Close
Faqja 0 prej 9 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 89
  1. #1
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anëtarësuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283

    EULEX rifillon procesin gjyqësor kundër Albin Kurtit

    «Varfëria është simptom: Robëria është sëmundja» –
    Bertrand Russell në eseun «Bota ashtu siç mund të bëhej»

    -E dimë se je i shqetësuar, por rri i qetë. E dimë se je i pakënaqur, por prit. E dimë se po vuan, por duro. (Rri aty poshtë që ne të rrimë këtu lartë)

    Në shekujt XIX dhe XX industrializmi, aty ku nuk e ka krijuar, e ka rritur nacionalizmin. Dhe, i ka forcuar shtetet. Së paku një shekull më vonë, në Kosovë, ka aq shumë tregti dhe fare pak industri. Tregtia ishte karakteristikë e sistemit feudal, e kohës kur mbizotëronin perandoritë. Madje, për më keq, e vetmja industri që funksionon në Kosovë është kompania që më së shumti urrehet nga qytetarët – KEK-u. Në vend që të ëksportojë, KEK-u importon energji elektrike; në vend që ta rrisë buxhetin e Kosovës, e shterrë atë; në vend që të jetë bazë ë zhvillimit ekonomik të Kosovës, është shndërruar në pengesë për të. E gjithë kjo duke pasur parasyshë resurset e mëdha energjetike të Kosovës dobia e të cilave u ndje fuqishëm veçanërisht në vitet ’70-ta, fatkeqësisht jo vetëm nga Kosova.
    Stagnimi ekonomik i Kosovës që pasohet me rënie të vazhdueshme dhe të shpejt sociale ka një adresë të thjeshtë dhe të qartë – AKM-ja. Ajo disponon me pasuritë e Kosovës dhe kapacitetet e saj zhvillimore. Mirëpo, për vite me rradhë ajo ka zotëruar për të bllokuar ndërsa zhbllokimi ishte një shitje e të mirave publike dhe shoqërore të Kosovës. Përveç që kjo shitje parimisht është vjedhje e djersës dhe kontributit të popullit, ajo u përcoll me vjedhje brenda vjedhjes, me kënaqje interesash të llojllojshme në kurriz të interesit të përgjithshëm që s’përfillej aspak. Për ta legjitimuar këtë process kanë inkuadruar ekspertë të ndryshëm kosovarë që thuhet të kenë mbaruar shkolla me që jashtë vendit, port ë cilët nga perëndimi më parë se dijen kanë marrur veçse stilin e jetesës. Ata janë agjentët e ekspertizës në ‘human resources’, temës së preferuar të turistëve ndërkombëtarë, e cila shpalos vizionin menagjerial mbi njeriun si pjesë përbërëse të teknologjisë duke e instrumentalizuar atë. Ndërkaq, anën praktike të privatizimit e legjitimojnë përfituesit: krerët politik të fshehur prapa emrave të kusherinjëve të tyre dhe jo pak ish komandanët të UÇK-së që i janë bashkuar biznesmenëve tashmë të rehabilituar që vazhdojnë të bashkëpunojnë me Serbinë.
    Ndalja në gjysmë e luftës çlirimtare rezultoi me hegjemoni reaksionare: jo vetëm që nuk u përmbys shtresa që pasurohej nga kolaboracionizmi, por ajo u zgjeruar me biznesmenët e rinj nga rradhët e komandantëve të dikurshëm të UÇK-së. Përqendrimi i burokratëve ndërkombëtar të AKM-së, natyrisht, ishte aty ku janë paratë e mëdha: PTK, KEK, Aeroport, etj... Vjedhjet më të mëdha nuk janë bërë prej ndërkombëtarëve që vijnë nga vendet e Botës së Tretë, por pikërisht nga ata të vendeve të BE-së. Paketa e Ahtisaarit parasheh që edhe më tutje ato të mbesin pikërisht në duar të atyre. Pasi që ti rjepin mirë e t’i shkatërrojnë, ata do t’i shesin edhe këto pasuri kolektive të ndërtuara me dekada dhe atë me çmime banalisht të ulta. Tregu vendos për çmimin, do të na thonë! Dhënia e Aeroportit të Prishtinës me koncesion dhe planet për TC-në ‘Kosova C’ janë vetëm fillimi. Sepse, privatizimii shërbimeve komunikuese dhe i energjisë është esencial për neoliberalizmin. Privatizimi i resurseve dhe sferës public është rruga e zhbërjes së shoqërisë. Mu këtë e duan sepse shoqëria si koncept është sfida kryesore për mënyrën e sundimit që ata dëshirojnë. UNMIK-ut bënë sehirë përderisa kolapsojnë UP-ja (Universiteti i Prishtinës) dhe QKUK-ja (Qendra Klinike Univeristare e Kosovës). Zaten e tëra është tranzicion: rrënim sistematik i shërbimit publik. Mbase këta neokolonizatorët neoliberal, në instancën e fundit, edhe ta pranojnë shtetin dhe vendin, por vetëm atëher kur ta shesin paraprakisht.
    Tërë këtë kurs paketa e Ahtisaarit do ta përforcojë. Investimi në të ardhmen i Misionit Civil Ndërkombëtar që do të ‘këshillojë’ edhe në planifikimin e buxhetit do te jetë i drejtuar kah dora e djathtë dhe e hekurt e pushtetit: në polici e gjyqësi, duke i rritur pagat dhe përmirësuar kushtet atje, duke sjellur profesionistë të akullt nga BE-ja në këto sektore. Arsimi e shëndetësia do të vazhdojnë të dergjen pa shpresë, përveç shkollave dhe ordinancave private që do të bëhen vendtakim i familjeve të biznesmenëve politikanë dhe politikanëve biznesmenë. Shumica dërrmuese e popullatës do të mbesin të vrafër dhe ose të papunë, të kurthuar në rrethin vicioz të mjerimit: arsimimi i dobët që nuk të bën konkurrues, sëmundjet për shërimin e të cilave s’mund t’i blesh barnat, skamja dhe papunësia që lënë të hapur vetëm derën e krimit dhe delikuencës. Kjo mëgjithatë nuk do ta ndalë konsumin. Prodhimi kryesor i një ekonomie të këtillë do të jetë nevoja-vendosja e njerëzve në gjendje gatishmërie për të kërkuar diçka të panevojshme. Edhe për këtë arsye do të ushqehen dallimet etnike dhe fetare. Kapitali i neoliberalizmit i do, i dëshiron dhe i krijon dallimet. Do të kemi shampon për tinejxherët muslimanë, këpucë për vajzat katolike, bluza të posaçme për asketët ortodoksë mbi moshën 30 vjeqare, pantollona të veçanta për homoseksualët shqiptarë e serbë. Pllakosja e mjerimit të masave do të përhapet ndërkohë që justifikimi i kontrollit dhe i sundimit të huaj mbi ne do të mbetet po ai.
    Nuk jemi gati për t’iu lënë vetëm! Liria e plotë ju bën dëm juve! Do të na thonë fraza që kanë kuptim edhe më të rëndë se kaq, por tingëllim më të butë se kjo.
    Për shkak të mjerimit që na mbërthen nuk do të na lënë të jemi të lirë. Në fakt, për shkak se na e mohojnë lirinë, s’do të mund të dalim nga mjerimi. Në vend që të ketë zhvillim pa dominim, do të shndërrohemi – ashtu siç tashmë mbase jemi bërë – në një vend ku ka vetëm dominim dhe s’ka fare zhvillim. Diciplinimi gjithnjë e më pak i nevojshëm i politikanëve kosovarë, edhe në të ardhmen do të jetë instancë e Përfaqësuesit Special Ndërkombëtarë si sovran. Andaj, ata do të pëshpërisin si ngahera. Pëshpëritja është egzistenca e tyre. Pëshpëritjen deri në hestje totale, do ta kërkojnë edhe nga qytetarët përmes refrenit të tyre që nuk do të përfundojë asnjëherë përderisa të respektohet: Shshshssh... E dimë se je i shqetësuar, por rri i qetë. E dimë se je i pakënaqur, por prit. E dimë se po vuan, por duro. (Rri aty poshtë që net ë rrimë këtu lartë)
    Mirëpo, do të vijë një ditë, më shpejt se sa që besohet, kur askush s’do të heshtë e durojë. Kur padëgjueshmëria e njerëzve do të jetë normale, gjëja më normale. Vitet me UNMIK-un, AKMN-në dhe të ngjashmit do të duken aq të turpshme. Ashtu siç edhe janë.

    Albin Kurti
    (20 prill 2007; Burgu i Prizrenit,
    krahu A, qelia nr.3)

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-10-2004
    Postime
    705

    Ore Njeh Ndonjerin Nga Keta Te Carit Ky Kurti!!

    Vullnetarët serbë përgatiten për luftë në Kosovë

    Tanksat dhe djegiet e dikurshme

    “Me 5 maj, në kishën Llazarica në Krushevc do të paraqitet në uniformë "Garda e car Lazarit", e cila mbledh vullnetar serb nga mbarë bota për të luftuar në rast të pavarësimit të Kosovës. Garda përbëhet nga veteranë të luftës prej 30 qyteteve të Serbisë, por do të jenë prezent vetëm 100 prej tyre. Ndërkohë që në Serbi janë rreth 5000 vullnetarë” - citoi para pak ditësh e përditshmja beogradase “Danas”, kryetarin e Lëvizjes së Veteranëve të Serbisë, Zheljko Vasiljeviq.

    "Garda e Car Llazarit" e cila paralajmëron shfaqjen zyrtare me 5 maj, në rast të shpalljes e pavarësisë së Kosovës, do të duhej të marshonte drejt Kosovës me 5000 vullnetarë serb. Disa prej tyre do të kenë uniforma të luftërave të mëparshme përderisa të tjerët, me uniforma të blera në vënde të ndryshme.
    Pajisja me armatim do duhej të bëhej nga Serbia. Ata thonë se edhepse Kosova është e mbrojtur nga forcat ndërkombtare, ajo nuk është e mbyllur hermetikisht dheveteranët me përvojë do të dinë të gjejnë shtigjet drejt saj. „Veteranët me përvojë do të dinë të sillen edhe me forcat paqeruajtëse, në rast se vendosin t’iu kundërvihen, gjë që besojmë se nuk do ta bëjnë“, thotë për gazetën beogradase „Danas“ presidenti i "Lëvizjes se Veteranëve të
    Serbisë", Zeljko Vasiljeviq, sipas të cilit në mesin e vullnetarëve të „Gardes së Car Llazarit“ ka edhe shqiptarë të dëbuar me 1999 nga Kosova, për shkak të besnikërisë së tyre ndaj Serbisë.

    Organizatore e tubimit të 5 majit në Kurshevc të Serbisë, për të cilin nga ana e kishës Llazarica u refuzua kërkesa që t'iu kendonte kori kishtar dhe t'iu shërbehej liturgjia e mëngjesit, është Lëvizja e veteranëve të Serbisë si dhe Lëvizja e Serbve të Bashkuar.

    Haxhi Andrejeviq Miliq nga Lëvizja e Serbve të Bashkuar, për Dojce Velen thotë: "Qëllimi i kësaj lëvizjeje është që të bashkojë serbët
    nga e gjithë bota. Ajo është shumë më e gjërë se po të ishte vetëm lëvizje e Serbisë. Kjo lëvizje është nën mbrojtjen e Gardës së Kosovës dhe Metohisë. Kjo është Garda e car Llazarit të shenjtë, e
    cila ndërkohë numëron 2500 nxënës të specializuar”.

    Haxhi Andrejeviq Miliq, nga Guça e Çaçakut, i cili ishte në një feste fetare në Manastirin e Deçanit, pohon se "ndonëse kushtetuta e Millosheviqit ka qënë relativisht e mirë", ata veprojnë sipas motos:
    ”Nuk e japim Kosovën pa luftë. Ajo që është grabitur me luftë, me dhunë, me dhunë duhet të kthehet - herëdokur”! Ai citon edhe Rezolutën 1244, duke shtuar se "kemi të drejtë që në Kosovë e Metohi t'i rikthejmë 999 ushtarë”.
    Lajmi për formimin e "Gardës së Car Llazarit", komentohet në mënyra të ndryshme. Gjorgje Mamula nga Partia Demokratike e Serbisë thotë se “Kushtetuta dhe ligji vlejnë për të gjithë dhe nuk lejojnë të formohen njësi paramilitare”.
    Oliver Ivanoviq, bartës i Listës serbe për Kosovë e Metohi, shpreh brengosje për shkak të këtyre iniciativave, ndonëse, siç thotë ai, “kush do të bëjë diçka të tillë, nuk deklarohet nëpër media“.
    Në një letër dërguar redaksisë së gazetës politike „Glas Javnosti“,
    Andrejeviq Miliq shkruan: “Lëvizja e Popullit të bashkuar serb ka ardhë në përfundim se Jerusalemin serb, Kosovën dhe Metohinë,
    duhet mbrojtur populli serb. Kanuni dhe ligji është populli!”
    „Këtu, po planifikohet formimi i një Amerike të Tretë, sigurisht. Por, ne kemi një shpresë të madhe se Bashkimi Evropian, Rusia dhe Kina nuk do të pranojnë pavarësinë e Kosovës dhe Metohisë. Kjo është një fuçi e madhe baroti e cila, në më kuptoni drejt, tashmë është ndezur. Ndoshta, për shkak të Kosovës dhe Metohisë, do të ndizet i gjithë planeti. Jo se ne jemi kaq të fuqishëm dhe do të hyjmë në luftë. Këtë do ta bëjnë kinezët dhe rusët, sepse ata e kanë kuptuar se përmes territorit tonë do të mbrojnë territoret e veta“, thotë Andrejeviq Miliq, i cili është i bindur se, këto shtete nuk
    do të lejojnë shkëputjen e Kosovës nga Serbia.
    “Jo. Kjo s’do të ndodh kurrë! Është e mundur që dikush të shpall pavaresinë në letër. Por, kjo do të zgjas një kohë të shkurtër! Asnjeri s’ua ndalon „shiptarima”, siç i quajmë ne, që të jetojnë në Kosovë e Metohi. Por, t’na grabisin territorin është e pamundur, sepse do të çohen Sava i shenjtë dhe i shenjti car Llazar, të cilët kanë themeluar këtë shtet serb. Dhe, nëse duhet të hymë në betejë, pak ka rëndësi numri i ushtarëve. Ndoshta ai numër mund të jetë
    qesharak dhe kjo që po flas tingëllon joreale. Por, ne serbët asnjëherë në histori nuk kemi parë realitetin. Tek serbët nuk ka realizëm", thotë ai.
    Ndryshuar për herë të fundit nga TOKE GEGA : 04-05-2007 më 21:47

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Dikush duhet te bleje nje kopje te Kujtimeve te Eqrem Bej Vlores dhe tia dergoje ne qeline e burgut Albin Kurtit. Pasi vetem pena e Eqrem Bej Vlores dhe epoka ne te cilen jetoi e te cilen e pershkruan aq bukur e ne detaj, do ta ndihmojne kete revolucionar nga Kosova se sa kosto te madhe pagoi Shqiperi nga "revolucionaret e kuq" te kallepit te Albin Kurtit.

    Realiteti i Kosoves sot eshte realiteti i Shqiperise nen Princ Vidin.

    Albo

  4. #4
    Citim Postuar më parë nga AAAA
    Vullnetarët serbë përgatiten për luftë në Kosovë

    Tanksat dhe djegiet e dikurshme

    “Me 5 maj, në kishën Llazarica në Krushevc do të paraqitet në uniformë "Garda e car Lazarit", e cila mbledh vullnetar serb nga mbarë bota për të luftuar në rast të pavarësimit të Kosovës. Garda përbëhet nga veteranë të luftës prej 30 qyteteve të Serbisë, por do të jenë prezent vetëm 100 prej tyre. Ndërkohë që në Serbi janë rreth 5000 vullnetarë” - citoi para pak ditësh e përditshmja beogradase “Danas”, kryetarin e Lëvizjes së Veteranëve të Serbisë, Zheljko Vasiljeviq.

    "Garda e Car Llazarit" e cila paralajmëron shfaqjen zyrtare me 5 maj, në rast të shpalljes e pavarësisë së Kosovës, do të duhej të marshonte drejt Kosovës me 5000 vullnetarë serb. Disa prej tyre do të kenë uniforma të luftërave të mëparshme përderisa të tjerët, me uniforma të blera në vënde të ndryshme.
    Pajisja me armatim do duhej të bëhej nga Serbia. Ata thonë se edhepse Kosova është e mbrojtur nga forcat ndërkombtare, ajo nuk është e mbyllur hermetikisht dheveteranët me përvojë do të dinë të gjejnë shtigjet drejt saj. „Veteranët me përvojë do të dinë të sillen edhe me forcat paqeruajtëse, në rast se vendosin t’iu kundërvihen, gjë që besojmë se nuk do ta bëjnë“, thotë për gazetën beogradase „Danas“ presidenti i "Lëvizjes se Veteranëve të
    Serbisë", Zeljko Vasiljeviq, sipas të cilit në mesin e vullnetarëve të „Gardes së Car Llazarit“ ka edhe shqiptarë të dëbuar me 1999 nga Kosova, për shkak të besnikërisë së tyre ndaj Serbisë.

    Organizatore e tubimit të 5 majit në Kurshevc të Serbisë, për të cilin nga ana e kishës Llazarica u refuzua kërkesa që t'iu kendonte kori kishtar dhe t'iu shërbehej liturgjia e mëngjesit, është Lëvizja e veteranëve të Serbisë si dhe Lëvizja e Serbve të Bashkuar.

    Haxhi Andrejeviq Miliq nga Lëvizja e Serbve të Bashkuar, për Dojce Velen thotë: "Qëllimi i kësaj lëvizjeje është që të bashkojë serbët
    nga e gjithë bota. Ajo është shumë më e gjërë se po të ishte vetëm lëvizje e Serbisë. Kjo lëvizje është nën mbrojtjen e Gardës së Kosovës dhe Metohisë. Kjo është Garda e car Llazarit të shenjtë, e
    cila ndërkohë numëron 2500 nxënës të specializuar”.

    Haxhi Andrejeviq Miliq, nga Guça e Çaçakut, i cili ishte në një feste fetare në Manastirin e Deçanit, pohon se "ndonëse kushtetuta e Millosheviqit ka qënë relativisht e mirë", ata veprojnë sipas motos:
    ”Nuk e japim Kosovën pa luftë. Ajo që është grabitur me luftë, me dhunë, me dhunë duhet të kthehet - herëdokur”! Ai citon edhe Rezolutën 1244, duke shtuar se "kemi të drejtë që në Kosovë e Metohi t'i rikthejmë 999 ushtarë”.
    Lajmi për formimin e "Gardës së Car Llazarit", komentohet në mënyra të ndryshme. Gjorgje Mamula nga Partia Demokratike e Serbisë thotë se “Kushtetuta dhe ligji vlejnë për të gjithë dhe nuk lejojnë të formohen njësi paramilitare”.
    Oliver Ivanoviq, bartës i Listës serbe për Kosovë e Metohi, shpreh brengosje për shkak të këtyre iniciativave, ndonëse, siç thotë ai, “kush do të bëjë diçka të tillë, nuk deklarohet nëpër media“.
    Në një letër dërguar redaksisë së gazetës politike „Glas Javnosti“,
    Andrejeviq Miliq shkruan: “Lëvizja e Popullit të bashkuar serb ka ardhë në përfundim se Jerusalemin serb, Kosovën dhe Metohinë,
    duhet mbrojtur populli serb. Kanuni dhe ligji është populli!”
    „Këtu, po planifikohet formimi i një Amerike të Tretë, sigurisht. Por, ne kemi një shpresë të madhe se Bashkimi Evropian, Rusia dhe Kina nuk do të pranojnë pavarësinë e Kosovës dhe Metohisë. Kjo është një fuçi e madhe baroti e cila, në më kuptoni drejt, tashmë është ndezur. Ndoshta, për shkak të Kosovës dhe Metohisë, do të ndizet i gjithë planeti. Jo se ne jemi kaq të fuqishëm dhe do të hyjmë në luftë. Këtë do ta bëjnë kinezët dhe rusët, sepse ata e kanë kuptuar se përmes territorit tonë do të mbrojnë territoret e veta“, thotë Andrejeviq Miliq, i cili është i bindur se, këto shtete nuk
    do të lejojnë shkëputjen e Kosovës nga Serbia.
    “Jo. Kjo s’do të ndodh kurrë! Është e mundur që dikush të shpall pavaresinë në letër. Por, kjo do të zgjas një kohë të shkurtër! Asnjeri s’ua ndalon „shiptarima”, siç i quajmë ne, që të jetojnë në Kosovë e Metohi. Por, t’na grabisin territorin është e pamundur, sepse do të çohen Sava i shenjtë dhe i shenjti car Llazar, të cilët kanë themeluar këtë shtet serb. Dhe, nëse duhet të hymë në betejë, pak ka rëndësi numri i ushtarëve. Ndoshta ai numër mund të jetë
    qesharak dhe kjo që po flas tingëllon joreale. Por, ne serbët asnjëherë në histori nuk kemi parë realitetin. Tek serbët nuk ka realizëm", thotë ai.
    Para do ditve e kishin botu ne "Koha Ditore" pergjegjien ndaj kesaj deklarate. Kishte shkruar nje veteran i UCK, duke thene se edhe UCK po i mobilizon veteranet e saj. Disi situate qesharake nga ana e Serbise, shiten se kane **** me luftu me krejt boten.

  5. #5
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-10-2004
    Postime
    705

    Shoku Smithe,ose Smithe!

    Citim Postuar më parë nga amenti
    Para do ditve e kishin botu ne "Koha Ditore" pergjegjien ndaj kesaj deklarate. Kishte shkruar nje veteran i UCK, duke thene se edhe UCK po i mobilizon veteranet e saj. Disi situate qesharake nga ana e Serbise, shiten se kane **** me luftu me krejt boten.

    TA RISOLLA QE TA LEXOSH,TANI JANE PAKE FJALE DHE KE MUNDESI TA KUPTOSH!!!

    --------------------------------------------------------------------------------

    Ore Njeh Ndonjerin Nga Keta Te Carit Ky Kurti!!

    Vullnetarët serbë përgatiten për luftë në Kosovë

    Tanksat dhe djegiet e dikurshme

  6. #6
    Ne fakt eshte Sith, jo Smith.
    a mundesh mu kon pak ma i qarte n'mesazhin tond... ndoshta ish kon ma lehte t'mos ishe mundu me rimu kur t'formon fjali. just a tip

    Per temen: nuk mendoj se Albini ka lidhje me serbet per destabilizim te qetesise ne Kosove, e bashkim me Serbine, jane fiks idete e vete Albinit, s'fundi, ton ishim c'ekuilibru t'ishim kon n'burg per gati nji vjet, nder torture t'perditshme.
    Ndryshuar për herë të fundit nga amenti : 13-05-2007 më 11:44

  7. #7
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-10-2004
    Postime
    705
    Citim Postuar më parë nga amenti
    Ne fakt eshte Sith, jo Smith.
    a mundesh mu kon pak ma i qarte n'mesazhin tond... ndoshta ish kon ma lehte t'mos ishe mundu me rimu kur t'formon fjali. just a tip

    Per temen: nuk mendoj se Albini ka lidhje me serbet per destabilizim te qetesise ne Kosove, e bashkim me Serbine, jane fiks idete e vete Albinit, s'fundi, ton ishim c'ekuilibru t'ishim kon n'burg per gati nji vjet, nder torture t'perditshme.

    ME UJTEN QE SJELLE ALBINCI NEPER VIJE, TEK MULLIR! A MUDET SIPAS JUSH QE

    MULLIRI SERBE TE PUNOJ PER BUKURI ?

    SHKOJNE TEK THENJA E SLOBOS SE SHQIPETARET JANE TERORISTA !PSE ALLLBICI

    SULMON KFORIN?

    A ESHTE KY KFOR QE DEBOJ SLOBON ?

    APO SHUME SHQIPEFOLSA PUNOJN PER STRADEGJIN E SLOBOS?

    ETJ.......

  8. #8

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-01-2010
    Postime
    20

    EULEX rifillon procesin gjyqësor kundër Albin Kurtit

    Nga Express më 24.01.2010 në ora 14:50

    EULEX-i rifillon procesin gjyqësor kundër liderit të Lëvizjes Vetevendosje Albin Kurti. Zëdhënësja e EULEX-it, ***** Limdal ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, se procesi do të fillojë me 15 shkurt në Gjykatën e Qarkut, ndërsa seancat dëgjimore do të mbahen në muajin shkurt dhe mars.

    “Ky është një vazhdim i procesit gjyqësor që ka nisur në vitin 2007, ndërsa rasti është transferuar nga UNMIK-u te EULEX-i. Procesi gjyqësor që ndalur atëherë, pasi që asnjë avokat nuk pranonte ta mbronte zotin Kurti”, thuhet në deklaratën me shkrim të zëdhënëses Limdal.

    Procesi gjyqësor do të zhvillohet nga një panel i përzier gjykatësish, ndërsa kryesues do të jetë një gjyqtar i EULEX-it.

    Lajmin për rifillimin e procesit gjyqësor, e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, edhe vetë Albin Kurti, i cili ka thënë se nga EULEX-i i është dërguar një ftesë për të marrë pjesë në seancën gjyqësore të 15 shkurtit.

    Mbi Albin Kurtin rëndojnë akuzat për pjesëmarrje në një turmë që ka kryer vepra kriminale, pjesëmarrje në një grup që ka penguar personat zyrtar kryerjen e punëve zyrtare dhe për thirrje për rezistencë në lidhje me ngjarjet e shkurtit të 2007-tës në Prishtinë, në të cilat ishin vrarë 2 protestues.

    Lëvizja Vetëvendosje përmes një komunikate ka kritikuar vendimin e EULEX-it dhe ka thënë se bëhet fjalë për një proces të montuar politik. /rel/

    Vetëvendosje: EULEX'i i vazhdon plumbat e UNMIK'ut

    Në një komunikatë të Lëvizjes “Vetëvendosje” thuhet se me rihapjen e rastit të Albin Kurtit, EULEX-i ka zgjedhur t’i vazhdojë plumbat e UNMIK-ut.

    “EULEX-i ka marrë nga UNMIK-u 1,200 dosje për raste të veçanta. Shumica prej tyre janë dosje politikanësh të korruptuar, krim politik e ekonomik. Por EULEX-i i ka lënë këto dosje me një anë dhe ka zgjedhur riaktualizimin e procesit të turpit”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.

    Albin Kurti është mbajtur në burg për gati një vit, shkurt 2007-janar 2008, ndonëse shumë organizata të mëdha ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, në mesin e tyre edhe Amnesty International, konkluduan se demonstruesit ishin përbrenda kornizës paqësore të protestës.

    Edhe sot e kësaj dite vrasësit e demonstruesve paqësor, policët e kontingjentit rumunë të UNMIK-ut nuk janë ndëshkuar nga drejtësia, por ata janë lejuar të kthehen në Rumani. (Kosovapress)

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Disa
    Anëtarësuar
    16-12-2009
    Postime
    2,304
    EULEX Made in Serbia
    1000 zogj pula,kunder nje LUANI.

Faqja 0 prej 9 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •