-
BE nis dialogun me Prishtinën për liberalizimin e vizave
Nis dialogu per vizat me Kosoven
E Hene, 25 Janar 2010
Albana Isufi
Rekomandimi i Parlamentit Evropian, qe Komisioni Evropian edhe me Kosoven te nise dialogun per liberalizim vizash, duket se do te nise se zbatuari javen e ardhshme. Nje delegacion ekspertesh te Komisionit Evropian do te takohen te merkuren e ardhshme (27 janar), per tri dite radhazi ne Prishtine, me zyrtare qeveritare, me te cilet do t'i diskutojne kriteret per liberalizim vizash. Zedhenesi i Ministrise se Puneve te Brendshme, Fisnik Rexhepi, thote per radion Evropa e Lire, se takimi shenon edhe fillimin e dialogut per vizat. "Edhe pse takimi nuk quhet ende dialog per liberalizim vizash, te gjitha kriteret jane aty. Ne presim qe Komisioni Evropian kete takim e ka ruajtur me qellim dhe besoj se do te vije me risi. Agjenda eshte listuar pikerisht ashtu edhe sic eshte udherrefyesi", thote Rexhepi. Ne te njejten fryme shprehet edhe eksperti per integrimet evropiane, Shenoll Muharremi. Ai thote se agjenda e takimit eshte e ngjashme me ato qe Komisioni Evropian ka zhvilluar me vendet e rajonit, te cilave u kishte dhene udherrefyesin per liberalizim vizash. "Nese e shihni me kujdes agjenden se cka do te bisedohet ne kete takim, shumica e temave dhe e kritereve te procesit jane te perfshira ne kete takim. Andaj, zyrtaret e Komisionit Evropian do te dialogojne me Qeverine e Kosoves, me MPB-ne, per ceshtjen e liberalizimit te vizave", thekson Muharremi.
Komisioni Evropian nuk i ka dhene udherrefyesin per liberalizim vizash Kosoves, ndersa pengese kryesore fillimisht ka qene statusi i pazgjidhur, e pastaj mosnjohja e Kosoves nga ana e pese vendeve anetare te BE-se. Per te mos mbetur jashte ketij procesi, Ministria e Puneve te Brendshme ka hartuar njeanshem nje udherrefyes, per te plotesuar kriteret e kerkuara per liberalizim vizash. Rexhepi thekson se ne takimin e javes se ardhshme, ekspertet do te njihen me punen qe ka bere Kosova ne permbushjen e ketyre kritereve. "Axhenda eshte dizenjuar bashkerisht me Komisionin Evropian. Ne do te raportojme per progresin e arritur ne menaxhimin e kufijve, pastaj ne sigurine e dokumenteve, ne riatdhesimin, ne reformen ne Policine e Kosoves, pastaj bashkepunimi gjyqesor, mbrojtjen e te drejtave dhe lirive te njeriut, pastaj te komuniteteve pakice. Do te raportojme per te gjitha kriteret qe jane ne procesin e liberalizimit te vizave, apo kriteret qe jane ne udherrefyesin, te cilin e kemi aprovuar njeanshem ne Qeveri", sqaron Rexhepi.
Kosova eshte e vetmja nga vendet e rajonit, qe nuk eshte e perfshire ne procesin e liberalizimit te vizave. Nga dhjetori i vitit te kaluar, Serbise, Maqedonise dhe Malit te Zi u eshte hequr regjimi i vizave. Eshte paralajmeruar se regjimi i vizave do te hiqet kete vit edhe per Shqiperine e Bosnjen.
Raportuesja per Kosoven e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunacek, ka thene se Kosova mund te mbetet i vetmi vend ne Ballkan, qe nuk do te perfshihet ne listen e bardhe te Shengenit per, te pakten, 3 ose 5 vjet.
Shenoll Muharremi, thote se mosnjohja e Kosoves nga pese vendet anetare te BE-se e prolongon procesin. "Problematika e Kosoves mund ta prolongoje pak procesin. Shume shpejt Kosova nuk do te jete ne listen e bardhe te Shengenit. Kjo do te beje presion te madh, jo vetem per Qeverine e Kosoves, qe t'i zbatoje keto rekomandime, por gjithashtu edhe per Komisionin Evropian qe te beje c'eshte e mundur qe Kosova sa me pare te hyje ne listen e bardhe te Shengenit", thekson Muharremi.
Zyrtare te Qeverise se Kosoves thone se jane ne vazhde te plotesimit te kritereve per liberalizim vizash, ndersa konfirmojne se ne mesin e ketij viti do t'i leshojne pasaportat biometrike. Sidoqofte, vete raportuesja per Kosoven ne Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek, pati thene gjate nje vizite ne Prishtine, se megjithese e quajne proces teknik, liberalizimi eshte edhe politik. "Edhe nese Kosova arrin te gjitha standardet e kriteret, frikesohem se nese pese shtetet tjera te BE-se nuk e pranojne pavaresine, atehere do te kemi problem politik", pati thene Lunacek.
KJ
-
-
3-5 vjet?!
A e din dikush se sa ka qene kjo rruge per Serbine, Malin e Zi, Maqedonine dhe Shqiperine (qe ne muajin Korrik pritet t'i liberalizohen viza per ne zonen shengen).
http://en.wikipedia.org/wiki/Albania...sa-free_travel
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt