Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 21
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Elonaa
    Anėtarėsuar
    17-09-2005
    Postime
    1,661
    Mendj se kriza ka kap gjithe gazetat jo vetem kte.Fatin e keq do ta ken edhe te tjera.Perdorimi i Internetit i ka futur ne kriz qe dalengadal po e renon shitjen e tyre.
    Njerzit nuk i japin asgjeje rendesi me te madhe se asaj qe eshte qesharake.(Gete)

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    un besoj se gazetat ne shqiperi nuku mbahen nga parate e shitjes se gazetes..
    mbijetesa e tyre varet nga tenderat qe fitojne pronaret e tyre ne ndertimtari ose biznese tjera fitim-prurese..

    nje dizaj ne tv te blendo fevziut ishin si perballe.. 3 gazetare.. ose analiste.. lubonja .. muc nano e andro stefano.. me 3 boset .. kokokokodhimen ..illi rakipnė..e sander frangajn..

    e u be nje debat interesant..

    po merua nuku besonj se ka falimentuar..
    ai nashti eshte atashuar pran selise roze e aty nuku mungojne meleonat..
    ka mundesi qe merua vet nuku ka pasur leverdi te mbaje tere ate objekt me qera e do jet hedhur diku ku ka me leverdi..

    mafia ed-ruciste nuk e le meron pa gje..



    ..

  3. #13
    el kafirun Maska e chino
    Anėtarėsuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Citim Postuar mė parė nga Elonaa Lexo Postimin
    Mendj se kriza ka kap gjithe gazetat jo vetem kte.Fatin e keq do ta ken edhe te tjera.Perdorimi i Internetit i ka futur ne kriz qe dalengadal po e renon shitjen e tyre.
    Pajtohem, interneti ka krijuar te pakten nje zevendesim te pjeserishem per gazetat persa i perket informimit. Por perseri fakti qe falimentimi e kapi te paren gazeten e M. Bazes, flet kunder tij.

    Apo mos ndoshta edhe interneti ka bere komplot ndaj tij?
    (Shyqyr mbaroj "Tema" se ky do kishte qene titulli i ardhshem ne te)

    Sidoqofte qe te mos keqkuptohem, mua me dhimbset Baze!!
    Ja dhe ofshama ime ngushllimshprehese per te: Ooooooooh i gjori Mero.

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    AKTUALITET

    Ministria e Financave:

    Gazeta “TemA” s’i ka shlyer shlyer shtetit 3.4 milionė lekė

    23-01-2010 / Gazeta 55


    Ministria e Financave ka reguar sot pėr mbylljen e njė organi mediatik, qė sipas raporteve tė publikuara qėndronte mbi njė lumė borxhesh. Institucionet financiare nė vend kanė evidentuar njė shumė tė papaguar borxhi ndaj shtetit qė llogaritet nė 3.4 milionė lekė tė reja.



    Ministria e Financave ėshtė shprehur me njė qėndrim zyrtar mbi mbylljen e gazetės sė pėrditshme “TemA”, lajmėruar mbrėmė nga botuesi i saj Mero Baze i cili sot nxori numrin e fundit tė kėsaj medie tė shkruar. “Nė lidhje me pretendimin e z. Mero Baze pėr mbyllje tė gazetės “TemA” pėr shkak tė kontrolleve selektive financiare dhe presionet qė nisin nga bilancet e gazetės prej vitit 2004, Ministra e Financave sqaron se nga informacionet qė rezultuan pas verifikimeve qė Ministria bėri, z. Mero Baze, ka qenė nė kontakt me organet fiskale ne dy raste. Sė pari, si rezultat i kontrollit qė Drejtoria e Pėrgjithshme e Tatimeve, nė muajin Dhjetor 2009, ka programuar dhe filluar nė kompanisė Media Enter, me ortak tė vetėm dhe administrator z. Besnik Sula, ky kontroll ka ardhur pėr shkak se nė bazė tė analizės sė riskut kjo kompani prej kohesh ka mungesa ne deklarimet periodike tė veprimtarisė sė saj, pėrfshi dhe mosdorėzimin e bilancit financiar tė vitit 2008. Si rrjedhojė kjo kompani ka detyrime tatimore tė papaguara”, - thuhet nė njoftimin pėr shtyp tė Ministrisė sė Financave. “Bėjmė tė ditur se kompania ne 5 vitet e fundit, nuk ėshtė kontrolluar asnjėherė nė organet tatimore, ēka rrėzon pretendimin e z. Mero Baze pėr kontrolle selektive nėse i referohet kėtij rasti”, - vlerėson ministria. Sipas dokumentacionit tė QKR, kjo kompani, ka ndėrruar pronarė (regjistrimi i fundit i ndryshimit tė pronėsisė i pėrket muajit Nėntor 2005) dhe megjithatė nė asnjė rast nuk ėshtė bėrė pagimi i detyrimeve qė lind nga transaksioni i shitjes sė kompanisė. Dikasteri njoftoi se kontrolli tatimor ėshtė nė proces dhe akoma nuk ėshtė konkluduar pėr rezultatet e kėtij kontrolli, tė cilat tha se do t’i bėjė tė njohura nė pėrputhje me legjislacionin. Sė dyti, thotė Ministria e Financave, shoqėria Media Soft Albania, qė sipas dokumentacionit tė QKR rezulton tė jetė regjistruar nė Nėntor tė vitit 2005, nė pronėsi tė z. Festim Bajrami, dhe administrator z. Mero Baze, ka kryer veprime zhdoganimi tė njė shtypshkronje nė vitin 2006, dhe nuk ka shlyer detyrimet doganore edhe pas afatit ligjor pėr pagimin e kėtij detyrimi ne shumėn 4,821,250 lekė, dhe aktualisht ka akoma tė papaguar shumėn prej 3,321,250 lekė pa pėrfshirė kamatėvonesat, pėr tė cilat kanė filluar procedurat e nxjerrjes me forcė tė detyrimeve doganore, nė pėrputhje me aktet ligjore”. Kėsisoj, nisur nga akuzat e Mero Bazes se organet fiskale kanė mbatjur qėndrim tendencioz ndaj bizneseve tė tij, duket qartė se janė jo vetėm spekulime tė pamoralshme, por edhe njė tejkalim i tolerancės sė kėtyre institucioneve ndaj zbatimit tė ligjit.

    ...

    55

    .

  5. #15

    Falimenton "TemA" dhe jeton.."55" ??!!

    Gjithmone dite per dite, kur kthehem nga puna dhe kur ndez kompjuterin,fillimisht shikoj me shpejtesi e-mailin, mbas kesaj me interes kerkoj te informohem per te rejat e dites ne Shqiperi dhe fillimsht hap Ballkan-Web. Aty gjithmone kam gjetur freski lajmesh qe ndoshta jane te ores se fundit dhe aty ne Ballkan-Web marr nje informacion te shpejte per ngjarjet e dites dhe njekohesisht mundohem te dalloj ndonje analize qe ta lexoj me nge kur te kem kohe.
    Mbas ketij informacioni te pare dhe te shpejte, hidhem me me nge tek Top-channelli . Udhetimi vazhdon pothuajse me saktesi te perditeshme tek Gazeta Shqip dhe vazhdon me Shekullin dhe Panoramen duke lexuar vetem titujt ose dicka qe une mund ta vleresoj interesante. Ndonjehere po dhe ndonjere jo hap Korierin...

    ..Kjo eshte pak a shume menyra se si une informohem keto vitet e fundit.

    Perpara 10-vjetesh gazeta "Koha Jone" ka qene per mua si "nje limonate freskuese" e perditeshme qe me zvogelonte etjen dhe mallin per Shqiperine.
    Aq e fuqishme ishte kjo ndjenje..sa mendoja ne pune ..qe edhe pak do te shkoj ne shtepi dhe do te lexoj "Koha Jone", e dyta mbas "Koha Jone" ka qene per mua "Korieri" me ate debatin e lavdishem te atyre koherave ndermjet te medhejve Fatos Lubonja dhe Mustafa Nano-s.
    Perfitoj nga rasti te shpreh respektin tim per botuesit dhe bashkepunetoret e te dyja gazetave te atyre viteteve (2000-2001..2..3..4..) per emocionet dhe kenaqesite e vecanta qe me kane dhuruar mua me gazetat e tyre.

    ..Pra, jam nje lexues i rregullt dhe i hershem, bile shume i hershem qysh kur isha ne Shqiperi, me gazeten, "PUNA" , "BASHKIMI" dhe "Zeri i Popullit" ( ose sic e tha Azem Hajdari ne miting "Ze-he-ri i popullit" gazete e cila , ne mbeshtetje dhe devotshmerine e saj ndaj partise qe i perkiste , ngjason kon e kon isoj me RD-en e sotcme.)

