Shen Grigori çudibërës (17 nëntor)
Është rrënja teologjike e “Etërve kapadokë”. i dha emrin e tij jetëshkruesit të tij, Grigorit të Nisës (10 janar) dhe Grigor Theologut (25 janar) dhe nëpërmjet tij shumë të tjerëve. Theodhori, siç quhej fillimisht, u lind rreth vitit 213 nga aristokratë idhujtarë. Kur ishte 14 vjeç i vdes i ati. Duke qenë i mençur dhe i vetëpërmbajtur studioi për drejtësi në qytetin e tij Neoqesari të Pontit lindor të Azisë së Vogël, në bregdetin e Detit të Zi, bashkë me vëllain e tij. Studioi dhe në Aleksandri, ku një prostitutë, e shtyrë nga të tjerë, u lodh më kot që të shpifte dhe ta tërhiqte. Madje në çastin kur ai, për ta hequr qafe, ia dha vetë asaj paratë që ia kishin premtuar, ajo u demonizua. Kur shenjti e shëroi, atëherë ajo pohoi intrigën. Të dy vëllezërit shoqëruan familjen e motrës së tyre në Qesari të Palestinës, ku u magjepsën nga theologu dhe filozofi Origjen, pra u pagëzuan dhe mësuan pranë atij (233-238). Pastaj shenjtori u bë eremit në vendlindjen e tij. Kryepiskopi i tyre e zgjodhi episkopin e parë të Neoqesarisë plot me idhuj, por ai fshihej si i përulur. Prandaj ai e “përkushtoi” (duket se e hirotonisi nga larg!! fenomen unik). Atëherë u bind (240), dhe “ të gjitha u bënë sipas ligjit”. Pas një lutjeje të tij vëzhgoi Perëndilindësen dhe Joan Theologun (26 shtator), i cili i sqaroi çështjen e Shën Triadhës. Një kujdestar i një tempulli pagan besoi, pasi hierarku lejoi dhe u kthyen demonët e dëbuar nga prania e tij dhe pasi lëvizi një kodër, çudira që ua kishte kërkuar ky pagan, që të bindej. Gjatë një tërmeti shkatërrues, qëndroi vetëm kisha. Thau një liqen, burim të mirash, që të mos vriteshin mes tyre dy vëllezër, trashëgimtarët e tij. Lumi që përmbytte dhe shkaktonte katastrofa, u kufizua përgjithmonë atje ku nguli shkopin e tij, madje nxori dhe filiz! Lexonte zemrat dhe shikonte larg. Një hebre “i vdekur”, shtirej si i tillë, të cilin e “vajtonte” një patriot i tij që të mashtronin kryepriftin, vdiq me të vërtetë. Gjatë përndjekjes së vitit 250 u fsheh për pak kohë dhe përndjekësit e tij dështuan, sepse iu duk si pemë etj. Kur vdiq ( 270) në dioqezën e tij kishte vetëm 17 idhujtarë, ndërsa kur u hirotonis vetëm 17 të krishterë! S’kishte pasuri dhe u varros në një varr të huaj, siç kishte kërkuar. Dimë gjashtë shkrimet e tij.
Atë Justini
Fonti: Gazeta - Ngjallja - Nentor 2008
Krijoni Kontakt