
Postuar mė parė nga
Nice_Boy
Njė fund, por jo fundi pėr lirinė e medias - Nga Mero Baze.
Kjo ėshtė dita e fundit kur gazeta TemA do tė jetė nė treg. Pas njė pėrpjekjeje pėr tė mbijetuar pas mė shumė se njė viti, nė kushtet e bllokimit arbitrar prej policisė dhe shkatėrrimit tė investimeve tė saj, situata financiare ka kaluar kufijtė e mbijetesės.
Gjykata e Tiranės, e cila duhet tė shqyrtonte dhe pėr shkak tė rėndėsisė sė ngjarjes me precedencė padinė e ngritur ndaj Ministrisė sė Ekonomisė dhe asaj tė Rendit pėr shkatėrrim tė pasurisė dhe investimit tė bėrė pranė ish-Tipografisė Ushtarake, ende nuk kanė bėrė seancėn e parė tė rregullt gjyqėsore pas mė shumė se njė viti nga koha kur ėshtė ngritur padia. Nė kėto kushte gazeta nuk mund tė mbijetojė, po tė kemi parasysh, jo vetėm shkatėrrimin e investimeve, por dhe mungesėn e reklamave dhe politikėn e frikėsimit qė shteti ndjek ndaj bizneseve qė reklamojnė nė gazetė. Kontrollet selektive financiare dhe presionet qė nisin me bilancet e gazetės prej vitit 2004, po ashtu e kanė forcuar klimėn armiqėsore ndaj nesh.
Duke pushuar sė dali nė treg pas 11 vitesh mbijetese, ne, pak gazetarėt e mbetur nė kėtė gazetė, po aq pak sa kanė qenė kur e nisėm, nuk ndjehemi tė frikėsuar pėr tė ardhmen tonė personale, dhe as jemi duke i kėrkuar dikujt tė solidarizohet me gjestin tonė pas mbylljes sė gazetės.
Jemi tė vetėdijshėm se modeli i shpėrblimit qė ka prodhuar qeveria Berisha me medien servile tė saj, dhe modeli i ndėshkimit qė prodhoi me gazetėn TemA, do ti rėndojnė gjatė nė ndėrgjegje shoqėrisė shqiptare qė e pranoi dhe u konfirmua me kėtė situatė.
E dimė qė duke mbyllur kėtė gazetė ne kemi gėzuar shumė vetė dhe kemi mėrzitur po aq shumė vetė.
Ne e dimė se sot do tė gėzohen hapur ministra, deputetė, biznesmenė tė qeverisė, dhe gazeta-shkruajtės tė qeverisė. Do tė gėzohen njerėz qė gazeta ka denoncuar kur kanė prekur paratė publike, kur kanė kapur shtetin, kur kanė vjedhur dhe kur kanė vrarė pėr tė vjedhur. Do tė gėzohen pėrtej tyre dhe kolegė tanė gazetarė, nga ata qė i bezdis fjala e ashpėr dhe e thėnė drejtpėrdrejt, nga ata qė nuk duan ta shikojnė kurrė tė keqen qė ėshtė pėrpara, por duan tė gjejnė dhe njė tė keqe tjetėr, qė tė balancojnė kėshtu njė mision tė pakuptimtė nė favor tė status quo-sė. Shpresoj tė qetėsohet pas kėsaj dhe ndonjė koleg, i cili nė njė seri sulmesh tė liga ndaj gazetės kohėt e fundit, pyeste ēdo ditė: Si ia dalin qė nuk mbyllen? I siguroj se dhe ne do tė gėzohemi qė ata ndjehen mirė me mbylljen e gazetės. Sė paku ia kemi dalė qė nė mungesė tė frikės nga ligji, tė kenė pasur njė frikė dhe makth nga media.
Por jemi tė sigurt se shumė herė mė tepėr njerėz do tė mėrziten. Do tė mėrziten lexuesit tanė besnikė tė djathtė dhe tė majtė, qė iu shtuan gazetės, sidomos kohėt e fundit. Do tė shqetėsohen ata, qė shikojnė dhe kuptojnė se si mediet po bien njė nga njė dhe si po krijohet pushteti i frikės ndaj fjalės sė lirė.
Ne sot skemi shumė tė drejtė tu japim kurajė, por kemi guximin tu themi se do shikohemi pėrsėri nė faqet e shtypit shqiptar, tė shpėrndarė apo tė ribashkuar dikur mė vonė. E sigurt ėshtė se do tė vazhdojmė tė shkruajmė pėrditė, do tė pėrpiqemi tė botojmė pėrditė, derisa kjo gjė tė jetė e mundur nė kėtė vend. Nėse bėhet e pamundur, atėherė nuk do tė jetė mė faji ynė.
Krijoni Kontakt