    ..Pra edhe nje here jam lexues i rregullt i gazetave dhe kur doli gazeta e re "TemA" me Mero Bazen fillimisht nuk kisha interes. Nuk kisha interes per dy aresye. E para ishte se emrat si gazetar Mero Baze dhe Fahri Balliu, mua me kujtonin kohen e PPSH dhe automatikisht i klasifikoja si gazetare oborri. Fakti qe keto gazeta u rreshtuan ne krah te Berishes, (i cili, Berisha, mua me kujton komunistet hileqare dhe njerezit pa karakter) ndikuan qe te mos kisha simpati fillestare dhe mos ti lexoja fare. Pra fillimisht kam patur antipati per te dyja gazetat "TemA" dhe "55".

    Por dua te theksoj fuqimisht qe pamvaresisht shkakut ose motivit qe ajo gazeta " TemA " kishte ne vetvehte, per mua mbas 2005 gazeta "TemA" u be nje aparat radioskopie i fuqishem per te pare qartesisht me imtesi rrenjet e krimit brenda ne FAMILJEN e qeverise. Do te jene , per mua, te paharrueshme dhe te pazevendesueshme analizat e Mero Bazes mbi zberthimin e demaskimin e rrenjeve te veprimit te FAMILJES ne pushtet.[/B]..kaq shume pershtypje me bente guximi i Mero Bazes sa mendoja se si nuk kane frike bleresit se mos ti shikojne kur blejne dhe kur lexojne gazeten "TemA" qe demaskon aq fuqishem FAMILJEN dhe normalisht qe isha i sigurte qe nuk kishte asnje bisnesmen me dy fije mend ne koke qe te bente reklame ne gazeten e Mero Bazes..sepse do te kryqezohej menjehere nga FAMILJA.

    ..dhe keshtu qe pa reklama dhe pa mbeshtetje financiare asnje gazete nuk jeton dot vetem me bleresin, askund, jo vetem ne Shqiperi. Dhe pa reklama..vjen falimentimi.

    ..Me shume respekt per guximin dhe kurajon e Meros, une dua te siguroj ate se mua personalisht do te me mungojne shume shkrimet dhe kurajoja e fuqishme e tij. Gjithashtu dua te siguroj te dy djemte e tij , qe, puna dhe kontributi i Mero Baze-s do te kujtohet me respekt dhe te jene krenar per babain e tyre

    ..gazeta "55" ?? A ka nje njeri qe e lexon"55"??

    ..jeton gazeta "55" dhe falimenton "TemA" ??!!

    ..ju kerkoj ndjese..shkruajta pak gjate ..sepse nuk kam nerva qe te shkruaj shkurt.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ASrock4u2 : 24-01-2010 mė 17:37
    Emrin e kam Agim dhe me therrisni, Gimi.

  6. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-08-2005
    Postime
    435
    ASROCK4U2, Nga ato media qe i the se i lexon, ti nuk qenke duke u informuar por duke u dezinformuar e helmuar sepse te gjitha ato qe i the ( pervec PANORAMA) jane websites qe gjithmone mashtrojne ne menyren me te paskurpullt. Sa per te permendur nje: ora e vjedhur e bushit u gatua nga keto media cinike dhe ne sherbim te verber te Edvin Ramjes.

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anėtarėsuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Sikur tė ishte vetem njė gazet si "Tema" qė sulmon qeverin do tė ishte shum mirė por kėtu nė Shqiperi ka shum tė tjera qė duhet tė mbyllen dhe mos tė ekzistojn mė.

    Kėtij shefit tė kėsaj gazete i ka mendja i shkretit , deri dje ka qen bith lepiresi mė i madh i Sali Berishes dhe vet PD-s e sot kishe po i dal kunder PD-s hmm hmm se din qė Salihu ja shtyp koken morrit tė vogel.
    Mė gėnjeu pasuria, jeta vrap mė iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka nė dhe tė huaj do tė vdes..

  8. #18
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    20-12-2009
    Postime
    306
    Citim Postuar mė parė nga Nice_Boy Lexo Postimin
    Sikur tė ishte vetem njė gazet si "Tema" qė sulmon qeverin do tė ishte shum mirė por kėtu nė Shqiperi ka shum tė tjera qė duhet tė mbyllen dhe mos tė ekzistojn mė.

    Kėtij shefit tė kėsaj gazete i ka mendja i shkretit , deri dje ka qen bith lepiresi mė i madh i Sali Berishes dhe vet PD-s e sot kishe po i dal kunder PD-s hmm hmm se din qė Salihu ja shtyp koken morrit tė vogel.
    Kjo tema nuk me ka interesuar kurr ,por shifet qarte qe as shtypi nuk eshte i lire ne shqiperi ,dhe une kam votuar per demokratet

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Letėr e hapur pėr z.Lubonja dhe z.Nano


    (Dėrguar mė: 25/01/10)

    Deri nė nėntorin e kaluar, kur gėnjeshtrat e kolegut tuaj, z. Baze mė bėnė qė tė gjendesha i burgosur padrejtėsisht, mora mbi vete fajin e mospėrgjigjeve dhe mospaditjeve ndaj polemistėve pėr shpifje (me qėllim po pėrdor fjalėn "polemist", sepse "gazetarėt" punojnė mbi fakte dhe investigime). E mėsova nė mėnyrėn mė tė vėshtirė nėntorin e kaluar, qė zakoni im i vjetėr i mospėrgjigjeve ndaj fyerjeve dhe paditjeve ndaj shpifjeve, mund tė dėmtojė familjen time dhe shumė miq dhe kolegė tė mi, tė cilėt mė kanė dhėnė besimin e tyre. Qė prej atėherė, unė kam vendosur tė ndryshoj. Unė nuk do tė qėndroj mė indiferent ndaj fyerjeve dhe do tė pėrdor tė gjitha mjetet ligjore pėr t'i dhėnė fund shpifjeve.
    Ju tė dy kritikoni me forcė vendimin e kompanisė sime pėr tė sjellė Real Madridin qė tė luante me njė nga skuadrat tona (siē mund tė ishte ajo e Gramozit). Ju tė dy kuotoni shumėn e tepruar tė parave qė "Taēi Oil" do tė kishte paguar Real Madridit qė tė vinte dhe tė luante kėtu nė Tiranė. Nėse do ju kishte interesuar qė tė pyesnit, unė do ju kisha dhėnė pėrgjigje pyetjeve tuaja duke ju konfirmuar qė nderi i tė paturit Realin nė Tiranė ka qenė fryt i marrėdhėnieve miqėsore dhe profesionale qė na lidhin me drejtuesit e kėtij Klubi. Po kush po vret mendjen, pėrderisa ju nuk jeni gazetarė, ju nuk kontrolloni fakte! Po, z.Nano, paratė e fituara nga shitja e biletave tė ndeshjes kanė shkuar pėr ata qė kanė vuajtur nga pėrmbytjet nė Shqipėrinė e Veriut. Po ju zoti Nano? Ēfarė keni bėrė pėr ta? Rehat nė Tiranė, a keni bėrė ndonjė gjė? Ėshtė e lehtė tė kritikosh, por pėr tė bėrė, madje edhe pak, ėshtė mė e vėshtirė.
    Sigurisht, unė mund edhe tė mos organizoja asnjė ndeshje kėtu nė Tiranė, dhe unė mund tė pėrballoja privatisht tė shijoja nė mėnyre egoiste dhe diskrete aq ndeshje tė Real Madridit sa tė dėshiroja, dhe ju as qė nuk do ta dinit. Kjo ndodh vetėm se unė dua qė buxheti i marketingut tė grupit "Taēi Oil" t'i shėrbejė sigurisht imazhit tė kompanisė, por edhe atij tė mbarė vendit. A i pėrbuzni aq shumė ju vendin dhe qytetarėt tanė sa qė tė mendoni se ata nuk e meritojnė njė ndeshje tė Real Madridit nė shtėpinė e tyre?
    Ju tė dy vazhdimisht supozoni se si e kam krijuar unė biznesin tim, por as nuk bėhet fjalė qė tė investigoni! Z.Lubonja ka njė pėrgjigje: "Njė vend nė duart e gangsterėve si ky baron nafte". Pėr z. Nano,"nuk kam ndonjė kureshtje kushedi se ēfarė pėr tė njohur gjėra nga bota e rrėmujshme dhe e mistershme e sipėrmarrjes shqiptare". E vėrteta ėshtė se unė kam punuar jashtėzakonisht pėr mė se tetėmbėdhjetė vjet, 12-16 orė nė ditė, me shumė pak fundjava dhe pa pushime. Por kjo nuk ėshtė mjaftueshėm pėr ju, kėshtu qė ju duhet tė fyeni, dhe jo vetėm mua, por tė gjithė sipėrmarrėsit e kėtij vendi, ata qė bėjnė gjėra me duart "e tyre tė pista". Pėr shkak tė vendimit qė kam marrė tė cituar mė sipėr, mos u ndjeni tė befasuar kur tė gjendeni tė paditur, pasi unė nuk do tė toleroj mė qė tė quhem (shprehimisht ose me nėnkuptim) njė "gangster" apo njė "bos i mafias". Unė do tė pėrdor tė gjitha mjetet e Drejtėsisė dhe ligjit pėr tė ndaluar ēdokėnd tė mė fyejė mua, jo aq shumė pėr vete, por pėr familjen time, miqtė e mi dhe kolegėt e mi qė lėndohen nga kėto akuza tė pajustifikuara.
    "Panem et Circenses"! Po, vėrtet, Grupi Taēi krenohet qė siguron, brenda kufijve tė tij modestė, "Circenses" cilėsor. Por nė artikujt tuaj tė hidhur, ju keni harruar "Panem"! Grupi Taēi (duke pėrfshirė ARMO-n) tani punėson rreth 2.000 punonjės, qė pėrfaqėsojnė 2.000 familje nė kėtė vend. Nė vitin 2009 Grupi Taēi & ARMO ėshtė renditur si taksapaguesi mė i madh. Pėr tė marrė kėto fakte nuk kishit nevojė pėr tė investiguar shumė, mjafton t'u drejtoheshit autoriteteve pėrkatėse dhe vetė Grupit Taēi. Por jo, ju ishit shumė tė zėnė, duke mbushur stilolapsat me helm dhe xhelozi.
    Unė ju ftoj tė dyve qė tė vizitoni me mua rafineritė tona nė Ballsh dhe nė Fier, dhe tė flisni lirisht me punonjėsit tanė. Unė jam i bindur se ata nuk kanė nostalgji pėr ditėt kur kompania e tyre ishte shtetėrore. Ju do tė shihni se ēfarė sfide kemi trashėguar nga komunizmi dhe investimet e jashtėzakonshme qė ne tani duhet tė kryejmė pėr tė kapur dhjetėra vite, nė tė cilat nuk ėshtė investuar pothuaj fare. Po, kam krenarinė e tė qenit njė sipėrmarrės, dhe qė duhet tė investoj njė shumė tė madhe parash pėr tė kapur hapin e dhjetėra viteve tė keqmenaxhuara. Por kam frikė, se juve do tė duhet tė jeni tė gatshėm tė ndotni kėpucėt dhe tė largoheni nga komoditeti juaj pėr tė vizituar botėn reale!
    Z.Lubonja, Shqipėria nuk ka nevojė pėr njė ose dy "Taēi, Naēi". Shqipėria ka nevojė pėr dhjetėra "Taēi, Naēi" pėr tė ndihmuar kėtė vend. Ju jeni tė shqetėsuar pėr reputacionin e vendit tonė? Ēfarė mendoni ju se bėni duke quajtur ēdo sipėrmarrės tė kėtij vendi njė "gangster" ose duke aluduar pėr botėn kumbuese tė sipėrmarrjes si "atė tė rrėmujshme dhe tė mistershme tė sipėrmarrjes shqiptare"? Ju vetėm ngushėlloni ata jashtė vendit qė e lidhin vendin tonė me aktivitete mafioze, dhe ju vetėm ngushėlloni njė stereotip tė mefshtė. Por ėshtė e vėrtetė qė ju mund t'ju ketė marrė malli pėr ditėt kur gjithēka ishte shtetėrore dhe nė duart e njė partie tė vetme. Kjo ėshtė politike, dhe unė nuk jam i interesuar pėr kėtė dhe vazhdoj tė jem vetėm njė sipėrmarrės. Romakėt thanė: "A bove ante, ab asino retro, a stulto undique caveto" (Kini kujdes nga demi para syve, gomari nė shpinė dhe budallenjtė pėrreth). Nga tani e tutje unė nuk do t'i lejoj tė kalojnė kėto lloj artikujsh pa pėrgjigje.
    Z.Lubonja citon Churchillin (njė ironi!). Pėr veten time, unė do tė ndjek kėshillėn e Sir Winston (pasi mbi tė gjitha ai ishte njė nga mbrojtėsit mė tė mėdhenj tė demokracisė dhe kapitalizmit): "Suksesi ėshtė pėrfundimtar, dėshtimi nuk ėshtė fatal: ėshtė guximi pėr tė vazhduar qė ka vlerė".
    Sinqerisht,

    Rezart Taēi

  10. #20
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-01-2006
    Postime
    57
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    Letėr e hapur pėr z.Lubonja dhe z.Nano


    (Dėrguar mė: 25/01/10)

    E vėrteta ėshtė se unė kam punuar jashtėzakonisht pėr mė se tetėmbėdhjetė vjet, 12-16 orė nė ditė, me shumė pak fundjava dhe pa pushime.

    Rezart Taēi

    Flluska sapuni Mr. Taci!


    Ta kane falur djersen e gjithe naftetareve shqiptar qe kan punuar mbi 50 vite per ty.

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •