Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-01-2010
    Postime
    20

    EULEX-i i vazhdon plumbat e UNMIK-ut

    EULEX-i i vazhdon plumbat e UNMIK-ut

    EULEX-i nuk ka kohė dhe vullnet politik (guxim jo se jo) tė merret me kriminelėt e Serbisė nė Kosovė, dhe as me politikanėt e korruptuar. Ai nuk ka ardhur kėtu as pėr ta hetuar pasurinė milionėshe tė udhėheqėsve politikė nė vendin tonė. Jo. EULEX-i ka ardhur nė Kosovė tė arrestojė ushtarė tė thjeshtė tė UĒK-sė dhe shqiptarė qė kėrkojnė vetėvendosje.

    Sot EULEX-i e riaktualizoi procesin e montuar politiko-gjyqėsor qė UNMIK-u kishte filluar kundėr Albin Kurtit gjatė vitit 2007. Ky proces ka tė bėjė me demonstratėn e 10 shkurtit tė atij viti. Nė atė demonstratė policia rumune e UNMIK-ut vrau Arben Xheladinin dhe Mon Balajn si dhe plagosi mbi 80 demonstrues paqėsorė. Jo vetėm organizatat e mėdha ndėrkombėtare pėr tė drejtat e njeriut, siē ėshtė, ta zėmė, Amnesty International, konkluduan se demonstruesit ishin pėrbrenda kornizės paqėsore tė protestės, por vetė raporti i Kryeprokurorit tė OKB-sė pėr kėtė ēėshtje, Robert Dean, megjithėse e fshehu arsyen e vėrtetė politike dhe urdhėrdhėnėsit politikė, erdhi nė pėrfundim se reagimi i dhunshėm i policėve ishte gabim i shmangshėm i policisė.

    Me rihapjen e rastit tė Albin Kurtit, EULEX-i ka zgjedhur paturpėsisht t’i vazhdojė plumbat e UNMIK-ut. Albin Kurti padrejtėsisht u mbajt nė burg nga UNMIK-u pėr gati njė vit (shkurt 2007-janar 2008) dhe me aminin e udhėheqėsve politikė tė Kosovės. Ai u mbajt nė burg pėr krimet qė UNMIK-u i kishte bėrė vetė mė 10 shkurt 2007. Albin Kurti, sė bashku me 14 aktivistė tė VETĖVENDOSJE!-s, janė njerėzit e vetėm qė kanė qėndruar nė burg pėr rastin e 10 shkurtit. Nė vend qė tė arrestoheshin kriminelėt, u arrestuan tė vrarėt, tė plagosurit e demonstruesit paqėsorė. Politikanėt e Kosovės, si bashkėpjesėmarrės nė kėtė krim, heshtnin dhe gėzoheshin. Se EULEX-i jo vetėm qė po e vazhdon misionin e UNMIK-ut por edhe krimet e tij, tregon mė sė miri edhe nxjerrja nga sirtarėt e pluhurosur tė UNMIK-ut tė kėtij rasti tė montuar politik kundėr udhėheqėsit tė Lėvizjes VETĖVENDOSJE!. EULEX-i nuk po ka kohė tė merret me gabimet e veta: ai po mbron krimet e UNMIK-ut. Vetė UNMIK-u e ka pranuar krimin dhe e ka mbyllur procesin. Kurse EULEX-i po e konsideron ende tė pėrdorshėm kėtė krim tė UNMIK-ut. UNMIK-u u mbrojt nga krimi i vet: policėt rumunė u kthyen nė shtėpitė e tyre, kurse Komisari i Policisė, Steven Curtis iku nga Kosova; familjarėt e Arben Xheladinit dhe Mon Balajt nuk u lejuan qė ta padisin UNMIK-un nė tė vetmin vend ku ėshtė e mundur – nė Panelin Kėshillues tė tė Drejtave tė Njeriut, tė themeluar nga vetė UNMIK-u.

    Jo se ra ky rast e ne e njohėm fytyrėn e vėrtetė tė EULEX-it. Ne e kemi parė kėtė fytyrė gjatė vitit 2008, atėherė kur EULEX-i pranoi qė tė hynte nėn ombrellėn e UNMIK-ut, dhe qė tė vendosej nėpėr Kosovė pasi pranoi kushtet e Beogradit. Kėto kushte ishin qė EULEX-i tė vepronte si UNMIK i ri nėpėrmjet Rezolutės 1244, meqė Serbia vetėm UNMIK-un e pranon, UNMIK-un pėr tė cilin dritėn jeshile mė 1999 e dha vetė Milosheviqi. Dhe nuk mund tė presėsh mjaltė nga miza, apo jo? Ne e pamė fytyrėn e kėtij misioni kur ai u pajtua tė mos ia prekte strukturat paralele Serbisė, tė cilat e luftojnė dhe e pamundėsojnė sovranitetin dhe integritetin territorial tė Kosovės. Edhe kur ai e nėnshkroi Protokollin pėr bashkėpunim Policor me Serbinė gjatė vitit tė shkuar. Dhe nuk ėshtė hera e parė as e fundit qė do tė njohim EULEX-in gjithnjė e mė shumė. Protokolle tjera do tė vijnė dhe EULEX-i do tė punojė pėr Planin 6 Pikėsh.

    EULEX-i ka marrė nga UNMIK-u 1,200 dosje pėr raste tė veēanta. Shumica prej tyre janė dosje politikanėsh tė korruptuar, krim politik e ekonomik. Por EULEX-i i ka lėnė kėto dosje me njė anė dhe ka zgjedhur riaktualizimin e procesit tė turpit, qė rri si njolla mė e shquar e zezė nė biografinė antishqiptare tė UNMIK-ut, pėr ta treguar kaq vendosmėrisht zellin e tij proserb.

    Albini ėshtė thirrur qė tė shkojė nė gjykatė mė 15 shkurt.

    Lėvizja VETĖVENDOSJE!
    24 janar 2010

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Disa
    Anėtarėsuar
    16-12-2009
    Postime
    2,304
    ****** BAN KI MUNIN bashk me EULESH.
    1000 zogj pula,kunder nje LUANI.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •