Sot me pelqeu shum nje poezi qe lexova e vendosa te hap llogarine time per ti dhene nje reputacion autorit. Pa dashur mausi im shkoj tek reputacioni i tij aty ku jane ato katroret jeshile te reputacionit, dhe lexova nofken e tij dhe fjalen i pazevendesueshem me lindi nje dyshim dhe fillova te kotrolloj edhe te tjeret dhe pash qe kishin emertime te ndryshme tek reputazioni si me poshte vijon :
1- i pazevendesushem
2-shum i dashur
3-Vip
4- i vleresuar mire
5-me shoke
6- i njohur per te gjithe
7- i vleresuar jo keq
8- asnje emertim por del vetem emri.
Keto gjeta pas nje shikimi te shpejte, pastaj mendova se keto emertime vijne si rezultat i pikeve te reputacionit qe ka sejcili, por nuk ishte keshtu sepse kishte me pike te njeta pak a shum dhe me emertime te ndryshme.
Tani une vite me pare kisha hedhur nje ide per vleresim te antareve sipas kontributit ti jepeshin edhe tituj te ndryshem, dhe mesa shoh qenka bere mbase jo per efektin tim mbi keto emertime.
Si perfundim isha kurioz te dija
1- Kur eshte futur ky vleresim ?
2- Cfar kriteri ndiqet per keto vleresime ?
3- Behen ne menyre automatike nga ndonje program apo i vene adminat ?
Shpresoj qe kurioziteti im te shuhet flm.
Krijoni Kontakt