Pėrshėndetje !
Sa tė pėrgatitur jemi ne shqiptarėt pėr tė rindėrtuar njė familje tė kompozuar apo tė rikompozuar pas njė prishje tė dikurshme familjare?!
Mė vjen kjo pyetje nė mendje sa herė kthej sytė dhe shoh tim bir.
Di qė dikur ishte shumė e rėndė dhe e vėshirė tė riformoje apo kompozoje njė familje tė re mbi bazėn e njė familje dikur tė prishur. Mirėpo fenomenet e ditėve tė sotme po tregojnė hapa tė mėdha drejt divorceve dhe shumė familjeve gjėnden tė ndara e fėmijėt mes tyre.
Kur isha pėr pushime nė Shqipėri dhe diskutoja mbi mundėsinė e kompozimit tė njė familje tė re shumėkush kthente sytė nga im bir , sikur tė thonin qė ........... e pamundur?!
I shikoja e habitur , jo pėr faktin se shihnin tim bir , por mė habisnin se si ende mbizotėronin idera tė tilla . Ndoshta jam unė qė kam ndryshuar aq mė shumė qė kėtu ku jetoj, dy ndėr tre familje janė tė kompozuara e shikimi i bashkėbiseduesve tė mi mė ēudiste , ose vėrtet ishte pėr tu ēutidur.
Kjo gjė mė shtyri tė hapja si temė diskutimi , pėr tė diskutuar edhe me prindėr tė tjerė qė ndodhen nė tė tilla situata apo kanė kaluar eksperienca tė tilla.
Personalisht nuk e mohoj se dėshira pėr tė krijuar njė familje tė re shqiptare mė bren , por nga ana tjetėr nėse dikush fėminė time sheh si pengesė jetė , kurrė nuk do ribėja njė lidhje tė tillė. Do preferoja nė fund tė fundit bashkejetėn e njė tė huaji tė cilit im bir nuk mund ti dukej si pengesė , sesa martesėn e njė shqiptari qė tė mė hante veshėt mengjes ,drekė , darkė , pėr tim bir.
Ju pres nė diskutim , sidomos ato , apo ata qė kanė kaluar nėpėr eksperienca tė tilla , pėr tė diskutuar si venė marrėdhėniet nė familjen e re shqiptare tė kompozuar?!
Me respekt Elna.
Krijoni Kontakt