hahaha sa kam qeshur me kete postimin tend.
Po new age nuk eshte gje tjeter pos nje tentim per harmonizimin e ideologjive qe ishin para saj, duke perfshire edhe Islamin.
Ma trego nje statistike sa % e njerezve ne bote sot jane pjestare te feve monoteiste, e sa te kesaj epokes tende te "ndritur"??
Dhe meqe te lexova postimin mbi temen,te them qe ke keqkuptuar nismen e temes.
Nuk flitet ne artikull per ate qe ti thua,mbi personalen e hollywoodit me ngjyren blu ndaj Islamit,por qe Islami me filma te ketij lloji te cilat shprehin idhujtari ka qene dhe do jete kundra,sepse vete ideologjia e saj bazohet ne njeshmerine e Zotit,me ne mos berjen ortak ndaj tij asnje,kety perfshi lutjen ndaj pemeve,(tek filmi),ritualet e njerezve,apo berja Kur'ban ndaj kujdo tjeter,(po tek filmi)
Une e zgjerova apo dola pak me tej nga tema mbi ngjyren blu sepse mendova se duke qene tek forumi musliman do kisha mundesi ta diskutoja me gjate ate te cilen une perceptova ne film,aq me keq tani qe "frikacaket" e sollen ne kete forum kosh plerash,nuk pres ndonje zhvillim interesant.
Dhe nje pyetje reteorike per ty..perse nese s'ka asgje per tu diskutuar si kospiraci duhet te jepen mesazhet qe ju perceptoni si paqja me natyren etj etj te jene te shprehura te kete menyre indirekte tek publiku ?!(kjo per te thene sa evertete ajo e jotja aq dhe kjo teori e imja,te dyja mundesite qendrojne bashke)
Per ate qe se kupton cdo te thote idhujtari apo "idol" qe te kuptoj dhe thelbin e temes:
http://en.wikipedia.org/wiki/Idol
une perseri te lexoj por nuk kuptoj.
Epo qe te kuptosh duhet te besh pyetjen e duhur ne momentin e duhur.
Pamvarsisht nese Avatar idealizon idhujtarine apo jo e ka thy titanikun
Mjekësia,
po të drejtohem ty sepse ti e solle artikullin në lidhje me filmin ''Avatar''.
Ajo që shikoj unë nga ky reagim (reagim i një myslimani, nëse nuk gaboj), si dhe nga një reagim tjetër (ky i një të krishteri që lexova diku tjetër), është se fetë tradicionale (si krishtërimi dhe islami, dhe në mënyrë të veçantë ana fondamentaliste) ndihen se këta lloj filmash i kërcënojnë, prandaj edhe në një mënyrë apo në tjetrën duhet të ''mbrohen''.
Kjo gjithashtu tregon se këto fe nuk e kanë arritur qëllimin e tyre, pra kanë dështuar, sepse nëse besimtarët e tyre do të ishin me të vërtetë të rrënjosur në mësimet e shëndoshë të librave të tyre të shenjtë, nuk do të duheshin fare reagime të llojit që ke postuar. Thjesht sepse vetë njerëzit do të kuptonin mesazhet ''e fshehtë'' që këta lloj filmash duan të kalojnë.
Si rrjedhojë e fjalëve të lartpërmenduara del se krerët e këtyre feve nënvlerësojnë besimtarët dhe aftësinë e tyre për të gjykuar dhe për të kuptuar se ç' është e dobishme dhe jo për ta.
Mesazhet e këtyre filmave, (dhe me këtë po e mbyll,) që fetarët zakonisht përqëndrohen janë kaq të thellë sa që VETËM ata mund t'i kuptojnë, sepse sipas tyre janë ''të fshehur'' brenda gjërave tërheqëse dhe mahnitëse që trajtohen në filma të tillë. Sigurisht që këtyre njerëzve asnjëherë nuk u shkon mendja se mesazhi që ''Avatar'' dhe filma si ai duan të përcjellin është KAQ i qartë (saqë edhe një fëmijë mund ta kuptojë)!
Për mua, ''Avatar'' është një film që na hap sytë në lidhje me shfrytëzimin dhe shkatërrimin që po i bëjmë planetit tonë, shtëpisë tonë të përbashkët, dhe e gjitha kjo për hir të fitimit ekonomik dhe vetjak. Nëse duam të vazhdojmë të jetojmë mbi këtë planet, duhet ta respektojmë dhe të kujdesemi për të ashut siç bëjmë me shtëpitë tona.
Ndryshuar për herë të fundit nga Shtegtari : 30-01-2010 më 09:20
Sarayu, the one who is streaming.
Un nuk e di pse ju pengon aq shum kjo puna e diskutimit Avatar/ idhujtari ?!!!
Thjesht po diskutohet more vlla, fundi fundit forumi per diskutime eshte, po nejse.
p.sh neper disa web faqr gjermane po diskutohet Darwinizmi dhe filmi Avatar.
Ketu keni dy artikut ne gjuhen gjermane qe kane shkruar ne lidhje me kete.
http://www.darwin-jahr.de/evo-magazi...-hitlers-anzug
http://www.n2day.com/wissenschaft-bi...a-9643352.html
Krijoni Kontakt