Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204

    Berat, ushtria ngre armët kundër bashkisë

    Konflikti për një mur u zgjidh paqësisht falë ndërhyrjes së policisë së rendit

    (made in albania):P

    Projekti për rikonstruksionin e një rruge në lagjen “30-Vjetori” në qytetin e Beratit, që kufizohet me murin rrethues së Qendrës së Rekrutim-Mobilizimit Ushtarak ka krijuar një konflikt institucional që zgjat prej disa muajsh. Pas vendimit të Këshillit Bashkiak të Bashkisë së Beratit, për prishjen e një pjese të murit rrethues të Qendrës së Mobilizimit, i cili pengonte përfundimin e punimeve për zgjerimin e rrugës, Inspektorati i Ndërtimit të bashkisë ka paralajmëruar drejtuesit e këtij institucioni ushtarak të marrin masa për prishjen e këtij muri. Ndonëse lajmërimi është bërë që më 24 gusht të vitit të kaluar, nuk u mor asnjë masë nga uniformat ushtarake. Urdhri është përsëritur edhe një javë më parë, por drejtuesit e Qendrës së Rekrutimit e Mobilizimit Ushtarak nuk e kanë përfillur. Kjo me pretendimin se nuk kishin marrë përgjigje zyrtare nga shefat e tyre në Ministrinë e Mbrojtjes në Tiranë. Pas urdhrit të fundit, ndërtimorët kanë njoftuar ditën e djeshme për prishjen e murit dhe kanë shkuar ta shembin forcërisht. Inspektorët e Ndërtimit, të shoqëruar nga eskorta e policëve bashkiakë dhe fadroma, janë gjendur në orët e para të ditës së djeshme pranë Qendrës së Rekrutim-Mobilizimit Ushtarak dhe kanë filluar menjëherë prishjen e murit. Por, drejtuesit e institucionit shtetëror kanë reaguar në mënyrë të menjëhershme, duke thirrur në ndihmë edhe policinë ushtarake, të instaluar në të njëjtën godinë. Konflikti me fjalë ka shkuar deri në kërcënime me armë. Policët ushtarakë kanë marrë urdhër të mbushin armët dhe të zbatojnë rregulloren e shërbimit ushtarak. Sipas Shefit të Qendrës Rajonale të Rekrutim-Mobilizimit në Berat, Kastriot Naska, eprorët e tij në Tiranë nuk kanë lëshuar ende një urdhër për transferimin e këtij trualli për zgjerimin e rrugës. Ai ka shtuar se kjo ministri është pronare e ligjshme e territorit ku ndodhet Qendra e Rekrutim-Mobilizimit. “Në këto kushte, efektivat e policisë ushtarake janë të detyruara me rregulloren e shërbimit të mbrojnë territorin e tyre”, shprehet Naska. Ndërkohë, kryetari i Inspektoratit Ndërtimor pranë Bashkisë së Beratit, Bardhyl Buba, e ka konsideruar kundërshtimin antiligjor. Sipas tij, urdhri për ndërhyrjen për ekzekutimin e vendimit të Këshillit të Bashkisë u ndërmor konform ligjit në fuqi dhe pas procedurave përkatëse ligjore. “U mor vendimi për prishjen e murit, pasi veprimet burokratike të Ministrisë së Mbrojtjes po pengonin përfundimin e këtij investimi prej më shumë se gjashtë muajsh”, thotë Buba.

    Përplasja mes dy policive mund të kishte shkuar më tej dhe nuk dihet se çfarë pasojash mund të kishte. Ka qenë ndërhyrja e menjëhershme e policisë së rendit, si palë e tretë, e cila ka shuar konfliktin e dy të parave. Gjithçka është mbyllur pa shkrepje armësh nga të dyja palët, por me “fitoren” e bashkiakëve, të cilët e realizuan shembjen e murit rrethues
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    dikur prisnin te vinte korrieri per te sjelle nje urdher e kjo mund ta vononte nje zgidhje problemi se helbete rruga e gjate e kali lodhej e do shplodhej.. e ishin te kuptushme vonesat e pritjet..

    mirpo sot prapa bi.thes se cdo zyrtari qe shikojme ne ekran duken kompjuterat moderno nga keta petashuqet.. u shkelqejne celularet e fjales fundit nder duar e naaa..a faturat me muhabete zyrtaresh i paguan shteti yn i varfer.. mirpo.. ja cna del..

    nuku jan marr vesh dy zyra shteti..e gati ka kercitur dyfeku..

    turp i madh..


    ..

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •