Shpërthim në Bujanoc, plagoset një polic shqiptar
Mbrëmë rreth orës 21:00, në Bujanoc shpërtheu një mjet eksplozivi, i vendosur nën automjetin e pjesëtarit të policisë multientike Blerim Mustafa, i cili ka marrë plagë të rënda, në të dy ekstremitetet e poshtme, në kraharor dhe në kokë. ...
Postuar: 11:11:47 / 15.02.2010
Shpërthimi ka ndodhur disa qindra metra larg ndërtesës së Kuvendit Komunal, në fillim të rrugës ku jetojnë shqiptarët. Sipas policisë, Blerim Mustafa para pak kohësh ishte transferuar nga Bujanoci në vendkalimin kufitar të Preshevës. Ndaj familjes së vëllait të tij, Besimit, persona të panjohur kishin hapur zjarr në vitin 2001, në kohën kur Besimi vijonte shkollën për polici multietnike. Polici Blerim Mustafa është transportuar në Qenbdrën Eemergjnete në Beograd, ku e ka pritur ministri i brendshëm serb Ivica Daçiq, i cili sulmin ndaj policit e ka cilësuar si "akt terrorist". Pos Blerimit plagë të lehta kanë marrë edhe bashkëshortja e tij si dhe dy vajzat e moshës 17 e 18 vjeç.
Krijoni Kontakt