i then , e o i marr , si vjedhin ketu , se smunden , se normal jan shume te medhenj , por i vjedhin ne qille kur te zvoglohen.
-
-
Ishte duke udhetuar S.Milosheviqi me aeroplan per pushime verore dhe kur hyp ne aeroplan i thote te shoqes:do ti gjuaj nga aeroplani 100 DM do ti merr ndokush dhe do te gezohet.Gruaja ia kthen
juaj ne 2 vende nga 50 dhe do te gezohen 2 vete.Djali jep nje propozim gjuaj ne 10 vende nga 10 DM.Vajza e tij(Milosheviqit) jep propozimin me te mire
abe, gjuaju ti vete nga aeroplani dhe do te gezohen 2 milion shqiptar.
-
-
Perjashtuar
humor jo per te gjithe
o karldo21 qe edhe ne emer e *** se dukesh sa malsor je fredi eshte nje nga shoket emi te ngushte dhe une bej shaka sa te dua me te reciproke dhe per te dhe a mund te dergoje nji pergjigje per ta vertetuar ate dhe sa per gjuhen e di une se ca shkruaj ti po deshe mos i lexo nuk ka pse te me vervitesh si lavire lart e poshte ...........................
-
-
O KLOD!!!!!!!!!!!1
O Klodi mos e shaje Carlido 21 se e ke aty ne londer!!!...Dhe ty carlido21 se pari te falenderoje qe me mbrone por se dyti duhet ta dishe qe Blank eshte nji nga shoket e mi me te mire keshtu qe i lejohet dhe te beje shaka te teperta dhe do te lutesha qe te mos e qortoje!!!
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt