Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e davidd
    Anëtarësuar
    02-09-2009
    Postime
    2,016

    Qeveria, skemë për pastrimin e parave

    Zoti Brace, Qeveria ka marrë së fundi një sërë vendimesh, shoqëruar dhe me një sërë projektligjesh adresuar Kuvendit për një sërë çështjesh. Mes tyre, ndryshime në ligjet "për TVSH", "për tatimin mbi të ardhurat personale", "për shërbimin informativ", vendimet "për dëmshpërblimin e banorëve të dëmtuar nga përmbytjet në zonën e Shkodrës", "për ngritjen e agjencisë bërthamore" etj. Keni dijeni për to dhe si i gjykoni?

    -Harruat vendimin për shkarkimin e Drejtorit të Stadiumit Kombëtar "Qemal Stafa"! dhe hetimin në kohë rekord, vetëm 48 orë! Nuk ka ndodhur për krime të rënda kjo! Nejse, ti marrim me radhë. Dy ligjet me natyrë fiskale, përbëjnë një moment të rëndësishëm dhe të rrezikshëm.
    Ato vijnë kur është publike që arka e shtetit, menaxhuar nga Sali Berisha, është bosh! Përfaqësojnë qartësisht veprime të Qeverise që nisin me demagogjinë, vijojnë me favore fiskale tek një klientelë e caktuar, zgjerohen me cenim të lirisë ekonomike, përfundojnë me legalizimin e marrëdhënies kriminale mes biznesit dhe parave të pista!

    E pashembullt! Ligji "Për TVSH", në pjesën më të madhe të vitit që jemi, do ketë efekte të qarta demagogjike. Mendojeni një herë, miratohet në Janar një ligj që do të hyjë në veprim me 1 Tetor. Por, pas 1 tetorit e në vijim i adresohet një klientele të caktuar.

    Asaj që ka vendosur të bëjë biznes me arsimimin, e cila, në pjesën thelbësore është vënë në dyshim, jo vetëm nga universitetet publike për cilësinë e mësimdhënies, për pasojë dhe të cilësisë së diplomës, deri në tregtim të kësaj diplome. Dua të kujtoj se ky favor fiskal, bëhet për një segment të arsimit të lartë, ende të pa akredituar e mbi të gjitha të pa situr nën analizë e më pas listuar për cilësinë e tij. Natyrisht, në dritë të diellit përfaqëson një favor të pa arsyeshëm. Mendojeni përsëri, ky është një biznes që përjashtohet nga TVSH, ndërkohë që mbetet thuajse i vetmi i tillë, mes mijëra bizneseve që ushtrohen nga individë të ndryshëm.

    per me shum:
    http://www.shekulli.com.al/2010/01/2...-e-parave.html
    krishti, mesija eshte afer duke ardh,duani dhe ndihmoni njeri tjetrin,faluni qe tju falan mekatet

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e davidd
    Anëtarësuar
    02-09-2009
    Postime
    2,016
    Prioritet i ipet KRIMINALIZIMIT te POLITIKES, EKONOMISE..etj!
    Nje ligj qe lejon pastrimin e parave te pista kundrejt nje takse 10%, paguar qeverise kaloi dje ne Kuvend!
    Qe sot e tutje parate e korrupsionit politik por edhe parate e MAFIAS mund te pastrohen pa problem!
    krishti, mesija eshte afer duke ardh,duani dhe ndihmoni njeri tjetrin,faluni qe tju falan mekatet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •