Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    10-12-2009
    Postime
    489

    "sheroni Te Sëmurit Me Lemoshë!"

    "SHERONI TE SËMURIT ME LEMOSHË!"



    Ky është një tregim shumë i cuditshëm, të cilit nuk mund t’i besoj përvec besimtarit, i cili beson në atë që ka zbritur Allahu dhe në thëniet e të dërguarit të tij, alejhi selam.

    Tregon një vëlla musliman, nga qyteti Harimlau, vend ky afër kryeqytetit të Rijadit, se një grua nga po i njëjti vend vuante nga sëmundja e kancerit – Allahu na ruajt nga kjo sëmundje- ndaj dhe për t’u kujdesur për nevojat e saj, kishte punësuar një shërbëtore nga Indonezia e largët. Kjo grua shquhej për moralin dhe sjelljet e saja të shkëlqyeshme.

    Pas një jave të arritjes se shërbëtores në Jordan, pronarja e shtëpisë kishte vërejtur se shërbëtorja sa herë që hynë në banjo, qendron kohë të gjatë, gjë jo e zakonshme dhe këtë e përsëriste disa herë.

    Disa herë e kishte pyetur për arsyen e qendrimit të saj të gjatë në banjo, me pas ajo kishte filluar të qajë me dënesë, dhe kur e pyeti për shkakun se përse qanë? Ishte përgjigjur: kam lindur një djal para 20 ditëve, dhe kur kam marrë telefonatën nga zyra në Indonezi se duhet të nisem për në Jordan, kam shfrytëzuar rastin që sa më parë t’i përgjigjem thirrjes për punë për shkak të gjendjes së vështirë materjale. Andaj, shkaku se përse qendroj gjatë në banjo, është mbushja e gjirit me qumësht, ndaj dhe mundohem që ta zbrazi duke qenë në banjo.

    Me të dëgjuar rastin e shërbëtores, pronarja e shtëpisë menjëherë rezervon biletën për të, duke i dhuruar edhe pagën për dy vite, edhe pse ajo vetëm sa kishte filluar punën, e përcolli atë në aeroport dhe i tha; këto janë paratë për dy vite në advanc, shko, kujdesu për të birin, dhe pas dy viteve mundësisht të kthehesh te ne. Pas shkëmbimit të numrave të telefonit dhe adresave, pronarja e shtëpisë shkoi të mjeku për të shiquar se sa është përmirësuar sëmundja e kancerit, dhe pas kontrollës rutinore të gjakut, ishte një befasi, në të nuk gjetën asnjë shenjë të kancerit në gjak! Më pastaj, doktori përsëriti disa herë analizat e gjakut, por ja qe rezultati ishte i njëjt. Doktori u habit nga ky rezultat dhe përsëri, pas trajtimeve efektive rreth seriozitetit të sëmundjes, përqindja e kancerit ishte zero %. Pas verifikimit se gruaja ishte përmirësuar dhe shenjat e kancerit në gjak ishin zero, atëherë doktori e pyeti për ilaqin shërues, të cilin e ka përdorur gjatë kohës kur ajo vuante nga kanceri, përgjigja e saj ishte: U kam dhënë njerëzve lëmoshë.

    Transmetohet nga Ebi Umamete se i dërguari i Allahut ka thënë:
    ``Sheroni të sëmurit tuaj me lemoshë``

    Padyshim se sadakaja është e mirë dhe si e tillë ajo sjell të mira në këtë dhe në botën e amshueshme.

    Dobitë që sjell lëmosha në këtë botë, janë:

    - Pastron pasurinë e besimtarit, sic thotë i Derguari i Allahut, - paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të-: "O ju të pasur, me te vërtetë në këtë shitblerje prezantojnë përbetuesi dhe rrenacaku, prandaj, pastrojeni atë me lemoshë."

    - Lëmosha pastron trupin e njeriut nga mëkatet, për këtë na informon edhe Allahu xh.sh.,: "Merr prej pasurisë së tyre (të atyre që pranuan gabimin) lëmoshë që t’i pastrosh me të dhe t’u shtosh (të mirat)..." (Et-Teube:103) .

    - Sadakaja largon fatkeqësitë, aksidentet dhe sëmundjet nga robi i Allahut. I Dërguari i Allahut, -paqa dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të-, ka thënë: "Sheroni të semurit tuaj me lemoshë!"

    - Dhënia e lëmoshës fut gëzim, hare dhe kënaqësi në gjoksin e te varfërit. Transmetohet se Muhamedi, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: "Vepra me e dashur tek Allahu është të fusish kënaqësi në gjoksin e besimtarit."

    - Sjell bereqet dhe begati në pasuri. Allahu i Madhërishëm, thotë "...E cka do që të jepni, Ai e kompenson atë..." (Es-Sebe:39) .

    Dobitë që sjell lëmosha në Botën e Amshueshme, janë:

    - Lëmosha e atij që ka dhënë në këtë botë do të jetë fortifikatë, e cila do ta mbron dhënësin e saj nga nxehtësia e Ditës se Llogarisë.

    - E lehtëson llogarinë në Ditën e Gjykimit.

    - E rëndon peshoren e veprave të mira ditën kur nuk të bën dobi askush, vec asaj që ke punuar për Allahun e Gjithfuqishëm.

    - Lëmosha të ndihmon që me shpejtësi dhe lehtësim ta kalosh uren e Siratit.

    - Lëmoshëdhënësi ngritet në shkallët më të larta të Xhennetit.




    Ajo cka me se shumti nevojitet ne trojet tona.........

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    10-12-2009
    Postime
    489
    MJEKËSIA NUK E SHËROI, POR U SHËRUA!

    Në një dhomë me tre shtretër te bardhe një njeri me vetëdije te humbur qëndronte aty në mes duke mos ndier fare aparatet e frymëmarrjes, të të rrahurave të zemrës dhe aparatet tjera te mjekësisë. Plot një vit duke mos munguar as edhe një dite te vetme, këtë te sëmurë e vizitonte një grua me një fëmijë 14 vjeç, te cilët ia ndërronin rrobat, pyesnin për shëndetin e tij dhe shikonin te dhënat e fundit për te por pa te reja; ai vazhdonte te mbetej ne kome, dhe shpresa për shërimin e tij tashme kishte perënduar. Por, para se gruaja dhe fëmija te largoheshin nga spitali i ngrinin duart dhe e lutnin Allahun ta shëronte…
    Kështu vepronte për do dite dhe atë nga dy here. Kjo sikur cuditi pak mjeket dhe personalin e spitalit: Perse e viziton për çdo dite kur gjendja e tij nuk ndryshon aspak. I folën se vizita e saj ishte e padobishme dhe ia thane qe te mjaftonte me një vizite javore. Gruaja nuk refuzoi dhe çdoherë përgjigjej: Tek Allahu mbështetemi!
    Një dite, pak para se gruaja te vinte ne vizite, njeriu lëvizi ne shtratin e tij dhe nga njeri krah u kthye ne tjetrin, hapi sytë dhe e largoi pompën e oksigjenit nga goja dhe u ul ne shtrat. Me pas e thirri infermieren dhe i tha t'ia largonte aparatet për ndihme emergjente por ajo refuzoi dhe e thirri një mjek kujdestar, i cili se bashku me infermieren u mahniten kur panë njeriun ne atë gjendje. Ia beri disa kontrollime te shpejta dhe pa se njeriu ishte shëndoshë, kështu qe urdhëroi largimin e aparaturës dhe pastrimin e vendeve te trupit, në të cilat ishin futur këto aparate.
    Koha e vizitës filloi. Hyri gruaja se bashku me djalin dhe posa e panë u bashkuan lotët e gëzimit, qarjes, buzëqeshjes dhe falënderimit për Allahun, i Cili e shëroi. Pasha Allahun, kam pritur se një dite do te vije dhe do ta gjej duke na pritur kështu në këtë gjendje- tha gruaja.
    Mjeku iu drejtua gruas: Ky shërim nuk është rezultat i mjekësisë dhe mjeket nuk kane asnjë merite në të por pashe Allahun me trego perse vije nga dy here ne dite dhe çfarë beje?
    Meqë me bere be ne Allahun do te tregoj: Herën e pare e vizitoja burrin për tu bindur për shëndetin e tij dhe për tu lutur për te. Pastaj shkoja se bashku me birin tim dhe iu ndanim lëmosha fukarave te lagjes me qellim qe Allahu ta shërojë atë.
    Allahu nuk e humbi shpresën dhe lutjen e saj kështu qe nga vizita e fundit nuk u kthye ne shtëpi vetëm me te birin por edhe me bashkëshortin, te cilin aq shume e ka pritur shtëpia, qe t'i kthehet asaj buzëqeshja dhe i zoti i saj…
    Mësimet e këtij tregimi:
    Mbështetja e sinqerte ne Allahun duke mos lënë anash edhe shkret qe te shpijnë ne realizimin e qëllimit.
    Besa dhe mendimi i mire për Allahun e Madhëruar.
    Lëmosha me qellim shërimi prej barërave me te mira për shërim.
    Roli i mjekëve dhe barërave assesi nuk refuzohet, ata janë shkaqe te shërimit porse nuk bën të harrohet as Shëruesi i vërtetë, Allahu i Madhëruar.
    Cituar nga libri: Ta tej'es
    Burimi: www.denana.com
    Përshtati ne shqip: Sedat Gani Islami

    http://www.kbi-vushtrri.com/magjista...tmusliman.html

    SI E PRANOI ISLAMIN MAGJISTARI?

    Një magjistar i krishter jetonte në një lagje dhe çdoherë e dëgjonte ezanin nga shtëpia. Djajtë përherë tërboheshin dhe shqetësoheshin tek ai, por ja se si ai e pranoi Islamin dhe u pendua nga magjia.
    Ky magjistar vërejti se sa here qe thirrej ezani djajtë dilnin nga shtëpia, kështu qe nga kureshtja, shkoi tek një zyre për ftimin ne Islam te pakicave dhe beri këtë pyetje:
    A ka ndonjë lidhje ne mes djallit dhe ezanit?
    Një predikues musliman i tha: Po, Muhammedi, alejhi's selam ka thënë se: "Djalli ik kur ta dëgjojë ezanin".
    Magjistari pa hezituar aspak dëshmoi: La Ilahe Il-la Allah Muhammedun resulullah!
    (Dëshmoj se adhurimi i takon vetëm Allahut dhe se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij)
    Shikoni madhështinë e kësaj feje dhe se si ezani është prej shkaqeve më efektive në largimin e djajve!
    Shikoni se si magjistari iu përgjigj ftesës islame kur dëgjoi se ezani ndikon fuqishëm ne largimin e djajve. Të vërtetën e thotë Allahu:
    "…All-llahu udhëzon kah drita e Vet atë që do Ai…". (en Nur, 35)
    Ebu Xhihad Sultan el Umerijj
    Burimi: www.denana.com
    Përshtati ne shqip: Sedat Gani Islami
    http://www.kbi-vushtrri.com/duajaebabait.html

    PËRFITOI NGA DUAJA E BABAIT

    Tregon një hoxhe: E kujtoj një burrë te dobët dhe te varfër qe kujdesej shume për babain. Punonte dhe kur sillte paratë e fituara i linte ne tavoline ngase i vinte turp t'ia zgjaste babait dorën. Kur e pyeta për këtë me tha: Turpërohem ta zgjas dorën mbi dorën e babait e te behet fitimi im si bamirësi ndaj babait tim.
    Me tregon mua -ndera ai tani është dijetar i madh- se sa here qe e lija fitimin mbi tavoline babai lutej e thoshte: O Zoti im, furnizoje birin tim dhe dituri te Kur'anit dhe beje ithtar te tij!
    Kaluan vite ndërsa unë isha neglizhent ndaj kësaj duaje derisa deshi Allahu dhe gjate rrugës për ne shtëpi e takova një dijetar te qytetit, i cili me tha:
    Cfarë je duke bere o biri im?
    Punoj për te fituar bukën.
    A nuk do te vish tek unë një here ne jave për te mësuar?- me pyeti.
    Po, me gjithë dëshirë,- ia ktheva.
    Kaluan dite dhe erdhi koha edhe ta mbroja doktoratën ne shkencën e Tefsirit.
    Kur prezantoi ne sallë, mësuesi u ngrit ne shenje respekti për te meqë -sipas tij ky student- jo vetëm qe kishte arritur dituri por kishte arritur edhe devotshmëri. Fillova te qaj ndërsa mësuesi me tha: Qan ndërsa ne te respektojmë ty. Nuk qaj për atë por po qaj për duanë e babait tim, Allahu e mëshiroftë!
    Mesimet e tregimit:
    Bamirësia ndaj prindërve prej shkaqeve qe te shpijnë ne lumturi ne këtë dhe boten tjetër,
    Duaja e prindit për fëmijën pranohet, dhe
    Me dituri njeriut i rritet fama.
    Marre nga libri: Kisasun minel eshritati'n nafiah
    Burimi: www.denana.com
    Përshtati ne shqip: Sedat Gani Islami
    http://www.kbi-vushtrri.com/papagalliezan.html

    PAPAGALLI KËNDON EZANIN NË SHTËPINË E NJË ÇIFUTI FETAR

    Një befasi e madhe ndodhi kur një familje fetare çifute, qe banon ne qytetin Askalan zbuloi se papagalli, te cilin e kishin blere fliste arabisht dhe ngulte këmbë qe ditën çdoherë ta fillonte me shprehjen: Allahu Ekber! (Allahu është më i madhi)
    Gazeta "Mearif", e cila publikoi këtë lajm shtoi se Tisjun Mejmen, pronar i një lokali për shitjen e kafshëve te buta ishte befasuar kur kishte pare një familje qe dëshironte ta largonte papagallin e shtrenjte te llojit "Xhoki", te cilin e kishin blere para ca ditësh ne fshatin Kufr Kasim me pretekst se ai flet arabisht, falet si muslimanët dhe fillon ditën me shprehjen: Allahu Ekber!
    Kjo familje fetare kishte udhëtuar me pare ne fshatin arab Kufr Kasim për te blere një papagall te shtrenjte, por qe çmimi i te cilit është shume me i lire se sa ne tregjet izraelite. Kjo familje kishte harruar te pyeste për gjuhen qe fliste ky papagall, dhe ne ditën e dyte pas blerjes se papagallit, kur i zoti i shtëpisë kishte kryer lutjen e mëngjesit, kishte dëgjuar një gjuhe te pakuptueshme për te. Ajo qe fliste papagalli për disa minuta me radhe ishte: Allahu Ekber, Allahu Ekber, Allahu Ekber, Allahu Ekber!...
    Burimi: www.denana.com
    Përshtati ne shqip: Sedat Gani Islami
    Vushtrri, Kosove
    http://www.kbi-vushtrri.com/femijanamaznate.html

    ÇFARE E SHTYRI KËTË FËMIJË TË FALET NATËN?

    Ebu Jezid el Bestami u ngrit të falë namaz nate kur ja e pa fëmijën e tij te vogël pranë. Meqë ishte i vogël, nata ishte e ftohte dhe pagjumësia ishte e vështirë, e mëshiroi dhe i tha:
    O biri i babait, fle ngase nata është e gjate.
    E perse ti u ngrite te falesh- ia ktheu djaloshi.
    O biri im, mua me duhet te ngrihem ngase kështu ka kërkuar preje meje Allahu- shtoi Ebu Jezidi.
    Kam mbajtur mend një ajet kur'anor -u arsyetua fëmija- ku Allahu thotë:
    20. Zoti yt e di se ti dhe një grup i atyre që janë me ty, kaloni në adhurim më pak se dy të tretat e natës ose gjysmën e saj, a një të tretën e saj.". (el Muzzemmil, 20)
    …tash po të pyes: Kush janë ata qe u falen me Muhammedin, alejhi's selam?- pyeti fëmija.
    Janë shokët e tij - iu përgjigj Ebu Jezidi.
    Nëse kështu qenka puna atëherë mos me privo nga nderi i shoqërimit tënd për adhurimin për Allahun.
    Ebu Jezidi i mahnitur tha: O biri im, ti je ende fëmijë dhe nuk ke arritur moshën madhore?!
    O babai im, unë e kam pare nene time kur donte ta ndezte zjarrin fillonte me drunjte e vegjël ne mënyrë qe te ndezën edhe te mëdhenjtë- u justifikua fëmija. Kam frike se ndoshta Allahu ne Ditën e Llogarisë do te filloj se pari prej neve te vegjëlve nëse ne nuk e adhurojmë Atë.
    Babait iu mbushen sytë lot nga frika prej Allahut, e lejoi te birin te falej me te dhe i tha: Ngrihu o biri im e falu ngase ti ke me shume merita tek Allahu se sa unë.
    ***
    Ç'ështja e namazit te natës është duke përjetuar një kurbet te vërtetë tek muslimanët. Të rrallë dhe te pakte janë ata qe e falin namazin e natës ndërsa i dashuri jone, Muhammedi, alejhi's selam na ka porositur:
    Faleni namazin e nates ngase ai ehte tradite e njerëzve te mire para jush, ehte afrim tek Allahu, ndalese nga mëkatet, shlyerje e te këqijave dhe largues i sëmundjes nga trupi". (Hadithin e transmeton Tirmidhiu ndërsa Shejh Albani hadithin e ka cilësuar autentik)
    Pejgamberi, alejhi's selam, edhe pse i ishin falur te gjitha mëkatet, falej tere natën saqë edhe këmbët nga qëndrimi i gjate ne namaz i ishin ënjtur. Falej madje edhe kur ishte i sëmure. Kjo jo për tjetër por për rëndësinë dhe shpërblimin e madh që ka falja e namazit te natës. Ndërsa ne; te forte, te shëndoshë, por prape namazin e natës e kemi lënë anash dhe përtojmë, edhe pse kemi mëkate te shumta.
    Pejgamberi, alejhi's selam nxiste dhe stimulonte shokët e vet për faljen e namazit te natës. Abdullah b. Umeri, Allahu qofte i kënaqur me të dy, transmeton se Pejgamberi, alejhi's selam i kishte thënë:
    Njeri i mirë është Abdullahu sikur të falej edhe natën". (Transmetim unanim)
    Ebu Malik el Esh'arijj transmeton se Muhammedi, alejhi's selam ka thënë:
    Në Xhennet ka dhoma, brendësia e të cilave duke nga jashtë dhe anasjelltas, të cilat i ka përgatitur Allahu per ata që japin ushqim, flasin butë, përcjellin agjërimin dhe falen natën kur njerëzit janë fjetur".
    Vëlla musliman!
    Dije se namazi i natës ka një kënaqësi te madhe, për hire të së cilës të parët tanë gëzoheshin kur vinte nata për te falur namaz dhe pikëlloheshin kur shkonte ajo e humbnin lezetin dhe kënaqësinë e atij adhurimi. Ali b. Bekari ka thënë: Ka dyzet vite që përveç lindjes së diellit asgjë nuk më pikëllon.
    Ebu Hazimi ka thënë: Asnjë natë nuk kam mundur të ngopem me kënaqësinë e namazit të natës.
    E lusim Allahun që të na bëjë neve dhe juve prej atyre që falin namaz nate dhe shijojnë kënaqësinë e tij.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •